Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

1O vjetori i vdekjes se dom Simon Filipaj

Shko poshtë

1O vjetori i vdekjes se dom Simon Filipaj Empty 1O vjetori i vdekjes se dom Simon Filipaj

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 06, 2009 3:30 pm

1O vjetori i vdekjes se dom Simon Filipaj
1925-1999
1O vjetori i vdekjes se dom Simon Filipaj Filipaj_Bibla_PROGRAMI

Përkthyes i shquar Dom Simon Filipaj
Filipaj dhe Bibla shqip
Historia e kontakteve të para të pasardhësve të shqiptarëve më Biblën në një farë mënyre u nis më Shën Jeronimi nga Stridoni i Ilirisë, shekullit të V më përkthimi i tij i plotë i Biblës në gjuhën latine, ose siç quhet ndryshe Vulgata. Në shekujt e më pastajmë në vitin 1468, kemi formulën e pagëzimit, si fragmenti e parë biblike e shkruar në gjuhën shqipe, kurse më 1555-ën, Gjon Buzuku, botoi librin e parë në shqip, një përkthim i teksteve biblike, duke bërë për në shqiptarët atë çfarë kishte bërë Martin Luther (1483-1546) për gjermanët. Nisja e Buzukut u pasua në shekujt e më pastajmë nga përkthime të tjera të shkrimeve të shenjta në shqip si L. Matrenga, P. Budi, F. Bardhi, P. Bogdani, Jul Valiboba, Teodor Haxhi Filipi, Vangjel Mekse, Kostandin Kristoforidhi, Fan Noli, Ndre Mjeda etj.. Kështu përpjekjet e para për të përkthyer këtë libër të shenjt në gjuhën e ndaluar shqipe shënojnë edhe fillesat e shkrimit të gjuhës shqipe, zanafillën e kulturës sonë të shkruar e fillimet e letërsisë shqiptare, më anën të së cilës lexuesi shqiptar afrohej më rrjedhat e kulturës evropiane botërore.
Pas nismëtarëve të shquar të shkrimeve biblike shqipe dhe përpjekjeve të tyre në përkthimin e Bibles shqip, qe nuk kishin dhënë rezultatin e duhur, u deshën të kalojnë katër shekuj e gjysmë për tu bë e mundur përkthimi i plot i kësaj vepre në gjuhën standarde, botuar nga shtëpia botuese Drita, Ferizaj, vitin 1994, fal pasionit dhe vullnetit të çeliktët për 40 vite më radhë, të mjeshtrit të fjalës shqipe, klerikut të shquar të kishës katolike, dom Simon Filipajt i cili vepronte sipas motoje mbrojtësit të Evropës, Shën Benediktit, “ Ora et labora” (Lutu dhe puno).




Kush ishte dom Simon Filipaj?

Simon Filipaj u lind më 1 maj të vitit 1925, në fshatin Kllezën e Ulët ( e Poshtme) afër Shasit të lashtë të komunës së Ulqinit, në Malin e Zi. Në vitin 1932, filloi shkollën fillore dyvjeçare, në Selitë, kurse dy të tjerat i përfundoi në Katërkollë afër Ulqinit. Të gjitha vitet shkollore i kreu në gjuhën sllave në mungesë të shkollës në gjuhën amtare. Seminarin e Ulët për në rrugën e meshtarisë disa vite i kreu në Tivar, 1939-41 për t’i vazhduar më pas mësimet në seminarin e Jezuitëve në Shkodër gjatë viteve 1941-45. Gjatë harkut kohor 1946-1950, i kreu studimet, filozofike dhe teologjike, me sukses të shkëlqyer në Fakultetin Teologjik të Zagrebit. Po në këtë vend u shugurua meshtar më 29 qershor të vitit 1950 si anëtar i Kryedioqezës se Tivarit.
Filipaj, fillimet e jetës klerikale i kishte kaluar në Triepsh e Kojë të Kuqit në vitet 1950 – 1960 dhe gjatëviteve 1960 – 1966, në Grudë,Malësia e Madhe. Nga të dhëna biografike del se pjesën më të madhe të shërbimit ai e ka kryer në Shën Gjegj dhe Kllezne, buzë lumit Buna, nga 20. XI 1966 - 02. IX 1999, pra plot 33 vjet, kur dhe ndërroi jetë. Më dt. 3. IX qe varrosur në mënyrë tejet modeste në vendlindjen e tij, Kllezna e Ulët.
Dekorata
Për kontributin e dhënë në kishën katolike ndër shqiptarë, më 3 nëntor të vitit 1988 Selia e Shenjtë i dha titullin e lartë “Imzot” (monsinjor), ndërsa më 6.07 1992 u shpall “Prelat Nderi” i Papës Gjon Pali II.
Duke marrë parasysh kontributin e madh të dom S. Filipajt, Presidenti i Republikës z. Alfred Moisiu, më 8 qershor 2004, si mirënjohje për punën e bërë e dekoroi më Urdhërin “Naim Frashëri” i Artë, pas vdekjes.




Mbledhja dhe botimi i letërsisë gojore

Vjeljes së materialeve folklorike iu përvesh në sajë të dëshirës së madhe dhe dashurisë që kishte për kulturën tonë popullore. Kështu, si i pari folklorist pas Luftës së Dytë Botërore i trevave shqiptare në Mal të Zi, arriti të shpëtojë nga zhdukja dhe harresa një pasuri të madhe të këtij visari gojor si: pjesë nga epika legjendare, balada, këngë dhe poezi popullore të zhvilluara në lirikë, këngë dashurie, vajtime dhe gjëmë, anekdota etj. duke i botuar ato që nga numri i parë i vjetarit "Gjurmime albanologjike-Folklor dhe etnologji", Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1971, 73, 74, 75, 78, 82, etj., si edhe nëpër vëllimet e posaçme folklorike.
[1O vjetori i vdekjes se dom Simon Filipaj Filipaj_Bibla_FTESE




Albemigrant

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi