Bardhyl Metaj: “Branding Kosova” !
Faqja 1 e 1
Bardhyl Metaj: “Branding Kosova” !
Kolumna: Bardhyl Metaj: “Branding Kosova” !
Serbia „e ri-kthyer“ në skenën Ndërkombëtare - përballë Kosovës së hutuar…!
Një Memorial, si imazh i fundit i asaj lufte - në këmbim të një mijë fjalëve tona e po aq Planeve të huaja, spoteve që vetem ne s`jemi – të lutem, Kosovë!
Shkruan: Bardhyl Metaj, Zürich
Vitin e kaluar, u mbajt në Prishtinë, një debat i titulluar "Imazhi çon peshë“, Organizuar nga Forumi 2015 i bazuar në një raport të përgatitur nga IKS – Iniciativa Kosovare për Stabilitet! Pra temë qendrore ishte “Branding Kosova” apo Imazhi i Kosovës në botë...!
Branding dhe Imazhi kanë të bëjnë me perceptimin që ka pala tjetër karshi një “produkti”, në rastin tonë – për Kosovën! Pra është perceptuesi i atij brendi apo produkti, ai që vendos, apo që shpalon se çfarë sheh, çfarë ndien e përjeton a percepton, dhe, cili është emocioni e përfundimisht edhe reagimi tij ndaj atij brendi...!
***
Brendet testohen përmes asaj se çfarë emocioni kanë (nëse kanë fare) `dhe çfarë mbajnë mend njerëzit, nëse u kujtohet ndonjë gjë, për “produktin” në test, pas një kohë...!
Kur përmendet Kosava në botë, kjo menjëherë gjithandej rikujton në luftën e ngjarë, apo më drejt në gjenocidin, dëshmitare i të cilit ishte e gjithë bota, falë mediumeve vizive...!
Por si duket Kosova, në fakt, karshi nesh - dhe së këndejmi edhe karshi të huajve!?
Do të ishte interesante të bëhej sot një test kujtese në Kosovë!?
Filluar me Parlamentarët Kosovarë, Ministrat e Kryeministrin, Presidentin e tutje shoqërinë Kosovare - me një pyetje shumë të thjeshtë: çfarë ju kujton apo asocion emri i zonjës Sherife Smajli, i zonjës Ajshe Lushi?
çfarë ju asocion emri i familjes Bala në Pejë apo çfarë dini për ish-bashkëqytetarët tuaj Nebojsha Miniq? Radojko Repanović apo Nenad Jovanović?
Natyrisht se përgjigjet do të ishin nga më të ndryshmet, por gjithsesi shumë dëshpëruese, lënduese e ndoshta edhe ri-represive për të lartpërmendurit!
Përveç ndonjërit syresh, i cili do ti gëzohej këtij fakti! Se kush janë të lartpërmendurit dhe për çka e kam fjalën, do të flas pak më poshtë!
***
Kosova sot më shpërfaqet si një baushtellë a një punishte, ku çdo gjë mbetet përgjysmë…shumë`çka është e nisur, por asgjë s’është e mbarur!
Vendin në fakt e shpëtoi një ide-tomahovkë a një bombe “mendësie” dhe kulture politike e gjuajtur në kohë e hapësirë nga Ronald Regan, i cili katapultoi e promovoi atëbotë “Rendin i ri botëror”!
Kosovën nga gjenocidi serb e shpëtoi etablimi i këtij Zeitgeist-i (mendësie) kontemporan globalizmi, që promovonte Sovranitetin e kufizuar të shteteve në botën bashkëkohore, e ku, “të gjithë, kanë përgjegjësinë dhe të drejtën, të kujdesen për të gjithë...”!
Ky Zeitgeist apo kjo mendësi e etabluar në botë, ishte bazë e vendimit për bombardimet e NATO-s në funksion të shpëtimit të Kosovarëve nga gjenocidi serb...dhe të pezullimit të sovranitetit serb në Kosovë përmes rezolutës 1244! Kjo mendësi, ishte dhe mbetet edhe bazë e Pavarësimit, por dhe argumenti qenësorë në mbrojtjen e “Pavarësimit si proces” në Gjykatën e Hagës nesër!
Por e njëjta mendësi, që na doli në ndihmë dje, legjitimon ndërkohë edhe brengën e Bashkësisë Ndërkombëtare sot, për të drejtat dhe mirëqenien jo vetëm të pakicës serbe në Kosovë, por edhe të gjitha pakicave tjera, që s`është e thënë të jenë të një etnie, por mund të jenë entitete të ndryshme profesionale – gazetarët mediat, liria e shprehjes, dokumentimi i korrupcionit, grupe interesi – bizneset, të varfrit, të hendikepuarit, apo edhe grupacione politike jo-konformiste, si Vetvendosje!, publicistë të spikatur mendësie tjetër nga ajo e trendit etj, etj.!
Këtë gjë, brengë, jo vetem të bashkësisë Ndërkombëtare, por edhe tonën,
duhet kuptuar n`Kosovë – drejt, dhe sa më parë!
***
“Kushdo që lexon dokumentet e bisedimeve të Vjenës…, krijon përshtypjen absurde se jo shqiptarët, por serbët ishin për njëqind vite nën terrorin e gjenocidin shqiptar!
Së këndejmi na vijnë vendimet Ndërkombëtare, si ato të pardjeshme nga Ban Ki Moon, se janë shqiptarët që duhet zhveshë pushteti gjithandej kah jetojnë serbët në Kosovë, gjithandej kah janë varret e kishat serbe...pra, janë shqiptarët që duhet dhanë garanca nga më absurdet, nga më galantet, nga më asimetriket në botë, në mënyrë që serbët të pranojnë të bashkëjetojnë në të njëjtin nënqiell e në një shtet “mushkë”, me shqiptarët – “shtypës tradicionalë”!
Pse ngjan kështu?
Mbi mendësinë e ndërtuar nga ngjarjet treditëshe të Marsit të vitit 2004, Bashkësia Ndërkombëtare, Ahtisari, Kosova dhe Ekipi i Unitetit në Vjenë, barazuan dhe këmbyen 100 vite të terrorit shtetëror serb!
Klima politike e krijuar prodhon mendësinë. Kjo mendësi, pastaj, prodhon agjendën (Road Map) se si duhet shtruar problemi. Mbi këtë mendësi dhe me këtë këmbim, natyrisht se është krijuar vend për zgjidhje, prej atyre të autonomive serbe në Kosovë, të kantonizimit, e deri te zgjidhjet federale! (B.Metaj, Kolumne në gazeta “Jáva”, 13 Prill 2006)!
Që atëherë, Mars 2004, sipas mendimit tim, qasja ndaj Kosovës në opinionin ndërkombëtare, ka pësuar një kthesë dhe një praptim!”
***
Në rrethanat e infrastrukturës e mendësisë aktuale politike ku “të gjithë, kanë përgjegjësinë dhe të drejtën, të kujdesen për të gjithë...”, mendësi të cilës i adaptohet hap pas hapi edhe politika dhe “E Drejta Ndërkombëtare”, prej nga dalin edhe Obligimet e Shteteve dhe Organizatave Ndërkombëtare të globalizmit, pra në një rrethanë të tillë, shpërfaqet si shumë i rëndësishëm vizioni dhe imazhi yt (i Kosovës në rastin tonë), karshi tjerëve, por dhe karshi vetës!
Kurse imazhi, si edhe e vërteta apo objektiviteti, janë kategori dinamike, gjithherë të ndryshueshme në kontestin kohor dhe të ngjarjeve që vijnë...!
Lajmi, por para se gjithash fotoja dhe imazhi i fundit, dërgon në harresë atë parapraken!
Duhesh pothuaj gjithherë ta ribësh apo zhvillosh tutje imazhin tënd (të Kosovës!), të ndërmarrësh iniciative e të realizosh projekte, të cilat pastaj, janë Antidot (kundërhelm!) i harresës (Public Affairs)!
Dua të them se duhet të ndërtojmë monumente të cilat balsamosin në mendësinë e përbotshme, atë që për ne (Lexo:Kosovën!) duket e qenësishme!
Statua e Pavarësisë, NewBorn, ishte një e tillë...
Përndryshe ngjanë, ajo që po i ngjanë Kosovës sot: Viktima të djeshme, shpërfaqen si dhunues të sotëm...?!
Në rastin tonë, sado e padrejtë që është, ngjanë që: Fotot, pamjet e imazhet si dhe lajmet e Marsit kosovarë të 2004-ës, mbulojnë sot ato të 1999-ës! Një video-xhirim pushkatimi i një familjeje shqiptarësh më 99-ën, mbulohet nga një foto e djegies talibane të Kishave serbe më 2004!
Mbi këto imazhe dhe emocione të 99-ës, mendësia e përbotshme e opinionit publik ndërkombëtarë, vë imazhin dhe emocionin e Marsit 2004!
Në politikën ndërkombëtare ndërkaq, ku si thamë, “të gjithë, kanë përgjegjësinë dhe të drejtën, të kujdesen për të gjithë...”, ngjanë pastaj si konsekuencë, një “Road Map” e re politike, si Plani Ahtisari apo 6 pikat pa presje të Ban Ki Moon-it!
Kjo, natyrisht se s`arsyeton këto vendime të Bashkësisë Ndërkombëtare, por unë po flas se çfarë ngjanë, që eventualisht të shpaloj-më se çfarë mendoj se duhet bërë ne sot, dhe në të ardhmen!
Holokausti dhe gjenocidi ndaj shqiptarëve dhe jo-serbëve në Kosovë, dihet se ka ngjarë, por ne s`po e dëshmojmë e s`kërkojmë atë evidentim të tij, në Zeitgeist-in e mendësinë botërorë, bilës ne, se kemi balsamouar as në mendësinë tonë! As kaq s`po ngjanë!?
Si është e mundur?
***
Asnjërit prej nesh sot, vetëm 9 vite pas masakrës e gjenocidit serb në Kosovë, mbi të afërmit tanë, fqinjët e bashkëkombasit, si bie ndërmend apo disa se kanë ditë kurrë, se kush janë Ajshe Lushi, Sherife Smajli, Familja Bala apo familja Berisha (Therandë), emrat që përmenda në krye të shkrimit!
Kurse ata kanë humbur më 1999 gjithë familjen, gjithçka që kishin, vetëm se ishin shqiptarë dhe Kosovarë!
Të gjitha viktimat kosovare, mbi 98%, janë viktima civile...dhe të “panjohur qysh sotsot”!
Po si do të jetë pas 30 viteve?
Nebojsha Miniq, Radojko Repanović e Nenad Jovanović ndërkaq, janë kriminel që kanë vrarë e dhunuar familje të tëra kosovare...!
Nëse harrojmë kush është kush, nëse nuk evidentojmë, nëse nuk i shpalojmë në një vend, atëherë, vetëm si emra qytetarësh kosovarë, duken të barabartë e barazvlefshëm si njerëz - viktima me kriminelin: Ajshe Lushi e Nebojsha Miniq!
Çfarë mëkati!
Çfarë pa drejtësie!
Çfarë vrasje e dyfishtë!
Ne i kemi harruar vete, ndërkaq kërkojmë që ti mbaj mend bota!
Dhe kërkojmë me vaj e me të drejtë, të mos harrojnë të tjerët se çfarë ka ngjarë në Kosovë: Kushneri, Solana e Ban Ki Moon-i! Tadiçi e Jeremiq!
Ne pra, presim edhe njohjen e Kosovës nga Serbia, e “presim” edhe një Willy Brandt serb a një Ban Ki Moon (xy-on) të OKB-ës, që të kërkojë ndjesë e përkulet para viktimave civile shqiptare të gjenocidit serb në Kosovë!
Po ku të përkulen e kërkojnë ndjesë këta?
Ku të përkulemi ne!
***
A është harresa Kosovare, pamja dhe imazhi që po i dërgojmë botës?
Jo!
Për me keq e për më tepër, më shumë se harresa, është manipulimi që bëjmë me vetën dhe me botën!
Në Kosovë, punohet ashtu, apo më drejtë s`punohet, ti thua se dikush kishte e ka qëllim, që të mbuloheshin me pluhurin e harresës dhjetëra mijëra viktima civile të Holokaustit e gjenocidit të Qeverive Serbe!
Dhe këtë pluhur harrese, s`mund t`ia lamë Ndërkombëtarëve si faj, siç bëjmë me shumë`çka tjetër!
Dhe s`mund t`ia lamë as Serbisë!
E bëmë dhe po e bëjmë vetë!
Njëjtë apo ngjashëm si Serbia që manipulon me te vërtetën e Kosovës, bëjmë edhe ne shqiptarët përmes imazhit të monumenteve e përmendoreve të pas 1999-ës!
Në Kosovë çdonjëri që ka mbajt çoftë edhe për një sekondë uniformën e UÇK-ës e ka ra në luftë, është hero, ka një përmendore, dhe një rrugë mbanë emrin e tij!
Kjo pamje dhe ky imazh, një turisti a diplomati, gazetari e vizituesit të Kosovës, ia dërgon në harresë atë të vërtetën objektive, atë imazhin e 99-ës si kujtesë e emocion paraprak – ku si i huaj ishte dëshmitarë i viktimave civile të gjenocidit, e i cili shpalohej në CNN, EuroNews, ZDF e media tjera!
Ne dalim kështu shumë qesharak, dalim si luftarak e heronj, të gjithë Adem Jashara - çfarë gjithsesi që s`jemi, për më tepër, kjo pamje heronjsh gjithandej, përveç që tjetërson të vërtetën, mbulon edhe krimet e gjenocidin e ushtruar nga një aparat i strukturuar shtetërorë Serb – realizues programesh të detajuara politike!
Përveç kësaj, një te huaji dëshmitar të 99-ës, i bie në sy se askund nuk ka një përmendore a memorial, ta zamë për djalin e tij, i cili si gjerman, Amerikan a francez, ka rënë dëshmor i intervenimit të NATO-s! Dëshmori i idealeve kontemporane e Zeitgeist-it sot, për një botë ku “të gjithë, kanë përgjegjësinë dhe të drejtën, të kujdesen për të gjithë...”!
Në këtë rast, i çliruari nuk nderon çlirimtarin!
Imazh e mesazh katastrofal, por pse jo edhe bukë-përmbysës, do të thoja!
Tutje, viktimat civile në Kosovë, në kontekstin kohorë nga 1912-ta, janë së paku dhjetë-mijë herë më të shumta se ato të ushtarëve të UÇK-ës!
Ngjarjet e fatet e tyre, të viktimave civile, janë një mijë herë më rrënqethëse: Foshnje të mbytura në djep, nxënës të vrarë, arsimtarë, gra shtatzëne, vajza e gra të dhunuara, bujq e Akademik të vrarë, të varfër e të pasur, të mbytur vetëm se ishin shqiptarë Kosovarë dhe se ishin jo-serb!
Pra, Imazhi e pamja që transmetojmë botës sot e gjeneratave që vijnë, përmes memorialëve e lapidarëve në qytetet e fashatrat tona, ngjanë të jetë - vetëm Ushtarë të vrarë në luftëra e beteja!
Por kjo Ikonografi me përmendoret e luftëtarëve e heronjve, të jep pamjen e rrejshme, të një lufte të pandërprerë e frontale 100 vjeçare të dy ushtrive, shqiptare dhe serbe!
Ndërkohë, që e vërteta është krejt tjetër!
Ne ishim viktima padrejtësish: fillimisht viktima të një aneksimi, pas 1912-ës, të një terrori për shpërngulje, dhe përfundimisht, gjenocidit!
Por me gjasë, kosovareve sot, e vërteta dhe prezantimi i sinqertë i atij kalvari e gjenocidi, ua humb imazhin mitologjik e “historik”, të cilin e kanë në qejf - burrërinë e patriotizmin ala Mic Sokoli – ku të gjithë, janë gjithherë në luftë, e të gjithë janë Adem Jashara apo të paktën Isa Boletina!
S`po e komentoj më tutje...çdo njeri ka drejtë të besoj se çfarë është...!
Por edhe tjerët, patën apo s`patën të drejtë, dinë se çfare je...
***
Për hir, jo vetëm të vërtetës, në Prishtinë duhet të kishim deri sot, dhjet vite pas luftës, një “Memorial madhështorë e grandioz, të të gjitha viktimave civile të gjenocidit serb”, ashtu siç e kanë Jerusalemi e Berlini, Aushvici e Kragujevci!
Kosovarët e Kosova sot, apo më drejt, që në përfundim të luftës, kishim urgjencën që të angazhojmë arkitektët më me nam, vendorë e Ndërkombëtare, për ndërtimin e një Memoriali, kryevepre arkitektonike Ballkani, ku do të ekspozoheshin emrat, biografitë, veshmbathjet, fotot, shkrimet, reliktet e gjësendet e të gjitha viktimave civile të gjenocidit serb!
Memorial, ku në arkiva e salla të ndryshme Multimediale, ashtu si tek Memoriali i Hebrenjve në Berlin (dhe “hapësira e emrave”), mund të shihen e dëgjohen, pjesë nga biografitë e ngjarjet jetësore të viktimave...në disa gjuhë botërore!
Ku do të mund të studiohej e të shikohen foto, dokumente, filma e video-xhirime nga viktimat e të persekutuarit, të terrorizuarit e dhunuarit, të burgosurit, të pagjeturit e të gjeturit vetëm si eshtra...viktima civile, të disa Qeverive, ushtrive e policive - gjithherë serbe!
***
Sot të gjitha shtetet e kombet janë në përballje me “kërcënimet” globale!
S’është se të gjithë marrin plane 6 pikëshe nga Ban Ki Mooni!
Tjerët duhet të mbrohen nga kriza financiare, klima etj, së bashku dhe veç a veç!
Globalizmi kërkon Zeitgeist-in dhe filozofinë “Think Global and deal Local”, mendo globalisht e vepro lokalisht!
Përkthyer në rastin që po trajtoj i bie se: Nëse Kosova nuk ka fonde që të xhirojë e promovojë filma me buxhete qindra milionëshe me artist e regjisorë Holivudi për të vërtetën rreth gjenocidit të ushtruar ndaj shqiptarëve në ish Jugosllavi, ajo gjithsesi ka fonde që të ndërtojë një Qendër të madhërishme e të dinjitetshme Memoriale në Prishtinë!
Mjafton fondi i dyfishtë, i spoteve që sapo filluam ti celebrojmë...(sado që s`do ti ket kush në kujtesë, përveç, atyre që përpinë, ato 5.7 milion, taksash kosovare...
Kur një burrështetas i huaj viziton Izraelin, është i “obliguar” nga “Protokolli i paraparë Diplomatik”, që së pari të vizitojë Memorialin e viktimave të nazizmit, ta zamë atë “Yad Vasham” (ka disa memoriale...!) në të cilin emrat janë më të rëndësishëm se numrat...!
Në njërën nga pjesët e tij, në një dhomë të terruar (ashtu si edhe në Berlin), lexohen pandërprerë emrat e fëmijëve të vrarë!
Pjesë e konceptit memorial është që viktimat të përkujtohen si individë me histori e ngjarje të veçanta, të cilat dëgjohen e përjetohen aty...!
Në ndërkohë, në Kosovë e Shqipëri, pothuaj asnjërit prej nesh, si thotë gjë më emri i Ajshe Lushit e Sherife Smajli-t! Sikurse s`na thonë gjë as emrat e kriminelëve me shumë shokë të Nebojsha Miniqit, Radojko Repanović apo Nenad Jovanović!
Memoriali i viktimave civile, dhe jo i heronjve!, ku do të gjenin prehjen kohë pas kohe edhe dy zonjat që përmenda sikur edhe mijëra nëna tjera Kosovare, do ta ndihmonte edhe Kosovën e kërcënuar sot e nesër, nga Letrat e ngjashme me ato të Ban Ki Mooni-it por edhe Gjygjat eventuale, si ai i Hagës, kur përballemi shejt...!
Në vend të debateve të pafund me Diplomat spanjoll, sllovak dhe Solanën e Kushnerin, e Gjyqtarë të akullt në Gjygjin Ndërkombëtarë të Hages, e në vend të Traktorëve për të rrezikuarit sot – pakicën serbe në Kosovë, të cilët duhet mbrojt nga Marsi i 2004-ës, dhe të elaborimeve tona se pse Kosova e Pavarur është proces i pakthyeshëm, do të mjaftonte e ndihmonte shumë më shumë se një mijë fjalë, një vizitë protokollare me t`gjithë diplomatët, burrështetasit, gazetarë e Ban Ki Moon-a tjerë, që para se të bisedohej për çështje konkrete operative me ta - në “Memorialin e viktimave të gjenocidit serb” në Prishtinë, të dëgjohej, shihej, prekej e përjetohej, përmasa e tragjedisë e gjenocidit serb mbi shqiptarët dhe jo-serbet!
Aty do tu balsamohej atyre në mendje e kujtesë - Përmasa ynë e frikës dhe skepsës..., që kemi e bartim me vete si njerëz e mendësi (neser!) - kur na trupon Serbia këndej, çoftë, edhe vetëm si hije e regjimeve serbe...!
Siç e thashë më lartë: “Para se gjithash, fotoja dhe imazhi i fundit, dërgon në harresë atë parapraken”!
Por në vend të kësaj, Kosova ime dhe Lidershipi e diplomacia e saj, në takime me diplomatë e gazetarë të huaj kanë zgjedh: belbëzimet e bezdisshme të përsëritjes, si një pllakë e grithur gramafoni: “a e dini Ju, se çfarë na ka ngjarë neve, a e dini Reçakun...viktimat, etj?”
Një Memorial, si imazh i fundit i asaj lufte dhe atij terrori 100 vjeçar - në këmbim të spoteve atraktive që s`lanë gjurmë në kujtesë, e të një mijë fjalëve tona e po aq Planeve të huaja – të lutem sot, Kosovë!
”Kosova Sot” - Ribotim
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Bardhyl Metaj: Koment: Kosova në Zi për viktimat e Tisës!? – Jo, Jo! Tisa nuk vërshoi Kosovën...!?
» Bardhyl Metaj:Si e njoha Xhemail Mustafen!
» Bardhyl Metaj: Përgjigje Alfred Moisiut
» Bardhyl Metaj: Kosovari i munguar dhe kufizimi si fisnikërim!
» Bardhyl Metaj: Peticion! Kërkesë për ripërsëritjen e Zgjedhjeve n`Gjakovë!
» Bardhyl Metaj:Si e njoha Xhemail Mustafen!
» Bardhyl Metaj: Përgjigje Alfred Moisiut
» Bardhyl Metaj: Kosovari i munguar dhe kufizimi si fisnikërim!
» Bardhyl Metaj: Peticion! Kërkesë për ripërsëritjen e Zgjedhjeve n`Gjakovë!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi