Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skender Korça: "Koha me dimension të ri”

Shko poshtë

Skender Korça: "Koha me dimension të ri” Empty Skender Korça: "Koha me dimension të ri”

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 08, 2010 3:03 am

Skender Korça: "Koha me dimension të ri”


FRAGMENT - SHKOQITJE NGA ROMANI NE DORESHKRIM IMI " Koha me dimension të ri”

Sapo kisha hapur sytë dhe po shikoja me tërbim rrethin, nuk e dija se ku jam. Isha thuaja në ëndërr, kur dëgjova nga koridori vajin e sime motër.
Iku ajo, vdiq e shkreta, shumë e re…O Zot, po pse le fëmijë jetim, bërtsite motra ime…
Unë mezi këndellësha, sikur më kishte rënë një një perde që më shtrëngonte dhe nuk e dija se si do ja dilja të kuptoja se çfarë kishte ndodhur. Kuptoja nga zëri i motrës sime se kishte vdekur njeri, por nuk e dija se për kend bëhej fjalë. Lutesha me gojë mbyllur se si do e kuptoja, çfarë do kuptoja, cilin emër do e besoja se kishte vdekur.
Befas e hodha dorën mbi kokë dhe shihja se kisha një refleks ende të pa këputur, dija se vetë isha I gjallë, edhe pse pa forcë por isha në dijeni se po jetoja. Sa keq mendoja sikur të degjoja zërin e dikujt të thonin, Aleksi kishte ikur…
Fërkoja me njërën dorë herë sytë e herë veshët, përpiqesha të mësoja atë emër me trishtim. Dëgjova se Margarita kishte vdekur. Ishte e re 38 vjeqe, vajza e dajës sim. Nuk doja të besoja se ishte ajo, e ndejeva thellë në shpirt se po ikin njerzit, vdesin të rinjë. Me një moment më iku mendja tek forca e diktimit për jetën. A thua vallë ka mëshirë në këtë iracionalitet njerzorë, pse të mbesin jetim fëmijët e saj. Pse ky mort i ri?
Deri sa isha në pozitë të shtrirë, humba forcën dhe mendoja, duke përshpëritur me vetën time…Po po ridimensionohen njerzit. Në një mendim të këtillë i dhashë forcë vetës sime dhe hodha nga këmbët jorganin që isha mbuluar në atë natë shtatori. Nuk ishte ftohët por disi sikur më kishte ngrirë trupi.
U ngrita dhe lëshova një zë..Batushe moj, motra ime, çfarë po bërtet, çfarë ke, pse po flet gjepura? Duke ardhur me trup nga mesi i shtratit u ngrita, duke mërdhirë me nje gjysmë forcë fola edhe njëherë:
Batushe a e kupton se po të pyes se çfarë ka ndodhur?
Pa një të vonuar motra ime u drejtua nga dhoma ime dhe në pragun e derës më tha. Ka vdekur ajo, ajo bre, o Aleks ka vdekur Margarita….tezja jonë….Dëneste nga vaji dhe unë e shihja me lotë në fytyrë dhe nuk doja të flisja asgjë. Lutesha të më ngriheshin lotët, sepse njeriun duhet dashur dhe vajtuar sa të jetë gjallë, kur është i sëmurë…nuk e di pse kisha këtë besim kështu.Isha shumë iracional me të vërtetën dhe më traditën se kur qajnë të tjerët….
Pyeta edhe njeherë Batushen se si e more vesh..ajo ma ktheu…Sapo ra telefoni dhe mësuam direkt nga spitali se Margarita ka vdekur..ishte zëri i saj me lotë i përzier. Ndalu ja ktheva, me një zë të trishtuar, pa asnjë ton të ngritur…Më thuaj edhe një herë…Margarita ka marrë dimension të ri? Po më tha Batusha…po ,po Aleks vëllau im…Ka vdekur ajo…
Pa menduar fare ja thashë, njerzit nuk vdesin, ndërrojnë në botën dhe jetojnë në një dimension të ri. Ata rrojnë mes nesh duke na përcjellur në këtë botë plot mëkate…ishin fjalët e mia, që në realitet më qante zemra por qetësia ime si njeri, me jepte lekcione se duhet të flisja natyrshëm…
O Batushe, mësoje se nuk vdesin njerzit…ikin në botën tjetër, ku gjejnë ngushllimin e tyre…ishin fjalët e mia që përsërisja duke dashur të ngrihesha nga ai shtrat që nuk e dija a do mund të ngritesha apo jo?!
Mora edhe një forcë tjetër në vetën time dhe ja thashë…Qoftë rehatuar shpirti i saj në dimension të ri, që në shikim na duket një parajsë…aty ndalova nga një ofshamë e imja, sepse më qante zemra…Nuk bëhesha më i përmbajtur. Isha njeriu që doja ta kaloja në këtë mënyrë këtë gjë…por nuk e kaloja dot, ishte e kot kjo që tentoja ta bëja…
Batusha më tha: Aleks, ty vërtetë beson në diçka që nuk e pranojnë njerzit, por ngritu dhe hajde të shkojmë në shtëpi të dajëve sepse ata tash më po presin kufomën e saj…
U ngita sikur të isha dërmuar me vite në një përvuajtje dënimi, hapa duart si zakonisht në trupin tim të plogësht…Shikoja poshtë në dysheme a thua vallë ku kisha hedhur rrobat e mia…Nuk shihja dot asgjë…Një çorapë të zezë e shihja e një tjetër jo.
Duke dalë nga dhoma mendoja se sa do jetë e trishtueshme kjo ditë, kishte lënë tre femijë jetim, tre vajza, njëra ishte në klasë me bijën time Natyrën…Më shkonte mendja tek përgaditjet me shkrim, hartimet nga gjuha shqipe, kur i këndohet nënave, mendoja se çfarë do shkruaj Ardita?
Duke shkuar në banjo më dilnin fytyrat e bijave të saj, dy binjaket dhe Ardita…Fillova të nxitoja duke thënë, do ja dalin edhe ato…Nga dimensioni i ri do sheh Margarita dhe do kënaqet me rritën e bijave të saj. Ajo do komunikoj me shpirtin e tyre, kur edhe nga ky dimension do shikoj një proces nga ajo botë… Një ditë do jemi një dimension i tërë…më dukej se më fliste pasqyra në murë….
Sapo mbarova të pastruarit në banjo, bëhesha gati të dilja nga shtëpia. Kisha lënë të gjithë në shtëpi pa i marrë me makinën time njerzit të tjerë sepse isha tronditur shumë. Në rrugën se ku jetonte daja im e pash se nuk kisha marrë njëri me vete. U ktheva dhe pash se më prisnin tek dyert nëna dhe dy motrat Batusha dhe Sejvi.
Po pse moj nuk erdhët me mua që kur dola, ja prita unë që në fillim për të mëshehur shqetësimin tim…ishin fjalët e mia. Nëna më tha: Aleks, ty djali im nuk dukesh fort se je në terezi, por po sillësh sikur që ke mbaruar me trurin. Në atë moment më ra në mend se nuk i kisha dhënë dorën nënës sime dhe motrave të ju thoja ngushllimet e mia.
Nënë, jam tronditur, por kam një mendje se ajo është dimensionuar rishtas, ky ishte ngushllimi im. Ky ishte ngusllimi që e bëri nënën të sillte kokën duke më thënë: O zot edhe në këso rastesh, ty ke mendjen tënde dhe nuk e kupton se çfarë do të thotë të vdes njeri…Pa bë zë, hapa dyert e makinës dhe sapo u nisëm, ra zilja e celularit tim. Ishte një mik im që kishte mësuar se çfarë kishte ndodhur dhe unë njejtë ja thashë, po, po ka marrë dimension të ri jeta e saj. Ky është krijuesi…
Në kthesën që të shpiente rruga për të dyert e shtëpisë së dajës tim, shihja tufa tufa njerzish që shkonin me kokë ulur drejt dyerve të tyre. Ca qanin, ca zëra dëgjoheshin duke thënë : E lloj lloj fate ka kjo jetë. Ja prindi i saj doktor me famë, gjinekolog i njohur dhe bija e tij vdes nga kanceri gjenital. O Zot, çfarë fati ky njeri që shpëtoi jetra e jetra njerzish. Alamet profesori në fakultetin e mjeksisë dhe ja çfarë po përjeton. Shumë zëra më ngatërroheshin në atë moment, duke dëgjuar edhe lutjet e njerzve që ajo të prehet në parajsë….
Një grupi ju ndala tek këmbët dhe ju thashë…Nuk vdes njeriu, njeriu dimensionin vetën për kushte të reja në një dimension të ri….


Marrë nga dorëshkrimi im i romanit “Koha me dimension të ri”

Skender Korça: "Koha me dimension të ri” 17058_1214469799162_1151332627_30539957_751035_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi