Adelina Dardha: PO SIKUR..... (esse)
Faqja 1 e 1
Adelina Dardha: PO SIKUR..... (esse)
Adelina Dardha: PO SIKUR..... (esse)
PO SIKUR - i më ka shoqëruar gjithë jetën time. Edhe kur isha fëmijë sa zgjasja dorën të bëja diçka të praptë, ashtu siç bëjnë në përgjithësi fëmijët, kur janë të vegjël PO SIKUR - i më rrinte si çekan mbi kokë. Tërhiqesha me vërtik sikur do më zinte tartakuti po të bëja një veprim ndryshe. Ashtu rritesha në shtat me PO SIKUR- in që më ndiqte në çdo hap të moshës time. Dhe ja, tani në një ditë të bukur me dëborë shof PO SIKUR-in, që është shtrirë si për qejf të vetë në lulet e zemrës time. Aty afër kalon një yll, nga ata yje që rrallë herë qëllon t'i shofësh me syrin e zakonshëm. Gjithmonë duhet të përdorësh teleskopin më gjikand për ta zbuluar mes mijra yjeve të tjerë. Ai, sot rastësisht, kaloi pranë kopështit me lule në zemrën time. Zgjati dorën dhe këputi një lule të bardhë. E zgjati me çiltërsi drejt meje. Duke e ditur që e bardha është ngjyra e paqes dhe e jetës, e marr pa hezituar, duke mos pasur frikë nga PO SIKUR-i , që në ato momente ishte duke parë ëndërrat më të frikshme të jetës time. Ai lëvizi si nëpër gjumë dhe diçka foli nëpër dhëmbë: "mos"! pastaj u kthye në anën tjetër. E bindur që ai flinte, fillova bisedën me yllin e qiellit. E dëgjoja dhe mrekullohesha në shpirt. Sa bukur, sa dashuri rrezaton, sa dritë. Ai më fliste për qiejt, ku kishte soditur vitet e jetës së tij. Për dashuritë e tij të zjarrta me hënën netëve pa gjumë. Për puthjet e ëmbla mëngjezeve, para se të vinte agimi i stinëve të gjata. Fliste dhe zëri i tij sillte aromë të re në shpirtin tim. Gonxhet e luleve shpërthyen të gjitha në hare. Përplasnin petalet e tyre dhe formonin figura njerëzish. U shihja ngjyrat si ndriçonin në sytë e tyre. Mozaik zemrash të kuqe, si lulëkuqet ecnin nëpër kopshtin e ngjyrave të ylberit. Aroma e tyre më sillte ndjesi të ëmbla dashurie. Qeshesha dhe lumturohesha. Nuk po e besoja. Për herë të parë ndihesha ndryshe pa atë PO SIKUR- in. Kisha gjetur çelësin e portës, që e mbaja gjithmonë mbyllur, për të mbrojtur kështjellën e jetës time. Muret i kisha ndërtuar të larta, që preknin retë e kaltra. Gurët i kishin nxjerrë paraardhësit e mi nga gjiri i malit, që shtrihej krenar përposhtë luginës. Aty i kisha bërë pritë edhe lumit të ndjenjave, që buronte sipër jetës. Unë, mbretëresha e kësaj kështjelle, qëndroja si heroinë, ndaj të gjitha ndjenjave dhe veprimeve që bëheshin jashtë mureve të saj. Por, ky yll po më tërhiqte si magnet në disa zona të fshehta dhe e shpërfillte forcën e rëndesës time, që ishte shkrirë ne rezistencë zero. Doja të fluturoja bashkë me yllin drejt horizonteve të vendeve ekzotike. Atje ku ndjenjat bëhen zjarr si shkreptimat dhe puthjet elektrizojnë edhe ajrin. Por, mendimi që PO SIKUR- i mund të ngrihej nga momenti në moment më bënte që t'i prisja hovin dëshirave dhe ndjenjave.
Me zemrën që rrihte me tik-taket e saj, rrëmbej PO SIKUR -in. Ai flinte dhe gërhiste lehtë. Si një farë e keqe i kishte hedhur rrënjët. I shkëpus një nga një ato dhe e vërvis jashtë meje. Ja mbylla të gjitha portat dhe dritaret e shpirtit tim, që të jetoja edhe une e qetë një ditë, pa ato andrralla që të mundojnë aq shumë. PO SIKUR - i i egërsuar u ngjit si merimangë e zezë, duke hedhur rrjetën e mendimeve lart, tek truri im. Aty filloi të më kërcënonte, për të më bindur, që unë nuk do e kisha të lehtë të jetoja pa atë. Jeta ime do dilte jashtë rrjedhës së...Ai fliste e fliste si i çakërdisur, kurse unë shihja yllin tim, që rrezatonte dritë dhe më ftonte në krahët e tij. Sa bukur të jetosh jetën ashtu si të vjen, se ajo njëherë të falet dhe ikën shpejt... Vërtet jetohet edhe pa PO SIKUR-in.... Jetohet me ndjenjë. ....
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Adelina Dardha: Poezi " Pasioni ''
» Me rastin e ditlindjes:POEZI NGA ADELINA DARDHA - HASKAJ
» Adelina Dardha: Poezi dashurie "Ndjenje". Gezuar vitin e ri 2010!
» Adelina Dardha: Poezia ime e fundit per kete fundvite. Gezuar te gjitheve. " Vjeshtë"
» Adelina Dardha: Poezia " Malli per Shqiperine"
» Me rastin e ditlindjes:POEZI NGA ADELINA DARDHA - HASKAJ
» Adelina Dardha: Poezi dashurie "Ndjenje". Gezuar vitin e ri 2010!
» Adelina Dardha: Poezia ime e fundit per kete fundvite. Gezuar te gjitheve. " Vjeshtë"
» Adelina Dardha: Poezia " Malli per Shqiperine"
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi