Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adelina Dardha: Poezia ime e fundit per kete fundvite. Gezuar te gjitheve. " Vjeshtë"

Shko poshtë

Adelina Dardha: Poezia ime e fundit per kete fundvite. Gezuar te gjitheve. " Vjeshtë" Empty Adelina Dardha: Poezia ime e fundit per kete fundvite. Gezuar te gjitheve. " Vjeshtë"

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 31, 2009 3:59 pm

Adelina Dardha: Poezia ime e fundit per kete fundvite. Gezuar te gjitheve. " Vjeshtë" 13552_1171713097812_1377540732_482520_5800965_n

Adelina Dardha: Poezia ime e fundit per kete fundvite. Gezuar te gjitheve. " Vjeshtë"

U nisa mysafire nëpër agimin e zverdhur,
Plot mall drejt teje.
Erdha të takoja,
Të shëtisja shtigjeve të tua,
Që s'kishin mbarim,
Central Park !
Sot mbështillesh me mjegull
Pemët u lakuriqëzuan nga vjeshta,
Gjethet lëvrijnë nëpër tokë e përkunden në faqen e erës.
Kjo ditë kryenece më valëvit edhe mua ndjenjat.
Zogjtë cicërijnë këngën e lamtumirës, me krahët e vegjël
Duan të shtegtojnë, kërkojnë pranverën në anën tjetër të ikjes.
Kurrë nuk do e harrojnë gjirin tënd të gjelbërt.
Ashtu sic ikin do të vijnë në gjethet e reja .
Bari, si qylym i vjetër, i dalë boje, është shtruar poshtë teje,
Tokën e mban ngrohtë, këmbët tona flenë poshtë tij.
Stolat kanë ngrirë, i ftohti u ka hyrë në dhimbje
Nuk kane me kë të flasin, kush t'ua prekë krahët.
Është vjeshtë e verdhë, si rrezet e fshehura të diellit,
Brenda reve të murrme që shtegëtojnë të lodhura.
Bën ftohtë, edhe për kalin e bardhë, harruar gjithmonë rrobat
Në garderobën e të zotit, nxituar për nusërimin e dëborës.
Por, vjeshta nuk harron t'i hedh duke buzëqeshur hapat,
Gjurmët lëshon mbi asfalt si rrahjet e kohës,
nga këpucët e hekurta prodhuar në pranverën e shkuar.
Ketrushat, shëtisin e brejnë me dhëmbët e bardhë degët,
Sodisin vitrinat e pemëve, lodrojnë me mua,
Më kërkojnë një foto sëbashku,
Për të më thën vitin tjetër sa janë rritur!
E shkrep aparatin në kujtime të mbetura,
Në cepin e një kënge të lënë përgjysëm,
Nga zogjët që morën arratinë..
Në rrugët e tua vjeshtë
Pas pak muajsh në Central Park
Do të mbriijnë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi