Nuhi Veselaj: Koinezimi i të folmeve në dialekte dhe standardizimi i gjuhës shqipe
Faqja 1 e 1

Koinezimi i të folmeve në dialekte
dhe standardizimi i gjuhës shqipe
Nga Dr. Nuhi Veselaj
Në këtë kumtesëqë në fillim po theksojmë se mbrumja dhe lëkundja e shqipes së përbashkët (sistandarde) nuk është varur asnjëherë nga të folmet e veçanta, po nga raportet ndërdialektore. Është e vërtetë se, edhe pse shqipja globale, që në antikë, paraqitet e koinezuar në dy dialekte, gege në veri e toske në jug, ajo asnjëherë nuk i ka këputur plotësisht raportet ndërkomunikuese. Kjo nuk dëshmohet vetëm me zonën kalimtare në jug të Shkumbinit, por edhe me fakte të tjera. Mjafton të përmendim toskizmat te F. Bardhi dhe gegizmat te N. Frakulla.
Siç dihet, këtë gjendje jo edhe aq alarmante, ngase këto dy dialekte, në sistem, më shumë kishin gjëra të përbashkëta se aso dalluese, e trashëguan edhe rilindësit tanë, të cilët tashti këto ndërndikime i shpeshtuan në mënyrë të vetëdijshme me synim të krijimit të një gjuhe të përbashkët shkrimi.
Sidoqoftë, kur është fjala lidhur me përcaktimin e bazës së gjuhës së shkruar letrare të përbashkët në raportin ndërdialektor, deri në ditët tona, dallohen katër qasje a ndërmarrje praktike të vetëdijshme institucionale:
E para, një qasje e tillë përafruese ndërdialektore është praktikuar në Shoqërinë e shkronjave shqip të Stambollit (më 1879), gjuhë kjo, e cila del e zbatuar në kanonizmën e saj, ku,edhe pse për nga numri i të pranishmëve mbizotëronin toskërishtfolësit, me në krye Sami Frashërin (raporti ishte 23 me 4), gjuha e atij akti nuk del në toskërishte, por del mbi bazën e gjuhës së përzier, d.m.th. në gjuhë të përbashkuar ndërdialektore. Mjafton të përmendim faktin se në katër faqet sa ka teksti, veç tjerash, dalin në përdorim afro 20 trajta të paskajores me + pjesore. Po këtë metodë-pune: gjuhën e përzier, herë fjalë-trajta gege herë aso toske, me ndonjë përjashtim, e praktikuan, pothuajse të gjithë shkruesit e botuesit e gazetave e të revistave që botoheshin shqip anembanë. Dhe askush nuk kritikohej atëbotë për gjuhën, por ankesat bëheshin rreth alfabetit jo të njëzuar të gjuhës shqipe.
E dyta, pa u shkëputur nga “gjuha e përzier” ndërkohë, edhe lidhur me përcaktimin e përparësisë dialektore të bazës si gjuhë letrare të përbashkët u dhanë propozime të ndryshme, ndër to doli edhe ligjëroja e Elbasanit. Sidoqoftë, kjo ligjërojë, ku nënkuptohej gjuha e Shqipnisë së Mesme (gege), pati më shumë propozues, madje në Kongresin e Manastirit (1908), pothuajse ishte propozim i vetëm i paraqitur për këtë destinim. Por aty një kërkesë e tillë nuk u zyrtarizua. Megjithatë, pa kaluar një vit në Kongresin e Elbasanit (1909), ku ishin të pranishëm edhe jo pak delegatë toskë, ndër të cilët edhe Mit-hat. Frashëri, i cili ishte nënkryetar kongresi, u miratua njëzëri një rekomandim i tillë. Siç dihet, kjo ligjërojë, natyrisht gjithnjë e më e përpunuar mbi bazë të gegërishtes, por pa i përjashtuar vlerat e toskërishtes, u institucionalizua në Komisinë Letrare të Shkodrës 1917, u përforcua në Kongresin e Lushnjës 1920, madje edhe u autorizua me akt qeveritar më 1923, dekret ky që nuk del i shfuqizuar as pas LDB-së.
E treta, ç’është e drejta, pas LDB-së në Shqipëri, toskërishtja dilte gjithnjë e më e favorizuar, andaj shkallë-shkallë ajo kaloi si bazë mbizotëruese, duke i zënë vendin simotrës së saj gegërishtes, e cila ligjërisht kishte zotëruar mbi 60 vjet.. Ky zëvendësim baze ndodhi, në të vërtetë, pak më herët (1968), por pas Kongresit të Drejtshkrimit 1972, përkatësisht pas botimit të Drejtshkrimit të gjuhës shqipe në vitin 1973, ky ndryshim mori formën e prerë me vendim qeverie më 1974, ngase tashti zbatimi i normës së re mbi bazë të toskërishtes u bë i detyrueshëm. Në të vërtetë, vetëm për këtë periudhë që zgjati afro 20 vjet (1974-1990), mund të thuhet se shqipfolësit në kuptimin e plotë të fjalës kishin një gjuhë të përbashkët standarde, sepse për mosrespektimin e saj pasonin sanksionet.
E katërta, në të vërtetë, siç u cek, edhe ky zbatim ligjor nuk qe aq jetëgjatë, sepse pas ngjarjeve të viteve ’90, kur në Shqipëri u ndërrua sistemi shoqëror-politik dhe në Kosovë gjithashtu pushoi euforia, atëherë në këtë kohë demokratizimi pushuan sanksionet dhe njëherazi dolën sheshit kundërshtime ndaj asaj norme, paksa të fryra, me vend e pa vend. Megjithatë, nga vërejtjet e ekspozuara u panë edhe disa çështje të anashkaluara ose të zgjidhura jo mirë, pikërisht në raportin gegërishte / shqipe e sotme letrare (toskërishte), të cilat domosdo kërkonin ritrajtim, andaj si rrjedhojë u formua Këshilli i përbashkët ndërakademik (Tiranë-Prishtinë) për shqyrtimin e këtyre problemeve.
Sidoqoftë, ne, duke vëzhguar këto rrjedha, varësisht nga pozicionimi që zënë me shkrimet e tyre, diskutuesit e sotëm mund t’i ndajmë në këto katër grupe:
Së pari, përmendim grupin e gjuhëtarëve mbrojtës fanatikë të normës në fuqi.
Së dyti, respektuesit e normës, por që arsyetojnë verifikimin e qëndrueshmërisë së saj, madje pajtohen edhe për ndonjë korrigjim rasti, por presin marrëveshje institucionale për këtë punë.
Së treti, dallohet një grup gjuhëtarësh, të cilët, krahas respektimit të normës në fuqi, jo vetëm kërkojnë rishikim norme, por, në gjuhën e tyre autoriale, praktikojnë disa përplotësime. Është fjala për përdorimin e paskajores me+pjesore bashkë me disa idioma e ekzotizma, të cilat sipas interpretimit të tyre mbi bazë të së drejtës universale as që i shtrohen normëzimit, sepse konceptet e tilla me mjetet e letrarishtes së sotme nuk mund të mbulohen kënaqshëm ose fare. Sidoqoftë, vetëkuptohet se edhe këto përplotësime kërkohet me u futë në standard.
Së katërti, bie në sy grupi i kritikuesve energjikë të normës së sotme, të cilët, duke mos kursyer as kërkesën për përmbysjen e bazës së saj, sepse, sipas tyre, kjo ishte imponuar alla partizançe, kërkojnë rehabilitimin e plotë të ish-normës letrare mbi bazë të gegërishtes dhe së këtejmi në shkrimet e tyre kanë fillue me e përdorë gegnishten, por pa e mohuar edhe toskërishten, në anën tjetër.
Sidoqoftë, që të katër këto grupe diskutuesish, kanë argumente mbështetëse që s’mund të mohohen. Sigurisht Këshilli Ndërakademik përkatës Tiranë/Prishtinë, i formuar për këtë qëllim, duhet t’i ketë parasysh dhe t’i vlerësojë ato argumente. Mirëpo, meqë ne nuk dimë se deri ku ka arritur në harmonizimin e qëndrimeve Këshilli në fjalë, në mënyrë që puna të jetë sa më transparente për opinionin dhe me qëllim që edhe studiues e dashamirës të tjerë të mund të kontribuojnë në këtë proces, propozojmë që sa më parë:
1. Të publikohet teksti i korrigjuar i Drejtshkrimit të gjuhës shqipe (1973), siç është paralajmëruar, para 5 vjetësh, nga kompetentët e Institutit të gjuhësisë të Tiranës.
2. Të legalizohet teksti i propozimeve konkrete për diskutim i komisionit të AShA të Kosovës.
3. Të publikohet projekt-propozimi i normës, nëse ekziston, nga gegërishtshkruesit.
4. Të vlerësohen vështrimet kritike të botuara ose të ofruara rreth përmbajtjes së tekstit të Drejtshkrimit të gjuhës shqipe 1973 dhe shtyllave të tjera themelore të standardit nga individë të caktuar, të cilët nuk janë të përfshirë në komisionet përkatëse të Këshillit Ndërakademik.
Si përfundim, për mendimin tonë, nëse secili standardolog, anëtar i Këshillit ndërakademik, e teston profesionalizmin e vet, përkatësisht, nëse vështrohen gjërat me objektivitetin e duhur sipas interpretimeve të gjuhësisë bashkëkohore, duke i ikur gjuhës së drunjëzuar, atëherë mund të themi se fatlumnisht ndodhemi para gjetjes së mesit të artë ose para një shtojcë-marrëveshjeje të re historike pragmatike drejt standardizimit të vërtetë të gjuhës shqipe.

Për ZSH: Kadri Mani
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dr. NUhi Veselaj;RRETH I D E N T I T E T I T TË GJINISË ASNJANËSE NË SHQIPEN E SOTME
» Nuhi Veselaj: Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme (VII)
» Nuhi Veselaj: Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme (VI)
» Nuhi Veselaj: Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme - Konstatime paraprake
» Ftesë për promovim e Fjalorit të Gjuhës Shqipe

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi