Ilir Muharremi: Çka është skulptura moderne?
Faqja 1 e 1
Ilir Muharremi: Çka është skulptura moderne?
Çka është skulptura moderne?
Nga Ilir Muharremi
Dikur mjeshtrit e mëdhenj të skulpturës thoshin se skulptura është një art i kufizuar tredimezional. Mirëpo, sot këto kufij janë rrënuar kur bëhet fjalë për diçka artistike. Vetëdija e artistit ka filluar të mos njohë kufij ti kapërcej horizontet e pa shkelura që dikur ishin vetëm ëndrra premtuese. Prej shumë kritikëve botëror, madje edhe shqiptarë arti i skulpturës më nuk është figurativ apo ndonjë formë e pastër, ajo ka filluar të zëvendësoj hapësirën tonë të bëhet një formë kryesore në hapësirë. Po e përsëris se skulpturë është çdo gjë që ekziston si formë në hapësirë, mirëpo ajo tashmë nuk është e kufizuar, por e lirë mund të vendoset gjithkund. Skulptura sa është objektive në të njëjtën kohë është edhe subjektive, mirëpo e ndryshueshme.
Sot, çdo skulptor kosovar është i lirë nuk është i kufizuar prej vendit të vet sikur që ishin dikur mjeshtrit e mëdhenj. Shumë pyetje ekzistojnë për skulpturën, por pak përgjigje. Pyetje bezdisëse me vite të tëra si p.sh nga kemi ardh ne dhe ka po shkojmë? Në fund do të fitojnë vetëm pyetjet. Përgjigjet do të mbesin vetëm një mister i mbështjellur me vello në kohë.
Çka është skulptura sot? Mirëpo, edhe kjo më nuk do të jetë e rëndësishme. Por, cila është detyra kryesore e një skulptori? Pasi që skulptori bart me vete epitetin artist dhe ai kur krijon një objekt, formë apo një shtatore gjigante, ai duhet ti shtoj kujdes shumë anës estetike ngase shquhet artist hyn në hirearkin e artistëve. E në ditët e sotme estetika mungon shumë. Ata dinë të flasin për estetikë, por nuk e praktikojnë. A ekziston tek ne në Kosovë skulptura moderne? A ka vesh ndokush për skulpturën moderne? Për t’ia dhënë përgjigjen kësaj pyetje nuk është shumë vështirë sepse skulpturat tona ende janë të spërkatura nga pluhuri i tradicionales. Moderniteti mbetet i vetmuar dikund i humbur në hapësirë. Çka do të thotë moderne? Me shekuj të tërë modernia paraqitet si një mur ndares mes tradicionales . Ajo më shumë i përkushtohet formave të reja të cilat janë të thelluara në mendje dhe në bashkëkohore. Shumë skulptorë të mëdhenj botëror pa marr parasysh që shquheshin si modern në veprat e tyre jeton diçka tradicionale si p.sh në skulpturat e Henry Moores, Naum Gabo e shumë të tjerë ka përzierje mes tradicionales. Ndërkaq, veprat e skulptorit të famshëm kosovar Agim Çavdarbashës janë sublimate skulpturale të formave primare të jetës. Përpunimi mjeshtëror i formës skulpturale ofron lexueshmërinë e poetikës dhe pulsimimin e boshteve strukturale të formës të sjellë në shenjë dhe simbol të pastër pamor tredimensional. Ky skulptor tashmë i ndjerë është pionier i skulpturës moderne.
Nëse provojmë të bëjmë pyetje për skulpturën ne duhet prapë të kthehemi në kohë. Ku është fillimi i gjithçkaje? Zbrazëtira? Kaosi? Gjithësia? E shumë probleme të tjera.... Përgjigja mbetet në gjumë....
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ilir Muharremi: “Ama dorën”, film i fuqishëm
» Ilir Muharremi: Ana ''tjetër'' e Alketës
» Ilir Muharremi: Aktorët depresivë
» Ilir Muharremi: “Dejzillend” i Myftarit
» Ilir Muharremi: Dështojnë “Artistët e së nesërmes”
» Ilir Muharremi: Ana ''tjetër'' e Alketës
» Ilir Muharremi: Aktorët depresivë
» Ilir Muharremi: “Dejzillend” i Myftarit
» Ilir Muharremi: Dështojnë “Artistët e së nesërmes”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi