Adelina Dardha: Tregim " Dashuri zemre"
Faqja 1 e 1
Adelina Dardha: Tregim " Dashuri zemre"
Adelina Dardha: Tregim " Dashuri zemre"
(Pjesa e pare)
Ajo kaloi përmes turmës së turistëve që sapo kishin zbritur nga anija e madhe gjigande me mijra dritare të vogla dhe kate të panumërta. Ishte ndalesa e radhës për këta turistë të ardhur nga të gjitha anët e botës në vendin e quajtur Hoboken. Me aparatet fotografike dhe me kamerat e tyre ata fiksonin pamjen e magjishme që të jepte panaroma e kullave të larta të Nju Yorkut. Shumë prej tyre e kishin herën e parë që e preknin NY kaq afër. Kurse ajo pothuajse të gjitha vitet e saj.
Bora ecte duke i shmangur vështrimet e turistëve të huaj që e shikonin me admirim dhe dukej sikur pyesnin njëri-tjetrin: Po kjo nga doli në këtë orë të vonë të natës? Dukej si sirena e detit me bukurinë e saj, me trupin e bukur si ato aktoret e Hollivudit. Flokët e saj të gjatë, të zezë lëkundeshin mbi supet e zhveshura. Kishte veshur një kanatiere ngjyrë të kuqe, të puthitur pas trupit, ku i dilnin në pah beli i saj i hollë dhe gjokset e saj të rrumbullakta si dy molla që rriteshin bashkë me trupin e gjatë si lastar. Kurse pantallonat ishin një palë xhinse të vjetër dhe të gërrisur tek kupa e gjurit. Ishte moda e re që sapo kishte dalë. Ishte vetëm 16 vjece dhe cdo ditë bëhej edhe më e bukur. Në shkollë të gjithë e thërrisnin më e bukura e shkollës.
Ecte duke prekur me atletet e saj dërrasat e lyera me bojë, që shkëlqenin nga hapat e tërhequr zvarrë nga lodhja në punë. Në sup kishte hedhur cantën e bardhë që e kishte kombinuar me atletet. Përvec celularit që sot nuk pushonte nga zilet e panumërta dhe mesazhet që merrte nga shokët dhe shoqet e saj që i uronin ditëlindjen, kishte edhe shkëlqyesin e buzëve dhe një foto ku kishte dalë bashkë me njeriun që dikur ishte i dashuri i saj dhe sot i mungonte kaq shumë.
Ishte vendi i saj i preferuar këtu në këtë pistë të gjatë që shtrihej si gjarpër përmes ujit. Në mes të pistës shtriheshin stolat e drurit që zgjateshin pafund. Midis tyre vazo të mëdha me lule shumëngjyrëshe, që kishin mbledhur petalet e tyre nga vesa e mëngjezit që hidhte nata mbi këtë agim qershori. Dritat e gradaçelave jo vetëm që shponin qiellin e errët por i pasqyronin ato në thellësitë e ujit dhe të jepte përshtypjen e një qyteti nën ujor, ku jetonin në harmoni të plotë peshqit dhe delfinët. Mrekullia e këtij vendi gjithmonë e kishte mahnitur dhe sa herë ndihej e lumtur apo e mërzitur ajo gjithmonë ato çaste kërkonte t'i kalonte aty. Ishte e lumtur që pikërisht këtu në këtë vend magjik, ku ngrohtësia e natës zbukurohej nga dritat e pallateve të larta ajo kishte marrë puthjen e parë nga njeriu qe i kishte rrëmbyer zemrën e saj të vogël.
Ashtu siç ishte në këmbë e mbështetur pas hekurave mbrojtës, një lot u rrokullis nga sytë e saj të mëdhenj e të zinj. Para se të shkëputej, ai lagu bishtin e syrit dhe qerpikët e gjatë si gjethet e pishës, pastaj u drejtua drejt qoshes së syrit. Aty u mblodh si lëmsh i lëngët mblodhi gjithë dhimbjen dhe mallin dhe u vursul si shigjetë poshtë faqeve duke fshirë edhe makeupin. Pastaj u dëgjua një trokitje si pikat e shiut mbi sipërfaqen e gjirit të oqeanit. Aty u tret bashkë me kripën e ujit dhe formoi një dallgë me shkumb të bardhë që u përplas në themelet e drunjta të pistës. U drodhën edhe algat e myshqet nga dhimbja e atij loti të freskët. Ishte lot dashurie. Ishte lot dhimbje. Ishte lot zemre.
Ku ishte tani ai shoku i saj që i kishte rrëmbyer ëndrrat dhe dashurinë ?
Ndoshta e kishte harruar nëpër kujtime. Pyeste veten dhe trishtimi i ulërinte në kraharor.
- Ku je ? Cila hënë është duke të vështruar ty sot, kush t'i përkëdhel flokët ngjyrë gruri, kush t'i zbukuron me dritë sytë e tu, kush t'i puth buzët e tua? Kush......
Sirena e anijes oshëtiu para syve të saj. I kishte mbledhur të gjithë turistët brenda gjoksit dhe ishte bërë gati të dilte në oqean. Disa prej tyre në kuvertë përshëndesnin sirenën e detit dhe i uronin asaj lumturi. Edhe ajo ngriti dorën e saj duke e valëvitur, për t'i kërkuar ndoshta falje që nuk u kishte dhënë rëndësi atyre mysafirëvë të ardhur nga bota, që Zoti i kishte bashkuar në këtë natë, lumturinë e udhëtimit të tyre me dhimbjen e kujtimeve të dashurisë së saj.
(vazhdon)
Adelina Dardha: Tregimi " Dashuri zemre " pjesa e dyte
Silueta e anijes u zhduk si përbindsh i madh nga gjiri i oqeanit, duke çarë me ballin e saj sipërfaqen e pafundme që ndricohej nga hëna lart në qiell. Ishte e çuditshme që sot shkëlqente më shumë, ndoshta ishte e dashuruar edhe hëna , si Bora e vogël ,e rrezatonte ndjenjën e saj me fytyrën e plotë dhe sytë që i qesheshin plot jetë , ndoshta kishte lënë takim me yllin e saj, në këtë natë të bukur nju jorkeze....
Një puhize e lehtë frynte nga oqeani, dhe i fali ca morrnica si gjemba iriqi nëpër krahët e saj të hollë. I kryqëzoi ato me njëra -tjetrën, për t'u mbrojtuar duke i prekur lehtë me mollzat e duarve, duke i bërë pak masazh mishit të njomë që të çlirohej nga freskia e orëve të para të mëngjezit. Fijet e flokut i ishin futur nëpër cepat e buzëve . Ajo zgjaste gjuhën duke i afruar brenda gojes, pastaj i kafshonte më dhëmbët e saj të fildishtë. Ishte një zakon i vjetër që i kishte ngelur nëpër vite. Sa herë zhytej në botën e saj të mendimeve ajo kërciste fijet e flokut me dhëmbë, ose majat e thonjëve, veprim që e bënte pa e menduar gjatë. Pastaj vështrimin e treti larg në kujtimet e dashurisë që i ruante me fanatizëm brenda në zemren e saj. Nuk lejonte askënd t'i prekte atë ndjenjë të kristaltë, që nuk dinte të vyshkej, por rritej bëhej edhe më e bukur duke i falur edhe asaj bukuri shpirtërore.
Nuk kishte pasur dëshirë të shkonte në punë sot. Kishte edhe ditëlindjen dhe prindërit do bënin party në shtëpi, por ajo duhet të shkonte se nuk kish gjetur njeri tjetër për ta zëvendësuar. Puna si kamariere kishte filluar t'i pëlqente. Paga ishte e mirë plus edhe bakshishet që merrte nga klientët e rriste akoma më shumë dëshirën për të punuar. Aty pastaj punonte bashkë me disa shoqe të tjera të saj që ishin më të mëdhaja në moshë se ajo, por ishin shqiptare dhe asaj i pelqentë shumë shoqëria me to.
Kishte humbur mendjen duke u sherbyer me shkathtësine e saj duke lëvizur si një flutur, por ndihej e lodhur nga mendimet. Mbi buzët e saj kishte stamposur buzëqeshjen artificiale. Ishte e detyruar t'ua falte klientëve të saj, të veshur me kostumet e modës italiane Armani. Papionët e zinj krekoseshin brenda jakave të këmishave të bardha, që të verbonin sytë. Ata flisnin me zë të lartë dhe në avujt e alkolit, fytyrat u skuqeshin si prush. Sytë e tyre depërtonin brenda dëshirave mashkullore dhe u lëngëzoheshin nga epshi kur ajo u shërbente në tavolinë. Komplimentë pa fund për lukun e saj të ëmbël, për trupin e saj , për sytë e zinj, për buzët e mbushura mishtore që derdhnin vetëm lëng të kuq po t'i shtrydhje lehte.... Të gjitha fluturonin në ajër si fllucka dëshirash nga buzët e tyre qe përvëlonin zjarr, kur ajo afrohej me tabakanë e madhe si tepsi për t'i shërbyer zotërinjve me kostumet e zinj që dukeshin si korbë të krekosur ulur rreth tavolinave të larta. Ata ishin gati të falimentonin Wall Streetin, duke i shitur stock market me çmimin më të lirë, biles i jepnin falas veç një afrim i vogël bërrylash, afruar ashtu pa dashur, mbi trupin e saj, për ta ishte parajsa e asaj mbrëmje. Njëri nga zotërinjtë që nuk ia kishte hequr sytë që në fillim i bëri shenjë me kokë që ajo të afrohej. Ajo u nisë si sorkalle drejt tij dhe ai zgjati dorën e tij tek supi i saj qe ajo të afronte kokën e saj tek veshi i tij, për të dëgjuar më mirë fjalët që do thoshte . Ajo u afrua e bindur dhe mendoj se zoteria kërkonte ndonjë gjë për t'i shërbyer, se muzika e lartë e kësaj mbrëmje e pengonte që të fliste duke mbajtur pak distance. Kur ai u prezantua me një zë miqësor dhe zyrtar.
-Unë quhem Xhon Adam. Punoj si agjent për të zbuluar talente të reja si fotomodele. Zyrat kompania jonë ika në Time Square. Kjo është biznes karta ime - e nxori nga portofoli një kartë e ja zgjati Borës, e cila kishte ngelur pak si e habitur nga propozimi që po i bëhej sot.
Ai e kuptoi hutimin e kësaj adoleshenteje dhe vazhdoi me zërin e tij miqësor.
- Mendoj nga puna ime shumëvjecare në fushën e pasarelave të modës, që ju zonjushe i plotësoni të gjitha kushtet , për t'u bërë një fotomodele e njohur. Unë do t'u ndihmoj, - prandaj, shtoi ai me tej, - telefoni sa më parë në zyrën time për të lënë një takim në Nju Jork.
Ajo i buzëqeshi me çiltërsi, se nuk e kishte menduar kurrë që një vajzë si ajo me prindër shqiptarë të shkëlqente një ditë në këtë vend kaq të madh që të falte kaq shumë mundësi për të çarë jetën. Amerika e ëndrrave të mëdha edhe për shumë Shqiptarë në vendin e saj, asaj po i zgjaste një ëndërr të pa menduar kurrë më parë. - Kjo është Amerika , - mendonte. Amerika e mundësive dhe e talenteve. - Pse jo po e provoj, - ndoshta do të shkëlqente edhe ajo si Naomi Cambell. Por nuk thonë kot që rastesia është mbreti i botës. Dhe ajo po e prekte nga afër këtë thënie të vjetër, në realitet, pavarësisht se sa do ecte me tej.
Ajo punonte duke ëndërruar veten e saj nëpër pasarelat e famshme të botës si fotomodele. Ëndërronte dhe mendonte edhe Edin e saj që do ta shoqëronte kudo. Të dy bashkë do të çanin jetën që i priste përpara. Ai një inxhinier elektronik , i gjatë, me shpatulla të gjera dhe trup të lidhur, do bëhej i dashuri i saj, ashtu sic kishin qënë më parë.
I vinte pak inat që Edi, nuk i kishte nisur qoftë edhe një mesazh për ditëlindje. Inat femre që nuk do zgjaste gjatë kur ai do t'i shfaqej para syve, do largohej si me magji dhe do i vërsulej si e marrë për ta përqafuar.
I kishte rënë gjithë ditën numrit të tij. Telefoni ishte i fikur në anën tjetër, nuk dëgjohej as sekretaria telefonike që e lajmëronte ky numër nuk ekziston. Vallë ku ishte ai tani? A mendonte ai se ajo kishte ditëlindjen sot? O zot si nuk pushoi një minutë duke menduar për atë njeri, si nuk u lodh nga mendimet për atë. Sepse ajo e dashuronte prandaj e kërkonte vetëm dëshironte që ai të ishte mirë, mos t'i kishte ndodhur ndonjë gjë e keqe.
I dukej e pabesueshme kur herën e parë i kishte rënë numrit te Edit dhe kishte folur me sekretarinë telefonike të telefonit të tij. Ishte bërë gati të mbyllte telefonin kur nga ana tjetër e linjës dëgjoi një psherëtime të lehtë, për ta sinjalizuar atë që është dikush që po të dëgjon prandaj fol.
- Alo a ka njeri aty? - pyeti me një lloj frike se i dukej absurde që t'i përgjigjej ndonjë zë femre apo mashkulli. Kur zëri matanë linjës i erdhi i pastër sikur ta kishte pranë, jo sikur e ndanin kontinentet dhe oqeanet.
- Po, kush jeni ju zonjushe?- Nuk po e besonte dhe hapi sytë me habi, por zemra filloi t'i rrihte pa pushim. Jo, jo nuk ishte në ëndërr, ajo ishte duke folur. Nuk kishte rëndësi se cfarë ishte ajo grua apo ndonjë vajzë e re si ajo, pak rëndësi kishte, e rëndësishme ishte që ajo po fliste dhe kjo do të thoshte që ajo kishte të drejtë të pyeste për Edin.
- Unë jam Bora flas nga Amerika, dua të pyes për Edin e njifni apo jo ?- i tha të gjitha fjalët me një frymë me zërin që i dridhej bashkë me duart e saj që dukeshin sikur i luteshin duke përplasur ajrin. Këmbët sikur ju këputen më dysh. Ndihesh e pafuqishme të qëndronte në këmbë. U mbështet pas murit me njërën dorë sikur donte të largonte mallin dhe ankthin e saj atij muri të bardhë që dukej sikur edhe ai po përjetonte castet e saj. Sikur dridhej edhe ai nga të rrahurat e zemrës së saj. Ai minutë u bë orë, ditë, javë, muaj pritje. Derisa i erdhi përgjigja e pyetjes ajo gati shpërtheu në lotë.
- Po e njof, - u përgjigj i vendosur zëri nga ana tjetër e telefonit.
- O zot të lutem , më jep forcë që të pyes më shumë për dashurinë time, m'i rrëmbe lotët e gëzimit dhe të vuajtjeve nga sytë e mi, se ato po më mbysin shpirtin, po më rrëmbejnë edhe frymën e fundit.
- Të lutem, dua të flas me Edin, vetëm sa t'i dëgjoj zërin dhe t'i them që e dua shumë, shumë dhe nuk mund të jetoj dot pa atë njeri.Të lutem, të lutem, të lutem mos e mbyll , - i përsëriti fjalët me dhimbjen e dashurisë dhe lutjen për zërin tjetër. Pastaj vazhdoi me ndjenjën e fajit duke iu drejtuar zërit misterioz. - Dua t'i kërkoj falje, për atë ditë që ne u ndamë nga njëri - tjetri.
- Zonjushe Bora më vjen keq por Edi nuk mund të flas me ty, edhe pse ka shumë dëshirë e s'te ka harruar për asnjë çast, edhe tani qe.......
Nuk e çoj fjalinë deri në fund, nuk donte t'i tregonte të vërtetën. Ndoshta është shumë herët, ndoshta ajo do telefononte përsëri......., por ajo do priste më mirë mrekullinë e zotit. Po sikur.....?
Borën pyetjet e shumta e mundonin në kokën e saj të rrumbullakët dhe i shponin si shigjetë në tru. Cfarë ka ndodhur me Edin? Ku është ai tani në këto momente? Mos ndoshta luan me mua me ndjenjat e mia dhe kërkon që të tallet? Mos ndoshta kërkon të më bëj xheloze dhe të ma përplas në fytyrë se isha unë ajo që kisha marrë vendimin e para për t'u ndarë nga njëri -tjetri, derisa unë të fitoja përsëri besimin e tij?
N.q.f.s ai mendon akoma për mua dhe nuk me ka harruar ai duhet të flasë, duhet t'i leje të gjitha punët e tij në mes, cfarëdo që të jetë duke bërë, se unë dua t'i dëgjoj zërin e tij, ai zë që më ka munguar për muaj me radhë. Unë e ndiej që ai më dashuron ashtu sic më ka dashuruar gjithmonë, se dashuria jonë është e pastër. Ai është njeriu i ëndërrave të mia, dashuria ime e parë dhe unë e kam shumë të vështirë që të hidhem në krahët e një njeriu tjetër përvec atij, që më fali dashurinë në zemër dhe ndjenjat në cdo qelizë të trupit tim. Ai që më fali puthjet e ëmbla tek buzët e mia të njome. Aty kanë ngelur shënjat e tyre kanë zënë kore të thata se nuk jane prekur nga të tjera buzë. Presin atë Edin tim që të fluturoj një ditë si zogu shtegtar e t'u fali buzëve të mia jetë, afsh ngrohtësie, vesë mëngjezi, aromë pranvere dhe dashuri njerëzore.
Por një zhurëm biiiipppp, biiiipppp, biiiiippp, që nuk dinte të ndalej, si nota të harruara klithje i shurdhoi veshin e djathtë ku kishte mbështetur telefonin e saj. Atëhere ajo më e vendosur se kurrë shpërtheu në thirrje lutje, malli, dashurie, zemre, trupi, mendje.
- Të dua Edi, të dua me gjithë forcën e shpirtit tim, - nga sytë përsëri vërshuan lotët e dashurisë, por këtë herë me më pak dhimbje, me më shumë gëzim, se ajo më në fund kishte arritur të merrte vesh se ai mendonte akoma për atë dhe një ditë ata do harroheshin në përqafimet e njëri - tjetrit, si dy zogj të vegjël rritur në dashuri. Ai do t'i pëshpëriste me zërin e tij melodios aty rrëzë veshit formulën magjike të dashurisë "Të dua shpirti im " .
(vazhdon)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Adelina Dardha: Tregim " Dashuri zemre"
» Adelina Dardha: Poezi dashurie "Ndjenje". Gezuar vitin e ri 2010!
» Adelina Dardha: Poezia ime e fundit per kete fundvite. Gezuar te gjitheve. " Vjeshtë"
» Adelina Dardha: Poezia " Malli per Shqiperine"
» Adelina Dardha: Poezia "MIRELA"
» Adelina Dardha: Poezi dashurie "Ndjenje". Gezuar vitin e ri 2010!
» Adelina Dardha: Poezia ime e fundit per kete fundvite. Gezuar te gjitheve. " Vjeshtë"
» Adelina Dardha: Poezia " Malli per Shqiperine"
» Adelina Dardha: Poezia "MIRELA"
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi