Diskriminimi i shqiptarëve dhe i Kosovës po vazhdon
Faqja 1 e 1

Prof.dr. Jahja Kokaj
Përfillja
e kauzës së një kombi nga shtetet fqinj dhe shtetet e tjera
vendimmarrëse varet nga simpatia që gëzon ai shtet, apo
kompatibilitetit të tij i cili është i bazuar në përkatësin fetare,
mënyrën e jetës-sistemit ekonomiko shoqërore, gjuhës dhe nga ajo që
është më e rëndësishmja- nga pesha specifike e shtetit apo kombit në
fjalë. Né bazë të këtyre kritereve është historikisht e njohur që
përfillja e vullnetit të shqiptarëve ishte jo vetëm injoruese, por
përcillej edhe me diskriminime historike. Shqiptarët ishin rast i vetëm
në Evropë, të cilët qenë ndarë në pesë shtete. Pra çdokush që ka sy dhe
mendje të edukuar civilizuese sheh që kompaktësia kombëtare,
territoriale dhe të gjitha komponentet e nevojshme sipas definicionit,
plotësoheshin që shqiptarët të kenë një shtet të përbashkët etnik të
tyre në te cilin do të jetonin në paqe, demokraci dhe vetëmjaftueshmëri
ekonomike dhe mirëqenie fatlume.
Homogjenizimi serb dhe Serbia zyrtare gjithmonë “lirinë e tyre”
domosdoshmërisht e bazonte në robërimin e shqiptarëve. Serbia gjithmonë
kishte vetëmburrje patologjike ose prepotencë (flame-boyanci) ortodokse
të tejtheksuar. Ky profil i shoqëruar me veprime arrogante për çudi
ishte i pranueshëm që të mos them i përshtatshëm për sytë e Evropës dhe
të shumë shteteve botërore. Ishte me e pranueshme se sa e drejta
elementare e shqiptarëve, integrimi kombëtar dhe jeta në liri të
mirëfilltë.
Gjermanet integrohen në tërësinë e tyre kombëtare dhe si të këtillë
integrohen në Evropë, sllovakët dhe çekët dezintegrohen dhe integrohen
në Evrope, shtetet baltike dezintegrohen nga BRSS-ja dhe integrohen në
Evropë, kurse shqiptarët nuk bën të përmendin të drejtën e tyre ose
nevojën e korrigjimeve analoge historike, të ndahen nga okupatori dhe
të bashkohen në një shtet etnik shqiptar.
U deshën të vdesin më se dymbëdhjetë mijë shqiptarë, më se gjysma e
shqiptarëve të Kosovës të përjetojnë eksodin më të madh evropian që nga
koha e Holokaustit, të shihen mizoritë, tymi dhe flaka e paparë në
trupat dhe shtëpitë e shqiptarëve, në mënyrë që Amerika e Klintonit të
mobilizojë NATO-n për të intervenuar përkundër rezistencës ruse dhe
elementeve të tjera jodemokratike komuniste. Ky intervenim i NATO-s de
fakto vetëm ndërpreu vrasjet dhe eksodin e shqiptarëve por de-jure ky
intervenim dhe Rezoluta e famshme 1244 e KS të OKB-së nuk garantoi
lirinë e plotë të shqiptarëve. Përkundrazi shqiptarët nuk bën as të
belbëzojnë, e lere më ta kërkojnë bashkimin e tyre në shtetin e tyre
etnik sikurse të gjitha kombet civilizuese. Edhe pas pranimit formal të
Kosovës si shtet të pavarur, nuk iu lejohet bashkimi i shqiptarëve edhe
pse tani nuk i merret ky shtet askujt, por në mënyrë natyrore ose
normale do të bashkohej me pjesët e tjera të kombit. Krahasimi me
serbët e Bosnjës është i pabazë, ngase në këtë rast së pari duhet t’i
merret një pjesë Bosnjës për t’iu bashkuar Serbisë.
Këtu shprehet edhe një herë diskriminimi historik i shqiptarëve. Ata
duhet të kënaqen me ndërprerjen vetëm të reprezaljeve dhe vrasjeve
serbe, në një territor ose shtet të Kosovës, ku autonomia e enklavave
të një pakice etnike më pak se 4% ( të serbëve ) është e një niveli të
paparë në historinë e civilizimeve. Vetëm me këtë fraksion shumë të
vogël të popullsisë, serbët e Kosovës janë jo vetëm me të drejta
kombëtare shtetformuese, por ata të lidhur me enklavat dhe pasuritë
qindra mijë hektarësh jo vetëm brenda Kosovës, por edhe ata me këtë
tërësi janë të lidhur me vetë shtetin e Serbisë. Në këtë mënyrë
mundësohet depërtimi i veprimeve destruktive të Serbisë brenda shtetit
të porsaformuar të Kosovës. Poroziteti ose mosekistenca e kufirit të
Kosovës me Serbinë, mundëson veprimet destruktive të Serbisë zyrtare, e
shoqëruar me veprimtari kriminale e korruptuese në thellësinë e
enklavave ose në trupin dhe qelizat e shtetit të Kosovës. Në këtë
mënyrë serbët pengojnë jo vetëm zhvillimin ekonomik e demokratik, por
gjenerojnë një ngufatje të zhvillimeve ekonomike dhe politike.
Shqiptarët e Kosovës kanë filluar të heqin edhe nga psikologjia e tyre
kolektive, dallim bëjnë patriotët dhe intelektualët e vërtetë, të cilët
kanë vizion të mirëfilltë të lirisë dhe demokracisë, dëshirën ose
tendencën shekullore të tyre për t’u bashkuar me Shqipërinë - e drejte
e tyre normale historike. Ata me traditën e politikës së tyre gandiste
ose Rugoviane, janë të rreshtuar të durojnë. Të durojnë zhytjen e tyre
në thellësitë me të mëdha të varfërisë në Evropë, në korrupsionin e
gjeneruar në kushtet e përmendura, nën terrorin e paparë propagandues,
nënçmues dhe nazist të Serbisë zyrtare të sikronizuar me atë ruse.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Diskriminimi ndaj shqiptarëve të Kosovës Lindore, i njëjtë si në regjimin e Milosheviqit
» Vazhdon ikja e shqiptarëve nga Kosova
» „Jus sanguinis“ ua jep shqiptarëve të Kosovës të drejtën e shtetësisë në shtetin amë
» Blerim Shala:Shteti i Kosovës dhe fuqizimi i shqiptarëve në Ballkan
» SHBA: Ministri Hyseni vazhdon lobimin për njohjen e Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi