Intervistë me poeten Fatime Kulli
Faqja 1 e 1
Intervistë me poeten Fatime Kulli
Intervistë me poeten Fatime Kulli
Dashuritë e mia të “fshehta”...
Fatime Kulli është autore e 19 librave me poezi, prozë, kritikë dhe letërsi për fëmijë. Ajo shquhet për poezinë lirike erotike, ku ka fituar shumë çmime brenda dhe jashtë vendit dhe me dt. 20 -24 Gusht 2009 mori pjesë në takimin internacional të Poezisë Strugane ku u prit shumë mirë. Por cilat janë të fshehtat e erotizmit të saj, ajo rrëfen në këtë intervistë
Ç’është poezia për ju?
Poezia për mua është liria personale në shërbim dhe administrim të artit të shkruar…është prekja e të gjitha qelizave jetësore, shpirtërore, njerëzore. Ajo është një botë e brendshme, e padukshme që unë e kërkoj në çdo çast kur ndjehem e dëshpëruar, e lumturuar, e vetmuar… Është një dritë e mbipushtetshme tek unë, të cilën s’mund ta mbaj të fshehur, por dua ta shpërndaj nëpërmjet fjalës, tingujve magjik, për tu kënduar nën zë e mbi zë…
Vëllimi juaj i fundit me poezi “Këpucët e mjegullës” duket se është një kërkim në botën mashkullore, ku ju eksploroni. Çfarë është mashkulli për ju në kuptimin poetik?
Ai libër kish kohë që flinte në sirtarët e shpirtit tim, kur shpirti u mbars filluan shtërzimet e lindjes… tani ai ka filluar të “qarat” shpirtërore dhe prêt lexuesin...
Zoti i ka krijuar të dy sekset, femrën dhe mashkullin dhe pa njëri tjetrin jeta s’do kish kuptim. Meqë jam femër, kërkoj botën mashkullore dhe atë e kërkoj gjithnjë, të jetë një lidhje e shëndetshme, pothuajse të përsosur, fatkeqësisht e vështirë për ta gjetur…
- Meqë jemi te poezia juaj, a ndiheni e keqkuptuar për shkak të thyerjes së tabuve?
Dua ta lidh me pyetje-përgjigjen e mësipërme. Thashë e vështirë e për ta gjetur, kjo është simbolikë pasi personazhi njëjës jam unë… Qysh sa ka lindur njerëzimi, bota mashkullore ka qenë maskiliste dhe vazhdon të jetë maskiliste… Unë jam në çdo kohë e keqkuptuar për poezinë që lëvroj, por personalisht nuk i vuaj keqkuptimet, nuk kam komplekse dhe nuk dua t’ia di seç mendojnë të tjerët për mua. Kujtojmë në që në lashtësi, Safoja u paragjykua për poezitë e saj si lesbike, unë paragjykohem si «dorzhuane», madje thonë se paska shumë eksperienca dashurie dhe tradhtie...pasi i këndojë dashurisë, kësaj ndjenje sublime universale që rregullon e sistemon njerëzinë dhe këtë e bëj me shumë dashuri, duke filluar nga vetja ime. Për të gjitha ata që paragjykojnë poezitë e mia, do t’i pyesja: Kur bini në shtrat për të fjetur, a hyni me gjithë rroba e këpucë???
Kjo pyetje është përgjigjja ime.
-Çfarë është dashuria për ju?
Dashuria, ah dashuria....! Fjalë e shenjtë që përdhoset duke e shqiptuar, duke e keqpërdoruar... Kam shumë dashuri në jetë: për barkun që më lindi, për familjen time, për dy djemtë e mi, për mbesën time të vogël, por një dashuri të veçantë kam për poezinë. Ndjehem e dashuruar përjetësisht me poezinë dhe kjo është dashuria më e madhe që kam sot, madje do të shtoja se jam bërë SKLLAVE e poezisë.
-Në poezinë tuaj ka shumë erotizëm dhe sensulaitet. Ka të bëjë kjo me natyrën tuaj femërore apo me natyrën tuaj poetike?
Po. Duke qenë grua është bukur të guxosh dhe të krijosh eksperienca intime, duke i bërë ato të ndjeshme, joshëse përmes gërshetimit të ndjeshmërisë dhe bukurisë shpirtërore. Këtu qëndron edhe bërthama qendrore e poezisë sime që ju e quani erotizëm dhe sensualitet. Megjithëse e di mirë, që paragjykimi si vetëdije kolektive e mentalitetit të shoqërisë sonë, nuk e pranon poezinë time si akt pranimi i një vepre artistike, unë vazhdoj të ekzistojë në “çmendurinë” time krijuese për ta bërë këtë akt poetik që të mirëkuptohet dhe të mirëpritet kjo lloj poezie, si një aventurë e bukur njerëzore që çdo njeri ka dëshirë ta shijoj. Pra, përmes fjalëve poetike dhe shpirtit, unë eksperimentoj sistemin e anatomisë së dashurisë. Kjo është poezia ime, kjo jam unë dhe poetja.
-Çfarë kërkoni të “ndreqni” me poezinë tuaj: botën, vetveten… apo thjeshtë doni të ndiheni e plotë dhe e çliruar?
E para, unë punoj nën moton: shkruaj për qejfin tim. Asnjëherë nuk e mendoj se për çfarë do shkruaj. Poezia nuk ka piketa dhe orar të përcaktuar se duhet të ulesh të shkruash poezi për këtë apo për atë... Poezia “bëhet” kudo, kurdo... edhe atëherë kur s’e mendon. Unë kam bërë poezi në breg të detit, i kam shkruar me gishta në rërë. Poezia më çliron nga vetvetja.
Dueli më i fortë në poezi tek unë, është: Beteja mes lirisë sime dhe vetvetes.
-Zemëroheni ndonjëherë me poezinë? A nuk mendoni se jeta juaj do të ishte më “ndryshe” po të kishit qenë këngëtare apo aktore?
Jo. Poezia është ngushëllimi im. Shpesh kur jam në ato momente, të gjithë zemërimin e derdh në vargje, atëherë më ndodh që të bëj poezi më të ndjera.
E ndërsa për tu bërë këngëtare kam provuar kur isha në shkollë 8 vjeçare, por kam qenë stonaturë e gjallë, kurse për të aktruar kam provuar disa herë dhe kam dalë me sukses. Kujtoj një rast, kur isha në një takim poetik në Strugë, më kërkuan që të zëvendësoja aktoren e Teatrit Kombëtar Yllka Muja, (pasi ajo ishte ftuar dhe nuk kishte ardhur) përkrah aktorit maqedonas në interpretimin e poezisë shqipe, dhe unë fitova si interpretuesja më e mirë e fjalës artistike, me emrin Yllka Muja.
-A jeni feministe? A mendoni se femra në Shqipëri nuk arrin të shpaloset për shkak të autoritetit të seksit tjetër?
Jam shumë feministe, por që të përballesh në shumë fusha të jetës (si në art, shkencë, politikë, biznes, e të tjera) dhe të krijosh figurën tënde përballë seksit autoritar të burrave, duhet të jesh shumë e zonja dhe të kesh shumë vlera intelektuale. Sigurisht që njoh shumë gra të zonja në shumë fusha, por ka edhe gra “qaramane”, që fajin ia hedhin burrave se nuk i lënë të ecin përpara, por mendoj se ato i kanë problemet me veten e tyre dhe jo me burrat.
-A besoni te parandjenja?
Besoj. Kur e parandiej të mirën ose të keqen, më ndodh...
A besoni në Fat?
Po, besoj shumë në fat, jam shumë superticioze.
- Ke qarë ndonjëherë për t’u ndier e çiltër?
Jam një natyrë e ndjeshme dhe e çiltër, ndaj qajë shpesh kur dikush më lëndon.
- Kush ka qenë dita apo data që ju mbani në kujtesë si më të bukurin?
Ka qenë dita kur jam ndjerë për herë të parë nënë, ka qenë ditë e mërkurë me dt.6. Nëntor 1980.
-Cili është udhëtimi juaj më i preferuar?
Udhëtimi me anije në det, por shumë interesant për mua është udhëtimi me karrocë në pyll.
-Cila është frika më e madhe për ty?
Kafshimi pas shpine.
-Cilën do të quaje pikën më të thellë të mjerimit?
Mjerimi më i thellë për mua, është injoranca.
-A ekziston lumturia dhe a jeni e lumtur?
Lumturia është relative, varet për çfarë lumturie e keni fjalën...
-A keni pengje? Ç’janë pengjet për një poete?
Çdo kush prej nesh ka lënë nëpër sirtarë ndonjë peng... por fatmirësisht poetët i nxjerrin në shesh të gjitha pengjet e tyre.
-Cilat janë karakteristikat tuaj më të spikatura?
Sinqeriteti dhe korrektësia.
-A jeni tip melankolike?
Jo. Jam natyrë e fortë dhe indiferente.
-Kush është poeti juaj më i preferuar?
Gjithnjë kam thënë se Migjeni është i dashuri im i zemrës, pasi që kur kam filluar të lexoj dhe të kuptoj poezinë, jam e dashuruar çmendurisht pas poezisë së tij.
-Çfarë mendimi keni për pjesëmarrjen e grave në politikë?
Mendoj se gruaja në politikën shqiptare deri tani nuk ka krijuar një model që të gjeneroj kulturën e politikës paqësore e humane. Shohim gra që sillen si burra të këqij në politik.
-Nëse do të merreshit me politikë, cila do të ishte deviza juaj?
Asnjëherë s’kam dashur të merrem me politikë, edhe pse i shërbej politikës në punën time si gazetare.
-A besoni te një miqësi e sinqertë dhe a keni miq të tillë?
Sot nuk ka më miqësi të sinqertë, ka vetëm miqësi interesash. Miqësinë e sinqertë e kam të lidhur ngushtë me korrektësinë time, në punë e në jetë.
-Kush është stina juaj më e preferuar?
Pranvera dhe vjeshta, janë stinët e muzave krijuese.
-Kush është momenti më i bukur i ditës?
Kur ndjej kënaqësinë e një pune të përfunduar me sukses, që rrallë e ndjej, ose kur marr ndonjë lajm të mirë.
-A jeni dehur ndonjëherë, kur dhe pse?
S’kam provuar kurrë të pi, e jo më të dehem.
-Cilët janë njerëzit që i nuk i doni në shoqërinë tuaj?
Servilët, intrigantët dhe të paaftët.
Nga Dukagjin HATA
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fatime Kulli: Poetja siriane Maram Al Masri Përktheu nga anglishtja Horald Kulli
» Raimonda Moisiu: Intervistë me poeten dhe shkrimtaren Fatime Kulli
» Fatime Kulli: “Auto-portreti im si një ëndërr” një risi në botën letrare Nga Fatime Kulli
» Monda Korca: Te ruajme vlerat kombetare dhe identitetin kombetar shqiptar. Interviste e Raimonda Moisiu, dhene gazetares Fatime Kulli
» Fatime Kulli sjell për Ju:Poetja maqedonase Slobodanka Pavlova Përktheu Horald Kulli
» Raimonda Moisiu: Intervistë me poeten dhe shkrimtaren Fatime Kulli
» Fatime Kulli: “Auto-portreti im si një ëndërr” një risi në botën letrare Nga Fatime Kulli
» Monda Korca: Te ruajme vlerat kombetare dhe identitetin kombetar shqiptar. Interviste e Raimonda Moisiu, dhene gazetares Fatime Kulli
» Fatime Kulli sjell për Ju:Poetja maqedonase Slobodanka Pavlova Përktheu Horald Kulli
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi