Raimonda Moisiu: Intervistë me poeten dhe shkrimtaren Fatime Kulli
Faqja 1 e 1

Intervistë me poeten dhe shkrimtaren Fatime Kulli
Liria e gruas, mbarimi i lirisë së botës maskiliste!
Kur të vdes, s’do të kem para për të paguar as varrin!
Fatime Kulli, poete, shkrimtare, studiuse, gazetare
Bisedoi: Raimonda Moisiu
Ka lindur më 23.07.1957 në Durrës. Ka përfunduar studimet e larta për shkencat sociale Psikologji, në Tiranë.
Pas viteve ’90, ka punuar:
Redaktore në gazetën “Shqipëria Etinke” Shkodër, gazetare në Radio-Shkodra, në Radio-Tirana, (RTSH), Drejtore e informacionit në TV “Antena Nord” në Shkodër, Drejtore në 2ATV në Kavajë, gazetare e kulturës në shtypin periodik Tiranë.
Kryeredaktore në gazetën ditore “NDRYSHE” dhe (redaktore letrare) në Drita “Ndryshe”, Kryeredaktore tek gazeta “Zëri i Arbërit”. Drejtore në revistën letrare Obelisk. Gjithashtu, ka publikuar disa shkrime në gazetën Albanian Daild News.
Është autore e 19 librave letrarë, poezi, studime, kritikë, prozë. Pjesëmarrëse në disa Festivale Ndërkombëtare të poezisë dhe fituese e disa çmimeve, pjesëmarrëse në disa antologji botërore.
Poezi e Fatime Kullit është vlerësuar nga shumë personalitete të kulturës dhe letërsisë.
Profesor Dr. Jup Kastrati: “Vëllimi është një kryevepër në llojin e vet, në lirikën shqiptare”
Dritëro Agolli: “Poezia e Fatime Kullit dallohet nga një sinqeritet i natyrshëm femëror, që të kujton poeteshat e lashtësisë greke”
Frederik Rreshpja: “Fatime Kulli është heroina e thyerjeve të tabuve në letërsinë shqipe”.
1-Cili ka qenë libri tuaj i parë? Çfarë viti?
-Ma lini portën çelë, në vitin 1992.
-Ç’ke dashtë të thuash me këtë libër dhe si je ndjerë?
-Aso kohe, sapo hymë në një etapë të re të sistemit shoqëror dhe politik, mblodha letrat e shkarravitura ndër sirtarë dhe renda pas librit... Dhe, as unë nuk e di, se ç’kam dashtë të them, por titulli ka qenë mendimi i redaktorit të librit tim, Jorgo Bllaci, mik i babait tim. Unë, duke qenë një nga mijëra të dëmtuara nga sistemi i shkuar, pa ndonjë eksperiencë në këtë fushë, .... mendoja se kisha arritur qiellin me dorë, kur për herë të parë shoh me sytë e mi, emrin tim në një libër të botuar. Nëse do të pyesësh sot për atë libër, do të thoja se, nuk duhej ta kisha botuar.
-Të shkruarit ka qenë një pasion i hershëm i juaji, apo e ndjenit se diçka duhej të shkruhej?
-Kam shkruar qysh fëmijë, kam lexuar shumë, akumulimi i ndjesive të përftuara, (si ato negative dhe ato pozitive), kanë ndikuar në formimin tim, dhe, nevojën për të krijuar marrëdhënien me të tjerët. Mungesa e komunikimit fizik me të panjohurat, më ka “imponuar” të sprovoj, të shkruaj... dhe ta prek realitetin si një lodër në duart e mia, e pse jo, një lodër të rrezikshme që të bën të vuash, të lumturon, por dhe të shkatërron.
-Kini botuar romanin “Njëzet e dy”, përse ky titull? dhe si ia kini arritur ta realizoni botimin e tij?
- Titulli i këtij romani, pasqyron esencën e tij. Botimi është bërë nga shtëpia botuese “Toena” në vitin 2006. Është një ngjarje e jetuar, një njeri i afërt shumë i familjes së personazhit kryesor të romanit, e kemi pasur në fshatin ku vuanin dënimin e internimit me familjen time. E kisha dëgjuar si ngjarje nga nëna ime, pasi unë në atë kohë isha adoleshente.
Dhe mendova se duhej ta shkruaja, këtë dramë jetësore të një gruaje shqiptare, që provon në duart e saj të njoma hekurat, përjeton përdhunimin e punonjësit të policisë, përjeton dhimbjen e madhe shpirtërore të lënies së foshnjës të sapolindur, në maternitet, për t’i shpëtuar thonjve të mentalitetit shoqëror, të cilën e shkatërruan si njeri. Ajo largohet nga vendi, duke hyrë në ambasadën franceze, për të kërkuar lirinë e humbur, duke lënë pas, jetën e saj, kujtimet, zhgënjimet dhe, një ditë të bukur kthehet, kthehet për t’i kërkuar....
- Kur e keni filluar të shkruani këtë libër, jeni frymëzuar nga jeta reale e përditshme apo diçka tjetër, e fantazuar nga ana e juaj?-Sa kohë keni shpenzuar për të shkruar këtë roman, me shumë bagazh për lexuesit?
-Çdo episod i romanit është pjellë e realitetit dhe e vërteta e këtij realiteti, fshihet pas fantazisë së shkruar. Tema kryesore është pikërisht: marrëdhëniet e dashurisë, të martesës dhe familjes në shoqërinë shqiptare në këta dekadat e fundit. Deshifrimi i këtij romani, është drama e shoqërisë sonë, në dy kohë: Dje dhe sot...
Kam investuar 3 vjet kohë, për të takuar, mbledhur më shumë informacione për këtë ngjarje, dhe më në fund pa dritën e botimit në vjeshtë të 2006.
-A është romani dhe tregimet tuaja të bazuara në ngjarje reale?Apo nga jeta tuaj?
-Çdo shkrimtar, mund ta identifikosh nga krijimtaria e tij, por ashtu siç të thashë më lart, romani është ngjarje e jetuar.
-Jeni tregimtare apo poete, apo të dyja bashkë? Ku qëndron ndryshimi mes tyre?
-S’e di, ta them sinqerisht. Kam bërë sprova, në disa gjini. Por, mendojë se unë jam poete, aty e gjej veten të lirë. Poezia tek unë, vjen si një fllad muzash, pa e kuptuar më përpinë, më djeg dhe ikën si hije...Ndërsa tregimi, proza ka tjetër marrëdhënie me autorin. Poezia vjen krejt spontanisht, pa vetëdije, ndaj sa herë që kam vendosur, të mos shkruaj më poezi, ajo më është bërë si rrodhe...
- Si një grua, kush janë anët e mira dhe jo të mira, të një martese, si te romani “Njëzet e dy”, p.sh., si do ta përshkruani ju një grua ideale?
- Idealja është utopike! Dihet tradita e martesave në shoqërinë tonë. Bashkëmoshataret e nënave tona, janë fejuar pa i njohur burrat e ardhshëm të tyre, janë kryer të gjitha ritet e asaj kohe... Ato kanë pasur nga një gjysmë shekulli jetëgjatësi, me bashkëshortët. Sot është e vështirë, kanë ndryshuar kohërat, modelet... ndaj për mua, gruaja ideale është utopike.

- Është gruaja e lirë në ditët e sotme?
8-Jo! Përderisa nuk ka një ndërgjegje të lirë brenda pushtetit mashkullor, nuk do të ketë grua të lirë. Liria e gruas, fillon tek mbarimi i lirisë së botës maskiliste!
- Keni shkruar tregimin “Dhimbja pjell dhimbje”. Ju përdorni “Fjalën”dhimbje”, dhe ju e konvertoni shumë ndjeshëm e me talent, që në titull. Është kjo efikase për të nderuar kujtimin e atyre që largohen nga kjo botë, dhe fjalët duken sikur përcjellin ndjenjën e paqes shpirtërore?
- Kjo pyetja ka lidhje me përgjigjen e më sipërme. Në një shoqëri me komplekse, me mendësi të vjetra, do të ketë gjithnjë pjellë dhimbjesh të mëdha, për gruan, për femrën në përgjithësi.
Tregimet e shkurtra ndër librat e mi, në tërësinë e tyre, janë skena rrëfimore, tronditëse, që, duken se jehona e tyre ka ardhur si rrëfime nga lashtësia gojë më gojë. E vërteta është se janë ngjarje të jetuara, dhe personazhet “lëvizës”, janë ata, protagonistë të ngjarjeve.
- Ju shkruani poezi, lirika dashurie “ të pastra dhe të drejtpërdrejta në të shprehur”, dhe jeni nga poetet e rralla, që me anë të vargjeve shpërthyese,”ilustroni”, ndjenjat dhe karakterin e të qenit grua?? P.sh. te poezia “Të dua, të dua se jam grua”, që mund ta quaj një deklaratë dashurie? Përse një gjë e tillë?
- Nuk më ka pëlqyer që në lirikat erotike, të respektojë asnjë rregull letrar e as moral, kështu kam komunikuar mirë me lexuesin.
A mund t’i fshihemi kësaj ndjenje njerëzore, fisnike, humane, universale?! Shkruaj për të çliruar pasionin tim, si grua, shkruaj se më pëlqen, shkruaj të zgjidh vargonjtë e skllavopronarëve të mentalitetit...

Ju e dini që poetja e parë në botë, është poetja e lashtësisë greke, Safo. Ajo u fye, u përçudnua për vargjet e saj... madje u quaj edhe lesbike nga shoqëria maskiliste. Të njëjtin fat, pati dhe Ana Ahmatova.
Vetë dashuria, është një mallkim, një mallkim i bukur që çdo grua dëshiron ta përjetojë... por që përballet hidhur në realitetin shoqëror, po nga pushteti maskilist.
- Shumë poezi dashurie…Ç’është dashuria për ju? Kur një grua e ndjen se është e dashuruar? Si ia arrini ju ta reflektoni në poezitë tuaja?
- Dashuria është mishërimi i jetës! Unë do vazhdojë, t’i shkruaj kësaj ndjenje hyjnore, derisa të kem frymë e shpirt. Dashuria është respekt për veten tënde, është frymëzim për jetën.
- Ju thatë se frymëzimi ju vjen nga bota e brendshme njerëzore, Poezitë, tregimet esetë tuaja, fantazohen apo krijohen ashtu si ishin?
Kam përshtypjes se ato ndikojnë…
- Çdo varg, çdo poezi, çdo libër është një portret i skicuar që kërkon ta shohin e ta ndjejnë, të tjerët. Në çdo libër, aviten përherë e më shumë dilema të mistershme brenda meje dhe njeriut që zvarritet në një ndërtesë pikëpyetjesh, për të zbuluar UNIN tim. Dhe, për të hyrë thellë në zemrën e gruas poete, unë, do të thoja, se aty brenda, kam dëshirën e madhe për jetën, zhgënjimet, dhimbjet, dritën dhe errësirën, që më kanë shoqëruar që sa jam krijuar si njeri.
Veprat krijuese shkruhen për të shpëtuar vetveten, nga krizat, nga dhembjet... Kur udhëtojë në tunelin e errët shpirtëror, shkruaj, për të prekur e shijuar dritën...!
-Pse shkruani?
-Nuk e di pse shkruaj, e urrej veten që shkruaj, s’duhej të shkruaja, por ja që, nuk rri dot pa shkruar, jam pjellë e këtij realiteti dhe fantazisë sëbashku!
Shpesh herë i them vetes: Mjaft, mos u merr me poezinë se mbete gjithë jetën pa para buke! Por sërish shkruaj... dhe do ta bëj derisa të vdes, dhe e di mirë, se kur të vdes, s’do të kem para për të paguar as varrin!
- Ju punoni edhe si gazetare. A e konsideroni veten të tillë?
- Jo! Nuk jam gazetare e specializuar në universitetin e Gazetarisë, si gazetare, ashtu si qindra gazetarë të tjerë. Hyra “aksidentalisht” në këtë punë aq sa të bukur dhe të urryer!
Si njeri, si qytetare e këtij vendi, si grua, si nënë, si shkrimtare (nëse mund të jem?!) nuk mund të bëhem palë me padrejtësitë dhe paudhësitë që bëhen në kurriz të njerëzisë. Çdo njeri prej nesh, duhet të verë nga guriçkë në ndërgjegjen e njeriut, për ndryshimin shoqëror, për ndryshimin e jetës së njeriut, për të qenë të barabartë mes të barabartëve, me popujt e qytetëruar në botë.
- Mendoni se kini arritur aty ku duhet me krijimtarinë tuaj, apo kini akoma për të bërë? Çfarë po shkruani aktualisht? Projektet në të ardhmen?
- S’kam pas kurrë qëllim në vetvete për të arritur një KULM, në krijimtari. Unë kam shkruar dhe do të shkruaj, (ashtu siç deklarova më lart) Të gjitha çfarë shkruaj në letërsi, janë copëza jete njerëzore, janë shpërfytyrime të ndërgjegjes njerëzore, janë dhimbje që ulërijnë në shkretëtirë, dhe që, kërkojnë dashuri dhe liri!
Ndoshta, të gjitha çfarë kam shkruar, janë nj hiç, janë letra që presin të shkrumbohen dhe me hirin e tyre, të ndërtojë një jetë të qetë, poetja grua me gruan njeri. Pra, “lufta” ime letrare është: të zhbirilojë enigmat e vetes me vetveten!
- Po djemtë tuaj kanë prirje në fushën e letërsisë? Sa ju ndjekin në krijimtarinë tuaj?

16-Ah, meqë më dole në shteg... Djemtë e mi kanë marrë rrugë të ndryshme nga unë. Më kujtohet, kur djali i madh ishte në maturë, gërmonte tek librat e mi me poezi, për t’ia dërguar në kartolina shoqeve të klasës, në raste festash. Ndërsa i vogli, kishte dëshirë të shkruante poezi, por unë mundohesha t’ia zbehja dëshirën, dhe tani, Ai mbaroi shkencat fizike, por bën sprova të përkthejë nga poezitë botërore. Dhe këtë e bën me dashuri.
- A ka kritikë të mirëfilltë letrare sot?
- Personalisht, pak më intereson kritika, kritiku më i mirë është lexuesi. Shoh se ka një tendencë drejt kritikës abuzive, të grupuar në grupe të caktuara interesi. Të gjithë janë bërë shkrimtar të mëdhenj, poetë të mëdhenj, madje, krijimtarinë letrare e quajnë: Profesion! Kaq!
Ju faleminderit!

Botoi gazeta Republika
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Monda Korca: Te ruajme vlerat kombetare dhe identitetin kombetar shqiptar. Interviste e Raimonda Moisiu, dhene gazetares Fatime Kulli
» Intervistë me poeten Fatime Kulli
» Fatime Kulli: Poetja siriane Maram Al Masri Përktheu nga anglishtja Horald Kulli
» Fatime Kulli sjell për Ju:Poetja maqedonase Slobodanka Pavlova Përktheu Horald Kulli
» Fatime Kulli: “Auto-portreti im si një ëndërr” një risi në botën letrare Nga Fatime Kulli

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi