Përmbytjet dhe ndasitë politike...
Faqja 1 e 1
Përmbytjet dhe ndasitë politike...
Përmbytjet dhe ndasitë politike...
Nga ARTUR NURA
Viti 2010 erdhi për shqiptarët me përmbytje dhe dialog të munguar politik! Përmbytjet tashmë turbulluan jo vetëm Shkodrën dhe Lezhën, por edhe mendjet e çoroditura të qytetarëve shqiptarë.
Ndërsa për qytetarët në nevojë dhe sigurisht të traumatizuar u demostrua solidaritet nga të gjithë anët, Kosova, Maqedonia, Nato dhe BE, midis dy liderve kryesorë politik, kryeministrit Sali Berisha dhe kreut opozitar Edi Rama, sigurisht edhe forcave politike që ato përfaqësojnë u ridemostrua mosbesim i ndërsjelltë! Qytetarëve të Shkodrës, por nëpërmjet ekraneve të gjithë shqiptarët u përballën me furinë e ujit të pabesë, ju desh gjithashtu të ballafaqohen edhe me menyrat e ndasisë politike të Tiranës, ndasi që për gjithësecilin që ndjehet i qyteteruar, është vetëm negativitet! Kjo ndasi, padyshim që transmetohet edhe tek qytetarët, të cilët kur i dëgjon në të njëjtat ekrane, ndërsa janë me Ministrat shprehen vetëm të kënaqur dhe ndërsa kur janë pranë opozitarëve shprehen krejtësisht të indinjuar!
Për fat të keq kjo ndasi nuk vihet re vetëm në interpretimin e këtyre palëve për shkaqet e situatës së përmbytjeve dhe sigurisht perceptimit të vetë qytetarëve, por me sa duket dhe sipas të gjitha gjasava këta dy individë përballë njëri-tjetrit nuk shikohen në sy! Thënë më thjeshtë Berisha dhe Rama nuk e përballojnë dot njëri tjetrin nga pikëpamja psikologjike dhe njerëzore! Në pozicione të ngjashme, vite më parë, ishin Sali Berisha dhe Fatos Nano! Në fakt, këtu kujtoj me respekt se opinionisti i njohur Mustafa Nano në një shkrim të botuar tek “Shekulli”, gjykonte se një veprim të tillë e bëjnë vetëm padrinot e Mafias, domethënë, ata që pas tyre kanë interesa kundërshtare kontrolli tregjesh dhe parash!
Duke ju referuar retrospektivës, gjithashtu më duhet të kujtoj se Edi Rama, kur vendosi të jetë funksionar në politikë, pati deklaruar se ai nuk hynte në politikë për të marrë prej saj si shumica, por për ti dhënë asaj nga vetja!
Sot, ndërsa Sali Berisha dhe Fatos Nano mund të dalin në publik edhe bashkë, vihet re sigurisht jo pa keqardhje, se në të njëjtat pozita ndodhen dy individët politikisht më të fuqishëm të vendit tonë të varfër!
Nuk kemi mundur të lexojmë Mustafa Nanon të thotë gjë në shkrimet e tij për këtë fenomen! Por, sipas një etike profesionale dhe kryesisht qytetare, padyshim duhej pyetur nëse opinionisti mendon se do kishte midis këtyre politikanëve interesa të ngjashme?!
Personalisht gjykoj se në këtë fotografi krejt tradicionale dhe historike për politikën shqiptare të viteve të gjata dhe të vështira të shtetit shqiptar, nuk ka asnjë dimension serioz të një politike të re e cila mund të ngrohë cilindo që njeh mirë historinë politike shqiptare! Nga kjo pikë vështrimi na duhet të themi se parimisht pas tejkalimit të përmbytjeve të ujrave në veri me të cilin u solidarizuan të gjithë, shqiptarët duhen të përgatiten për një vit të vështirë politik, permbytjet e të cilit shpresojmë të mos i paguajë me një faturë negative edhe integrimi i Shqipërisë në familjen Europiane, rrugë në cilën fqinjët tanë po na lënë pas...

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Parti politike apo subjekte politike!
» Përmbytjet në Shkodër, 250 shtëpi nën ujë
» Lajme të shkurtëra nga Bota:Iran: Provohet raketa me rreze të gjatë veprimi
» MORALE APO POLITIKE!
» T H I R R J E - *Të ndihmojmë Atdheun, popullin Shqiptarë, në këtë rast katastrofe, shkaktuar nga përmbytjet urjore!*

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi