Eriola Isaraj: S’MBAJ MËND ÇFARË DITE ISHTE KUR U NDAMË.....
Faqja 1 e 1
Eriola Isaraj: S’MBAJ MËND ÇFARË DITE ISHTE KUR U NDAMË.....
Eriola Isaraj: S’MBAJ MËND ÇFARË DITE ISHTE KUR U NDAMË.....
S’mbaj mënd çfarë dite ishte kur u ndamë,
e diel, a ndoshta ishte e shtunë?
Bregut kacafyteshin fjalët
që valët i mbysnin pa zhurmë.
S’di pse atë ditë donim pranë detin
kështu në ikje asnjëri s’do të ish vetëm,
dhe sot që mbas kaq kohësh vij sërisht
asnjëherë nuk ika, ne këtu mbetëm.
Mbi shkëmb kompozuar si mjergull
lamtumira ime e pakonsumuar.
Të vish të pret.
E gremis në det, të mbytet, të shuhet
por s’di si noton
e kthehet në breg.
Zë vendin mbi shkëmb
e gjatë më vështron,
si shi mbetur pezull
mbi supe më zbret.
Lamtumira ime që dot nuk e vras
kompozuar shkëmbit
të vish po të pret.
Disa mërmëritje të kota fjalësh
thyenin çastin me mundim.
Ikja ime me ikjen tënde
mpleksi trupat në një dyluftim.
Në këtë luftë të dëshpëruar trupash
me dëshirën e ligë për të rrëmbyer diçka,
ti tek une
e unë tek ty.
Por asgjë s’morrëm,
vetëm dhamë,
E ç’na u fal mbeti aty.
U shqitëm pa gjysmën e vetes,
me zemër gjymtyar
e frymë më pak.
Ankthi që rridhte nga kjo heshtje,
në ftohtësinë e natës u mpak.
Hedhur mbi rërë trupat tanë.
Ti shqyer e grisur,
unë kafshuar e çjerrë.
Thyer, harruar, braktisur,
në një perëndim të ndjerë.
S’mbaj mënd çfarë dite ishte kur u ndamë,
kur veç hijen time mora me vete.
Në copëza zemre më pengohen këmbët,
skelete yjesh e fragmente jete.
Fragmente hëne që dizenjojnë mbi det
vegimin tënd nëpër errësirë,
s’mbaj mënd çfarë dite ishte kur u ndamë
unë kurrë nuk të thashë: Lamtumirë!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Eriola Isaraj: CME NDODH PA TY
» Eriola Isaraj: NJOH
» Eriola Isaraj: NATA
» Eriola Isaraj: VJESHTA
» Eriola Isaraj: MBYLLI SYTE
» Eriola Isaraj: NJOH
» Eriola Isaraj: NATA
» Eriola Isaraj: VJESHTA
» Eriola Isaraj: MBYLLI SYTE
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi