Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: FLUTURIMI ME KALË TË BARDHË

Shko poshtë

Vullnet Mato: FLUTURIMI ME KALË TË BARDHË Empty Vullnet Mato: FLUTURIMI ME KALË TË BARDHË

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 08, 2010 5:33 pm

Vullnet Mato: FLUTURIMI ME KALË TË BARDHË 28736_1243211411584_1568334934_30490281_2859087_n







Vullnet Mato: FLUTURIMI ME KALË TË BARDHË 24329_1234865162933_1568334934_30475288_4637385_n



Vullnet Mato

FLUTURIMI ME KALË TË BARDHË




Krejt papritur babai,
trimosh i gjumit,
fluturoi me kalë të bardhë
përmbi Greqi.
Në shpjegime ëndrrash,
sqaroi absurdin,
kur truri kuturu
lundron në fantazi.


Por kali u bë kazmë
dhe shala lopatë,
për të rrënuar
të nesërmen e fëmijëve të tij.
Xhipsi i policisë
hungëroi në mesnatë.
Dhe babai bëri oh!
nga byzylykët e zinj.


Ne vocërrakëve
na rridhnin lotët në gojë.
Nëna dridhej te porta me lemeri.
Operativi ktheu sytë
të na qetësojë:
“Mos qani, po pështyni,
këtë armik të zi !”


Kali hingëlliu
nëpër kohërat e gënjeshtrës,
sa dhe qimet e bardha
ia bënë gjilpëra,
për të qepur trillimet
në dosjet e urrejtjes,
për bijtë e kuçedrës
që shteroi krojet të tëra...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi