KOzeta Zavalani:Kuvendi i 8-të i Gruas Intelektuale Mbarëkombëtare Shqiptare
Faqja 1 e 1
KOzeta Zavalani:Kuvendi i 8-të i Gruas Intelektuale Mbarëkombëtare Shqiptare
Nga Kozeta Zavalani
Kuvendi i 8-të i Gruas Intelektuale Mbarëkombëtare Shqiptare
Nga data 18-20 dhjetor 2009 në Singen e Heidelberg të Gjermanisë zhvilloi punimet Kongresi i 8-të i Gruas Intelektuale Mbarëkombëtare Shqiptare. Gratë intelektuale, sfiduan të ftohtin e acartë, udhëtimin e gjatë prej 4000 km vajtje ardhje, e 60 orë udhëtim dhe mundën të realizojnë kuvendin në Diasporë. Megjithë motin e ftohtë me borë e ngricë, në buzëqeshjet e grave ndihej vetëm pranverë. Ishim 20 gra intelektuale shqiptare, artiste, gazetare, personalitete të fushave të ndryshme të shkencës si dhe tre intelektuale përfaqësuese të komunitetit cam. Rruga ishte e vështirë, por që u përballua lehtë duke dëgjuar këngën e Mjeshtres së Madhe Irini Qirjako, recitimet e Artistes së Merituar Roza Anagnosti, emocionet nga kariera e saj gazetareske të Kozeta Mamaqit e Tefta Radit, humorin e Qamile Pajës, kryetares së gruas emigrante në Athinë, që shoqërohej me shqetësimin e Fatmira Isufajt, intelektuales came,
që për herë të parë merrte pjesë në këtë kuvend mbarëkombëtar të gruas shqiptare.
Në Zagreb: Emocione dhe lotë gëzimi në sytë e grave shqiptare të Kroacisë.
Me kërkesën tonë, Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci z. Pëllumb Qazimi, premtoi një takim të grave intelektuale shqiptare të këtij shteti, me delegatet e këtij kuvendi.Rruga deri në kryeqytetin kroat, zgjati plot 16 orë, kjo jo vetëm për shkak të largësisë, (870 km), por edhe të motit të vështirë.Megjithëse itenerari i dërguar më parë nga ambasadori, ishte më i shkurtëri, dëbora, pengoi disi ecjen me kilometrazhin e duhur.
50 gra nuk kishin lëvizur nga vendi edhe pse u gjëndëm mes tyre në orën 21.00 nga ora 18.00 që ishte planifikuar takimi.Askush nga ne, nuk e kish parashikuar atë barrë të madhe emocionesh, që shpërtheu në lotë malli dhe gëzimi. Mua më takoi edhe mikesha virtuale Elizabeta Jacov, me të cilën kemi lindur në të njëjtën datë, 8 mars dhe punojme për të drejtat e grave.
Ambasadori Pëllumb Qazimi, në fjalën e tij të hapjes u shpreh se “Takimi i grave intelektuale shqiptare nga të gjitha trevat në Kroaci, i pari i këtij lloji, është një eveniment i rëndësishëm, jo vetëm për gruan, por edhe për ambasadën shqiptare në Zagreb .
Dorotea Kerni, bashkëshorte e Ilir Kernit, na dha një panoramë të aktivitetit të gruas shqiptare në Kroaci, e cila është e organizuar në dy shoqata; “Drita” dhe “Mbretëresha Teuta”. Në thelb të aktivitetit të tyre kanë promovimin e kulturës dhe identitetit shqiptar. Në veprimtaritë promovuese, ato ftojnë edhe intelektuale kroate.Sikurse shprehet ajo, Ambasada shqiptare mbështet dhe inkurajon veprimtaritë e këtyre shoqatave, duke u bërë pjesë e tyre.
Lidia Koci, një grua e re, e bukur, shumë vitale, mori fjalën e para.Ajo nisi të flasë shqip duke thënë se:”Është nder për gratë shqiptare dhe kroate, që të kesh në krah Roza Anagnostin, të dëgjosh këngën e Irini Qirjakos, të bisedosh me Tefta Radin, të njohësh gazetare e shkrimtare, që u ke lexuar vetëm shkrimet e librat e tyre, të shtërngosh duartë me intelektualet came. Këto janë prurje të mëdha në jetën e gruas, që mundëm ti prekim për herë të parë dhe emocionet na ngrohën zemrat në këtë ditë të acartë dhjetori. -Kërkojmë të bashkohemi me ju, të shtegtojmë bashkë dhe të ngrejmë fuqishëm zërin tonë, për të gjallëruar jetën e gruas dhe vënë në vend dinjitetin e vlerat e saj.Na pranoni edhe ne në Fondacion - tha ajo.
Tepër emocionues ishte edhe diskutimi i mësueses së anglishtes Durdica Ramqaj, kroatje e bukur e martuar me një shqiptar.Ajo u shpresh se i pëlqejnë shumë gratë shqiptare, admiron virtytet e tyre dhe se ndjehet tërësisht shqiptare. Emocionet shpërthyen më tej nga fjala dhe recitimet e artistes Roza Anagnosti dhe kënga e Irini Qiriakos. Kanë qënë pikërisht këto emocione të mëdha, në këtë prag Kuvendi, që pas darkës të shtruar nga biznesmeni që kish mbiemrin Nermin, të mos pushonim, por të vijonim rrugën natën e acartë për të mbrritur në Singen të Gjermanisë, ku na prisnin gratë vendase ardhur prej vitesh nga Kosova dhe Shqipëria.
Në Singen, Gjermani
Singen është një qytet industrial në jug të Baden-Württemberg në Gjermani, në veri të kufirit gjermano-zviceran. Ajo është vendosur në afërsi të Liqenit Constance dhe është qyteti më i rëndësishëm në fushën Hegau. Objekti më i famshëm i Singen është Hohentwiel, një faqe vullkanike, në të cilën janë rrënojat e kalasë të shkatërruar nga trupat frënge gjatë luftërave Napoleonit. Duhet përmendur edhe Kisha lokale Shën Martini me kullë e saj Gothike (77 metra).
Në Singen mikpritëse ishte Shoqata për Kulturë e Integrim “Rinia” nën përkujdesjen e Ambasadorit për Paqe Globale zotit Can Tahiri. Kishim bërë rreth 35 orë rrugë nga Tirana deri në Singen, që të gjendeshim në mes bashkatdhetareve tona. Në autostradën Singen/ Stuttgart pikërisht në vendin e quajtur Stockach, nga ora 15.00 pa zbritur nga automjeti, me drita të ndezura dhe sirena që i ngjanin një dasme shqiptare parakaluan autobusin “Joy Travell” të Tiranës që e drejtonin Ulesi Hamiti dhe Arben Aga, zotrinjtë Hasani, Marashi, Cana dhe Muqaku, që na drejtuan për në familjen Hajdari, të cilët na uruan mirëseardhjen, me tavolinën plot, shtruar nga gratë mikpritëse. Pasi pushuam pak aty shkuam tek Restoranti “Südstern” me pronar z. Muhamet Misini, në sallën e madhe të së cilës na prisnin bashkatdhetarët e shumtë me banim në Singen e qytetet për rreth tij, si dhe Shoqata për Edukimin e Fëmijve
Parashkollor të Singenit me udhëheqësen e saj zonjën Fredi Möhrle, Shoqata “Dardania” nga Ravensburgu me kryetar Bajram Osmani, Shoqata “Iliria” nga Heidelbergu me kryetaren e shoqatës së gruas Aferdita Gjeladini, SHKA”Drita” nga Kreuzlingeni dhe perfaqesuesit e ansamblit “Vatra” nga Bülachu i Zvicrës me udheheqës artistik Negjmedin Isufi dhe mjeshtren e valles shqipe Fatmire Kajtazi.
Mjaft emocionues ishte momenti kur aty në tokën Gjermane u këndua himni kombëtar shqiptar, që shënoi celjen e Kongresit të 8-të të Gruas Intelektuale Mbarëkombëtare me fjalën e Can Tahirit, i cili falenderoi Shoqatën për Kulturë dhe Integrim “Rinia” në Singen. Zoti Hasan Hajdari uroi fillim të mbarë e të suksesshëm të Kongresit. Presidentja e Fondacionit “Nermin Vlora Falaski” zonja Zenepe Luka në fjalën e rastit përshëndeti të pranishmit në sallë, duke falenderuar Can Tahirin dhe shoqatën “Rinia” për pritjen dhe mundësinë që Kuvendi të fillojë punimet në Singen. Në fjalën e saj ajo theksoi se që nga themelimi ky Fondacion me Kuvendet e mbajtura në Vlorë, Tiranë, Prishtinë, Shkup, Kalabri, Stamboll dhe Prizren, ka treguar vendosmërinë e gruas intelektuale në hapsirën gjithëshqiptare se duam ta ndihmojmë njera tjetrën! Jemi shumë të interesuara që edhe në Gjermani të krijojmë degë të
Fondacionit.
Përfaqësuesja nga Mali i Zi, zonja Shefika Gjoni, përfaqësuesja e gruas shqiptare në Greqi, Qamile Paja, Mjaft me interes u ndoq fjala e përfaqësueses së gruas nga Camëria zonjës Afërdita Tahiri dhe vecanërisht zonjës Fatime Isufaj, i cili ishte shumë i prekshëm dhe emocionues.Ajo theksoi: Vijmë të flasim për herë të parë në Kongresin e gruas intelektuale mbarkombëtare, për dhimbjen e popullit tonë çam. I gëzohemi shumë pavarësisë së Kosovës dhe shpresojmë shumë se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Camërinë, e cila duhet të fitojë të drejtat e veta.
Në përfundim zonja Zenepe Luka informoi delegatet dhe të pranishmit se Kongresi ngarkoi zonjën Nadire Haklaj për formimin e degës së Fondacionit “Nermin Vlora Falaski” në qytetin e Singenit dhe se punimet e kongresit do të vazhdojnë ditën e nesërme në qytetin e Heidelbergut.
Hijeshinë dhe flakën që përfshiu të gjithë të pranishmit në këtë manifestim e ndezën fort Artistja e Merituar Roza Anagnosti me recitimin me shpirt të vargjeve nga “Lahuta e malcisë” dhe një poezi shkruar nga bashkshorti i saj, si dhe këngëtarja Irini Qirjako me këngët e bukura nga treva e jugut të Shqipërisë.
Përshendeti edhe Xhevat Muqaku, i cili midis te tjarash tha:”Kam aq fjalë të mira për juve, sa që kam vështirë të flas, pasi tek të gjitha vërejtëm një zemër të madhe që rreh fort për Shqiptari, një shpirt i cili flet me një zë të njëjtë dhe aq ambël, një bukuri që takohet vetëm në trevat atërore, një karakter të fortë si historia kombëtare. Ne krenohemi dhe besojmë se dy mbramjet në Singen dhe Heidelberg janë vetëm fillimi i një bashkëpunimi që do të mbesë në kujtesën tonë së dicka që kurrë nuk e kemi përjetue. Shoqatat tona “Rinia” nga Singeni dhe “Iliria” nga Heidelbergu janë gjithmonë afër bashkatdhetarëve tanë, ashtu si kanë përfaqësuar Diasporën në festivalin kombëtar “Sofra Dardane” në Bajram Curri, etj. Na mban shpresa të shihemi përsëri, duke ju dëshiruar shëndet e punë të sukssëshme juve dhe familjeve tuaja, të dashura mike delegate të Kuvendit të 8-të të
Gruas Mbarëkombëtare shqiptare.”
Gruaja intelektuale me të gjthë bashkatdhetarët e pranishëm në sallë ishin të bashkuar, flisnin e këndonin me një zë, vallzonin me hap të njëjtë, ishin të barabartë edhe me të vegjlit, buzëqeshnin, fotografoheshin dhe nuk hezitonin të shpalosnin gëzimin për këtë mbrëmje që aq shumë e kishin ëndrruar dhe ishte realizuar në ditën e përvjetorit të Rinisë, ndërsa festohej edhe dita e flamurit kombëtar, e cila gjithmonë i gjen shqiptarët të bashkuar.
I paharruar do të mbesë edhe programi artistik në skenën e përgatitur me shije nga të rinjtë e të rejat e grupit të vallzimit dhe ekipit të futbollit në kuadër të shoqatës “Rinia” si dhe koreografit të tyre Rrustem Selca.
Natë e bardhë në Singen
Moderatoret e programit; Shkurte Terziqi dhe Blerta Muqaku i përshëndetën gratë intelektuale dhe ftuan kryesinë e sponsorët, të bashkuar të qëndrojnë njeri pranë tjetrit, pasi sukseset e mëdha janë pasqyrë e punës së palodhshme dhe të përbashkët. Të gjithë së bashku e veçanërisht më të vegjlit përjetuan këndshëm edhe ardhjen e Baba Dimrit që ishte i moshuar dhe i lodhur, por edhe i habitur nga prania e madhe e shqiptarëse në sallë, ndaj edhe pyeti: A jam në vehte apo në andërr, jam në Preshevë, Bujanofc apo Medvegjë?
Ai shihte me sytë e tij delegatet e kongresit të tetë të gruas intelektuale mbarkombetare të përqafuara nga motrat dhe vllezërit e tyre të shumtë, që jetojnë e punojnë në tokën gjermane, të rejat e të rinjtë që të buzëqeshur fluturonin me kostumet e bukura që vetëm dora e nënave shqiptare di ti qendisë, e thotë: Nuk e di por mund të jemi edhe në Plavë, Guci ose çameri. Jam nisur nga Shkupi, kam kaluar në këmbë Prishtinën e Tiranën, por mos më pyesni se si kam ardhur në këtë festë të madhe në Singen....
Baba Viti kërkoi nga fëmijët të duan dhe rrespektojnë prindërit, familjet, bashkëkombasit nga të gjitha trevat shqiptare dhe të jenë të sjelleshëm e të zellshëm në shkollë, të flasin bukur gjuhën e nënës. Pastaj shpërndahu dhurata e fruta, të cilat babadimri në fukarallëkun e krizës ekonomike u kishte sjellë me slita për të vegjlit e prindërit e tyre, të cilët nuk nguruan të këndojnë së bashku këngën “Oj Kosovë, sa shumë të dua”.
Gëzimi dhe hareja nuk kishin të ndalur dhe krijohej përshtypja se dallëndyshet e shqiponjat vallzonin mbi dyshemenë e Restaurant “SÜDSTERN”.Ishte ky kombinim i vallzimit me fluturim, të trevave të bukura shqiptare, nga rinia emigrante ne Gjermani.Ishte një mbrëmje e papërsëritshme kjo, si dhurata më e madhe për Shoqatën “Rinia” dhe Grupin e vallzimit e të futbollit, të cilët u prezantuan këtë vit në shumë festa kombëtare, në turne të futbollit, duke u dhënë bukuri dasmave shqiptare. Ata ishin në zbulimin e plakave përkujtimore në Spitalin e Bajram Currit dhe në kufirin shqiptaro-shqiptar në Qafë Morinë, ku me vallen e tyre u kënaqën edhe vargmalet shqiptare, në përfaqësim të diasporës në festivalin kombëtar “Sofra Dardane”.
Aktoret e reja nga SHKA “Drita” e Kreuzlingenit me pjesën teatrale kushtuar Ditës së Flamurit i freskuan të pranishmit, duke ju dhanë mundësinë që të pushojnë pak duke vallzuar, për të vazhduar deri në orët e mëngjesit me recitalin e vllezërve Egzon, Mendon e Agon Imeri, me këngëtaren Alma Hyskaj, që banon në Mynih, me të renë Shkurte Terziqi, që këndoi një kënge trimerie enkas për delegatet e kongresit, këngëtarin Mehdi Gjocaj, i cili vazhdoi ta mbajë atmosferën e ndezur, ashtu si në fillim të festës.
Duhet të vlerësoj se delegateve të kongresit ua hapën dyert dhe zemrat familjet: Gojani, Hajdari, Imeri, Muqaku, Kabashi, Haklaj nga Singeni si dhe vllezërit Isuf dhe Bashkim Hogja që drejtojnë hotelin e njohur “Zepelin” në qytetin e Konstanzës.
Githashtu duhet përgëzuar edhe ekipi i drejtorisë se programit satelitor të TVSH-së, Elisabeta Kamberi-shefe e programit, gazetarja e njohur Tefta Radi dhe operatori Agim Kuri.
Mikpritja bujare, vlerë e pashlyer e shqiptarit
Disa ore pas mesnate unë së bashku me Afëtditën, Anilën dhe Fatmirën u sistemuam në familjen e Dr. Xhevat Muqakut, i cili na mikpriti me bashkëshorten Luljeta e motren e saj Selvije Bucaj, Hoti, ardhur enkas nga Prizreni. Cifti Muqaku kane 5 femijë të bukur ashtu si kanë edhe emrat; Blerta, Gramozi, Gojarti, Hamidja e Mirjeta. Në bisedë me Dr Xhevatin po citoj:
“Unë kam ardhur në Singen para shtat vjet e gjysëm - sikurse babai im Bahtiu. Më duhet ta pranoj, se ndjehem i kënaqur me rrethin e ri të shokëve dhe miqve me të cilët e kaloj pjesën më të madhe të kohës, kjo me ka ndihmuar shumë ta ndjej vehten të integruar. Ai më përmendi punën e mirë që kanë bërë gjermanja Frede apo sllovenja Danica së bashku me Nën kryetaren e Singenit znj. Irena Flashman, në ndihmë të fëmijve kosovare, dhe vazhdoi:
“I gëzohem shumë takimeve me miqtë në lokalin e klubit shqiptar “Kosova” por edhe angazhimit tim në kryesinë e shoqatës për kulturë dhe Integrim “Rinia”, me seli në Singen. Edhe në të ardhmen duhet të përdorim mjetet e punës kolektive, duke shfrytëzuar resurset që na rrethojnë. Ne jemi një komunitet që përbëhet nga shumë personalite të ndryshme, që jemi të gatshë të punojmë, duke shfrytëzuar kompromiset e mundshme, në dobi të kombit.
Ne kemi nevojë që sejcili të kryejë detyrat e tij, në mënyrë që si familje dhe komunitet, të mund të zhvillohemi, të ecim përpara me një start të mirë e të sigurt në vitin e ri 2010.”
Nuk do të le pa falenderuar këtu edhe familjen e Miftar e Mihrie Gashit, qe na mikpritën me bujari në Heidelberg, ashtu sic dine vetëm shqiptarët.
Degë e Fondacionit “Nermin Vlora-Falaski” edhe në Heidelberg
Ditën e shtunë Kuvendi i 8-të i Gruas Intelektuale Mbarkombëtare vazhdoi punimet në qytezën Rorbach pranë Heidelbergut.
Heidelberg është një qytet i njohur në Baden-Württemberg, Gjermani Heidelberg shtrihet në lumin Neckar në pikën ku ai lë luginën e ngushtë të saj, në Odenëald dhe futet në luginën Rhein, 20 km në veriperëndim të Heidelberg, ku bashkohet lumi në Mannheim. Heidelberg është shtëpia e një prej instituteve më të vjetër të arsimit të Evropës, Ruprecht Karls, me Universitetin e themeluar në 1386, ku kanë studiuar të mirnjohurit Georg Wilhelm Friedrich Hegel, Karl Jaspers, Hans-Georg Gadamer, Jürgen Habermas, Karl-Otto Apel dhe Hannah Arendt.
Delegatet udhëtuan nëpër mot të ftohtë dhe dëborë por morën me vehte ngrohtësinë dhe dashurinë e vllezërve e motrave shqiptare nga Singeni, ku një natë më parë nisi punën Kongresi. Këshilli organizativ me Sheremet Pantina, Ylberie Rad dhe Hasan Zeka kishin marrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e Kongresit. Kryesia e Kuvendit përbehej nga zonjat Zenepe Luka, Aferdita Xheladini, Selvete Terstena dhe Rosa Anagnosti, Në tri seanca delegatet diskutuan për rolin e gruas në trevat shqiptare dhe në diasporë, bashkpunimin e Fondacionit “Nermin Vlora-Falaski” me shoqatat e gruas shqiptare dhe gjermane. Pas përshëndetjes së presidentes Zenepe Luka, diskutuan zonja Fatime Sylejmani përfaqësuese nga Singeni, zonja Aferdita Xheladini e cila përfaqësonte shoqatën e gruas nga Heidelbergu, zonja Selvete Terstena që përfaqësonte shoqatën e gruas nga Diaspora.
Sigurisht që kisha edhe unë fjalën time në Kuvend, por atë e zëvëndësova më fjalën që më shkruante mikesha ime përtej oqeanit; Raimonda Moisiu, përfaqësuese e rrjetit Bota e Gruas Shqiptare, një pjesë të së cilës po e citoj më poshtë:
“Të dashura mike delegate të Kuvendit të 8 të Gruas Mbarëkombëtare Shqiptare, nga Amerika e largët, nga Hartfordi i Ana Frank dhe Mark Tëen-it, i shtetit të Kushtetutës Amerikane, Connecticut(Kenektikat) dhe Ëashingtoni, kryeqendra e demokracisë dhe civilizimit botëror, kemi nderin t'iu përshëndesim ndërsa shpirtërisht jemi aty pranë Jush!Mbajtja e Kuvendit në Gjermani ka një domethënie të madhe për vetë vlerat dhe integritetin që duhet të zere femra shqiptare në Europë, pjesë e së cilës jemi. Jemi shqiptare, por jemi edhe europiane.
Gruaja shqiptare, ky brilant i rrallë vjen nga trevat e Shqipërisë etnike dhe shumë pak në atdheun tonë përtej oqeanit, e dijnë se cfarë gjëje me vlerë kanë nxjerrë duart dhe mëndja e mprehtë, vëzhgonjëse e krijuese e gruas shqiptare.
Gruaja, simbol i ardhmërisë, i rigjenerimit të brezave, me natyren femrërore, imazhin e saj, virtytet dhe atributet e saj, ka zëne vend te rendesishem në shoqëri të caktuara, në kohëra e periudha të ndryshme të jetës. Keto virtute pro shpalosen madherishem ne kete Kuvend te qmuar e te nderuar.Për natyrën e femrës në kohëra:"Kërkohej të njihej universi,të fshehtat e botës.Homeri e Platoni u futën në natyrën e femrës, por ishte filozofi Sokrat që ka ndikuar më shumë, për të mos thënë në mënyrë absolute, në mendimin e njerëzimit deri në ditët tona.Ai u bë baza e mendimit të Biblës e Kuranit, të despotizmit mesjetar të kanuneve dhe ligjeve që të trajtojnë femrën. Nuk duhet të harrojmë thënien e tij: Burrat bejne veprat, grate bejne burrat.
Në një raport të Amnisty International, si Nënë grua, si intelektuale, poete e shkrimtare u ndjemë dhimbshëm e hidhërueshëm, për të drejtat e gruas, në shoqërinë shqiptare.
Raporti vëren shkelje të mëdha të të drejtave të grave dhe femijëve. "Dhuna familjare është shtuar- shkruan raporti- dhe prek një në tre gra. Vetëm në vitin 2008 janë regjistruar në polici 612 incidente të dhunës në familje por ka shumë raste të tjera të paraportuara.E trishtueshme! Jashtëzakonisht e dhimbshme!Jemi Gra! Është bukur të jësh Grua!Ndaj ta duam e ta ndihmojme njera tjetren!
Vetë puna dhe shëmbulli Juaj, delegate te ketij Kuvendi, ështe dëshmi e gjallë e aftësive, mundësive, kontributit e inteligjencës që mbart në vetvete gruaja, për të carë në jetë, njëlloj, ose edhe më mirë se burrat.
Të dashura motra!
Dëshirojmë t'ju urojmë suksese juve dhe gjithë familjve Tuaja, për kontributin e çmuar që jepni, për të integruar vlerat e identitetin kombëtar, gjuhën, kulturën dhe traditën e bukur shqiptare, një amanet që ka lënë Ambasadorja e grave të Kombit tonë e përndritura Nermin Vlora Falaski:"Duhet që gruaja, nuset e reja, nënat e motrat të transmetojnë te brezi që sjellin në jetë, gjuhën, traditen e kulturën shqiptare, për t'i thënë stop asimilimit në tokë të huaj.” Mbi të gjitha vlerësoj atë çka ju keni arritur të memorizoni në kujtesën e të gjithë shqiptarëve për gratë shqiptare, të cilat kanë lënë gjurmë të forta në emancipimin e kohës dhe të shoqërisë shqiptare.
Mund të themi shumë për veprën tuaj, për studimin shumë dimensional që ju keni arritur të realizoni dhe në një formë shumë të vecantë të pasqyruarit në këtë Kuvend edhe nga zonja të tjera intelektuale, aktore, politikane, gazetare, shkrimtare historiane, nëna, motra e gjyshe kudo në Shqipërinë etnike.
Duam njëherazi tju falenderojmë për këtë Kuvend të fjalës së shenjtë të Gruas në zemër të Europës, shumë të vlefshëm e tju urojmë shëndet, fat e suksese të mëtejshme.
Në mbyllje pro citoj Silvia Plath e cila në "Arielin" e saj në (1965) thotë:
"Gruaja si trandafil i freskët ngjan,
Kur nis e hap një nga një cdo petal,
Aromat e saj dehëse gjithkush i ndjen,
Ato zbukurojnë Botën tonë tej e përtej!”
E ndjejmë këtë përshëndetje si borxh ndaj gruas shqiptare, heroikes grua, portretin e së cilës e kemi si pasqyrë në sy cdo cast. Edhe këtu në Diasporë e kemi parë nga afër, në përpjekjet e saj, krah për krah me burrat, në përpëlitje me jetën, me luftë për ekzistencë midis thonjëve të vështirë të emigracionit, pjesë e së cilës jemi edhe vetë. Ndaj një përshëndetje speciale vjen për të gjitha gratë e bukura, të ëmbla, të dashura të Kuvendit, që me forcën e inteligjencës suaj, po kontribuoni në ruajtjen e kulturës sonë kombëtare, vepër që meriton nderim e respekt.
Jeni pjesë e jetës sonë, jeni gjaku ynë shqiptar!
Në fund të seancës së tretë presidentja e fondacionit Nermin Vlora Falski zonja Zenepe Luka së bashku me kryesin e kuvendit ngarkuan zonjën Aferdita Xheladini, aktualisht kryetare e shoqatës së gruas, për formimin e degës së këtij fondacioni edhe në Heidelberg, që do ti bashkohet edhe në të ardhmen Kuvendit të Grave.
Dërgoi:Albert Zholi
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Nga Kozeta Zavalani:Reportazh rreth promovimit të katër librave të poetes e publicistes shqiptaro-amerikane, Raimonda Moisiu në trojet shqiptare.
» Kozeta Zavalani:Gëzuar!-Cheers!
» Kozeta Zavalani:Migjenit në 100 vjetor
» Kozeta Zavalani-Agim Gashi:FTESE_NJOFTIM
» Kozeta Zavalani: Udherrefyeset e mia; Nёnё Tereza
» Kozeta Zavalani:Gëzuar!-Cheers!
» Kozeta Zavalani:Migjenit në 100 vjetor
» Kozeta Zavalani-Agim Gashi:FTESE_NJOFTIM
» Kozeta Zavalani: Udherrefyeset e mia; Nёnё Tereza
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi