Intervistë me Arsim Janovën, zv.ministër i Drejtësisë
Faqja 1 e 1

Intervistoi: Besim Toska
Arsim Janova
‘Janë përmbushur objektivat e Ministrisë së Drejtësisë, të planifikuara për vitin 2008, kurse për vitin 2009 janë në rrugë të mirë që ta përmbyllin një vit shumë të suksesshëm’, pohon zëvendësministri Drejtësisë, Arsim Janova.
Prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë janë të shumta, por disa nga ato që i radhit zëvendësministri i Drejtësisë, Arsim Janova, në intervistën për “Botën sot” janë “kompletimi i hartimit të ligjeve nga fusha e drejtësisë, sipas standardeve evropiane, reformat në sistemin e drejtësisë, zbatimi i ligjeve përkatëse, ngritja profesionale...”.
“Bota sot”: Ka afër dy vjet që jeni zv.ministër i Drejtësisë, sa keni arritur t’i realizoni planifikimet, kur dihet se në disa segmente ka ngecje?
Janova: Përkundër sfidave me të cilat jemi përballur gjatë punës sonë afër dyvjeçare me kënaqësi deklaroj se me përpikëri i kemi përmbushur objektivat tanë të planifikuar për vitin 2008, kurse për vitin 2009 jemi në rrugë të mirë që të përmbyllim një vit shumë të suksesshëm. Vlen të përmend vetëm disa nga të arriturat siç janë konsolidimi i administratës në aspektin profesional, hartimi i shumë ligjeve të fushës së drejtësisë, marrja e përgjegjësive të plota nga UNMIK-u siç janë transporti i të burgosurve, zyra për persona të zhdukur, bashkëpunimi juridik ndërkombëtar, ndërtimi i burgut për dëshmitarë të mbrojtur të dënuar në Dubravë, ndërtimi i objektit të prokurorisë në Prizren, renovimi i objekteve të qendrave korrektuese, krijimi i kushteve më të mira për të paraburgosurit dhe të burgosurit, etj.
“Bota sot”: A jeni të gatshëm që për përgjegjësitë e deritashme që i keni marrë të jepni llogari?
Janova: Gatishmëria për llogaridhënie është detyrim ligjor, të cilin duhet ta respektojmë. Ne në mënyrë sistematike çdo tre muaj i përgatisim raportet tona, të cilat ia paraqesim Qeverisë. Qeveria e Kosovës, ju e dini, na bazë të ligjit rregullisht i raporton Kuvendit të Republikës së Kosovës. Nëse mendoni në llogaridhënien time, unë plotësisht e kam kuptuar që nga marrja e mandatit të zv.ministrit se krahas përgjegjësive është edhe llogaridhënia, andaj as që hezitoj në këtë aspekt, përkundrazi me kënaqësi flas për të arriturat e kësaj ministrie, por edhe për dobësitë eventuale apo me sfidat me të cilat ballafaqohemi gjatë punës sonë jemi shumë transparent në raport me opinionin e gjer publik.
“Bota sot”: Cili është vlerësimi i juaj për punën e drejtësisë, gjyqësorit dhe në përgjithësi në fushën e sundimit të ligjit?
Janova: Mos të harrojmë se para pak më shumë se një viti e gjysmë Kosova është bërë edhe de jure e pavarur. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ka hyrë në fuqi në qershor të vitit të kaluar. Ne kemi trashëguar një sistem të drejtësisë të pa reformuar, numër të madh të lëndëve gjyqësore të pazgjidhura, numër të pa mjaftueshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve, me paga të ulëta, me mungesa të hapësirave për punë të tyre. Po ashtu mos të harrojmë se komponenti i drejtësisë në përgjithësi ka qenë nën administrimin e UNMIK-ut, i cili nuk ka treguar gatishmëri të duhur për të bërë reforma në sistemin e drejtësisë. Tani pas përfundimit të misionit të tyre shumë lëndë i kanë përcjellë tek gjyqtarët dhe prokurorët vendës apo të EULEX-it si të pazgjidhura, për të cilat në asnjë mënyrë nuk guxojmë të fajësojmë gjyqtarët dhe prokurorët vendës.
Sistemi juridik në Kosovë në fushën e drejtësisë edhe tani është mjaft kompleks gjë e cila ndikon shumë që sistemi i drejtësisë të mos jetë sa duhet efikas dhe i konsoliduar. Ministria e Drejtësisë ndër prioritetet për kohën e mandatit tonë katër vjeçar ka kompletimin e infrastrukturës ligjore nga fusha e drejtësisë gjë të cilën me sukses është duke bërë. Kësaj çështje ne i jemi qasur në tri rrafshe: nxjerrja ligjeve të reja, ndryshimi dhe plotësimi i ligjeve ekzistuese, kompletimi i akteve nënligjore të ligjeve të miratuara.
Sundimi i ligjit në kuptim të gjerë nënkupton kryerja e detyrave ligjore nga të gjitha institucionet, qofshin ato shtetërore, publike apo shoqëria e gjerë kosovare. Sipas mendimit tim ka progres në sundimin e ligjit, por sigurisht të gjithë pajtohemi se duhet punuar akoma shumë për të arritur nivelin të cilin të gjithë ne e dëshirojmë.
“Bota sot”: Të gjitha shigjetat janë drejtuar ndaj drejtësisë dhe gjyqësorit për mos efikasitet, cili është komenti i juaj?
Janova: Më duhet edhe një herë për hir të opinionit të gjerë publik të përsërisë se Ministria e Drejtësisë nuk i administron gjykatat, kurse prokuroritë i administron vetëm në aspektin e administratës dhe logjistikës, andaj për efikasitetin apo mosefikasitetin e tyre nuk është përgjegjëse Ministria e Drejtësisë. Sa i përket pjesës së punës së Ministrisë së Drejtësisë që ka të bëjë me sistemin e drejtësisë ne kemi kryer punën tonë. Kemi hartuar “pakon së ligjeve të gjyqësorit” respektivisht katër ligjet: Ligjin për gjykatat, për Prokurorin e Shtetit; për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Ligjin mbi Këshillin Prokurorial të Kosovës, të cilat qysh në muajin shkurt janë dërguar për miratim në Qeveri.
“Bota sot”: Organet e drejtësisë e gjyqësisë, ballafaqohen me problemet e natyrave të ndryshme. Keni premtuar shtimin e numrit të gjyqtarëve, prokurorëve, kushte më të mira për punë, por nuk shihen ndryshime?
Janova: Ne nuk kemi premtuar shtimin e numrit të gjyqtarëve apo të prokurorëve, e as kushte më të mira për punë të gjyqtarëve sepse kjo çështje i takon Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Ne kemi premtuar kushte më të mira të punës për prokuroritë, sepse aktualisht jemi përgjegjës ne dhe këtë gjë e kemi bërë dhe jemi duke bërë çdo ditë. “Pakoja e ligjeve të gjyqësorit”, përmban një organizim të ri të sistemi gjyqësor qoftë struktural qoftë funksional. Miratimi i këtyre ligjeve do ti zgjidhë shumë probleme me të cilat ballafaqohet sot gjyqësori.
“Bota sot”: Sa janë të pavarura drejtësia dhe gjyqësia në ndarjen e drejtësisë dhe në marrjen e vendimeve?
Janova:Derisa sipas Rrregullores së mëhershme të UNMIK-ut për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës sipas funksionit ka qenë ministri i drejtësisë, tani sipas Kushtetutës ministri i drejtësisë nuk mund të jetë anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, sipas funksionit. Edhe ligji i ri i përkohshëm i Këshillit Gjyqësor të Kosovës nuk e parasheh një përfaqësim të ministrisë së Drejtësisë në këtë Këshill. Këtë nuk e parasheh as Projektligji i ri i hartuar për Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Me këtë desha të them se gjyqësori është plotësisht i pavarur nga ekzekutivi.
“Bota sot”: Ka dyshime se politikanët kanë ndikime në drejtësinë e vendit, besoni edhe ju në këtë?
Janova: Nuk kam dijeni për këtë.
“Bota sot”: Flitet shumë për korrupsion në prokurori, në gjykata dhe në burgje, deri më tash nuk është dhënë ndëshkimi i merituar për këtë?
Janova: Do të isha naiv po qe se them se nuk ka korrupsion në Kosovë. Se në ç’masë dhe ku është më prezente nuk mund ta vlerësoj pasi që ekzistojnë mekanizma të veçantë të cilët merren me këtë çështje. Por, një gjë mund ta them lirisht se ne si ministri kemi hartuar Ligjin antikorrupcion dhe kemi vullnetin e plotë që ta luftojmë atë si brenda ministrisë dhe jashtë saj për aq sa është në përgjegjësinë tonë. Siç e përmenda, ne nuk kemi asgjë të përbashkët me gjyqësorin, kurse sa i përket burgjeve apo qendrave të paraburgimit normalisht kemi hasur në raste individuale të izoluara të marrjes së mitos dhe reagimet tona në këto raste kanë qenë të shpejta dhe të duhura, ndaj tyre janë marrë të gjitha masat e nevojshme ndëshkimore në përputhje me ligjin, përfshirë edhe largimin nga puna.
“Bota sot”: Cilat janë prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë për gjysmën e dytë të mandatit tuaj?
Janova: Prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë janë të shumta, por po i përmendi vetëm disa nga to: kompletimi i hartimit të ligjeve nga fusha e drejtësisë sipas standardeve evropiane, reformat në sistemin e drejtësisë, zbatimi i ligjeve përkatëse, ngritja profesionale e Shërbimit Korrektues dhe e Shërbimit Sprovues të Kosovës, thellimi i bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, konsolidimi i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, themelimi i agjencisë për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar dhe të sekuestruar, funksionalizimi i plotë të sistemit të noterisë, ndërtimi i objekteve të reja të prokurorive në disa komuna, ndërtimi i burgut të sigurisë së lartë, rifunksionalizimi i Burgut të Smrekonicës, i cili deri në fund të nëntorit të këtij viti do t’i kthehet Ministrisë në pronësi nga KFOR-i francez; ndërtimi i një shtëpie të sigurt për viktimat e dhunës në familje dhe viktimat e trafikimit, ndërtimi i një qendre për persona me të meta psikike, të cilët kanë kryer vepra penale; krijimi i kushteve më të mira sipas standardeve evropiane për të burgosurit dhe të paraburgosurit, etj.
“Bota sot”: Pse nuk jeni të informuar për nënshkrimin e protokollit në fushën e drejtësisë ndërmjet EULEX-it dhe Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë?
Janova: Qëndrimi ynë është i qartë dhe nuk mund të jetë ndryshe nga qëndrimi i institucioneve më të larta shtetërore, siç është Presidenti dhe Qeveria. Koment tjetër për këtë nuk kam.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ekskluzive: Intervistë me z.Ibrahim Makolli, Ministër për diasporën, në Stuttgart
» Çlirimtarët e korruptuar drejt lakut të drejtësisë-Intervistë me deputetin e LDK –së Anton Quni
» Arsim Halili: Intervistë me Sinan Sadikun
» Arsim Halili: Intervistë me Avni Rudakun - Poet
» Arsim Halili: Intervistë me poetin Ekrem Ajruli

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi