Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Redaktoriale mbi romanin; “Nga Njerkëdheu në Atdheburg” të Zoi Dashit (Nga Petrit NIKA)

Shko poshtë

Redaktoriale mbi romanin; “Nga Njerkëdheu në Atdheburg” të Zoi Dashit (Nga Petrit NIKA) Empty Redaktoriale mbi romanin; “Nga Njerkëdheu në Atdheburg” të Zoi Dashit (Nga Petrit NIKA)

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 09, 2010 6:36 pm




Redaktoriale mbi romanin; “Nga Njerkëdheu në Atdheburg” të Zoi Dashit (Nga Petrit NIKA) 16644_1140622277340_1280916983_30354329_2862174_n



Redaktoriale mbi romanin; “Nga Njerkëdheu në Atdheburg” të Zoi Dashit (Nga Petrit NIKA)


Sapo e mbarova së lexuari, ndërkohë dhe së redaktuari, romanin e Zoi Dashit, m’u duk sikur sapo isha ndarë diku në një udhëkryq me një mik, me të cilin kisha disa ditë që kisha udhëtuar, kisha biseduar për jetën e tij dhe ma kishte hapur me aq sinqeritet zemrën. Ndjesinë e mbarimit të librit nuk e lashë të ftohet, por mendova menjëherë t’i shkruaj dy fjalë mbi atë çka lexuesi do të gjejë tek ky libër. I shkruar në formën e një ditari, e njëkohësisht edhe epistolari, (ngase historitë hidhen nëpër letra, ku bie në sy vetëm toposi dhe rrallë e tek ndonjë rrethanë atmosferike që rreket të prezantohet si fakt përfaqësues i kronosit), mesazhet kanë një adresim enigmatik. Fundja ç’rëndësi ka se kush apo cili është pritësi i vërtetë i këtyre letrave-ditar; (rrëfimtari deklarohet në ndonjë vend se i shkruan letra vetvetes); rëndësi parësore për lexuesin ka përmbajtja, fjala artistike, fryma poetike që i përshkon ato.
Nëse do referohemi pikesëpari te ky aspekt, atëherë do thoshim se qëllimi pothuaj është realizuar. Romani “Nga Njerkëdheu në Atdheburg” përshkohet nga emocione të forta, të cilat përftohen pak e ngapak, sapo lexuesi t’i kushtojë vëmendjen dhe respektin e duhur leximit. Në qendër të romanit është një rrëfimtar, Trifon D..., i cili jo vetëm rrëfen për jetën e tij, por sjell dhe ndonjë histori nga jeta e disa prej personazheve me të cilët është takuar në Greqi, apo në Shqipëri.
Të tillë janë personazhe si; Ardita, vajza e dhunuar e kthyer në prostitutë; Aleksandër De Klasua, ish -i dënuar politik; Djaloshi Kostamet me atë emrin e tij të përftuar në një mënyrë tepër groteske; Qenan Ernest Heminguej; Kozi me thinja të kuqe; Anesti që kërkon të ikë përherë të dytë nga Shqipëria, ku s’shikon kurrnji rrugëdalje për t’i ikur së keqes etj. Secili nga këta personazhe shpërfaq një karakter tipik, qoftë në kahje pozitive apo negative, si i tillë, duke iu përvijuar mirë lexuesit në kujtesë.
Karakteristika kryesore e romanit, si zhanër, është rrëfimi. Si i tillë edhe romani i Zoit, rrëfimit i kushton shumë rëndësi, duke e kthyer atë në një rrëfim shumëplanësh, ku përveç rrëfimtarit kryesor, Trifon D…, rol të rëndësishëm në vepër marrin edhe rrëfimtarë të tjerë të cilët kontribuojnë sadokudo me historitë e tyre në pluralitetin narrativ të romanit. Duke patur pluralitet të tillë zërash rrëfimorë dhe një marrëdhënie raciale midis faktorëve; kohë-ngjarje-rrëfimtar-rrëfim, romani ka fituar vetinë e rrjedhshmërisë; nuk të lë të biesh për asnjë çast në monotoni.
Subjekti i romanit pothuaj nuk ekziston; ngjarjet nuk ndjekin një rrjedhë kronologjike; çdo letërkëmbim (me vetveten) e ka pikënisjen o nga Greqia, o nga Shqipëria dhe ngërthen në vetvete një histori të caktuar, e cila deri diku, e marrë në këtë stad, mund të përmblidhet brenda kornizës së një subjekti. Veprimet e rrëfimtarit Trifon D…, protagonist gati i të gjitha rrethanave, kryhen pa u vënë re, si në pasivitet. Tek ai gjëja e parë që të bie në sy menjëherë, është rrënimi i plotë psikologjik, tortura e shkaguar nga një jetë teper mjerane dhe e pamerituar; por ndonëse në një gjendje të tillë krize, tek rrëfimtari fatmirësisht për asnjë çast duket se nuk është bjerrë dashuria për njerëzit dhe per jetën.
Rrëfimtari duket se nuk ka familje; familja e tij është atdheu, të cilin ai e quan Atdheburg apo Njerkëdhe; familja e tij janë shokët bashkëvuajtës në këto rrethana apokaliptike, ku kanë harbuar dhe lulëzojnë, korrupsioni, dhuna, kriminaliteti, prostitucioni, rrugaçëria, hipokrizia, idiotësia; me një fjalë gjithë të këqiat e mundshme që mund t’i bien njeriut. Tensioni psiko-emocional, i shkaguar nga refuzimi i së keqes prej së cilës janë të rrethuar në sa e sa rrathë viciozë personazhet e këtij libri, zbutet ngapak kur ngjarjet marrin karakter grotesk, siç edhe vetë disa prej emrave apo portreteve të disa personazheve.
Romani “Nga Njerkëdheu në Atdheburg” është një roman i shkruar me dashuri, një roman që merr përsipër të rrëfejë, siç i ka hije romanit, dhe ia arrin ta përmbushë me sukses një gjë të tillë. Si i tillë ai është romani i emigrantit që vuan padrejtësi të mëdha larg atdheut, i të përbuzurit që rrethanat sociale e kanë damkosur të ndihet pa identitet, i fatbraktisurit që s’resht së kërkuari fatin e tij, i të dashuruarit, i të tradhëtuarit, i njeriut që tenton ta njohë dhe ta ndiejë limfën e jetës që nga metrotë gumëzhitëse të metropoleve të mëdhenj, deri në pëshpëritjet vetmitare të plepave…, natën nën hënën e një qyteti të vogël…, diku në provincë.


Petrit Nika
Fier, 2 korrik 2007

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi