Ilir Muharremi: “Ama dorën”, film i fuqishëm
Faqja 1 e 1
Ilir Muharremi: “Ama dorën”, film i fuqishëm
“Ama dorën”, film i fuqishëm
Nga Ilir Muharremi*
Një film simpatik, me një kuptim të thellë, do të thosha ishte filmi “Ama dorën” i regjisorit Ismet Sjarina. Tema ishte shumë prekëse, madje në disa çaste edhe rrëqethësë, që prekte kulmin e absurdit dhe të cmendurisë. Droga dhe varshmëria ndaj saj, e halucinacionet, dhe një botë e pa kuptimtë bukur mirë ishin të shpjegueshme nga aktorët që na japnin këtë imazh prekës e që nganjehrë kalonte edhe ne kulminacion. Në këtë film i cili ka kushtuar siç është përmend në shumë media 80 mijë euro, mund të veçoj Besfort Dakën dhe Vedat Haxhiislamin, të dy aktorët kanë bërë role të mrekullueshme. Daka luante një person të varur nga droga, i cili tërë kënaqësin e gjente tek pluhuri i saj, kurse Haxhiislami një borxhli të cilit i kish borxh një shumë të majme parash. Daka, ka arritur të shpengoj botën e brendshme të një narkomani, iluzionet e përtejme, madje edhe në disa raste ai bëlbëzonte kur fliste. Rolin e kishte ndërtuar mrekullisht, duke nisur nga psikologjia e deri tek ana e jastme e këtij personazhi. Në disa momente, ai të fuste thellë në ngjarje, sa që nganjëherë ti bëheshe pjesë e saj, ose një fëmijë që vazhdimisht kërkon përgjije, e që përgjigjen nuk mund ta gjeje. Kjo është bota e një narkomani të cilit gjunjët i dridhen nga frika dominuese. Bukur mirë e lunate frikën Daka. Kurse HaxhiIslami, borxhlin i cili përdhunon dhe vazhdimisht fyen. Ndërsa, Blerim Gjoci, skenarist, producent dhe aktor i këtij filmi, më shumë u dëshmua si aktor se si skenarist. Figura e tij me floktë të bardha, bukur bindës ishte që nga fillimi i filmit e deri ne fund. Ka arritur ta mbaj atë sinqeritetin e thellë prej aktori. Në cdo moment të filmit ishte bindës. Ndërsa, turma e aktorëve të tjerë ishte në një nivel pothujase improvizues, duke përjashtuar prindërit e Dëkës Bislim Mucajn, i cili vazhdimisht shikonte ekranin televiziv. Djali i tij vazhdonte të merrej me një jetë të pa kuptimtë. Vetëm në fund të filmit ai merret me të, përpiqet ta kthen në jetë, gjë që e arrin. Ndërkaq, do ta vecoja edhe rolin e aktores Vjosa Shala, të cilin e kishte realizuar në mënyrë brilante. Ajo me plotë bindje ishte futur në botën e narkomanëve, për shkak mungesës së parasë, ajo shfrytëzon trupin e saj si një prositut, të cilën mjaftë bindshëm e bënë. Përdhunohet nga Haxhiislami, torturohet deri në ekstrem ku edhe vdes.
Shumë skena më kanë pëlqyer, do të doja ta veçoja një skenë surreale: Në momentin kur turma e narkomaneve futen në një dhomë, duken tejet të vogël krahas më mobilet e dhomës. Këtu regjisori ka bërë një lojë shumë të madhe sureale e cila depërton thellë në mendjen e spektarotit. Ky është një moment tejet i vecnatë që rrallë e e pothujese hic nuk e kam parë në filmat Kosovarë. Sjarina, lirisht mund të them se radhitet në rangun e regjisorëve ndërkombëtar, që trajtojnë tema reale, me estetikë të thellë artistike. Ndërkaq, efektet nganjehrë bëheshin të tepërta, por nuk e humbasëshin atë lidhëshmërin dhe bindjen.
Vija dramaturgjike ishte krijuar tejet mirë dhe plot pedanteri. Në asnjë moment nuk devijonte në pakuptimësi, por pjesë lidhëse e ngjarjes.
Skenografia ishte e pasur dhe përshtatej me ngjarjen, i ngjante filmave bashkëkohor, pikërisht kështu duhet krijuar cdo skenograf. Ndërsa, “garnitura” e aktorëve të tjerë, nuk ishin të thelluar në role aq sa duhet, përpiqeshin me mish e shpirtë ta zgjojnë atë të fjeturen e cila në të vërtet ju kishte fjetur, por asnjehrë nuk ju zgjonte. Kushtrim Sheremti, kishte bërë një rol fantastikë, i cili kishte mjaftë lojë të kufizuar, por mjeshtërishit kishte arritur të lirohet nga muret e larta. Edhe pse gjatë një pjese të madhe te filmit ai ishte ulur në një krevat, tregonte shumë, me figurën e tij. Në asnjë moment nuk ishte statikë apo monotonë, por dinamikë dhe konkret, e kjo është mjeshtëri e aktorit të kufizuar, nga grilat të nxjerrë shumë. Kuadrot ishin “thithur” mirë, tamam sikurse një duhanxhi i cili nuk ka pirë cigare me ditë të tëra, e kur e thit tymin e parë, ai në të vërtetë e përjeton. E i tërë filmi ishte një përjetim, jo vec individual, por edhe kolektiv. Një film shumë real, që tregon anën negative të drogës, mundimet e saja që në disa raste përfundojnë edhe me vdekje. Mesazhi dhe ideja ishte shumë e qartë, në një anë përfundon me vdekje – ana negative, kurse në anën tejtër, me shërim - ana pozitive. Shërimi kërkon përkrahje familjare dhe të afërme të tjerë, kurse kalon në mundime të tmerrshme të cilat i përballon personazhi i prekur nga kjo errsirë e tmerrshme. Mendoj se, të ishin disa skena më të shkurtra, filmi do të ishte më i fuqishmë, edhe pse , regjisori është dëshmuar tejet i mrekullueshmë dhe magjikë. Lirisht mund të them, se filmi që ka tematikë varshëmrinë nga droga, deri më tani është realizuar më së miri tek ne në Kosovë. Sjarina ka aritur të futet në shumë realitete të fshehta që ndodhin, por pikërsiht kjo është qëllim i një artisti të madh. Andaj, unë aspak nuk jam i zhgënjyer me filmin, por i kënaqur tërësisht, si në lojë, vijë dramaturgjike dhe regji, kam vërejte vetëm paska në skenar, ka mundur të jetë më i mirë në shumë raste, por ka arritur t’ia dal me ndihmën e regjisë.
*Autori është magjistër i dramës
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ilir Muharremi: “Bodrumi’ i Fadil Hysës
» Ilir Muharremi: Aktorët depresivë
» Ilir Muharremi: “Dejzillend” i Myftarit
» Ilir Muharremi: Ana ''tjetër'' e Alketës
» Ilir Muharremi: Çka është skulptura moderne?
» Ilir Muharremi: Aktorët depresivë
» Ilir Muharremi: “Dejzillend” i Myftarit
» Ilir Muharremi: Ana ''tjetër'' e Alketës
» Ilir Muharremi: Çka është skulptura moderne?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi