Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Monda Korca: Sonte vetem puthje dua! - poezi - Raimonda Moisiu

Shko poshtë

Monda Korca: Sonte vetem puthje dua! - poezi - Raimonda Moisiu Empty Monda Korca: Sonte vetem puthje dua! - poezi - Raimonda Moisiu

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 17, 2009 9:58 pm

Monda Korca: Sonte vetem puthje dua! - poezi - Raimonda Moisiu N1208896826_4181
Monda Korca: Sonte vetem puthje dua! - poezi - Raimonda Moisiu

Nëpër lëkurën time, ndjeva ledhatimin
e buzëve të tua.
Nën dritën e hënës së trazuar, të zhytur thellë
në errësirë.
ndjeva nxehtësinë e gjoksit tënd.
Në vetminë e brishtë të erësirës, ndjeva
dridhjet dehëse,
të përqafimeve të tua.
Ndjeva pasionet e flakta,
që shkëlqenin në sytë e kaltër.
Ndjeva buzët e tua,
ju përgjigjeshin buzëve të mija,
të etura:
për mëkat,
për një puthje,
për një tendosje,
për një dëshirë,
për një përhumbje,
për një prekje,
për një ledhatim.
Ndjeva krahët rrethuar,
mbi gjoksin tim.
Nga pëshpërimat,
nëpër terr.
Ndjeva fjalën: Të dua!
Ndjeva lirinë,
Lirinë,
nga lëmshi i zjarrtë,
që kishte mbështjellë qëniet tona,
Duart tona kërkonin të ngrinin një urë,
me parfumin
nëpër dritën ,puhizën e dashurisë.
Errësira rrënqethet nga puthjet tona,
Sonte vetem puthje dua....
Puthje!
Përtej këtij terri,
ndalu aty, aty, ku dicka e panjohur,
na pret.
Puthje vetem puthje sonte!
Vë buzët e mija mbi të tuat,
si një flakë kujtimi, që rri ndezur.
Buzët e mia të dashuruara,
ledhatohen nga buzët e tua.
Ngrohtësira e përjetësisë i merr me vete,
për në perandorinë e puthjeve .
Sonte vetëm puthje dua!
Ajër dua…aromë lulesh dua,
Dhe puthje,
Shumë puthje,
Pafund puthje,

-.-
Sonte vetëm puthje dua!

Nga Raimonda Moisiu
Hartford Ct USA
Janar 2009

P.S-Kjo poezi ka joshur kantautorin e talentuar korcar Nonda Kajno, duke e kompozuar ate ne serenate!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi