Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Selim Hasanaj: Nuk pajtohem me gazetarin Rrustem Rugovën, as me asnji nga Rugovajt e Cerrcës

2 posters

Shko poshtë

Selim Hasanaj: Nuk pajtohem me gazetarin Rrustem Rugovën, as me asnji nga Rugovajt e Cerrcës Empty Selim Hasanaj: Nuk pajtohem me gazetarin Rrustem Rugovën, as me asnji nga Rugovajt e Cerrcës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 11, 2009 12:30 am

Selim Hasanaj: Nuk pajtohem me gazetarin Rrustem Rugovën, as me asnji nga Rugovajt e Cerrcës U1_SelimHasanaj
NUK PAJTOHEM ME GAZETARIN RRUSTEM RUGOVEN AS ME ASNJI NGA RUGOVAJT E CERRCES

Nga Selim Hasanaj

Në shkrimin tim të botuem në saidin zemrashqiptare.net diten e djeshme me 09.11.2009 me titull "TË DIHET E VERTETA, HISTORIA E DY FAMILJEVE" kishte pas deri këto momente shtatë komentime dhe unë i falenderojë komentuesit per fjalet e mira që i thanë jo veq per artikullin, por per mue si autor i ti. Në mes komentuesve ishte edhe gazetari me pervojë gadi kater-pes dekadash z. Rrustem Shaban Rugova nga Cerrca e Istogut i cili asht djalë i axhes me Dr. Ibrahim Rugoven , Presidentin e parë dhe Historik të Dardanisë.
Po kalojë direkt në temen që kamë qellim ta shtjellojë.
Z. Rrustem Rugova, besojë se neve nifemi mes veti aq sa Ju personalisht dhe asnji nga juve rugovasit e Cerrces nuk do ma shifni per të madhe këtë leter. Unë e di se axha i jot e edhe i Dr. Ibrahim Rugovës, z. Ali Rrustë Rugova ,menjiherë pas luftes së NATO-s në Dardani kur rrebelet e SHIKUT dhe shpiunet e UDB-së dhe KOS-it serb filluen me të madhe ta shajnë, ta shpifin dhe ta kerrcnojnë Liderin e Kombit, Kryetarin e Levizjes Kombëtare LDK-së dhe Presidentin e parë të Dardanisë Dr. Ibrahim Rugovën, ka thanë se ai që prek Ibrahimin do i pergjigjem me LIGJET E KANUNIT TË LEKËS. Nuk dyshojë fare se këte e keni ndegjue në radhë të parë Ju z. Rrustem e pastaj të gjithë mashkujt tjerë të Rugovajve të Cerrcës.
Menjiherë po ju pyes juve z. Rrustem Rugova se a po pritni juve dhe të gjithë ata mashkuj të tjerë Rugovaj e që nuk jeni pak por diku mbi 100 veta që baci Ali nji plak me 84-85 vitet e veta moshë të jetë ai Aliu i hershem dhe i vetem tu del perballë races serbomagjupe të shqipfolsve të shumtë që tinza apo ashiqare pothuej panderpre shpifin dhe rrejnë zi e ma zi jo vetem per Dr. Ibrahim Rugovën por edhe per familjen e origjinen e familjes suaj të pasardhësve të Sadri Elezit të Malaj të Rugovës, familje kjo tradicionalisht kombtare dhe patriotike?! Juve nuk e paskeni kuptue drejtë fillimin e shkrimit tim të djeshem, kur shkruej dhe bajë krahasimin e fëmiut jetim dhe fëmiut të mjerë. Unë dhe bota e dinë se Dr. Ibrahim Rugova asht rritë jetim si fëmijë, por ai tani si SHEJT dhe LEGJENDË e kombit të vetë pasi iku në boten e amshueshme nuk asht ma as jetim e as i mjerë. Thamë nuk asht per faktin se edhe sikur të ishte AI njeriu ma i keq, megjithate ai asht qytetarë i Dardanisë dhe ka të drejtë ligjore të jetë i mbrojtun me ligj nga sulmuesit dhe shpifsit e pashpirtë, të poshter e të ligj, nga idiot dhe monstrum shqipfolsish. Sikurse që ishte dasht poashtu me ligj ti jipet denimi per të këqiat e ti nese ai i ka ba.
Mirpo, dihet se ligji per të veprue duhet pas fakte, e faktet para ligjit i sjellin prokuroret dhe hetuesit. Ndersa per tu marr prokuroret dhe hetuesit me ndonji rast së pari duhet dikush ta bajë denoncimin. Kështu pra z. Rrustem Rugova , unë mendojë se jeni juve familjaret dhe vëllaznit e Dr. Ibrahim Rugovës që keni obligim moral dhe tradicional (jo vetem kombtarë)që ti detyroni organet dhe institucionet e shtetit Dardani që po e quejn Kosovë që të gjinden dhe sillen para ligjit dhe drejtësisë të gjithë këta idiot që shkruejn dhe shpifin per Dr. Ibrahim Rugovën dhe origjinen e ti familjare tue e sjellë kështu para opinionit edhe familjen dhe origjinen e Rugovasve të Cerrces si familje shpiune, si familje e pamoralshme etj, etj. Sado që shumica po shkruejnë me nofka dhe pseudonime, Policia e Dardanisë ka mjete të sofistikueme dhe padyshim do e ketë edhe perkrahjen e Policisë së EULEX-it dhe KFOR-it dhe mbrenda nate do e zbulon se kush janë ata. Dhe kur zbulohen pastaj do fillon procedura kunder tyne me ligje dhe poashtu duhet të nxirren para drejtësisë edhe ata që kanë dalë me emna dhe që dihen. Unë aspak nuk mendojë se njeriu nuk ka të drejtë të mendojë ndryshe nga unë apo nga tjetri, por jamë kunder akuzave të fabrikueme, kunder shpifjeve dhe rrenave, kunder intrigave dhe ofendimeve që të gjitha këto krijesat e shemtueme si Tano Turku, Veton Podguri,Kushtrim Janina, Njomza B. Dardan Prishtina etj, etj. Pastaj personat konkret si Tafil Duraku, Sheradin Berisha, Isa Mulaj, Faruk Gashi etj ,etj. i bajnë tue perdor nji fjalor banal dhe teper teper ofendues.
Z. Rrustem Rugova. Kur në kuvendin e VI të LDK-së u nda kjo parti në dysh unë i pata shkrue nji leter mes tjerve edhe Haki Imer Rugovës dhe Ibish Imer Rugovës. I pata lutë dhe këshillue që të mbahen RUGOVAS e mos të bien pre e sferave dhe poleve të interesit partiak. Këtë verë kur isha në Istog në pushime derisa isha tue pi nji kafe në lokalin e Rexhep Verbiqit së bashku me Agron Avdijaj të Sinesë i cili më kishte krye disa punë në banjo të banesës sime, z. Haki Imer Rugova vjen dhe me nji ton kerrcnues më drejtohet me disa fjalë që nuk ja vlen ti ceku këtu. Agron Avdijaj që isha me te u befasue dhe më pyeti se cka pat ai njeri?! Nuk di i thash, ndoshta asht i dehun.
Z. Rrustem Rugova, juve , tue fillue nga Ju se jeni tash ma i vjetri nder rugovajt e Cerrces nese e perjashtojë këtu dajen Binak dhe dajen Isa si dhe bacin Ali që asht plakë e lodhë, keni obligim që si familje ti drejtoheni gojarisht dhe me shkrim Policisë së Dardanisë ( Kosovës), ti drejtoheni Kryetarit të Kosovës Dr. Fatmir Sejdiu, ti drejtoheni Kryeministrit Hashim Thaqi, ministrit të mbrendshem Zenun Pajaziti dhe të kerkoni nga ata që të gjinden shkruesit e trillimeve dhe ofenduesit banal të vebsaideve të ndryshem si dhe të thirren para drejtësisë personat publik si Sheradin Berisha, Tafil Duraku, Isa Mulaj, Faruk Gashi si dhe Driton Sejdiu i cili me librin e tij që nuk asht tjeter pos pamflet i sherbimeve të SHIKUT dhe UDB-së " KUSH ISHTE ZAHIR PAJAZITI " paturpsishtë shkruen dhe rren per gjithcka që kishte të bante me LDK-në dhe UCK-në , bile bile ky njeri i pa cipë shkon aq larg sa e shkruen se heroi i popullit Zahir Pajaziti kishte pas plan ta vras Dr. Ibrahim Rugovën. Të thirret para drejtësisë edhe ish zëdhansi i AAK-së së Ramush Haradinaj, shoku Ernest Luma dhe bashkautori i ti Skender Krasniqi që poashtu së bashku kanë shkrue shkarravinen me trillime "KËSHTU BANI TAHIR ZEMAJ" ku paturpsishtë sulmojnë dhe denigrojnë jo veq Kolonelin patriot Tahir Zemaj, por edhe Dr. Ibrahim Rugovën.
Z. Rrustem Rugovaj, juve thoni në komentin që keni ba shkrimit tim se ju kan terrue sytë kur e ke lexue ate që e shkruen Sheradin Berisha, pastaj vazhdon me arsyetimin se juve keni shkrue nji biografi per Dr. Ibrahim Rugovën. Po të garantojë se edhe unë edhe i gjithë populli shqiptarë ( por jo edhe shqipfolsit e sojit të pasoj si të perfolunit këtu) e kemi lexue atë shkrim tandin dhe të pergëzojë. Ishte i mirë dhe i sakt. Ama a ka mjaftue kjo?! Pse po heshtni juve rugovajt e Cerrces, pse juve të gjithë me radhë jeni nda në grupe dhe i ikni pergjegjësisë tradicionale dhe kanunore të shqiptarizmit dhe nuk reagoni si vëllazen të Dr. Ibrahim Rugovës?! Juve dhe vetem juve ju takon mbrojtja e njeriut të Kosovës që në radhë të parë ishte vëlla i juvi. Juve ju takon që per ta mbrojtë ate ta kerkoni ndihmen e institucioneve të Kosovës dhe popullit shqiptarë. Dhe jamë shumë i bindun se nese juve të bashkuem do veproni do e keni krejt popullin mbrapa dhe do shofin pastaj shpifaraket idiot se si do shkruenin rrena e ofendime. Ama juve duhet të reagoni së bashku e jo djemet e bacit Ali në nji anë, të dajes Imer në anen tjeter ndersa ti dhe djemet tu herë mas Sabri Hamitit e herë mas Sherif Bales që të dy këta dhanduer tuej dhe as njani as tjetri hiq burra të mirë, bile bile që të dytë intrigash njerez anti Ibrahim Rugovë.
Per rugovet tjer nuk po flas pos per Selmonin i cili poashtu ishte dasht të jet krah juve sepse ai ka mundësi, ka kapacitet dhe edhe obligim. Këti karvani të vëllaznive Rugova duhet patjeter ti bashkangjiten edhe zonja Fanë Rugova si dhe djemet Mendimi dhe Uka.Dhe edhe nji herë e potencojë se jeni vetem juve që si familje keni arsyen tu drejtoheni institucioneve të shtetit të Kosovës per ti vu para drejtësisë shpifsit e poshter Tano Turku, Veton Podguri, Tafil Demaku, Sheradin Berisha, e sa e sa tjerë. Nese as në kerkesen e juve nuk do reagojnë policia dhe institucionet e shtetit të Kosovës juve duhet tu drejtoheni të gjitha instancave nderkombëtare që nji herë e pergjithmonë tu mbyllet goja dhe ti marrin denimet që i meritojnë këta idiot.
Z. Rrustem Rugova dhe juve të nderuem miq të mi Rugovaj të Cerrcës. A nuk po e shifni se jeni ba gazi i botes dhe per shumcka me të drejtë ju akuzojnë. Pothuej per cdo verë mue më lusin miqet e mi nga diaspora skandinave që ti sjell e ta shohin vendin ku ka lind SHEJTI I SHQIPTARVE Dr. Ibrahim Rugova. Ku ti sjellë unë ata?! Me i pa shtepitë dhe pallatet e juve?! Jo të nderuem. Shqiptaret dojnë ta shohin trollin e lindjes së njeriut të madhë të popullit shqiptarë se sa per shtepi e pallate askush nuk asht i interesuem. Cka keni ruejt tjeter të Dr. Ibrahim Rugovës juve perpos lisit sikur e queni a në realitet asht nji dru Hormoq që e ka pas mbjell Ibrahim Rugova. Disa thojnë se ju nevojitet per hije se as ate nuk do e kursenit.Me të drejtë flitet edhe kjo.
Pse nuk u ndertue nga e para ajo shtepia e vogël ku pat lind Ibrahimi, pse u ndertue dhe u shpallë KULLA E RUGOVËS kulla e dajve të Ibrahim Rugoves në Llukafc të Begut?!! Pse, pse, pse deri në pambarim, por ta dini se pergjigjet duhet ti jepni juve rugovajt, ta dini se kacafytjet me njerzit e poshter duhet ti bani juve rugovajt, ta dini se nuk do keni mundësi edhe per shumë vite ta perdorni emnin dhe namin e Dr. Ibrahim Rugovës që juve të ndertoni karier,poste, biznese dhe pallate.
Z. Rrustem Rugova dhe të gjithë juve rugovajt e Cerrces që do ju prek ky shkrim i imi, unë aspak nuk merzitem se dikush nga juve do më merr inati, jo per asgja tjeter pos per faktin se këtë shkrim timin nese keni vetem pak tru dhe logjikë dhe nese jeni gjak i deres së Sadri Elezit juve këtë shkrim do e merrni si këshillë dhe jo si sulm. Unë besojë se e kamë deshmue per pes dekada të jetes sime dhe per shtatë tjera të babës tim Mustafë Hasanaj se neve ishim dhe jemi dashamirë të juve e jo anmiq. Por në veprimet dhe joveprimet e juve të sotshme unë nuk jamë anmik por jamë kundershtarë. Jamë kundershtarë sepse jeni tregue dhe po tregoheni neglizhent, shumëherë edhe injorant dhe sikur thotë populli i keni shti veshet në lesh dhe kjo nuk ju ka hije. Idiotet duhet të luftohen dhe deklasohen edhe me ligjet e Kanunit të Lekë Dukagjinit sikur ka thanë baci Ali Rrustë Rugova.

Me nji pershendetje vëllaznore si gjithmonë dhe deri në vdekje vëlla i jueji

Selim Mustafë Hasanaj
Lubozhdë - Istog
10.11.2009
Sarpsborg - Norveg

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Selim Hasanaj: Nuk pajtohem me gazetarin Rrustem Rugovën, as me asnji nga Rugovajt e Cerrcës Empty Re: Selim Hasanaj: Nuk pajtohem me gazetarin Rrustem Rugovën, as me asnji nga Rugovajt e Cerrcës

Mesazh nga Lumi Wed Nov 11, 2009 4:30 pm

Selim Hasanaj: Nuk pajtohem me gazetarin Rrustem Rugovën, as me asnji nga Rugovajt e Cerrcës Spacer



I Nderuari Selim!
Selim Hasanaj: Nuk pajtohem me gazetarin Rrustem Rugovën, as me asnji nga Rugovajt e Cerrcës Comment_2 Deqani11-11-2009, 12:07pm

1.Rugovizmi nuk eshte prone e rugovasve por eshte doktrine
shenjte nacionale e shqiptareve dhe me gjere.Kjo doktrine eshte
themeluar per shpetimin e kombit nga okupatoret cetnik serbo-sllav she
per shperberjen e perandorise se 'shenjeterise'
serbosllaveortodekse.Ideatori,themeluesi,Kolosi i kesaj doktrine eshte,
Doktor Rugova.Me lindjen e Ibrahim Rugoves lindi, era e shpetimit te
kombit , lindi levizja per liri, u lind e drejta per Pavaresi e
shqiptareve, u rilind kjo pjese e kombit qe ishte nen thundren brutale
serbo-sllave.I kapi nje puhi shprese edhe trojet tjera shqiptare ngase
ideatori dhe Pioneri Kolosal i Shqiptarizmit u lind, ne Europen
Juglindore konkretisht ne trojet shqiptare. I dha kahje,forme,kuptim
qenies kombetare shqiptare .U pagezu kjo ere historike me gjallerimin e
nje renesance te vertetet shqiptare, ne Ilirikumin Antik .Themeluesi i
saj mbetet ne cdo kuptim kush tjeter pos rilindasit madheshtor Ibrahim
Rugova,Presidentit historik te shqiptareve te Kosoves dhe liderit me te
madh shqiptar te te gjitha koherave,erave,epokave historike ne Europe
konkretisht ne Iliricum .Ky rilinadas ishte celsi kyq i te gjitha
zhvillimeve demokratike liberaliste ne cdo kuptim ne Shqiperi e ne
trojet tjera shqiptare,ishte frymezimi me i madh per shqiptaret ngase
ne kete njeri ngertheheshin origjina e shqiptarit, tradita kombetare,
lufta per liri e shqiptarit, neper shekuj vizioni liderit me te madh te
te gjitha epokave historike te shqiptaret .Dr Rugova ishte kulture
shqiptare e mirefillte origjinale,ishte levizje kombetare ne vete,
ishte institucion i dijes, ishte fe, besim, doktrine qe e nxori
shqiptarin nga vuajtja shume shekullore sllavo-ortodokse dhe e
prezantoj me tere origjinalitetin historik-nacional, duke i thyer mitet
shumeshekullore serbo-sllave ne lidhje me etnicitetin dhe autoktonine e
shqiptareve si komb dhe si popull qe per shekuj kishin sajuar
genjeshtra,skenar,prapavija,botkuptime per te ndryshuar relievin
historik dhe gjeostrategjik autokton te ILIRICUMIT.E Gjith kjo
'sakrifice' akademive,instituteve serbosllaveruse- ortodokse u shkoi
huq deshtuan ne misionet e tyre vantishqiptare e antinjerzore .Pra
Rilindasi, Dr Rugova ishte Ati,i shqiptareve,Biri i Shqiptarve,i cili
krijoje realitete te reja, ne Ballkan ne vendin ku egersia e pushtuesve
pothuajse kishte shperfaqe ndikimet e tyre drejt asimilimit te
shqiptareve.Me fjale tjera te gjitha te arrituarat qe sot i gezojne
shqiptaret si ne Shqiperi,Dardani, Mal te Zi
Maqedoni: jane merita te ketij Kolosi i cili ne shekujt e ardhshem do
mbetet profeti i vetem i shekullit 20-21 te shqiptaret dhe te te tjeret
ne Europen Perendimore,Amerike e gjetke.Vizioni i tij nuk ishte thejsht
nje vizion , enderr,ishte nje program konkret te cilin e dizajnoje vet
dhe ua dha amerikanve-europjanve qe te veprojne sipas atij plan
programi . Dhe amerikanet-europianet e moren e studiuan ,e anlaizuan
neper kabinetet e tyre qeveritare, shteterore planin e Rugoves nga i
cili jo vetem per fitoren e luftes se ftofte por nxoren mesime sesi
perfundimisht te shperbejne synimet hegjemoniste sllaveortodokse ne
aspektin multipolar.Kjo u hyri ne pune Amerikanve dhe evropianve qe
perfundimisht permes ketyre mesimeve,planprogrameve rugoviane te
fitojne luften e ftofte kunder Perandorise sllaveortodokseruse.Miopet
do te mendonin se me rrezimin e Murit te Berlinit mori fund lufta e
ftofte. Kjo do te ishte nje shkutpamesi te mendohej ashtu. Per rusine
shume me e rendesishme eshte Kosova ne aspektin nacional religjioz se
krejt Gjermania lindore ngase Kosova trajtuar si Jerusalemi
sllavo-Ortodoks andaj kjo ishte fushbeteja e Kolosit te cilen me
ndihmen e Zotit , Amerikes e fitoj e keta klyshet e Serbise mund te
bredhin kot,mund te ngrisin lapidare mashtrimi vetvetes kot .Erdhi Bill
Klintoni dhe e konfirmoj mu ne Kuvendin e Kosoves se e kujt ishte
merita qe Kosova eshte shtet.
Implementimi i ketij plani ishte i veshtire: madje nder me te
veshtiret, ishte sfida me e madhe e Kohes me te cilen perplaseshin
interesat shekullore te sllaveve dhe te amerikanve e evroperendimoreve
sepse duheshit te thyeheshin, konjukturat nderkombatare ne lidhje me
sllavet, dhe historite e tyre te "shenjta"(shpifura) qe kishin sajuar
duke pushtuar toka ilire dardane, pra do te duhej qe nje histori e tere
ortodokse sllave te thyhej per tu realizuar, vizioni, plan-programi i
Dr Ibrahim Rugoves gje qe u be.Me veshtire e kishin shqiptaret qe tu
kthehej identiteti,liria, pavaresia se hebrenjet dikur, per dy mije
vite . Edhe me veshtire e kane pas se palestinezet sot, qe te kthehen
ne trojet e veta ngase ne ishim te pushtuar nga superfuqi, nuk ishte ne
pytje Serbia tanime ishte ne pytje ortodoksizmi sllav-grek qe
orkestrohej permes Serbise per dominimin fetar ne Ballkan dhe ne e
posacerisht ne trojet Iliro-Dardane .Qe te vijme ketu ku jemi do te
duhej te krijoheshin kushte, gjendshin metoda te krijoheshin realitete,
pothuajse te pa-imagjinueshme per te gjithe, e keto vizione endera i
shendrroj ne planprograme dhe i beri realitet Dr Rugova duke vene
miqesi me Amerikanet e Europianet , theu mitet dhe kultet sllave per
dominim ne Ballkan dhe me gjere. Ne te njejten linje/kohe demokratizoje
Ballkanin, cliroje trojet Ilire nga pushtimi dhe ndikimi
sllavo-ortodoks.Prandaj Dr Rugova eshte Profeti jo vetem i Shqiptareve
por edhe i amerikanve e europianve te cilet me plan programet e tij i
gjeten caqet,format per te realizuar qellimet,synimet e luftes se
ftofte qe u realizuan vetem me bombardimin e Natos kunder caqeve
serbo-sllaveortodokse. Pra ishte rasti me i favorshem per
amerikano-europianet per ta cmontuar,shporrur dominimin sllav nga
Gadishulli Ilirik (Ballkani) Nje gje e tille nuk ishte arritur kurre me
pare kjo u realizua duke iu falenderuar profetit te Shqiptareve,
Babait, Birit i cili me madheshtine me e tij prehet ne parajse ngase
qellimi ,aspirata,vizioni i tij ishte eshte qellimi,aspirata dhe
vizioni i shqiptareve dhe miqve tone amerikane.Prandaj jasht kornizes
se sentences rugoviane nuk mund te qendroje askush :"MIQESI TE
PERHERSHME ME AMERIKANET"
Tash pakes po elaboroje kete ceshtjen pse rugovasit farefisi i
tij,shteti i Kosoves, nuk nderhyjne ne lidhje me luften speciale qe
bejne njerz me maska dhe me nofka gjithandej kunder dr Rugoves.Keta
halabake qe provojne te luftojne njerzit si Rugova nuk jane as me shume
as me pak se vegla qorre te ish regjimeve serbo-sllave-ortodokse. Keta
mjerane keta nanoist-thaqist nuk e kane problem me Dr Rugoven kane
problem se u iken pushtuesit dhe ata iken ngase plane- veprimet e Dr
Rugoves/Kolosit u nxoren jasht terenit te dominimit ne trojet Iliro
Dardane. Kukuvajkat, klithin se u iku koha sebashku me pushtuesit e per
kete perpiqen, provojne ta njollosin Kolosin e shqiptareve por godasin
murin me koke the thyejne koken e tyre. dr Rugova nuk ka nevoje per
mbeshtetjen e askujt qe t'i luftoje keta,kriminel,vrases zejtar
drogash, hajdute,antishqiptar, eneverist,nanoist thaqist sepse dr
Rugoven e mbron Amerika -Europa, e mbron planprogrami i tij prej
Profeti qe shpetoje edhe Europen nga ndikimi sllav.
Prapa ketyre maskave qendrojne njerzit qe jane keshilltare te
Kyeministrit, jane njerz qe inskenuan,organizuan, pergatiten atentate
,kercenime, kunder Dr Rugoves, jane njerzit qe kane ekzekutuar ne
prita, ne pabesi bashkepuntoret e dr Rugoves jane nja kaste njerzish qe
ne bashkepunim edhe me struktura te tjera agjenturore( SHIKU) bejne
rremuja kur ka nevoje pushteti ne Kosove,pra kjo eshte dora,qeveria nen
hije e hashim Thacit.keta cakej ngrisin zerin kunder Pavaresise se
Kosoves e ata jane garda e sotme ne pushtet, jane ata qe i dogjen
flamujt dardan per te pranuar flamurin jo shqiptar,flamurin e Atisarit
i dizajnuar ne Beograd dhe Moske.Jane kjo garde mercenaresh qe vrane
,kercenuan, plagosen me shume shqiptar intelektuale,ushtarake te
karrieres,politikaj,gazetar, arkitet etj . Jane garda e Kosoves ne krye
me Hashim Thacin.Ankesat nuk bejne pune i nderuari Selim, sepse kjo
strukture qe eshte ne pushtet nje dite do te pergjigjet per vdekjen e
hershme te presidentit( disa ekspert jane te mendimit se vdekja e
hershme e dr Rugoves eshte skenar i sherbimeve sekrete d.m.th ai ishte
helmuar) dhe nje gje eshte e mundshme kur dihet se shume bashkepuntore
te tij u likuduan dhe tri here e provuan ta ekzekutojne Kolosin Rugova,
por nuk arriten, e heren e kater perdoren skenarin qe e kishin
perpunuar ne kabinetet e sherbimeve sekrete serbo-ruse dhe sigurisht qe
funsionoje kjo metode.
Ne kete lufte speciale kunder dr Rugoves ben pjese Ibrahim Kelmendi,
Qerim Kelmendi qe jane me te zeshmit prapa maskave(nofkave) . U
befasova qe nuk i kishe permendur protagonistat kyq te kesaj loje te
ndyte antishqiptare . Arsyet nuk i di pse i largove nga lista keta
faqezinje, vrases, ne kete menyre disi i amnistove figurat kyqe te
krimit politik .E verteta eshte se te gjitha nofkat dhe emrat e te
gjithve sebashku nuk bejne aq shume lufte speciale sa qe bejne dueti
Kelmendi. Kesaj skuadrile kriminale i perkasin: Mehmet Bislimi , Xhavit
Haliti, Emrush Xhemajli, Tafil Duraku ,Sheradin Berisha,Rexhep
Selimi,Fatmir Xhelili Fatmir Limaj Kadri Veseli etj; keta jane
makineria e kesaj lufte speciale kunder Kolosit Ibrahim Rugova.
Jane me qindra dosje qe jane vjedh ne dhomen e sigurise sekrete te
policise se Kosoves e ne ato dosje presonazhe jane keta qe i permenda
edhe shume tjere qe sot gezojne pushtet dhe fuqi zyrtare,andaj edhe u
'vodhen' si u vodhen me lejen e Hashim Thacit. Tani disa zyrtare te
cilet kinse u paten suspenduar ne lidhje me rastin ne fjale jane
rikthyer ne pune dhe te gjithe ne funksione te njejta ; por pa u
degraduar as edhe nje milimeter nga pozitat e meparshme.Pra nga ketu
mund te merret mesim se pushteti ne Kosove eshte ne doren e
krimit,mafies,bandave grupeve te interesit. Ata qe ankohen ndaj veprave
kriminale te zyrtarve te qeverise do te hulumtohen mire nga qeveria nen
hije,(qeveri tjeter e Thaqit qe e perdor per interesa kriminale,mafioze
ata qe vodhen dosjet dhe drogen e me shume se 3. milon Euro) tek e
fundit familja Rugova nuk ka ku ankohet dhe nuk kane pse ankohen kur ne
e dijme se Rugova ishte i Shqiptareve dhe ne ate menyre sic ke
paraqitur mospajtimin,ankesen ndaj farefisit te tij eshte e padrejt
sepse Kolosi po privatizohet,personalizohet dhe i humbet vlera qe ka
kjo eshte ajo qe po mundohen ta bejne dhe trajtojne Dr Rugoven si njeri
i nje klani familjar dhe ne kete menyre e provojne te zhveshet prej e
tij prej lideri suprem te gjithe shqiptareve.Kur kujtohesh se kush
udheheq institucionet e Kosoves ,krimi politik, mafia vrasesit e
dikurshem politikajt e sotshem nuk duhet te befasohemi nese neser
kosova rreshqet drejt Serbise. Ja disa shembuj te vegjel ne krahasim se
cka po ndodhe ne Kosove, Fatmir Limaj e ka ve ne pune vellane e tij si
Shef te Anti Krimit, pra ne kete dikaster hetimet dhe dosjet
fshihen,zhduken dhe deshmitaret mund te vriten e kercenohen. Ndersa
vellau i tij tjeter, Demir Limaj punon si Shef ne PTK eshte zgjedhur pa
konkurs edhe djali i Fatmir Sejdiut, Bardhyl Sejdiu eshte vere; pa
konkurs ne krye te ketij institucionit PTK, pra krimi ka lulezuar dhe
per ta shperbere kete mafi politike duhet te angazhohen ata faktor
politik nderkombetar qe e instaluan ne pushtet per hir te Serbise.
Selim Hasanaj: Nuk pajtohem me gazetarin Rrustem Rugovën, as me asnji nga Rugovajt e Cerrcës Spacer

Lumi

Numri i postimeve : 61
Registration date : 12/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi