Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nuhi Veselaj: Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme (VI)

Shko poshtë

Nuhi Veselaj: Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme (VI) Empty Nuhi Veselaj: Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme (VI)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 15, 2009 3:43 am






Nuhi Veselaj: Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme (VI) U1_NuhiVeselajRRETH IDENTITETIT TË GJINISË ASNJANËSE NË
SHQIPEN E SOTME


Nga Dr. Nuhi Veselaj








VI. Anashkalimi i vlerave reale të asnjanësit


në shqipen e sotme pasojë
e veprimeve





nxituara
APO JO?





Arritëm në kreun e gjashtë të këtij
punimi dhe nuk dimë se e kemi gjetur apo jo, përgjigjen e plotë dhe të duhur në
pyetjen pse lindi njëfarë keqkuptimi ndaj asnjanësve të paranyjëzuar që nga
vitet e ’50 deri nga vitet e ‘80-a të shekullit të kaluar dhe që në njëfarë
mënyre pasojat e një veprimi të tillë ndihen edhe sot?






Ne, siç po
shihet nga titulli i këtij kreu, kemi bindjen personale se një dukuri e tillë e
anashkalimit të vlerave të asnjanësit, është shfaqur, si të thuash,
subjektivisht dhe ishte kryesisht pasojë e konstatimeve të nxituara të
standardologëve tanë të kohës Po si dhe pse






ndodhi kështu? Si u
formëzua dhe si u sendërtua një qëndrim i tillë? Mos vallë, atëbotë, nuk
njiheshin mirë vlerat reale të emrave të kësaj gjinie apo jo?.






Sidoqoftë,
pyetjeve të saposhtruara lidhur me këtë mbase më mirë mund t’i përgjigjeshin
standardistët e atyre viteve dhe pasuesit e tyre sot, megjithatë, neve situata
e trajtimit të temës ose vetë përmbajtja e titullit që u vumë këtij kreu na
imponon që të shprehim mendimin tonë rreth kësaj çështjeje, ashtu siç na merr
mendja, madje qoftë edhe guximtarisht.






Natyrisht, e do
puna, të tregojmë se ku e mbështesin mendimin tonë, në cilat fakte?



Këtu, pra, pa hyrë
thellë në pyllin ende të pashkelur mirë të çështjes përkatëse në shqyrtim, ne
përgjigjen tonë e mbështesim në këta tre faktorë:






së pari, në
reagimin e E. Xhuvanit, të viteve të ’50-a;



së dyti, në
zëvendësimi i asnjanësit prejpjesor të paranyjëzuar me trajta foljore në
fjalorin tonë shpjegues FGJSSH të vitit 1980 dhe



së treti, do të
ndalemi rreth një konstatimi të nxituar kundërthënës të prof A. Kostallarit .






Të shohim tani
radhazi pak më në hollësi rreth përmbajtjeve të fakteve të sapocekura prej nesh
lidhur me temën në shqyrtim















1) Çka
mësojmë nga reagimi i prof. A. Xhuvanit






Prof. Aleksandër
Xhuvani, nga fundi i viteve ‘50 të shekullit të kaluar, duke mos e pëlqyer
zëvendësimin e trajtave të asnjanësve si: të ecurit, të ngrënët, të qepurit,
të ngrirët, të priturit, të fjeturit
që bëheshin me emrat e prejardhur me
-je: ecje, ngrënie, qepje, ngrirje, pritje, fjetje, pati reaguar, mjaft
fuqishëm, ku veç tjerash pati theksuar si vijon:






“Duket
faqezi se asht ba nji përdorim i tepërm i emnavet abstraktë me
prapashtesa e sidomos me prapashtesën -je, tue nxjerrë jashtë emrat prejpjesorë
të gjinisë asnjanëse“
dhe më tej konstatonte se kjo dukuri
kishte ardhur ”nga gjuha e shkrimit e më fort ajo e shtypit të përditshëm, e
cila ka marrë nji tendencë theksuese në të përdorunit e emrave abstraktë me -je
dhe kjo vjen jo nga shtjellimi historik i gjuhës sesa nga influenca e gjuhëve
të hueja neolatine ose sllave, qofshin këto nga të cilat përkthejnë e në
të cilat zotëron ky proces i konstruktit sintetik të frazës me emra sufiksorë”.
(Shih: Aleksandër Xhuvani, Vepra I, Tiranë 1980, f. 173.)






Kështu nga ky
reagim shpjegues meditues kuptojmë faktin se dukuria e zëvendësimit të
asnjanësve të paranyjëzuar me emra prapashtesorë nuk ishte pasojë e “shtjellimit
historik
”, d.m.th. nga evolucioni i brendshëm i gjuhës sonë, po vinte
nga ndikimi i jashtëm, d,m,th, nga ndikimi i gjuhëve të huaja në gjuhën e
shtypit, (pra nga gjuha e përthimit), ndikim ky formal subjektiv i gazetarëve
pa përgatitje të duhur gjuhësore ose siç del nga shpjegimi i tij, se
përkthyesit e gazetarët nuk e njihnin aq mirë natyrën e gjuhës popullore dhe kështu
të ndikuar nga gjuhët e huaja përkatëse dhënëse këta fusnin në përdorim pa
kriter emrat sintetikë, me prapashtesim, ndërsa asnjanësit (prejpjesorë e
prejmbiemërorë) i anashkalonin, vetëm pse ata ishin analitikë, d.m.th. të
parashoqëruar me nyjën e përparme që nuk i kishin ashtu barasvlerësit përkatës
gjuhët e huaja, sllave e neolatine.



Pra, mendimi i
prof. A. Xhuvanit nënkuptohet se anashkalimi me tepri i asnjanësve të
paranyjëzuar bëhej, ngase nuk njihej sa duhej vlera e asnjanësve dhe për këtë
shkak në gjuhën e gazetave e të përkthimit nuk përfillej natyra e gjuhës
shqipe.



Si duket reagimi i
prof, A. Xhuvanit nuk e pati ndikim e jehonë të duhur në atë kohë, jo vetëm te
gazetarët e përkthyesit, por as tek standardologët e kohës, sepse anashkalimi i
trajtave të asnjanësve, jo vetëm nuk u frenua, por përkundrazi u përkrah
ndërkohë, jo vetëm nga masmedia, por edhe nga njerëzit autoritarë të
institucioneve shoqërore-shtetërore të kohës, përkatësisht nuk u mbështet
kërkesa e prof. A. Xhuvanit as nga kuadrot gjuhësore që aktivisht punonin ose
që kryesonin veprime lidhur me procesin e konsolidimit, më drejt të njëzimit
të normës së shqipes letrare në atë periudhë. Kur themi kështu kemi
parasysh hartimin e teksteve shkollore e shkencore të asaj periudhe e më vonë
që ndërlidhet me periudhën organizuese e dirigjuese para e pas Kongresit të
Drejtshkrimit (1972), kur prof. A. Xhuvani fizikisht nuk ishte më.










2) Pasojat nga zëvendësimi i asnjanësit prejpjesor me trajta




foljore në FGjSSh (1980)






Si fakt a veprim
tjetër me rëndësi me të cilin për pasojë u degraduan nga përdorimi
asnjanësit e paranyjëzuar, sidomos ata prejpjesorë, përveç zëvendësimit me
trajta të emrave të prejardhur me prapashtesim asnjanësit prejpjesorë me -im,
-je, ku duhej e ku nuk duhej, po përmendim edhe faktin se në Fjalorin
e gjuhës së sotme shqipe
(1980), në vend të asnjanësit që praktikohej në
Fjalorin e gjuhës shqipe (1954) në mbi 1000 raste për shpjegimin e kuptimit të
prejpjesorëve edhe të emrave përgjithësisht, tashti në fjalorin shpjegues
normativ (1980), nuk përdorej më, sepse në vend të tij futet në përdorim
një shprehje tjetër me folje. Konkretisht në këtë formulim të ri. prejpjesori
përkatës me prapashtesën -im ose -je shpjegohet jo me sinonimin
në trajtën përkatëse të asnjanësit, po me tekstin sqarues: kuptimi sipas
+ folja përkatëse (nga e cila shënohet veta I njëjës e
dëftores (veprore dhe pësore).



Në mënyrë që
lexuesi ta ketë më lehtë me e kuptue këtë ndryshim formulimi dhe veprimi, po
japim në vijim 5-6 shembuj nga të dy burimet, për të njëjtën fjalë, ku shihet
se si është bërë konkretisht zëvendësimi i asnjanësit nga trajtat përkatëse
foljore:






1 Në FGJSH 1954:


ARNIM - t’arnuarit.


BLERJE - veprimi i të blerit.



GDHENDJE -të gdhendurit.



MBYTJE - të
mbyturit.



PRITJE-
të priturit.



PËRMIRËSIM - të përmirësuarit, të sjellët në një gjendje më të



mirë.



2.Në FGJSSH 1980:


ARNIM - Veprimi
sipas kuptimit të foljeve arno, arnohem.



BLERJE -
Veprimi sipas kuptimit të foljeve blej blihem.



GDHENDJE -
veprimi sipas kuptimit të foljeve gdhend gdhendem



MBYTJE -
Veprimi sipas kuptimit të foljeve mbyt mbytem.



PRITJE -
Veprimi sipas kuptimeve të foljeve pres II pritem II.




PËRMIRËSIM 1. Veprimi dhe
gjendja sipas foljeve përmirësoj




përmirësohem.
2. Tërësia e ndërtimeve, ndreqjeve.






Për mendimin tonë
formulimi në FGJSSH (1980, pa e kontestuar zgjidhjen e tillë atraktive
sinonimike, nuk duket se është aq shumë i qëlluar semantikisht sa ta
zhvlerësojë a ta rrëzojë tërësisht si të pa vlerë formulimin me asnjanësin nga
FGJSH (1954). Sigurisht zëvendësimi i tillë kërkon sqarim. Lidhur me këtë mund
të shtrohet pyetja: Është marrë parasysh fakti, apo jo, se nga veprimi i
kuptimit të foljes
nuk del vetëm kuptimi i veprimit a i gjendjes
së emrave me -im e -je, por edhe ai i gjendjes në raste,
por sidomos edhe i rezultatit të veprimit etj, por edhe i prejfoljorëve të
tjerë, siç janë prejpjesorët pandajshtesorë, asnjanësi prejpjesorë e
prejmbiemërorë me -esë, -si, shmëri etj., pastaj femërori me paranyjëzim,
ai me prapavajtje e të tjerë!? Madje, mund të kërkohet sqarim pse të dyja trajtat
diatezore (veprore e joveprore) emërtohen në shumës si me qenë dy folje?!
Krahaso tekstin: Veprimi sipas foljeve...(?) Po ashtu mund të
shtrohet pyetja, edhe pse del përgjigja e qartë: Një veprim i tillë i
zëvendësimit sa la rrjedhojë në pasivizimin e asnjanësit, pasi është fjala për
mbi 1000 raste?!



Sidoqoftë,sigurisht
pyetjet e tilla hapin diskutim, por për mendimin tonë, assesi, nuk duhet
vënë në dyshim ligjshmërinë e mënyrës së tillë të formulimit. Madje as që
mendojmë se duhet kërkuar rishikimi e një përdorimi të tillë sinonimik. Qëllimi
ynë është të konstatohet se edhe ky fakt, përveç zëvendësimeve pjesërisht
arbitrare, do të ketë ndikuar në një mase jo të vogël në pasivizimin e emrave
të paranyjëzuar të gjinisë asnjanëse.. Pra, zvogëlimi i numrit të asnjanësve në
Fjalorin normativ (1980), do të ketë ndikuar që edhe në kontekste të tjera
asnjanësi në fjalë të mos e ketë tretmanin e duhur. Për mendimin tonë lidhur me
këtë rast-veprim është dashur të jepet sqarimi i duhur, ngase mungesa e një
shpjegimi a trajtimi të tillë mendojmë se ka lënë pasoja të konsiderueshme që
nuk janë të pavërejtshme edhe sot..






Po e sqarojmë
kalimthi edhe një fakt tjetër. Edhe në Fjalorin e M. Elezit është praktikuar
një zëvendësim i tillë i asnjanësit, sepse edhe aty prejpjesori shpjegohet me
foljen përkatëse, por jo me të tashmen e dëftores, po me trajtën e paskajores
së mirëfilltë. Në të vërtetë asnjanësi prejmbiemërorë shpjegohet me formulimin
emërzimi sipas + mbiemri përkatës, ndërsa prejpjesorët (edhe
asnjanësi) sqarohen me formulimin “veprimi sipas + infinitivi me
+ pjesore
, d.m.th. shpjegimi bëhet sipas trajtës së paskajores së
mirëfilltë, zakonisht edhe këtu me të dyja format diatezore (veprore e pësore),
si p.sh:



Grizatje
f.-
Veprimi sipas me grizatë me u grizatë



grizatzurit
as. Veprimi sipas me grizatë, me u grizatë.; grizatej


ose


Çermim m. Veprimi
sipas me çermue me u çermue.





çermuarit
as Veprimi sipas me çermue me u çermue, çermim.






Pra M. Elezi, të
dy prejpjesorët sinonimikë abstraktë i shënon veç e veç. Asnjanësin dhe të
prejardhurin me -im ose -je i shpjegon njësoj me
paskajore, por pas shpjegimit të kuptimit të asnjanësit e shton sinonimin e
prapashtesorit me -im ose -je, duke i dhënë kështu njëfarë
përparësie prejpjesorit përkatës prapashtesor, ndërsa dy trajtat e foljes nuk i
emërton në shumës dhe nuk e përmend fare foljen në togfjalësh: Veprimi
sipas foljes
, që praktikohet në Fjalorin e Akademisë (FGjSSh
1980, përkatësisht FSHS (1984, 2006), por vetëm Veprimi sipas .+
paskajorja e mirëfilltë.






Sidoqoftë, pa
marrë parasysh faktin se nuk e kontestojmë një zgjidhje tillë me trajtën a
trajtat përkatës të foljes a të foljeve, që praktikohet në fjalorin përshkrues
normativ, mund të themi se një dukuri e tillë nuk ka ngjarë nga evoluimi i
brendshëm i formave të asnjanësit të paranyjëzuar, por nga të shpikurit
të një mënyre të re të të shprehurit sinonimik, nga hartuesit fjalorit normativ
shpjegues të gjuhës shqipe, sigurisht me bindje se kjo mënyrë është zgjidhje më
e mirë se shpjegimi me asnjanës.










3) Rreth një konstatimi të nxituar kundërthënës




të prof. A.
Kostallarit






Arkitekti, i pari
me emër, ndër hartuesit e Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe (1980),
prof Androkli Kostallari, pothuajse pas 20 vjet distance nga reagimi i prof. A.
Xhuvanit, përkatësisht pas afro 30 vjetësh pas botimit të FGjSh (1954),
lidhur me asnjanësit riparaqet mendimin e vet, duke parashtruar këtë rast edhe
të dhëna me interes, të cilat mund të shërbejnë e të frytëzohen edhe si
përgjigje edhe për çështjen e shtruar prej nesh, ndonëse ne, siç shihet nga
formulimi i nëntitullit e quajtëm konstatim të nxituar kundërthënës.



Në të vërtetë,
paraqitja e e diskutueshme eprof. A. Kostallarit ka ndodhur më 1989, pothuajse
10 vjet pas botimit të FGjSSh (1980), ku asnjanësi, vërtet, kishte përfaqësim
jo të plotë, të diskutueshëm si nga pikëpamja numerike ashtu edhe nga ajo
përmbajtësore. Sido që të jetë, ja tani inserti integral lidhur me çështjen
e asnjanësve i nxjerrë nga një punim mjaft i gjatë i prof. A.Kostallarit :






“Në
shqipen e sotme letrare nuk mund të flitet më për emra asnjanës të panyjshëm si
kategori e gjallë leksiko-gramatikore. Struktura morfologjike e gjuhës
sonë letrare njeh vetëm tipin e paranyjëzuar të emrave asnjanës si tip
veprues
(emrat prejpjesorë të tipit: të hyrët, të ngrënët, të menduarit dhe
emrat prejmbiemërorë të tipit: të bardhët të kuqtë, të zitë, të ftohtë. Kalimi
i emrave asnjanës (të panyjshëm, d.m.th. i emrave asnjanës të vjetër të
mirëfilltë të shqipes si ballë, brumë, grurë, ujë etj. në njërën anë në
klasat e emrave mashkullorë e ka thjeshtëzuar më tej strukturën morfologjike të
shqipes së sotme letrare. Po edhe emrat asnjanës të paranyjëzuar nga pikëpamja
morfosintaksore sot paraqiten si kategori gjsmasnjanëse gjysmëmashkullore (p.sh.thuhet të ftohtët e dimrit. E duron të ftohtët. Ka marrë të ftohtë.
por të ftohtë i madh, jo madh. E kaluam të ftohtin e
madh
etj.) Kjo lidhet në radhë të parë jo me humbjen e pothuajse
plotësisht të gjinisë asnjanëse të fjalëve përcaktues
(të mbiemrave,
të përemrave dëftorë e pronorë), por me vetë rrudhjen
a shuarjen
e kategorisë së asnjanësit tek emrat e shqipes
, dukuri që ka
sjellë pasojat e veta në gjithë sistemin emëror, pra edhe tek mbiemrat,
numërorët e
përemrat. Kjo dukuri ka nevojë të sqarohet më tej me
studime të veçanta, duke iu nënshtruar një analize të thelluar shkencor
e.
Në përgjithësi mund të thuhet se me shuarjen e asnjanësit në fushën e emrave
të mirëfilltë të shqipes
është krijuar sot në gjuhën letrare një sistem
i ri gjinisor
me ndarje pothuajse dihotimike, në emra mashkullorë e
femërorë
”.
(Shih: Studime mbi leksikun...
III, Tiranë
1989 f. 54-55.)






Të vihet re se nga
ky tekst i shkurtër i prof. A. Kostallarit, i cili në shikim të parë
sipërfaqësor të lë përshtypje se mund të merret si shembull se si me pak fjalë
mund të thuhet shumë, për kur hyn në brendi të tij fiton bindjen se aty janë
shprehur vërtet konstatime të përziera disi të mbështetura mirë, por njëherazi
edhe konstatime të nxituara kundërthënëse dhe si të tilla dalin edhe shumë të
diskutueshme



Ne pak si
tërthorazi, por edhe drejtpërdrejt në konstatimet e tij, shohim çështje
kundërthënëse, prandaj kërkojmë nga lexuesi që paraprakisht të përgatitet për
t’i vlerësuar sa më drejt këto dy çështje të diskutueshme:



e para, në këtë
paraqitje të prof. A. Kostallarit ka apo jo vërtet kundërthënie në krahasim
me konstatimet e mëparshme të parashtruara ose të miratuara prej tij dhe



e dyta, një
qëndrim i tillë sa ishte ndikues tek kuadrot pasuese të tij dhe ato pasoja
rreth pasivizimi të asnjanësve a ndjehen ende në shqipen e sotme letrare nga
mbrojtësit fanatikë të normës së shqipes së sotme letrare?






Në vazhdim, po
shfaqim, pra, ndonjë vlerësim tonin, siç thuhet: për e kundër.



Së pari po
përmendim faktin se nga ai insert si anë pozitive parimore që s’mund të mohohet
dot po theksojmë kërkesë-porosinë me vend të autorit që dukuritë rreth
asnjanësve patjetër duhet t’i shtrohen një analize të thellë
shkencore.
Me një kërkesë të tillë, si të thuash, ai e pranon se kjo temë
nuk del e trajtuar mirë, andaj lë vend që edhe konstatimet e tij lypsen
verifikuar.



Së dyti, po
përmendim rezervën tonë rreth disa mendimeve të tij në disa pika:



E para, që në fillim
po theksojmë se konstatimin e tij se: “në gjuhën e sotme letrare nuk mund të
flitet më për emra asnjanës të panyjshëm si kategori e gjallë
leksiko-gramatikore”,
kemi vetëm një dozë të vogël rezerve, sepse na
duket se ai qëndrim mund të kuptohet si kategorik, ngase edhe gjuha e
sotme letrare,
kuptohet në domen të ngushtë ka emra asnjanës të
ndërlidhur me fjalë e fraza
të gjalla, të cilët janë
të pazëvendësueshme, të cilat gjithsesi janë të pranueshme edhe për standardin.
Bie fjala te fjalia- periudha: Me e la kryet me ujët të ftohtë, mendja e
zemra të ndiejnë të ngrohtë(!). E
mrat kryet dhe ujët
këtë fjali janë asnjanës, madje edhe fjala mendja mendtë mund të
konsiderohet se ende mund të ruajë ndonjë element të emrit asnjanës të
paparanyjëzuar dhe siç dihet këto fjalë, jo vetëm në këtë fjali, por edhe në të
tjera, janë të gjalla ashtu siç gjallërojnë edhe disa shprehje frazeologjike e
idioma me emra në gjininë asnjanëse që i takojnë standardit.






E dyta, edhe më
kundërthënës del te konstatimi tjetër, kur në njërën anë e pranon se “emrat
asnjanës të paranyjëzuar nga pikëpamja morfosintaksore, sot paraqiten jo me
humbjen tërësisht të gjinisë, por si kategori gjysmasnjanëse
gjsmëmashkullore
,
të cilët, (s‘dimë pse që dy tipat) i quan si një
tip veprues, kursenë anën tjetër del kategorik, kur konstaton
ose parakumton: shuarjen e kategorisë së asnjanësit tek emrat e
shqipes(?!).
Këtu, thua se harron se paranyjëzorët
(asnjanës) i quan vetë, siç janë; tipa veprues, por këtë
konstatim e neutralizon në përfundimin se gjoja “me shuarjen e asnjanësit në
fushën e emrave të mirëfilltë të shqipes është krijuar sot në gjuhën letrare
një sistem i ri gjinisor me ndarje pothuajse dihotimike, në emra mashkullorë e
femërorë
”!?



Pra, kjo dihotimi
si sistem
a mund të quhet si e tillë, si punë e mbaruar “me shuarjen e
asnjanësit”,apo jo, kur anashkalohen dy tipat prodhues(?!), të cilët nuk
dimë pse (asnjanësit prejmbiemërorë dhe ata prejpjesorë) i quan ose i
konsideron, siç u tha, si një tip të vetëm?!



Në kundërshtim me
mendimin kategorik të prof. A. Kostallarit shprehet edhe studiuesja Rosana
Rushiti. Në të vërtetë, kjo studiuese, ndonëse nuk e sheh problemin plotësisht
me qartësinë e duhur, siç e kemi interpretuar ne, megjithatë nuk bën keq, po
bën shumë mirë, kur konstaton se “ka raste, që emri prejfoljor
(asnjanësi prejpjesor i paranyjëzuar n.v. ) i cili e ka më të theksuar
kuptimin e procesit është i pazëvendësueshëm”,
sepse sipas saj emrat
prejfoljorë prapashtesorë
janë përgjithësuar me kuptimin e rezultatit të
veprimit
(Vepra e cit. f. 365).



Pra, kur koncepti
del i pazëvendësueshëm me fjalë të tjera, atëherë vërtet s’mund të bëhet fjalë
për “shuarjen e gjinisë asnjanëse tek emrat e shqipes”?!, siç .i del
prof. A. Kostallarit!






E
treta, kemi vërejtje edhe rreth shembullit ilustrues të cekur aty: të ftohtë
i madh
ndaj të ftohtët të madh, ku prof. A. Kostallari bashkë me
shuarjen e treguesve shoqërues të asnjanësit parasheh edhe zhdukjen
e vetë asnjanësit. Vërejtjet tona po i shprehim në vijim në kë[to katër
nënpika:



1. Një shembull i
vetëm, të ftohtë i madh ndaj të ftohtë të madh, siç dihet nuk
mjafton për t’u kualifikuar një dukuri e tillë si përgjithësuese ose si
një punë e thënë e bërë, përkatësisht, nuk mjafton që të shpallet kategoria e
asnjanësit si një kategori jo e gjallë, e shuar ose e dalë kohe
evolucionisht.



2. Ç’është e
drejta njëjësi i mbiemrit të emërzuar mashkullor, siç e pamë më sipër, ndonëse
i specifikuar a i rezervuar vetëm për emërtimin e njerëzve ose të ndonjë
dukurie a një gjësendi konkret mund të jetë dëgjuar e thënë spontanisht nga
ndokush njeri i ftohtë/ i ftohti (njeri). Pra, mund të jetë
dëgjuar po ashtu i shprehur spontanisht edhe me kuptim të një asnjanësi
ftohtit e madh, mbase edhe i ftohti i madh
!, e ku ta dimë, po kjo trajtë,
siç dihet, bie në kundërshtim me normën në fuqi. Pikërisht ky shembull është
shënuar në Gramatikën e Akademisë (f. 160), si rast që nuk duhet
përdorur, prandaj nuk e shohim të arsyeshëm që pikërisht rastin e tillë e cek
prof. A.. Kostallari, për të përgjithësuar një dukuri të paanalizuar mirë. Po
përsërisim, pikërisht rasti në fjalë konsiderohet si shembull tipik
i shkeljes së normës standarde në fuqi si në planin drejtshkrimor, ashtu
edhe në atë semantik, andaj ai shembull s’mund të konsiderohet me perspektivë
të hapur, aq më tepër kur i kundërvihet një rregulle gramatikore e rregulla,
siç dihet, është në vetvete një strukturë e ravijëzuar relativisht e qëndrueshme
në suazat e sistemit gjuhësor. Me fjalë të tjera më mirë do të ishte të merrej
ndonjë shembull tjetër i diskutueshëm që t’i përgjigjej më mirë dukurisë së
caktuar kundër normëzimit të sotëm, nëse vërtet ekziston.



3. Në të vërtetë,
mund të dëgjohet e të thuhet normalisht të ftohtët e madh si dhe të ftohtit e
madh, ashtu si të ecurit e drejtë dhe të ecurët e drejtë, , por për ne
ka rëndësi se masivisht nuk po thuhet i ftohtë i madh a i ftohti i
madh,
përkatësisht i ecuri ose e ecura e drejtë, por po përdoret
nyja e përparme, e cila është karakteristikë a pjesë e pandarë e njëjësit të
asnjanësit të pashquar e të shquar përkatës në rasën emërore (e kallëzore)dhe
në vazhdimësi



Siç dihet,
nyja e përparme në gjuhën tonë kryen dy funksione edhe si formant
fjalëformues edhe si element gramatikor, dhe si e tillë del mjaft e
qëndrueshme, pikërisht si karakteristikë a pjesë përbërëse e pandarë
e asnjanësit të paranyjëzuar..



Pikërisht në dobi
të zgjidhjes së çështjes të prekur nga prof. A. Kostallari, po sjellim disa
shembuj nga gjuha e thjeshtë popullore, ku të ftohtët del me nyjë-mbaresën
shquese -it, por nyja e përparme e emrit del e qëndrueshme, siç janë këto
shprehje popullore nga trevat e Veriut:






T’ftoftin
kodra e përcjell e lugu e mbledh. T’ftoftit e hjek t’ftoftin me t’ftoftë.
T’ftoftit e ka fajin e brymës po i jet dami. T’ftoftit edhe bryma e shkretë,
s’i lenë laknat tona me rritë krye si donë vetë. T’ftoftit t’nishkon, fjala
t’shiton.
(Shih: D. Bajraktari, Fjalë të urta dhe thënie popullore
shqipe
, Prishtinë, 1994, f. 517.)






Të vihet re se te
shembujt e tillë, sidoqoftë nyja e përparme si karakteristikë e veçantë e
njëjësit të asnjanësit të paranyjëzuar, siç u tha, përherë në të gjitha
situatat po del e qëndrueshme. Sidoqoftë, nëse spontanisht në të folur të
shkujdesur nga individët e caktuar mund të dalë edhe ndonjë fjalë a shprehje,
kur nyja e përparme del e konvertuar në -i, kjo nuk mund të godasë
rregullën gramatikore në fuqi, e cila e mbron strukturën me asnjanësin në
trajtën me nyjën e përparme dhe të prapme -t(ë) .



Në të vërtetë,
edhe kjo dukuri lypset ndjekur, por përgjithësimi i një përftim të rastit nuk
duhet pranuar si prirje për ndryshim rregullash.




4. Edhe nga shembujt e tjerë që do t’i sjellim më poshtë sa për ilustrim, një
konvertim i tillë, siç e kemi trajtuar edhe më përpara në këtë punim dhe siç do
ta sprovojmë tani, në dy versionet e mundshme rindërtuese, del i pa
qëndrueshëm, si p.sh.:




a) Ata kishin një të bardhë (të ngrohtë, të ecur, të folur, të theksuar
etj.)
joshës ose Të bardhët (të
ngrohtët të ecurit, të folurit, të theksuarit)
e tyre ishte
joshës
.. Pra jo i bardhë-i as e bardha e tyre po një
bardhë të bardhët.




b) E kishte përvetësuar mirë artin e të shkruarit (të
folurit, të recituarit, të gatuarit
etj.) ose E kishte
përvetësuar mirë të shkruarit ( të folurit, , të ecurit,
të recituarit, të gatuarit
etj. ) si art., e kështu me radhë.




c) Fenomeni i të ftohtit (të folurit, të aguarit, të
dridhurit, të kollituri
etj.) është i njohur prej nesh
ose Të ftohtët (të folurit, të aguarit, të
dridhurit , të kollituri
etj.) si fenomen është i njohur prej nesh.



ç) Mënyra e
kënduarit
(të vallezuarit, të kërcyerit, të luhaturit,
të kollituri
etj.) ishte karakteristikë e veçantë për ta ose
kënduarit
(të vallezuarit, të kërcyerit, të luhaturit, të stolisurit
etj) si mënyrë ishte karakteristikë e veçantë për ta.






Pra, për të gjitha
këto arsye të cekura në katër pikat e nënpikat përkatëse konstatimin e prof. A.
Kostallarit ne e quajtëm kundërthënës dhe të nxituar.







Sipërfundim






Nga sa u tha në
këtë krye mund të nxjerrim si përfundim se në realitetin tonë gjuhësor
zëvendësimi me sinonimikë të tjerë nën ndikimin e gjuhëve të huaja që ceket në
reagimin e prof A. Xhuvanit, as zëvendësimi i konceptit përkatës të
asnjanësit me forma të tjera, siç ishte rasti në fjalorin shpjegues të shqipes
letrare, madje as konvertimi i asnjanësve në gjini të tjera, nuk mund ta kenë
dëmtuar asnjanësit e shqipes sa të përçmohet ekzistenca e tyre. Në të vërtetë,
me tejkalimin e sprovave në fjalë asnjanësi tregoi forcën e identitetit
të vet, sepse përkundër të gjitha këtyre sfidave vitaliteti i asnjanësve të
paranyjëzuar assesi nuk ka shënuar jo vetëm zhdukje, po as tkurrje,
përkundrazi, kur kemi parasysh nënfushën e qartë semantike që e mbulon,
kemi rritje numri të asnjanësve të tillë në standardin e sotëm gjuhësor.



Së këtejmi, po
përsërisim, meqë asnjëra nga tri-katër faktet e sipërpërmendura, as ndikimi
i gjuhëve a i konstrukteve lë huaja, as zëvendësimi me sinonimet përkatëse që
nga Rilindja e këndej
, as zëvendësimi i koncepteve të asnjanësit me
format foljore, madje as supozimi i konvertimit në gjininë tjetër, nuk
kishin mbështetje të forta e të përligjura evolucionore, anashkalimi i emrave
të gjinisë asnjanëse në burimet e caktuara normëzuese mund të quhet si veprim
arbitrar e me pasoja i shkaktuar nga keqkuptimi normëvënësve përkatës.



Fundja, siç u cek
më sipër, standardologët tanë të sotëm nuk duhet të bien pre e prirjes së
tejdukshme që treguesit anësorë të asnjanësit pothuajse tërësisht janë
shpërbërë, duke kaluar në gjininë mashkullore (përemra, mbiemrat e numërorët) e
vërtetë kjo e padiskutueshme, por në radhë të parë duhet ta shikojnë interesin
e shqipes si sistem, sidomos përplotninë e strukturave të shqipes standarde,
sistem ky i ravijëzuar sipas stileve funksionale, jo vetëm për sot e për nesër,
por edhe për pasnesër e deri në pa kufi. Të jemi më të qartë, duke pasur
parasysh nyjën e përparme karakteristike të asnjanësit të
paranyjëzuar si dhe nënfushën e qartë semantike që mbulojnë emrat e tillë në
kuadër të fushës së gjerë të abstraksionit, atëherë kategoria e tillë emërore
duhet ta merret, si me thënë, në mbrojtje, në mënyrë që mos të ndodhin
në të ardhshmen përçmime të trajtave të tilla, siç kanë ndodhur në etapën
e diskutueshme prej nesh, pasojat e të cilave po ndihen ndjeshëm edhe
aktualisht.



Në këtë kontekst
po ripërmendim për të mirë hartuesit e Fjalorit të gjuhës shqipe 2006, të cilët
kanë futur në standard numër të konsiderueshëm të asnjanësve dhe ky veprim li
tyre e të shërbejë jo si gjest, po si shembull i mirë që edhe
standardologët e tjerë të ndjekin të njëjtën rrugë, duke e vlerësuar drejt edhe
rolin e emrave asnjanës dhe përdorimin e tyre në burimet përkatëse
normative.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi