Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare

2 posters

Faqja 5 e 11 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 9, 10, 11  Next

Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty Kërkohet trupi i pajetë i shoferit në ujërat e Butrintit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 27, 2009 9:28 pm

Kërkohet trupi i pajetë i shoferit në ujërat e Butrintit

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 42 vjeçarit që u mbyt sot në Butrint. Polumbarët e RENEA-s dhe forcat e policisë gjenden në vendin e ngjarjes.


Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 BUTRINT
Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të shoferit që u mbyt në Butrint.

Sarandë- Shoferi, Flamur Hasani, është mbytur në kanalin e Vivarit teksa ka tentuar të kaloje bashke me kamionin e tij me anë të një lundre drejt Greqisë. Drejtuesi i kamionit, në kundërshtim me urdhrin e rojeve ka imbarkuar në lundrën që shërben për kalimin e automjeteve të vogla, kamionin e ngarkuar me tulla, ndërsa mjeti lundrues është fundosur. Ai ka tentuar te kaloje ne kanalin e Vivarit, pasi eshte rruga me e shkurter qe te çon në doganën e Qafëbotës, që lidh Shqipërinë me Greqinë.Rojet thonë se shoferi ishte në gjendje të dehur dhe nuk ka pranuar ne asnje rrethane urdherat e tyre. Kamioni me targa te Sarandes 6846 B që drejtohej nga 42 vjeçari nga Delvina, është batuar së bashku me lundrën për shkak të rëndesës si pasojë është përmbytur në ujrat e kanalit të Vivarit."Mjetet e tonazhit të rëndë nuk lejohen të imbarkohen në lundrën që lidh qytetin antik të Butrintit me krahun tjetër të zonës dhe drejtuesi i kamionit ka tentuar të imbarkohet forcërisht në të", thanë burime të policisë që ndodhen në vendngjarje.Forcat e policisë janë duke punuar për normalizimin e situatës si dhe po orientojnë automjetet që të lëvizin nga rruga tjetër drejt Qafëbotës. Aktualisht pritet që të mbërrijnë dhe polumbarët për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të drejtuesit të kamionit nga ujrat e kanalit të Vivarit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty Arrestohet vrasësi i policit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 28, 2009 9:29 pm

Arrestohet vrasësi i policit

Arrestohet në Greqi Arben Këndezi, njëri nga autorët e masakrës së Qafë Gjashtës.

Një nga autorët e masakrës së Qafë Gjashtës, në periferi të Sarandës, Arben Këndezi, u arrestua në Greqi, në sajë të bashkëpunimit të Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana me Interpol Athinën, bëri të ditur pak çaste më parë Policia e Shtetit. Ngjarja për të cilën akuzohet shtetasi Arben Këndezi, 41 vjeç, lindur në Piqeras të Sarandës, ka ndodhur më 4 mars 1997, në vendin e quajtur Qafë Gjashtë, në periferi të Sarandës, kur ai, në bashkëpunim me shtetasit Vladimir Këndezi, Ristan Lapa, Agron Qurku, Aleksander Bala dhe Alqi Paguni, kanë qëlluar kundër forcave të policisë, duke vrarë oficerin e policisë Gjergji Mehmeti. Për këtë ngjarje të rëndë, Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, ka vendosur në janar të vitit të kaluar masën e sigurisë "Arrest në burg", në ngarkim të shtetasit Arben Këndezi, për veprat penale të "vrasjes për shkak të cilësive të veçanta, e kryer në bashkëpunim". Policia bëri të ditur se shtetasi Arben Këndezi akuzohet edhe për një ngjarje të ndodhur më 17 mars 1997, kur ai, në bashkëpunim me shtetasit Flamur Këndezi, Agron Qurku, Janaq Qurku, Artan Nebiu, Sandro Bollani, Edmond Sejko, Andrea Foti, Vladimir Sinani, Genci Bajrami, Ivan Veseli, Lefter Tusha dhe Gjergji Qyrsari, kanë grabitur një shumë prej 26 719 210 lekësh në ish- Bankën e Kursimeve në Sarandë. Për këtë krim Gjykata e Vlorës, me vendim të datës 8 korrik 1999 e ka dënuar shtetasin Arben Këndezi me 6 vjet burg, vendim i cili është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Vlorë disa muaj më pas dhe nga Gjykata e Lartë një vit më pas.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty Sarandë: Sekuestron 50 kg drogë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 28, 2009 9:30 pm

Sarandë: Sekuestron 50 kg drogë




Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 DROGA
Në vendngjarje u sekuestruan dy çanta të mëdha ku brenda tyre ishin 50 pako të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar si marijuanë, ku secila pako peshonte nga një një kilogramë, si dhe automjeti tip Benz me targa gjermane i cili u braktis gjatë ndjekjes së policisë dhe automjeti tip Shervoletë Foristradë me targa amerikane.


Forcat e policisë së Gjirokastrës kanë organizuar operacionin e koduar ‘Përtej Kufijve’, duke konkluduar me kapjen e një sasie prej 30 kilogramë lëndër narkotike e tipit marijuanë. Informacionet paraprake në rrugë operative treguan se dy automjete do të kryenin transportin e një sasie lënde narkotike marijuanë nga fshati Lazarat në drejtim të Sarandës.Prandaj u organizua operacioni ‘Përtej Kufijve’, me qëllim ndjekjen dhe kapjen e tyre .
Pasi mjetet u konstautan se po lëviznin vërtet në drejtim të Sarandës, filloi ndjekja e tyre e cila vazhdoi deri në afrësi të qytetit jugor, ku në hyrje të tij ishte ngritur edhe një postobllok i policisë. Si pasojë e kësaj ndjekje automjeti që kishte lëndën narkotike ka devijuar rrugën dhe është futur në drejtim të fshatit Çukë, aty ku autori ka braktisur mjetin dhe lëndën narkotike e ka hedhur në një vend anës rrugës hyrëse për në fshat dhe është larguar me shpejtësi duke përfituar nga errësira. Automjeti tjetër i cili ishte bosh dhe ishte shoqërues i mjetit ku ishte lënda narkotike , ka vazhduar në drejtim të qytetit Sarandë por që nuk është bërë e mundur kapja e tij, psi ka devijuar rrugën dhe nuk ka mbërritur në postobllokun e policisë .
Në orët e para të mëngjesit, pas kotrollit të imtësishëm të territorit, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i lëndës narkotike.
Në vendngjarje u sekuestruan dy çanta të mëdha ku brenda tyre ishin 50 pako të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar si marijuanë, ku secila pako peshonte nga një një kilogramë, si dhe automjeti tip Benz me targa gjermane i cili u braktis gjatë ndjekjes së policisë dhe automjeti tip Shervoletë Foristradë me targa amerikane.
Nga ana e ekspertëve është bërë dokumentimi i plotë i kësaj ngjarjeje, identifikimi i autorëve që për arsye të hetimit nuk bëhen të ditura dhe po punohet për kapjen e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.noa
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty Në Prizren kapet armatim, arrestohen 4 vetë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 28, 2009 10:13 pm

Në Prizren kapet armatim, arrestohen 4 vetë





Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 Armatim_fishek.1-490x320

Në një operacion bastisjeje, sot në orët e hershme të mëngjesit, në dy lokacione në Prizren janë zbuluar një numër armësh, granatash dhe municioni. Policia ka arrestuar katër shqiptarë, njëri nga ta me nënshtetësi amerikane.

“Më 28. 08. 09, rreth orës 5, Njësitet e hetimeve rajonale ne Prizren, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shtyllës së Krimeve në Prishtinë, në bazë të Urdhëresës se Gjykatës së Qarkut në Prizren... kanë ndërmarrë një operacion bastisjeje në dy lokacione në qytetin e Prizrenit. Policia gjatë bastisjes ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë katër të dyshuar: B. K. shqiptar/amerikan; B. B., Sh. D. dhe I. I. shqiptar/kosovar”, ka njoftuar Policia në Prizren nëpërmes një komunikate për shtyp.

Gjatë këtij operacioni, policia ndër të tjera ka gjetur dhe konfiskuar këto armë:
- Një AK 47, me nr serik 8411867;
- Pushkë gjuetie, me nr serik 176784;
- Pushkë Karabinë, me nr serik 1087878;
- Pistolete Zazamini, të kalibrit 8 mm, me nr serik T570590;
- AK 47 ;
- 5 copë granata dore;
- Pushkë ajrore;
- Municion i ndryshëm, 235 copë;
- Municion i gjuetisë, 22 copë.

Pas bastisjes, Policia i ka shoqëruar personat e arrestuar në stacion policor, ata janë intervistuar dhe me urdhër të një prokurori janë ndaluar për 48 orë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty Humbi para dy ditësh, gjendet i mbytur 27 vjeçari

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 29, 2009 10:11 pm

Humbi para dy ditësh, gjendet i mbytur 27 vjeçari




Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 POOLL
Policia njoftoi se shtetasi Kreshnik Saliu, 27 vjeç nga qyteti i Memaliajt u gjet rreth orës 13:15 në vendin e quajtur "Agjencia Lufti", pas denoncimit te familjareve per zhdukjen e tij.

TEPELENE - Një 27- vjeçar nga qyteti i Memaliaj, i cili ishte zhdukur para dy ditesh është gjetur pak më parë i mbytur në ujërat e lumit Vjosë.
Policia njoftoi se shtetasi Kreshnik Saliu, 27 vjeç nga qyteti i Memaliajt u gjet rreth orës 13:15 në vendin e quajtur "Agjencia Lufti", pas denoncimit te familjareve per zhdukjen e tij.
Pas identifikimit edhe me familjarët dhe ekzaminimit u arrit në përfundimin se për 27-vjeçarin që prej disa vitesh vuante nga epilepsia (sëmundja e tokës), rezultoi fatale në humbjen e jetës. Policia lokale tha, se trupi i pajetë është gjetur 500 metra larg vendit ku u mbyt, në krahë të rrugës kombëtare Memaliaj-Ballsh.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty Policia: Arrestohen katër të dyshuar për terrorizëm

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 29, 2009 10:12 pm

Policia: Arrestohen katër të dyshuar për terrorizëm

Njoftimi se operacioni i policisë së Kosovës është kryer në bashkëpunim me FBI-në, nuk është konfirmuar dhe as përgënjeshtruar nga zëdhënësi i policisë Beka.


Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 POLICIA....
Zëdhënësi i policisë së Kosovës Arbër Beka

Policia në Kosovë njoftoi se po merr në pyetje katër persona të dyshuar, ndër të cilët një shtetas të SHBA-së, rreth akuzave për lidhje me terrorizmin. Zëdhënësi i policisë së Kosovës Arbër Beka tha se katër personat "janë arrestuar për mbajtje armësh pa leje dhe rrezikim të sigurisë", por shtoi se "akuzat mund të shtohen" duke përfshirë ato për aktivitetet terrorist, për të cilat po zhvillohen hetime. Beka tha se policia gjeti dy armë kallashnikov dhe pesë granata dore gjatë arrestimit të personave të premten (28.8.) në Prizren. Beka nuk pranoi të komentojë njoftimet në mediet lokale, sipas të cilave të dyshuarit kanë lidhje me islamistë radikalë. Njoftimi i medieve, se operacioni i policisë së Kosovës është kryer në bashkëpunim me FBI-në, nuk është konfirmuar dhe as nuk është përgënjeshtruar nga zëdhënësi i policisë Beka.(dw)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty Pas 12 vjetësh arrestohet autori i masakrës së ‘Qafë Gjashtës’

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 29, 2009 10:13 pm

Pas 12 vjetësh arrestohet autori i masakrës së ‘Qafë Gjashtës’




Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 Arrestohet%20(Small)
I arrestuari Arben Kendezi

Është arrestuar në Athinë Arben Këndezi, një nga personat e kërkuar dhe të dyshuar për masakrën e “Qafë Gjashtës” e cila pati ndodhur në Sarandë në vitin 1997. Arben Këndezi, 41 vjeç, ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit dhe Interpol Tirana që prej muajit janar të vitit të kaluar me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda në kryeqytet. Në njoftimin e saj zyrtar Policia tha se Arben Kendezi me datë 4 mars 1997, në vendin e quajtur "Qafë- Gjashtë" të Sarandës, në bashkëpunim me Vladimir Kendezin, Ristan Lapa, Agron Qurku, Aleksander Bala dhe Alqi Paguni, kanë qëlluar kundër forcave të policisë duke vrarë oficerin e policisë Gjergji Mehmeti"-. Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, me vendimin e datës 20 janar 2008 ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg" në mungesë, për akuzën e "vrasjes për shkak të cilësive të veçanta, e kryer në bashkëpunim". Sipas policisë, Arben Kendezi, veç akuzës për pjesëmarrje në masakrën e "Qafë Gjashtës", akuzohet edhe si bashkëpunëtor në grabitjen e Bankës së Kursimeve të Sarandës, 13 ditë pas masakrës së "Qafë Gjashtës". Për këtë ngjarje Këndezi është dënuar me gjashtë vjet burg nga Gjykata e Vlorës, i cili vendim është aprovuar edhe nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty Zjarr dhe shpërthim granatash në lagjen Uznovë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 30, 2009 6:14 pm

Zjarr dhe shpërthim granatash në lagjen Uznovë



Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 Zjarr%20(Small)

Një zjarr i befasishëm dhe më pas një shpërthim i fuqishëm ka tronditur banorët e lagjes periferike të Uznovës në qytetin e Beratit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi tronditës. Ajo që duhet saktësuar ka të bëjë me faktin që flakët fillimisht kanë përfshirë mjedisin rrethues të ish- Uzinës së Baterive, rrënojat e së cilës janë mbuluar nga bari dhe ferrat dhe më pas banorët kanë dëgjuar shpërthimin e disa granatave njëherësh. Ende nuk janë konfirmuar shkaqet e vërteta, por dyshohet se ndoshta dikush ka hedhur ndonjë cigare apo edhe me dashje ka ndezur barin e thatë dhe më pas flakët kanë përpirë gjithë hapësirën duke alarmuar banorët që jetojnë në këtë zonë. Pas flakëve janë dëgjuar shpërthime granatash dhe municionesh, situatë kjo që për rreth 30 minuta ka terrorizuar banorët. Kanë mjaftuar vetëm 30 minuta që zjarrfikësit, të ndihmuar edhe nga vetë banorët të vënë situatën nën kontroll dhe të shuajnë të gjitha vatrat e zjarrit. Fatmirësisht nga zjarri dhe shpërthimi i disa granatave të fshehura që nga koha e mbrapshtë e vitit 1997, nuk ka pasur asnjë dëm material apo të lënduar. Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit dhe ka marrë masa për të krehur zonën për të gjetur municione apo granata të tjera, gjë që do të vazhdojë e dhe në ditët në vazhdim. Për të qenë të saktë, theksojmë se nuk dihet nëse është zjarri ai që shkaktoi shpërthimin e municioneve dhe granatave apo është ndonjë granatë e plasur me qëllim ajo që ka shkaktuar më pas zjarrin.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty Arrestohen tre persona për prostitucion

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 31, 2009 9:51 pm

Arrestohen tre persona për prostitucion




Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 PRANGA
Shfrytëzonin prej kohësh një vajzë për qëllime prostitucioni në mjediset e një hoteli, por pas operacionit të koduar me emrin “Blendi” është mundësuar kapja e tyre. Sipas të dhënave policore, bëhet fjalë për dy meshkuj dhe një femër, që të tre të cilësuar si bashkëpunëtorë në shfrytëzimin për prostitucion me qëllim përfitimi për një periudhë kohe që i kanë bërë vajzës me iniciale A. S. në hotel “Blendi” në rrugën “Frederik Shiroka” të kryeqytetit. Të ndaluarit janë Pëllumb Prendi, 40 vjeç, lindur në Pukë e banues në Tiranë e A.S., 17 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Paskuqan 2 dhe bashkë me ta është ndaluar edhe Monika Miçani, 49-vjeçare, banuese në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan 27 000 lekë dhe 3 telefona celularë. Materialet i kaluan prokurorisë për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, “Mbajtje ambjentesh për prostitucion” si dhe “Ushtrim prostitucioni” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 113, 114, 115 dhe 25 të Kodit Penal.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty Durrës: Tre veta dhunojnë një 19-vjeçare

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 31, 2009 9:52 pm

Durrës: Tre veta dhunojnë një 19-vjeçare

Zyrtarisht, policia tha se ka arritur të vërë në pranga dy nga autorët e aktit të dhunës.


Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 DURR
Policia tha se ka shpallur në kërkim personin e tretë të dyshuar, Denis Plaku, rreth 20 vjeçar, edhe ky banues në Romanat

Ishte duke pushuar në bregun e lumit, por tre djem që e kanë vënë re duke ndenjur aty e kanë përdhunuar vajzën 19-vjeçare, e cila pak pas ngjarjes, tejet e shokuar, ka rendur në polici për të kryer denoncimin.
Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë Durrës.
Ata thanë se ngjarja i ka ndodhur 19-vjeçares me inicialet A.SH, banuese në fshatin Hardhishtë të Durrësit, pasditen e së Shtunës, kurse dje u shpallën në kërkim tre personat e dyshuar, dy prej të cilëe, janë arrestuar mëngjesin e sotëm.
Zyrtarisht, policia tha se ka arritur të vërë në pranga dy nga autorët e aktit të kryerjes së marrdhënieve seksuale me dhunë në bashkëpunim, të cilët janë 20-vjeçari Ismail Troplini, banues në fshatin Romanat dhe Isa Kokomani, 21-vjeç, nga fshati i vajzës.
Po ashtuk, policia tha se ka shpallur në kërkim personin e tretë të dyshuar, Denis Plaku, rreth 20 vjeçar, edhe ky banues në Romanat.
"U kryen të gjitha veprimet e para hetimore dhe i kaluan prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Marrdhënie seksuale me dhunë me të rritura në bashkëpunim”, vepër penale kjo e parashikuar nga neni 102/2 të Kodit Penal", - sqaroi policia e Durrësit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty Sulmohet dhe i vidhet vetura në shtëpi

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 01, 2009 7:29 pm

Sulmohet dhe i vidhet vetura në shtëpi



Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 POLIC


Tre persona të maskuar kanë arritur që natën e mbrëmshme, rreth orës 23, 30 minuta,të plaçkitin një veturë të tipit mercedes një banori rreth 66 vjeç në shtëpinë e tij në Novosellë të Gjakovës. Këtë lajm e ka bërë të ditur për media togeri i policisë, Avni Gjevukaj, zëdhënës në Drejtorinë Rajonale të Pejës. Sipas njoftimit zyrtar të eprorit Gjevukaj, mbrëmë,, rreth orës 23,30, Policia e Stacionit Policor në Gjakovë është informuar nga Emergjenca e Spitalit se kanë pranuar një person të lënduar. Me të marrur informatën, Njësitet Policore të Stacionit të Gjakovës kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku nga viktima kanë mësuar se “derisa viktima,rreth 66 vjeçar, nga fshati Novosellë ka qenë duke qarkulluar më veturë në drejtim të shtëpisë, në momentin kur ka zbritur për të hapur dyert e oborrit, tre persona të maskuar e kanë sulmuar duke e goditur më shqelma dhe grusht deri sa ka humbur vetëdijen. Të dyshuarit i kanë vjedhur veturën Mercedes më targa vendore si dhe dokumentet personale, tre telefona mobil dhe një sasi të hollave pastaj janë larguar në drejtim të panjohur. Rastin e procedojnë Njësiti Rajonal për Krime Serioze, dega në Gjakovës.
Kastriot Shehdadi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty Re: Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 01, 2009 7:29 pm

Hetohet komandanti serb i policisë



Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Besim Hoti ka konfirmuar se komandanti i policisë në veri të Mitrovicës, Milije Millosheviq po hetohet për shkeljen e rrgullave dhe procedurave në punë.
Mediat serbe citojnë Hotin të ketë thënë se këto nuk janë vepra penale, por shkelje e zinxhirit komandues dhe se hetimi duhet të përfundojë më së largu brenda tre muajve.
Hoti ka thënë se hetimet po i zhvillon Inspektorati i Policisë që është nën ingerencat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty Arrestohet një 30-vjeçar, mbante armë luftarake pa leje

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 02, 2009 9:25 pm

Arrestohet një 30-vjeçar, mbante armë luftarake pa leje



Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 ARME
Burime nga policia thanë se u ndalua sot Fran Deda, 30-vjeç, banues në fshatin Fradec, Komuna Kastrat, rrethi Malësi e Madhe.


Laç, Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim për mbajtje pa leje të armëve luftarake është arrestuar sot nga policia.
Burime nga policia thanë se u ndalua sot Fran Deda, 30-vjeç, banues në fshatin Fradec, Komuna Kastrat, rrethi Malësi e Madhe.
Sipas policisë ndalimi i tij u krye për arsye, se Deda ka qenë person i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Laç, për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.
Arrestimi i tij u bë i mundur nga shërbimet policore të Komisariatit të Policisë së Malësisë së Madhe, në fshatin Bajzë të Komunës Kastrat.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty Hetime të reja për biznesmenin e masakruar

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 02, 2009 9:26 pm

Hetime të reja për biznesmenin e masakruar



Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 POLICIA%20E%20F
Prokuroria vijon hetimet për zbardhjen e vrasjes së biznesmenit vlonjat, i cili u gjet mëngjesin e djeshëm i djegur në Darëzezë të Fierit.


VLORË- Prokuroria vijon hetimet për zbardhjen e vrasjes së biznesmenit vlonjat, i cili u gjet mëngjesin e djeshëm i djegur në Darëzezë të Fierit, një ditë pasi familjarët kishin dhënë alarmin për zhdukjen e tij.
Ndonëse ende nuk ka asnjë të re rreth ngjarjes së rëndë, burime nga organi i hetimit bëjnë me dije se në polici janë shoqëruar për t'u marrë në pyetje shokët e biznesmenit Habazaj, ata me të cilët ai mësohet se ka pasur kontaktet e fundit si dhe njerëz të familjes.
Prokuroria e Vlorës pret ndërkohë zbardhjen e tabulateve, që cilësohen si një pikë kyçe e hetimeve dhe paralelisht me këtë do të bëhet edhe eliminimi, apo shtim i pistave të hetimit.
Po sot familjarët kanë zhvilluar ceremoninë mortore dhe kanë përcjellë të ndjerin në banesën e fundit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty Incident në Mitrovicë- disa të lënduar

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 02, 2009 9:27 pm

Incident në Mitrovicë- disa të lënduar

Mitrovicë: Të rinj shqiptarë e serbë rrahen në fushën e futbollit

Mitrovicë- Mbrëmë rreth orës 21,15 në lagjen Kodra e Minatorëve veri të Mitrovicës ka ndodhur një incident mes të rinjve shqiptarë dhe serbë. Gjatë një rrahjeje mes veti janë lënduar lehtë disa të rinj si pasojë e mosmarrëveshjeve gjatë lojës së futbollit, njoftoi zëdhënësi i policisë rajonale Besim Hoti. Përndryshe në këtë lagje me popullsi të përzier, më parë rrallë kanë ndodhur incidente ndëretnike. Sipas mediave serbe, pas kësaj rrahjeje gjashtë të rinj serbë kanë kërkuar ndihmën mjekësore në spitalin e Mitrovicës. Bëhet fjalë për lëndime të lehta.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty Sulmohet bukëpjekësi goran

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 03, 2009 1:29 am

Sulmohet bukëpjekësi goran


Nga Express

Një grup i të rinjve, të përkatësisë etnike serbe, kanë sulmuar fizikisht pronarin e një furre të bukës në rrugën “Sutjeska”, në veri të Mitrovicës.

Rreth orës 1, pas mesnate, Policia e Kosovës e stacionit veri në Mitrovicë, i është përgjigjur një thirrjeje të rastit të rrahjes në furrën e bukës “Iliq” në veri të Mitrovicës, me ç’rast, një grup i të rinjve serb, kanë sulmuar fizikisht pronarin e furrës të përkatësisë etnike goran, ndërsa kanë shkaktuar dëme materiale në objekt.

Raportohet se sulmuesit, që ishin nën ndikim të alkoolit, për shkaqe ende të panjohura kanë sulmuar pronarin e furrës duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima e këtij sulmi fizik është dërguar në shtëpinë e shëndetit për raport mjekësor, ndërsa lëndimet konsiderohen të natyrës së lehtë.

Njësitë përkatëse policore të stacionit veri në Mitrovicë, kanë reaguar në vend të ngjarjes dhe kanë iniciuar hetimet e rastit të raportuar.

Dy persona të dyshuar, 19 dhe 23 vjeç, të përkatësisë etnike serbe, janë arrestuar dhe dërguar në stacionin policor në veri të Mitrovicës për të sqaruar rrethanat e paraqitura, njofton policia nëpërmes një komunikate për shtyp.

Prokurori publik i prokurorisë komunale në Mitrovicë, është informuar lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra të policisë, ndërsa i njëjti ka caktuar ndalimin policor ndaj dy të dyshuarve të cilët pas zbatimit të testit me alko-metër në stacionin policor, kanë rezultuar me 1.49 dhe 0.66 promilë të prezencës së alkoolit.

Hetuesit policor kanë iniciuar hetimet e rastit të raportuar si vepër penale “shkaktim i lëndimeve të lehta trupore” dhe “dëmtim i pronës së luajtshme”, të paraparë në bazë të Kodit Penal të Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty Gripi i derrit, vdes në Greqi shqiptari 25 vjeç

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 03, 2009 9:18 pm

Gripi i derrit, vdes në Greqi shqiptari 25 vjeç




Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 FRIPI
Sipas mjekëve pacienti kishte vështirësi në frymëmarrje, pasi virusi i kishte shkaktuar pneumoni të rëndë në mushkëri.

ATHINË- Gripi i derrave i ka marrë jetën një 25 vjeçari shqiptar që jetonte në Greqi.
Jani Metushi ishte prej disa ditësh rëndë dhe kurohej në spitalin Evangjelizmo të Athinës. Ai u shtrua në spital me urgjencë më datën 19 gusht, pasi ishte konstatuar se është infektuar nga gripi i derrave. Virusin dyshohet se e kishte marrë gjatë pushimeve në ishullin Paros të Greqisë.
I riu vuante nga zemra dhe prekja nga gripi i ka shtuar komplikacionet. Sipas mjekëve pacienti kishte vështirësi në frymëmarrje, pasi virusi i kishte shkaktuar pneumoni të rëndë në mushkëri. Sipas tyre, 25 vjeçari prej kohësh kishte pasur probleme kardiake madje edhe aparat për aritminë në zemër.
Në Greqi numri i përgjithshëm i të prekurve me virusin A/H1N1 ka arritur në gati 2000 persona.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty Arrestohet një i dyshimtë për keqpërdorim të një donacioni

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 05, 2009 1:39 am

Arrestohet një i dyshimtë për keqpërdorim të një donacioni

Dafina Xhemaj, Bota Sot



Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 Arrestimi%20(Small)
Nga konferenca për shtyp e Policisë së Kosovës

Zyrtarë nga Policia e Kosovës konfirmuan se gjatë 24 orëve të fundit njësitet përkatëse policore kanë kryer dy operacione të suksesshme, me ç’rast në Mitrovicë është arrestuar një person për keqpërdorim e një donacioni prej dhjetëra mijëra euro, ndërsa nga operacioni i dytë, i koduar me emrin “Pashtriku” në rajonin e Prizrenit janë konfiskuar më shumë se 100 bimë narkotike të llojit “kanabis sativa”. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Arbër Beka gjatë konferencës javore për media, tha se nga operacioni i zhvilluar dje në kuadër të drejtorisë rajonale të Mitrovicës, është arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ka keqpërdorur një donacion të madh me para nga Anglia. Bëhet e ditur se presoni i arrestuar është drejtori i organizatës joqeveritare “Hand Child”, Esat F. dhe gjatë periudhës kohore të vitit 2007-2008 dhe 2009, ai ka pranuar donacione në vlerë prej 78.514 euro përmes xhirollogarisë së organizatës së tij, të cilat para kanë pasur për qëllim ndihmën për fëmijët e sëmurë ose familjarët e tyre. Beka tha se i arrestuari dyshohet se në kundërshtim me statusin e OJQ-së dhe marrëveshjes me donatorin, ka kryer veprën penale të mashtrimit dhe të falsifikimit të dokumenteve zyrtare me qëllim të përfitimit material. “Në kundërshtim me statusin e OJQ-së dhe me marrëveshjen e donatorit, i njëjti ka shpërdor një shumë të konsiderueshme të këtyre mjeteve duke mos i shpërndarë mjetet financiare për qëllimin e dhënë nga donatori nga Anglia. Njëkohësisht ka bërë edhe përpilimin e raportit të kësaj organizate dhe në këtë mënyrë ka mashtruar donatorët anglez. Pas procesit hetimor dyshohet se i arrestuari Esat F. ka keqpërdorur rreth 24.730 euro nga komplet donacioni që iu është kësaj organizate joqeveritare”, tha ai. Ndërsa, nga operacioni i dytë policor i koduar me emrin “Pashtriku”, i cili është zhvilluar në rajonin e Prizrenit në bashkëpunim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë janë konfiskuar më shumë se 100 bimë narkotike të llojit “kanabis sativa”. Zëdhënësi Beka konfirmoi se operacioni në fjalë është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit në një zonë malore në afërsi të fshatit Gorozhup në rajonin e Hasit dhe si rezultat janë gjetur bimët narkotike.
“Në orët e hershme të mëngjesit në zonën e përgjegjësisë të drejtorisë rajonale të Prizrenit, Policia e Kosovës në fakt, sektori i hetimeve për luftimin e narkotikëve kanë zbuluar dhe kanë konfiskuar më shumë se 100 bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Operacioni ka qenë i koduar me emrin “Pashtriku” dhe është zhvilluar në afërsi të Gorozhupit të Hasit. Zyrtarë policorë kanë filluar kontrollin në këtë zonë malore sot, ndërkohë ky operacion është bërë në bashkëpunim me drejtorinë e Qarkut të Kukësit, me policinë shqiptare të Shqipërisë”, tha Beka. Sipas tij, ende nuk ka ndonjë person të arrestuar, por hetimet janë duke vazhduar për të rënë në gjurmë të personave që kanë kultivuar bimët narkotike, të cilat pas urdhëresës nga drejtoria përkatëse edhe do të asgjësohen.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty Vetëvritet një 59-vjeçar

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 05, 2009 7:28 pm

Vetëvritet një 59-vjeçar



Agim Spaho, 59-vjeçar, nga Pogradeci i ka dhënë fund jetës, pas një periudhe të gjatë depresioni. Gjashtë muaj më parë, Spaho kishte pësuar një aksident me makinë ku i kishte vdekur e shoqja. Agimi nuk e ka duruar këtë traumë dhe në gjendje depresive i ka dhënë fund jetës në orët e pasdites teksa ndodhej në dhomën e gjumit. Sipas policisë, ai ka përdorur doza helmi që i kanë marrë jetën. Familjarët e tij sapo e kanë gjetur të vdekur, kanë njoftuar policinë, e cila në vendngjarje ka konstatuar se kufoma e të ndjerit nuk kishte asnjë shenjë dhune.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty Gjinden 221 rrënjë kanabis, kultivuesi arrestohet nga policia

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 05, 2009 7:30 pm

Gjinden 221 rrënjë kanabis, kultivuesi arrestohet nga policia




Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 DROGA
Në afërsi të fshatit Krushovë gjinden 221 rrënjë bimë narkotike

Forcat e policisë së Korçës kanë vënë në pranga 38-vjeçarin Besim Qose, lindur në fshatin Goskovë dhe banues në qytetin e Korçës.Sipas të dhëave policore, arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë në vendin e quajtur ‘Mulliri i Hajdinit’ në afërsi të fshatit Krushovë me 221 rrënjë të mbjella, që i ngjanin atyre të bimës narkotike kanabis sativa. U kryen veprimet proceduriale për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal, ndërsa materialet për hetime të mëtejshme do t’i kalojnë prokurorisë së Korçës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty Maqedoni: Arrestohen 3 doganierë dhe 58 policë për korrupsion

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 05, 2009 7:31 pm

Maqedoni: Arrestohen 3 doganierë dhe 58 policë për korrupsion






Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 Shkupi-dogan
Policia maqedonase arrestoi 58 efektivë policie dhe tre doganierë të akuzuar për korrupsion


SHKUP- Policia maqedonase arrestoi 58 efektivë policie dhe tre doganierë të akuzuar për korrupsion në kuadrin e një operacioni të filluar në fund të gushtit, njoftoi sot Ministria e Brendshme maqedonase përmes një komunikate.

Policët dhe doganierët e mësipërm janë arrestuar në pikat kufitare Tabanovce (në veri), pranë Serbisë dhe në atë të Qafë-Thanës, vazhdoi i njëjti burim. Personat e arrestuar ishin pjesë e një grupi të organizuar kriminal, që mendohet se drejtohej nga një person i cili u prezantua vetëm me inicialet A.D. dhe me moshë 32 vjeç, shtoi policia.
Falë aktivitetit të tyre kriminal, mendohet që ata të kenë fituar secili 50 deri 150 euro në ditë.
Korrupsioni është një nga problemet e ditës në Maqedoni, që ka fituar që nga dhjetori i vitit 2005 statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Shkupi shpreson që Brukseli do t'u propozojë këtë vjeshtë shteteve anëtare të bllokut europian hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty Treni godet makinën

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 06, 2009 12:53 am

Treni godet makinën




Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 --Treni_

Treni i linjës Shkup-Kërcovë, rreth orës 09 e 15 minuta, ka goditur një makinë. Drejtuesi i automjetit, 34 vjeçari Sadik Loki nga Tetova, është plagosur dhe ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në klinikën e Tetovës. “Sot duke kaluar hekurudhën e vjetër, pa parë trenin i cili ka qenë me shpejtësi të madhe e ka kapur veturën dhe e ka hudhur shumë larg prej këtu , gjendja e pronarit të vetuës ka qenë në rezik”, thotë Zeqir Idrizi, dëshmitar. Aksidenti ka ndodhur në një vend afër fshatit Bërvenicë. Mësohet se drejtuesi i automjetit ka dashur të hyjë në tregun e makinave që ndodhet në afërsi të hekurudhës, por për shkak se nuk ka parë trenin që vinte me shpejtësi nga ana e majtë, është përplasur. Zona njihet për tregëtinë e makinave çdo të shtunë. Shumë drejtues automjetesh përdorin rrugën pranë hekurudhës për të shkuar në tregun e improvizuar. Policia dhe hetuesit shkuan në vend-ngjarje për të hetuar aksidentin.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty Familja kosovare ndalohet në portin e Durrësit

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 06, 2009 1:04 am

Familja kosovare ndalohet në portin e Durrësit


Nga Express

Një çift nga Kosova, bashkë me fëmijët, nuk u lejuan mbrëmë të udhëtojnë me traget nga Durrësi drejt Italisë, pasi dokumentet e tyre dyshohet se janë të falsifikuara.

“Dyzetvjeçari Bekim Zylfiu, nga komuna e Gjilanit (Kosovë) dhe bashkëshortja e tij, Silvana, 40 vjeç, bashkë me dy fëmijët e tyre përkatësisht 15 dhe 9 vjeç janë paraqitur në pikën e kalimit të kontrollit kufirat portual me 4 leje qëndrimi zvicerane, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara", kanë bërë të ditur burime zyrtare nga drejtoria rajonale e Policisë së kufirit dhe migracionit, transmeton BalkanWeb.

Sipas burimeve 40-vjeçari Zylfiu është ndaluar nga forcat e policisë, ndërsa bashkëshortja e tij do të ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty Një i vrarë, nëntë të plagosur në Ribar të Madh

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 06, 2009 2:54 pm

Një i vrarë, nëntë të plagosur në Ribar të Madh



Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 Z-490x320


Nga Express

Pas një zënke, ku pati edhe të shtëna me armë zjarri, një person humbi jetën dhe nëntë të tjerë të plagosur me armë zjarri në fshatin Ribar të Madh të komunës së Lipjanit. “Në një autobus që ishte ndalur në rrugën Lipjan – Ribar kishte pasur një rrahje dhe të shtëna me armë zjarri. Incidenti kishte filluar në një autobus që ishte ndalur në fshatin Ribar i madh dhe dyshohet të ketë vazhduar edhe jashtë tij në rrugë dhe në afërsi të saj”, thuhet në një komunikatë të policisë së Kosovës.

Sipas policisë, 10 persona të plagosur me armë zjarri ishin transportuar në QKUK në Prishtinë, ku më vonë një prej tyre ka vdekur si pasojë e lëndimeve nga armët e zjarrit.

Hetuesit në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar deri tani një revole që dyshohet të jetë përdorur në këtë incident dhe një furgon. “Njësite policore janë të vendosura edhe në QKUK pasi që disa nga të plagosurit janë edhe persona të dyshuar. Motivi i këtij incidenti dyshohet të jetë një mosmarrëveshje në mes familjeve Hoti dhe Duriqi nga Ribari i Madh, sidoqoftë procesi hetimor do të zbardhë rrethanat e këtij incidenti”, thuhet në këtë komunikatë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty Një i vrarë dhe nëntë të plagosur nga Lipjani

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 06, 2009 6:18 pm

Një i vrarë dhe nëntë të plagosur nga Lipjani


Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 ++polLipjan
Policia po vazhdon të ruajë personat e plagosur në QKUK pasi që disa nga të plagosurit janë edhe persona të dyshuar. Motivi i këtij incidenti dyshohet të jetë një mosmarrëveshje në mes familjeve Hoti dhe Duriqi nga Ribari i Madh.


Dafina Xhemaj, Bota Sot
Konflikti që përfundoi në tragjedi

Katër vëllezër nga fshati Ribar i Madh, të cilët punojnë në ndërtimtari, janë të përfshirë në rastin e vrasjes dhe plagosjes masive, që ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në një autobus të linjës së rregullt Prishtinë - Lipjan.
Të shtunën rreth orës 20.00 nga të shtënat me armë janë plagosur 10 veta, njëri prej të cilëve më pas ka ndërruar jetë në QKUK. Njëri prej këtyre vëllezërve të familjes Hoti, flet për “Bota sot”, për rastin se si ka ndodhur. Naser Hoti, familjarë nga Ribari i Madh, tha se ai me tre vëllezërit punojnë në ndërtimtari, dhe janë nisur në ora shtatë kur është edhe autobusi i fundit për Lipjan. “Ne e lamë punën me u nis për në shpi si çdo ditë. Unë e vëllai kemi qenë ulur në karrige, pasi na lëshuan vendet disa djem të rinjtë, ne hymë në autobus, pasi që hymë aty kishin qenë edhe të mëhallës time, më nuk kam ditur asgjë vetëm kam dëgjuar krismë të armëve kemi shikuar me shpëtua shpirtra”, thotë familjari Hoti. Ai tha se dy vëllezërit më të vogël kishin dal më përpara, dola edhe unë dhe i pash të dy vëllezërit dhe u thash po Enveri ku është, ata më thanë jo bac nuk ka dal, por po thonë se është plagosur. “Unë kam hy në autobus e kam pa, më ka thënë o bacë më ka rrok plumbi, bashkë më vëllain e vogël (1982) e kemi nxjerrë jashtë e kemi ndalur një veturë, kemi shkuar deri në Lipjan, e pastaj e kemi sjellë me ambulancë në emergjencë”, thotë ai. I pyetur se ku është plagosur i vëllai dhe si e ka gjendjen Hoti tha se ai është i plagosur në shpinë, gjendjen nuk e di qysh e ka, por mjekët i kanë thënë, që është jashtë rrezikut për jetë. “Por, ne ende nuk e kemi pa”, rrëfen Naser Hoti, pa mundur ta fsheh dhembjen për gjithë atë që ka ndodhur. “Krejt kjo ngjarje ka ndodhur brenda në autobus, autobusi nuk e di as si është ndalur, vetëm se kombi ka qenë në rrugë, e pastaj u ndal autobusi. Asgjë nuk di tjetër vetëm kur kanë hyrë, brenda dhe kanë filluar krismat dhe vëllai e mori plumbin dika tjetër. Njerëzit që kanë hyrë në autobus dhe që kanë shtënë i njoh, ata janë kojshi tonë, kushëri tonë më të largët, kurse ata tjerët janë të fshatit. Shkakun pse ka ndodh ne nuk e dijmë vetëm mundem me ju gënjye më shumë”, e mbylli bisedën shumë i emocionuar Naseri. Dr. Agron Balaj, i cili ishte në përkujdesjen e dy pacienteve thotë se gjendja e tyre është stabile. “Njërin nga pacientët sot e kemi hequr nga aparati për frymëmarrje, tani është me frymëmarrje spontane gjendja e tij për momentin është stabile, ndërsa tjetri ka lëndime të ekstremitet të poshtme (gjymtyrë të poshtme) kurse tjetri është me lëndime në kraharor”, thotë dr. Balaj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty Re: Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 5 e 11 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 9, 10, 11  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi