Nuhi Veselaj: Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme (VII)
Faqja 1 e 1

RRETH IDENTITETIT TË GJINISË ASNJANËSE NË SHQIPEN E SOTME
Nga Dr. Nuhi Veselaj
VII. ÇËSHTJE TË HAPURA SPECIFIKE RRETH
ASNJANËSIT NË SHQIPEN E SOTME
Ndonëse pothuajse krejt punimi i paraqitur në krerët e mëparshëm mund të thuhet se e trajton gjininë asnjanëse si çështje të hapur, megjithatë, ne, në këtë krye të parafundit, do të shkëpusin si më specifike disa çështje të një natyre paksa më të ndryshme, edhe pse ndonjëra prej tyre mund të jetë përmendur e trajtuar por dosido më përpara.
Konkretisht do t’i trajtojmë tash fill, së pari, dy çështje të përgjithshme që mund të quhen edhe vërejtje të përgjithshme dhe së dyti, disa çështje të veçanta, të cilat kërkojnë zgjidhje praktike procesore imediate.
1. Çështje ose vërejtje të përgjithshme
Si probleme të përgjithshme të hapura që mund të quhen edhe tërheqje e vërejtjes po përmendim, së pari, çështjen konsolidimit të termave të tipave të asnjanësve dhe së dyti, përcaktimin më me saktësi rreth nënfushës semantike që mbulojnë sot, sidomos asnjanësit e paranyjëzuar në kuadër të fushës së abstraksionit.
Rreth përkufizimit të emërtimit të tipave të asnjanësve
Siç e pamë nga analiza studiuesit jo vetëm nuk kishin qëndrim të qartë rreth funksionimit të asnjanësve, madje ata nuk ishin as të një goje rreth emërtimeve dhe interpretimeve përkatëse. Kështu, bie fjala, asnjanësit e tipit të parë konsideroheshin si asnjanës të vetëm, të cilët edhe quhen asnjanës të mirëfilltë ose primitivë, madje edhe vetëm asnjanës të paparanyjëzuar, e kështu disi. Po ashtu edhe dy tipat e asnjanësve të paranyjëzuar në burime të caktuara, quhen me emërtime të ndryshme si p.sh.:të dy tipat quhen emra abstraktë të gjinisë mashkullore (A. Xhuvani), asnjanës të nyjshëm, asnjanës të nyjëzuar, asnjanës të paranyjëzuar (Sh. Demiraj), madje u quajtën edhe si emra abstraktë të gjinisë gjysmëasnjansëse / gjysmëmashkullore (Kostallari), d.m.th pa u ndarë në tipa të veçantë, të cilët dallohen sipas prejardhjes: prejmbiemërore ose prejpjesore. Ka raste që si asnjanës e paranyjëzuar të quhen vetëm emrat prejfoljorë ose ata prejpjesort. Ashtu e ndeshim të emërtuar b.f. te librit shkollor, Gjuha shqipe 6, Tiranë 2003 f. 12, po edhe në punimin e studiueses Rosana Rushiti. (Shih: Seminari 26/1 f. 365)Po këtë tip prof. K. Topalli e quan të formuar nga mbiemrat prejfoljorë që shoqërohen me nyjën e përparme, ndërsa nga autorët e ndryshëm quhen vetëm si emra foljorë.
Ne kemi përvetësuar kryesisht këto emërtime:
- tipi i parë: asnjanësit e mirëfilltë primitivë të paparanyjëzuar;
- tipi i dytë, asnjanësit e paranyjëzuar prejmbiemërorë dhe
- tipi i tretë,. asnjanësit prejpjesorë të paranyjëzuar.
E thamë kryesisht, sepse ne varësisht nga konstrukti i fjalisë kemi përdorur edhe ndonjë variant tjetër sinonimikë si asnjanësit (primitivë, prejmbiemërorë e prejpjesorë) ose të përdorim termin asnjanës paranyjëzorë ose paranyjëzorët, për dy tipat e fundit ose asnjanësit primitivë ose primitivët, për tipin e parë etj. Sidoqoftë, edhe pse mendojmë se edhe rreth emërtimit të tyre lypset vënë rregull, nuk do të ishim kundër që në të ardhmen asnjanësit e të tre tipave të pagëzohen edhe ndryshe, mbase edhe vetëm si emra abstraktë të gjinisë mashkullore të një tipi të veçantë(!) e ku ta dimë, sepse, kjo çështje si emërtim tash për tash për ne nuk heq aq në peshë, sa ka rëndësi fusha kuptimore që mbulojnë asnjanësit në fjalë, varësisht nga tipi i tyre. Prandaj, duke e lënë këtë çështje (të emërtimeve) të hapur për ekspertët, më poshtë e shohim të arsyeshme të bëjmë fjalë rreth përcaktimit edhe më të mirë të nënfushave semantike që mbulojnë të tre tipat e asnjanësve.
.
2) Rreth përkufizimit të nënfushës semantike të asnjanësve
Pra, kur është fjala tek çështja e përcaktimit a përkufizimit të nënfushës së qartë semantike që mbulojnë asnjanësit, duhet pasur kujdes rreth përcaktimit të nënfushave semantike që sipas gjase mbulonin dhe që realisht mbulojnë sot.
Në të vërtetë, lidhur me asnjanësit primitivë të paparanyjëzuar nuk do të ndalemi shumë, ngase tashmë dihet se shumica e tyre janë shkrirë në dy gjinitë aktive femërore e sidomos në njëjësin e gjinisë mashkullore që po ashtu janë emra sintetikë, por do të ndalemi patjetër pikërisht tek dy tipat e asnjanësve analitikë që i quajmë ndryshe, siç e pamë edhe asnjanës të paranyjëzuar, prejardhja e të cilëve është e ndryshme, por kuptimi që mbulojnë, sot për sot ka të bëjë kryesisht me të shprehurit ose emërtimin e konceptit të idesë, cilësisë, gjendjes, të qenit për prejmbiemërorët, përkatësisht të konceptit të veprimit të caktuar, për prejpjesorët.
Pse po e (ri)theksojmë në mënyrë të veçantë nënfushë semantike të asnjanësve të paranyjëzuar? Menjëherë po përgjigjemi se këtë e bëmë për disa arsye, të cilat po përmendim më poshtë, në këto pesë pika:
Së pari, sepse kjo nënfushë ose nënprofilet e kësaj nënfushe semantike nuk dalin të vërejtura mirë nga studiuesit e deritashëm. Arsyeja qëndron edhe në faktin se sipas gjase ata, asnjanësit e paranyjëzuar në shqyrtim, që në faza më të hershme nuk mbulonin vetëm një nënfushë të ngushtë semantike lidhur me fushën e abstraksionit, por e kishin zgjeruar kuptimësinë e tyre edhe në nënfusha të tjera semantike dhe ajo polisemi semantike ende ruhet si gjurmë Kështu themi pasi ka raste, siç është cekur më përpara se asnjanësit e tillë dalin të shënuar në FShS së pari, jo për kuptime abstrakte, por për kuptime të nënfushave të tjera semantike, qoftë për të emërtuar gjë-sende konkrete ose të ndonjë profili tjetër, siç janë emërtimet e ndonjë sëmundjeje ose të një gjendjeje të caktuar psikike të njeriut, por që tashti rastet e tilla, në konkurrencë me termat përkatës zyrtarë, siç mendojmë ne, kanë pak gjasa ta mbajnë plus edhe atë ose ato kuptime të rastësishme polisemike. E kemi nxjerr në shesh në krerët e mëparshëm se asnjanësit e paranyjëzuar janë aktivë dhe produktivë, pikërisht për arsye sepse e kanë të specifikuar (sipas rregullit të paracaktuar) nënfushën e veçantë semantike që e mbulojnë, andaj edhe dalin të pazëvendësueshëm me sinonimet përkatëse për këtë nënfushë. Besojmë se lidhur me këtë, në krerët e mëparshëm, kemi dhënë mjaft prova të qëndrueshme. Në këtë kontekst po shtojmë se edhe pse ne kemi bindje se konstatimet tona kanë saktësi të qindpërqindtë, megjithatë ajo ende mbetet çështje e hapur, sepse ajo saktësi e qëndrueshmëri duhet të verifikohet dhe përkrahet edhe nga të tjerët.
Së dyti, në kontekst të fakteve, na merr mendja se duhet sqaruar edhe një argument jo pak të rëndësishëm. Është fjala se studiuesit e deritashëm, të cilët asnjanësit en bloc i kanë konsideruar si joaktivë ose si relikte mbeturinore, dhe për këtë kanë pasur si bazë vetëm një nënfushë semantike, nënfushën e procesit të veprimit përkatës, ku me të vërtetë edhe asnjanësit e paranyjëzuar në konkurrencë me format më të reja, femërorë e paranyjëzuar si dhe emrat me prapashtesat përkatëse të gjinisë mashkullore ose femërore vërtet ka pësuar rrudhje, por ata (studiuesit) nuk kanë mundur të shohin se asnjanësit e tillë si nuk dalin të rrëgjuar por janë përforcuar, jo fort larg nënfushës së përmendur, duke qëndruar po në të njëjtën fushë të abstraksionit, por në një nënfushë tjetër ku shprehin konceptin e veprimit dhe pikërisht në atë nënfushë dalin të pozicionuar fort.
Së treti, kur themi të pozicionuar fort kemi parasysh tre faktorë që nuk janë vërejtur sa duhet nga studiuesit e deritashëm e që janë:
e para, tema e qartë motivuese prejmbiemërore ose prejpjesore që si të themi drejtpërdrejt reflektohen tek kuptimi i emrit,d.m.th. tek asnjanësi përkatës i paranyjëzuar. së dyti, nënfusha e qartë e specifikuar semantike që e mbulojnë emrat në fjalë, e cila ka të bëjë kryesisht me majat e fushës së gjerë të abstraksionit dhe së treti, duke e pasur temën e qartë motivuese edhe nënfushën e qartë semantike që e mbulojnë aktiviteti dhe produktiviteti i emrave të tillë, varësisht nga konteksti, del në mënyrë të pakufizuar.
Pra, pikërisht këta tre faktorë: 1. tema e qartë fjalëformuese motivuese, 2.. specifikimi i nënfushës së qartë semantike që mbulojnë si dhe 3. aftësia vepruese dhe prodhimtarë e tyre pa kufizim shumimi, u ka dhënë jetë e fuqi që emrat e tillë të mbijetojnë me sukses përçmimin, madje të shënojnë rritje cilësore. Sidoqoftë, e keqja qëndron se pikërisht këta tre faktorë, si duket, si koncepte u kanë munguar studiuesve të mëparshëm dhe për të vetmen arsye se lënda fjalë, nuk ishte trajtuar më në hollësi e thellësi dhe në gjerësinë e duhur atëbotë. Rreth kësaj çështjeje, ne, kemi bërë fjalë mjaft gjerësisht në krerët e mëparshëm, këtu do të shtonin se problemin në fjalë, pasi të verifikohen të tre faktorët e sipërpërmendur, si të saktë, për çka ne nuk dyshojmë, duhet të merret e masat e sanimit të gjendjes sa më parë.
Së katërti, jo vetëm për pikën e sipërcekur, por edhe për gjëra të tjera, gjithsesi sa më parë lypset neutralizuar mendimet e pasakta dhe përçmuese jo kanë mbetur jo vetëm tek personat e caktuar që pak si vështirë e kanë ndërrojnë atë që e kanë pjekur në mendje, pastaj aq më tepër ka rëndësi të bëhen korrigjimet e duhura në burimet e caktuara normative, në mënyrë që ky proces t’i kthehet normalitetit. Është fjala për futjen në përdorim të asnjanësit të paranyjëzuar ashtu si edhet paskajores ës mirëfilltë në fushën e abstraksionit, ngase mungesa e këtyre elementeve i mungon asaj fushe në gjuhën tonë.
Së pesti, s’do mend se çështja duhet të trajtohet esëll e realisht ashtu, siç duhet. Në kontekst të kësaj që thamë po e japim edhe një shembull (fjali-periudhë), që besoj se do të mirëpritet, nga ata që duan ta kuptojnë edhe më mirë problemin:
E dimë se të shkruarit është një proces i ndërlikuar, por ti vazhdo me shkruarjen (së shkruari, me shkrue, të shkruash, me shkrime, me të shkruar!), sepse vetëm shkrimi i përfunduar dhe i publikuar të nderon intelektualisht.
Me fjalë të tjera, po sqarojmë se: me të shkruarit, kuptohet koncepti i veprimit, kurse: vazhdo: me shkruarje ( me shkrime, me të shkruar a së shkruari) kuptohet vetë procesi i veprimit, ndërsa me emërtimin:: shkrimi (i përfunduar a i botuar) nënkupton rezultatin e veprimit. Atë që e thamë se koncepti i asnjanësit. të shkruarit, si koncept i veprimit nuk konkurrohet plotësisht assesi as nga sinonimi shkruarje as shkrimi, që për procesin e veprimit a si ide e konceptuar mund të ndërkëmbehen, ashtu edhe me foljen gjysmëndihmëse vazhdoj që në shprehjen e ngurosur del: vazhdo + asnjanësi në versionin tjetër: Vazhdo së shkruari. .Nuk e shohim të arsyeshme të komentojmë versionet e tjera të mundshme sinonimike: Vazhdo me shkrue, Vazhdo të shkruash, Vazhdo me shkrime ose Vazhdo të shkruarit(!), por po theksojmë edhe diçka që duhet mbajtur mend se për mendimin tonë, nëse dikush tenton ta zëvendësojë asnjanësin të shkruarit me barasvlerësit sinonimikë shkruarje ose shkrimi si p.sh. E dimë se shkruarja (!) ose shkrimi (!) është një proces i ndërlikuar, tregon se nuk e njeh mirë natyrën e të shprehurit të shqipes. Në të vërtetë, nëse dikush ka menduar a mendon edhe sot se me një veprim të tillë përkrahet thjeshtëzimi në gjuhë, le ta dije se me një thjeshtëzim(!) të tillë lëndohet pikërisht pasurimi trashëgimor i gjuhës, dëmtohet pasurimi i gjuhës, i cili është përherë më i rëndësishëm se thjeshtëzimi arbitrar.
Pra këto ishin disa nga arsyet që ne tërhoqëm vërejtjen për këto çështje të thuash, të përgjithshme se duhet njohur e precizuar më mirë nënfusha e qartë semantike që mbulojnë asnjanësit përkatës, por vërejtje duhet të tërhequr edhe për disa çështje të veçanta, siç do të shohim në vijim.
2. Disa vërejtje për çështje të veçanta
Këtu më poshtësi çështje të veçanta që duhen tërhequr vërejtje për të tre tipat e asnjanësve do të përmendim disa sosh, të cilat i kemi përmbledhur në këto shtatë pika:
E para, asnjanësit e mirëfilltë të paparanyjëzuar, të cilët tashmë kanë kaluar a janë konvertuar me shkrirje në gjininë mashkullore, as që duhet tentuar t’i kthejmë në gjininë e mëparshme, pos atyre që i njeh standardi ose atyre rasteve të rralla, të lejuara për shkaqe shkencore, letrare-artistike ( si tipizime, ekzotika, idioma).
E dyta, le të dihet se emrat e paranyjëzuar që i ndeshim në shumësin e pashquar në trajtat me mbaresat a fundoret -a ose -e, edhe nëse ende mund të bartin në vete koncepte të pjesërishme asnjanësie, pa mëdyshje, duhet të konsiderohen si emra të gjinisë femërore. Pra, shembujt:
të ëmbëltat, të djerga-t, të qetha-t,
të vermet-t, të pame-t, të kine-të.
dhe të ngjashëm a identikë me ta tashmë duhet me i kategorizue në kuadër të emrave të gjinisë femërore. Ata në shumicën e rasteve përveç formës së shumësit e formojnë pothuajse normalisht edhe numrin njëjës po në gjininë gramatikore femërore. Së këndejmi del se konstatimet e tilla me shenjën (siglën) e asnjanësit, që mund t’i ndeshen në burime të caktuara, si në Fjalorin e M. Elezit e gjetiu, duhen korrigjuar ose duhen cilësuar si konstatime të vjetruara për letrarishten e sotme,
E treta, trajtat e shënuara sipas ish-variantit letrar të gegërishtes, që i ndeshim në burime të caktuara si dhe disa shembuj në Fjalorin e M. Elezit, si p.sh.:
1) të cirkun –it, të çiluni-it, të dejun-it, të dekun-it, të djergun-it, të hasun-it, të marrun-it, të vyejtun-it, të pakunit etj.
2) të ambëltuem-it, të burrnuem-it të emnuem-it, të gjatuem-it, të gjimuem-it, të nduem-it, të qëndruem-it, të rrnuemit, të rryem-it, të sharruem-it, të shtruem-it, të vetuem-it etj.
3) të përbamë-t, të përbimë-t, të zhbëmë-t, të ramë-t, të vumë-t etj.
4) të famë-t, të kshten-ët, të mbarshëm –it, të mujshëm –it, të cegëm –it të kien-it, të hangërn-it!, të përhijem-it, të përmarrshëm –it etj.
sipas mendimit tonë, duhet të përpunohen paksa semantikisht, ndërsa drejtshkrimisht, nuk bëhet keq të harmonizohen me normën në fuqi. Por, duam të themi, se gjatë këtij përpunimi a verifikimi, duhet veçuar ndonjë rast të veçantë, i cili mund të jetë i lejueshëm të konkurrojë edhe në atë trajtë-formë, nëse vjen si karakteristikë e jashtëzakonshme ose nëse kemi të bëjmë me shfaqje të një koncept të ri ose të pambuluar me trajtat e letrarishtes së sotme (toskërishtes), siç janë, b.f. shembujt: të tëpanët, të emnuemit, të burrnuemit e ndonjë tjetër. Rastet e tilla të nevojshme arsyetohen, madje edhe më me shumë të drejtë seç arsyetohen fjalët e shprehjet e huaja karakteristike si slogane që kopjohen në origjinal, ose kalkëzohen, për të cilat për hir të autenticitetit që shprehin gjuha, stili ose situata i pranon, sigurisht kur ka nevojë për to. Nuk është fjala vetëm për terminologji tekniko-shkencore, por edhe për ekzotika a raritete ose për fjalë e shprehje karakteristike të jashtëzakonshme, të cilat, po të përvetësohen me kriter po në atë formë shkrimore gjithsesi do ta pasuronin edhe shprehjen e gjuhës sonë me koncepte të reja pa e rënduar dukurinë e polisemisë. Në të vërtetë, kështu edhe gjuha jone letrare (standarde) duhet të pasurohet me fjalë e shprehje (koncepte) të reja karakteristike të trevave përkatëse, siç është vepruar në FGJSH 2006 me trajtat gege: gjakhupës, lëshuemas, shkueni, burrni e ndonjë tjetër. Aq më tepër kur një e drejtë e tillë universale del e arsyeshme kur mbulohet natyrshëm nga norma globale e vetë gjuhës amtare.
E katërta, të diskutueshme drejtshkrimisht dalin edhe trajtat me fundoren –ë, si të brutë-it, të çarë-it, të dhimë-it, të hymë-it, të ndrytë-it, të përqethtë-it, të sëmutë-it, të shpejtë-it, të shumtë-it,të vrantë-it, të cilat, siç e pamë nga shembujt e vjelë nga FShS (2006), sipas rregullës duhet të shquhen me –t jo me –it., pra asnjanësi të brutë-t me dalë si të butë t etj., ngase siç u pa nga pasqyra, asnjanësit që mbaronin me -ë fundore e ruanin ë-në e temës ne trajtën e shquar, kur në shumës marrin nyjë-mbaresën –t. Nuk shohim kurrfarë arsyeje që mos të respektohet kjo rregull drejtshkrimore edhe në rastet e tilla që kemi të bëjmë me asnjanësit.. Por nuk duhet të na hutojnë shembujt e tillë nga tradita ose nëse i ndeshim me -it mbiemrat e emërzuar të këtij tipi në shumësin e gjinisë mashkullore, krahaso mbiemrin (edhe të emërzuar mashkullor): i butë i buti të butë të butit ndaj të butët (asnjanës) Sigurisht kjo rregull që i dallon formantet e shquarsisë në raportin: asnjanës i paranyjëzuar prejmbiemëror / emër i paranyjëzuar prejmbiemëror, si b.f. trajta të drejtët do të përforcohet nga standardologët tanë në drejtshkrimin e rinuar të ardhshëm me -ËT fundore si asnjanës, kurse trajta tjetër i drejti të drejtit me -IT fundore si shumës i emrit të përgjithshëm të njeriut, atëherë do të zgjidhej edhe kjo dilemë.. Krahaso, në njërën anë asnjanësit e paranyjëzuar. të përzierët, (g. të përziem’t ose të përzienët, të lyerët (të lyem’t ose të lyenët),, të ngjyer-ët (të ngjyem’t ose të ngjenët)t), të marrët a të çmendurët (të çmendun’t) etj ndaj emrave të përgjithshëm frymorë të gjinisë mashkullore (prejmbiemërorë e prejpjesorë)në anë tjetër: të përzierit ( g. të përziemit),, të lyeri-t (të lyemit), të ngjyerit të ngjyemit), të marrit a të çmendurit (të çmendunit), kërkesën tonë do ta kemi edhe më të qartë. Përndryshe, rastet e tilla mund t’i bashkohen grupit të foljeve të ngjashme me prapashtesën –IT si të ardhurit, të shkëlqyerit etj.
Nuk dimë sa ka të drejtë prof. Kolec Topalli, që përkundër rregullës, të parapëlqejë për asnjanësit nyje-mbaresën e mashkullores -it, ndaj asaj të normuarës -ë/t tek rastet: të ftohtit të ngrohtit. (Shih: Seminari 26/1, Prishtinë 2007 f. 213.)
Sidoqoftë, po përsërisim, kjo mbetet punë për standardologët për ta dhënë përcaktuar zgjidhjen e duhur më të drejtë.
E pesta, çështja e trajtës përfaqësuese të asnjanësit të paranyjëzuar mbetet problem paksa i hapur. Themi paksa, sepse mbizotëron logjika që si trajtë përfaqësuese e asnjanësit të paranyjëzuar të shërbejë trajta e njëjësit të shquar e jo ajo e pashquara. Kështu është vepruar në të shumtën e rasteve në fjalorët përkatës dygjuhësh që konsultuam, por edhe në raste të trajtimit të temës në fjalë. Sidoqoftë, meqë siç u cek më sipër, mëdyshja rreth përcaktimit të trajtës së pashquar ose të shquar te asnjanësit, nuk del e zgjidhur edhe sot e kësaj dite, andaj del e drejtë kërkesa që standardologët (komisioni përkatës) ta thonë fjalën e tyre përfundimtare.
Ç’është e vërteta, për emrat e mbiemrat në përgjithësi (femërorë e mashkullorë) përmendet trajta e pashquar si trajtë përfaqësuese, po a vlen kjo edhe për asnjanësit apo bën përjashtim kjo nënkategori duhet të sqarohet. Siç e pamë në Fjalorin e shqipes së sotme nuk përcaktohet trajta përfaqësuese, ngase mbaresa e shquarsisë ndahet me vizël nga trajta e pashquar, andaj siç u tha, kjo mbetet çështje e hapur. Për mendimin tonë trajta e njëjësit të shquar, si trajtë e ngurosur përfaqësuese, në kontekste të caktuara, del më e përkapshme formalisht e semantikisht, kundrejt trajtës së pashquar. Themi kështu ngase tema bazë e trajtës së pashquar nuk dallohet formalisht nga trajtat e dy gjinive të tjera. Krahaso: m. i mirË, e mirË ndaj të mirË, ndërsa njëjësi i shquar përveç nyjës së përparme dallon edhe sa u përket nyje-mbaresave të shquarsisë: m. i mirë i miri-i të mirë të mirët, f. e mirë e mira të mira të mirat, ndërsa asnjanësi: të mirë të mirët(vetëm njëjës).
Prof. Sh. Demiraj rreth kësaj teme, ka dhënë shpjegim të pranueshëm me këto fjalë:
“Në gjuhën shqipe ashtu si edhe në gjuhë të tjera të pajisura me nyje, përdorimi i emrit me nyjën shquese ose me përcaktorë të tjerë të paravendosur është pakrahasim më i rëndomtë se përdorimi i trajtës së pashquar të paraprirë me ndonjë përcaktor a parafjalë. Një dukuri e tillë është pasojë e drejtpërdrejtë e kufizimit gjithnjë e më të madh të aftësisë së emrit për të qenë i vetëmjaftueshëm në gjuhët e pajisura me nyje, sidomos në një varg funksionesh sintaksore, ku emri përdoret më fort me kuptim të individualizuar, siç janë funksionet e kryefjalës, kundrinorëve, rrethanorëve dhe të përcaktorëve emërore. Në këto funksione trajta e shquar zakonisht i kundërvihet trajtës së pashquar të prirë nga nyja joshquese ose nga ndonjë tjetër përcaktor individualizues” .(Shih: Gramatikë historike e gjuhës shqipe, Prishtine 1988, f. 406.)
Prandaj në përputhje me shpjegimin e prof. Sh. Demirajt edhe ne po shprehemi në dobi që trajta e shquar e asnjanësit të shërbejë si trajtë përfaqësuese, mirëpo në situata të caktuara varësisht nga konteksti të dyja trajtat e asnjanësit (e shquara edhe e pashquara), mund të përdoren normalisht, sidomos kur është fjala tek frazeologjizmat e trashëguar të qëndrueshëm si dhe në të gjitha rastet e tjera kur natyra e të shprehurit lejon.
E gjashta, çështja e përzgjedhjes së pjesores së shkurtër ose të zgjeruar, sipas praktikës së deritashme të normës në fuqi, pothuajse del e zgjidhur, ngase nuk vihet në dyshim pjesorja e shqipes letrare tek formimi asnjanësit prejpjesor, ashtu si edhe tek mbiemrat prejpjesorë, por në raste të veçanta pjesorja e shkurtër mund të shfrytëzohet, siç ishin shembujt paralelë, tipi: të qeshët (me qeshë) dhe të qeshurit (nga qeshur me qeshun) etj.
Pra, për mendimin tonë pjesoret e zgjeruara me –UN, veç ndonjë rasti tejet karakteristik: të pakunit, të hasunit, me kuptimet e veçanta nga FGjSH 1954), që të gjitha duhet me dalë të zëvendësuara me –UR fund ore të letrarishtes, ndërsa ato më pjesore të shkurtër mund të jenë të tolerueshme, pse jo, vetëm në raste kur paraqesin kuptimësi të veçantë, që mund t’i kundërvihet pjesores së zgjeruar të letrarishtes.
Sido që të jetë, një mënyrë e tillë fjalëformimi që sfidon në ligjërime shpesh qëndron si rezervë e gjallë sa herë që e kërkon nevoja, sidomos për ato koncepte që nuk janë mbuluar tërësisht me formën e pjesores së zgjeruar të letrarishtes së sotme dhe kjo mundësi e rezervuar për mendimin tonë mund të quhet si pasuri e heshtur potenciale që në rast nevoje nga ligjërimi përkatës mund të shfrytëzohet a të gjallërohet edhe në standardin e përbashkët, por vetëm nëse paraqitet nevoja për koncepte të reja të pamundshme me u plotësue me trajtat ekzistuese.
E shtata, gjithsesi, mendojmë se nuk duhet përfillur kurrsesi kërkesën që asnjanësit mbi bazë të foljeve apofonike dhe të tjera me pjesore të shkurtër të shkruhen ndryshe nga norma, me arsyetimin se gjoja ashtu kanë përdorim të gjerë në burime të traditës. Pra jo. të nxjerrurit, të sjellurit, të qenunit a të qenuritt, të marrunit a të marrurit, të pjellurit, të vjellurit, po: të nxjerrët, të sjellët, të qenët, të marrët, të pjellë, të vjellët, e kështu me radhë.
Sipërfundim
Siç po shihet rastet e hapura janë të lehtëzgjithshme dhe të lehtëpranueshme, vetëm se duhet me pasë vullnet për respektimin e të arriturave të deritashme shkencore dhe njëherazi të bëhen harmonizimet e nevojshme me normën në fuqi të gjuhës shqipe, e cila në ndonjë rast edhe mund të përplotësohet e përkryhet, po kjo ndërhyrje eventuale duhet bërë në mënyrë institucionale.
Po e përmbyllim këtë krye të punimit me konstatimin se do t’i ishte mëkat i madh nëse nuk përfillet prodhueshmëria e asnjanësve, përkatësisht nëse vazhdohet edhe më me praktikën përçmuese të deritashme të viteve ‘70-’80, rreth kësaj kategorie gjinore, do t’i bëhej dëm i pafalshëm ndaj gjuhës shqipe, sepse me një veprim të tillë do të vijojë të varfërohej edhe më ligjërimi i shqipes në përgjithësi dhe të shprehurit normal të shqipes standarde në veçanti.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Nuhi Veselaj: Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme (VI)
» Nuhi Veselaj: Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme - Konstatime paraprake
» Dr. NUhi Veselaj;RRETH I D E N T I T E T I T TË GJINISË ASNJANËSE NË SHQIPEN E SOTME
» Nuhi Veselaj: Koinezimi i të folmeve në dialekte dhe standardizimi i gjuhës shqipe
» RRETH PROTESTES SË SOTME

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi