Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare

2 posters

Faqja 6 e 11 Previous  1, 2, 3 ... 5, 6, 7 ... 9, 10, 11  Next

Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 6 Empty Digjet makina me gaz

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 06, 2009 6:35 pm

Digjet makina me gaz



Një makina luksoze është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së shtunës, në rrugën nacionale Fier- Lushnje, si pasojë e një aksidenti. Siç tha policia një mjet me targa gjermane "HEF TA26" ka humbur drejtimin dhe është përplasur me një pemë. Përplasja ishte aq e fortë, sa makina është përfshirë nga flakët, edhe për faktin se makina punonte me gaz të lëngshëm. Drejtuesi i saj është larguar nga vendi ngjarjes dhe më pas nuk është parë më. Nga zjarri dhe nga një shpërthim i fuqishëm, është dëmtuar edhe linja e tensionit të lartë që ndodhej mbi mjetin e që po digjej.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 6 Empty Gjithnjë e më tepër konsumues të marihuanës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 06, 2009 6:36 pm

Gjithnjë e më tepër konsumues të marihuanës

Bashkëpunimi i Policisë së Kosovës me atë të Shqipërisë është duke zvogëluar rastet e transportit të drogës nëpër pikat kufitare midis dy shteteve, njofton Policia e Kosovës.

Bashkëpunimi i subjekteve të sigurisë së Shqipërisë me të Kosovës, po i jep frytet e dëshiruara, veçmas në zonat e brezit kufitar në mes të dy shteteve. Në kuadër të këtij bashkëpunimi është edhe kontrollimi në pikën kufitare në Vërmicës, i një automjeti që po vinte nga drejtimi i Shqipërisë, në të cilin u gjetën 8 paketime me substancë narkotike të llojit marihuanë. Vozitësi i këtij automjeti u arrestua, ndërsa automjeti u sekuestrua. Zëdhënësi i kësaj pike kufitare, z. A. Stavileci, tha se zbulimin e drogave nëpër automjetet e dyshimta, po arrijmë ta bëjmë falë pajisjeve të sofistikuara të dhuruara nga një donacion i qeverisë amerikane. Falë bashkëpunimit të Policisë së Kosovës në Prizren dhe asaj të Shqipërisë, u arrit që të identifikohet një plantacion i kultivimit të bimëve “cannabis sativa”, ku u gjetën 101 bimë të cannabisit, të cilat edhe u asgjësuan. Aktualisht, subjektet policore të të dyja shteteve janë në proces të identifikimit të kultivuesve të kësaj bime narkotike.
M. Shasivari
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 6 Empty Për vrasjen e Xhindit përplasen prokurori dhe ministri

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 06, 2009 6:37 pm

Për vrasjen e Xhindit përplasen prokurori dhe ministri



Katër muaj nga vrasja e ish-deputetit Fatmir Xhindi, hetimet për këtë ngjarje përveç se nuk kanë dhënë rezultat, kanë krijuar dhe një përplasje midis dy institucioneve përgjegjëse për zbardhjen e kësaj vrasjeje, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Ministrisë së Brendshme. Por pavarësisht kësaj, ministri i brendshëm, Bujar Nishani, është shprehur dje se çështja po hetohet tërësisht nga Prokuroria, ndërsa policia ka nisur gjithë materialet hetimore drejt Krimeve të Rënda. Ministri i Brendshëm ia ka kaluar në këtë mënyrë përgjegjësinë për zbardhjen e ngjarjes Krimeve të Rënda edhe pse hetimet e deritanishme nuk kanë zbuluar autorë të dyshuar të vrasjes. Sipas Nishanit, hetimet në lidhje me vrasjen e ish- deputetit të opozitës po shkojnë brenda parametrave të parashikuara, ndërsa policia ka vënë në dispozicion ekspertët më të mirë për të zbardhur vrasjen e Xhindit, ndodhur më dy maj të këtij viti. Por pretendimet e Prokurorisë janë të kundërta me atë të ministrit, pasi kjo e fundit është shprehur se mungojnë provat për të shkuar drejt zbardhjes së plotë të ngjarjes. Si edhe në deklarata të tjera të mëparshme, Nishani edhe gjatë ditës së djeshme është shprehur se hetimet do të sjellin së shpejti gjetjen e autorëve të vrasjes si dh zbardhjen e plotë të saj. Por ndërsa ministri Nishani shprehet se hetimet janë në rrugën e duhur, burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në kryeqytet, pohojnë se akoma nuk ka asnjë autor të dyshuar për vrasjen e ish- deputetit Fatmir Xhindi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 6 Empty Genc Habazaj i përzierë në trafik droge

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 06, 2009 6:37 pm

Genc Habazaj i përzierë në trafik droge

Trafiku i drogës dhe konkurrenca në biznes, janë dy pistat kryesore ku janë përqendruar hetimet për zbardhjen e vrasjes së biznesmenit vlonjat, Genci Habazaj, trupi i pajetë i të cilit u gjet i shkrumbuar në fshatin Darzezë të Fierit, tri ditë pasi ishte denoncuar si i zhdukur nga familjarët.


Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 6 Genci%20(Small)

Lajmi konfirmohet për Gazeta Shqiptare nga burime pranë Prokurorisë, e cila prej ditësh po heton intensivisht për zbardhjen e krimit të rëndë. “Kemi dyshime për përfshirje në trafikun e drogës. Po hetojmë dhe rreth aktivitetit të tij në Itali”, thanë burimet, të cilat saktësuan se ende nuk kanë ndonjë të dyshuar konkret për vrasjen dhe më pas djegien e biznesmenit. Në sitën e Prokurorisë janë vënë dhe miqtë e pronarit të firmës së ndërtimit “HG costruzioni”, me qendër në Coppito Itali, shumë prej të cilëve janë persona me precedentë penalë dhe të përfshirë në trafiqe të ndryshme.
Kjo pasi shumë prej personave me të cilët shoqërohej biznesmeni 39-vjeçar dhe me të cilët kishte lidhje miqësore njiheshin për problemet e tyre me ligjin. “Këtu në Shqipëri, biznesmeni i vrarë nuk kishte ndonjë shoqëri të mirë”, pohuan burime nga organi i akuzës. Disa prej miqve të tij njiheshin si persona me precedentë penalë në fushën e trafiqeve. Pikërisht për të identifikuar miqtë e Habazajt, policia urdhëroi filmimin e ceremonisë së varrimit të tij. Genci Habazaj, i cili prej vitesh jetonte në Itali, kishte ardhur më 14 gusht në Vlorë së bashku me vajzën e tij 9 vjeçe për të kaluar disa ditë pushime. Të premten e kaluar i ka vënë në dijeni familjarët se do të zbriste në qytet dhe më pas do të nisej drejt Elbasanit. Por, prej atij momenti nuk u kthye më. Të shqetësuar, familjarët iu drejtuan policisë duke denoncuar zhdukjen e njeriut të tyre dhe hodhën dyshime se ishte rrëmbyer. Por, tri ditë më vonë, babai i dy fëmijëve u gjet i vrarë dhe i djegur në fshatin Darzezë të Fierit. Ishin familjarët. që përmes sendeve personale arritën ta identifikonin në morgun e kryeqytetit njeriun e tyre.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 6 Empty Policia greke vret një shtetas shqiptar në Athinë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 07, 2009 9:07 pm

Policia greke vret një shtetas shqiptar në Athinë



Athinë – Një shqiptar ka mbetur i vrarë nga plumbat e policisë në kryeqytetin grek. Policia helene ka hapur zjarr ndaj dy shqiptarëve të kërkuar, duke lënë të vdekur njërin prej tyre.
Shqiptarët ishin në kërkim për disa vjedhje në Athinë. Policia bëri të ditur se i kërkuari tjetër ka mbetur i plagosur nga ngjarja.
Mësohet se shqiptarët kishin kryer dhjetra vjedhje gjatë 6 muajve të fundit. Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe as gjendja shëndetësore e të plagosurit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 6 Empty Krujë, digjen plotësisht katër banesa

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 07, 2009 9:08 pm

Krujë, digjen plotësisht katër banesa



Krujë – Katër banesa janë shkrumbuar plotësisht sot rreth orës 09:30 minuta. Ngjarja ndodhi në fshatin Thumanë të rrethit të Krujës, duke lënë në qiell të hapur katër familje nga kjo zonë.
Sipas hetimeve të para, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Zjarrfikëset të mbërritura në vendin e ngjarjes nuk kanë mudur të shpëtojnë asgjë. Ende nuk dihet se sa është dëmi i shkaktuar. Tashmë banorëve iu duhet të ndërtojnë banesat e tyre nga e para. Policia në vendngjarje tha se era e fortë e favorizoi përhapjen e flakëve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 6 Empty Tiranë, në pranga 39-vjeçari, kërcënoi me pistoletë gruan

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 07, 2009 9:09 pm

Tiranë, në pranga 39-vjeçari, kërcënoi me pistoletë gruan



Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 6 POLICETI
Policia e Tiranës


Policia e Tiranës vuri në pranga një 39-vjeçar, i cili akuzohet ka kërcënuar gruan e tij me armë. Ngjarja ndodhi në pasditen e ditës së djeshme, rreth orës 16:00 në Tiranë. Në prangat e uniformave blu ra Gëzim Bajrami. Sipas burimeve nga policia, ai kishte pasur një zënkë në familje me bashkëshorten e tij.
Çifti kishte dy fëmijë. 39-vjeçari kishte shkuar në banesë ku kishte nisur të debatonte me bashkëshorten e tij. Më pas, ai ka marrë një pistoletë që e mbante në shtëpi dhe e ka kërcënuar atë. Ai ia ka vendosur armën në kokë, ndërkohë që ndërhyrja e policisë ka bërë që ai të ndalohet. Sipas burimeve nga policia, dyshohet se autori i ngjarjes ka qenë në gjendje të dehur, kur ka ndodhur zënka. Ai është vënë në pranga nga policia. 39-vjeçari u shoqërua në komisariat, ndërkohë që materialet i kaluan prokurorisë së rrethit Tiranë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 6 Empty Gjen në thes trupin e një gruaje të masakruar

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 08, 2009 9:02 pm

Gjen në thes trupin e një gruaje të masakruar

Mbikëqyrësi që zbuloi krimin

Një emigrant shqiptar mirëmbajtës pallati, të dielën ka njoftuar policët se ka gjetur në një thes të zi, plastik plehrash; një njeri të vrarë. Daily News shkruante të marën se bëhet fjalë për trupin e një gruaje, e cila është goditur disa herë me thikë për vdekje. Trupi i të cilës thanë hetuesit e ngjarjes; ishte i mbushur me goditje thike në disa vende të trupit, ishte i zhveshur dhe hedhur në një thes në mes të mbeturinave, afër një ndërtese ku ndodhen në një bllok apartamentesh në një lagje punëtorësh në Bronx, thanë burime policore për median lokale. Policët mbërritën në vendngjarje menjëherë, pasi dikush i kishte njoftuar policët se ishte bërë zbulimi i frikshëm në orën 12:30, ku ishte zbuluar një grua e vrarë, në bllokun e apartamenteve në rrugën e quajtur Ave Walton. Policia thotë se banorët e pallatit mendojnë se ajo ka pasur grindje me të dashurin e saj, i cili kishte thirrur për të ndihmuar atë në vrasjen e saj dhe " ta heqin qafe", thanë burime policore. Mbikëqyrësi i pallatit një emigrant shqiptar Nik Gjushi tha se ai e gjeti trupin gjatë pastrimit të ashensorit të ndërtesës në Heights Morris, klor (Clorox), pasi qiraxhinjtë ishin ankuar në lidhje me një erë të keqe që kishin ndier në ashensorë, ku ishte transportuar trupi i gruas së masakruar para se të hidhej në vendin e plehrave të ndërtesës. Ai tha për policinë se "Viktima dukej se është therur me thikë, dhe goditur disa herë, por nuk dinte se kush mund ta kishte bërë". "Kur e kam parë se në thesin e plehrave ishte një trup gruaje i masakruar, unë jam ndjerë i frikësuar - i trishtuar", i tha Nik Gjushi gazetarëve
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 6 Empty Në vendkalimin kufitarë Vërmicë kapen 20 revole të llojit Bereta

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 08, 2009 9:03 pm

Në vendkalimin kufitarë Vërmicë kapen 20 revole të llojit Bereta




Doganierët kosovarë kanë zbuluar në vendkalimin kufitar Vërmicë, 20 armë të vogla të llojit “Bereta” në një autobus me targa të Kosovës, i cili po udhëtonte për në Shqipëri. “Mbrëmë rreth mesnatës, pas ndaljes së një autobusi në dalje, oficerët doganorë kanë arritur të gjenin disa revole të cilat transportoheshin të fshehura në këtë autobus, njofton zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.
Autobusi është ndalur nën mbikëqyrje doganore, deri në përfundimin e procedurave të këtij rasti. Personi i dyshuar është i ndaluar nga policia kurse armët i janë dorëzuar policisë për procedim të mëtejmë të lëndës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 6 Empty Kapen pesë mashtrues

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 08, 2009 9:33 pm

Kapen pesë mashtrues


Nga Bardh Frangu

Tre ashkalinj nga komuna e Shtimes janë mashtruar keq nga pesë persona, gjithashtu ashkalinj, të cilët u kanë marrë 18 mijë euro për t’i dërguar në Gjermani. Pasi tre ashkalinjtë nga Shtimja janë kapur nga policia në Slloveni dhe janë kthyer mbrapsht në Kosovë, ata të vetmen zgjidhje kanë parë që rastin ta lajmërojnë në polici.

Me t’u njoftuar për këtë rast, të shtunën rreth orës 22, policia në stacionin e Shtimes ka ndërmarrë të gjitha veprimet dhe ka arritur t’i identifikojë dhe t’i kapë 5 mashtruesit. Ata, pasi kanë qëndruar në mbajtje për 48 orë, të hënën kanë dalë para organeve të drejtësisë. Njëri nga ta edhe është dënuar me paraburgim prej një muaj.

Rastin e konfirmon edhe zëdhënësi regjional i policisë në Ferizaj, rreshter Behxhet Krasniqi. “Sipas hetimeve të para të Njësiteve të Hetimeve Rajonale, ka lindur baza e dyshimit se të akuzuarit kanë kërkuar nga viktimat një shumë prej 18.000 euro për t’i dërguar në Gjermani”, ka thënë rreshter Behxhet Krasniqi.

Burime nga policia thonë se pesë mashtruesit e arrestuar, të moshës nga 21-53 vjeç janë të komunitetit ashkalinj dhe me vendbanime nga anë të ndryshme të Kosovës. Po këto burime thonë se të akuzuarit për mashtrim nuk kanë qenë të njohur përpara për policinë. Ata nuk kanë pasur as ndonjë agjension për bartjen e udhëtarëve, por që këtë punë e kanë bërë në vije krejt ilegale.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 6 Empty Zbulohen 20 revole në autobus

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 08, 2009 9:38 pm

Zbulohen 20 revole në autobus



Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 6 Img_0094-490x320

Nga Express

Doganierët kosovarë kanë zbuluar në vendkalimin kufitar Vërmicë, 20 armë të vogla, në një autobus me targa të Kosovës, i cili po udhëtonte për në Shqipëri.

“Mbrëmë rreth mesnatës, pas ndaljes së një autobusi në dalje, oficerët doganorë kanë arritur të gjenin disa revole të cilat transportoheshin të fshehura në këtë autobus. Gjatë kontrollit rutinor të autobusit në dalje, oficerët doganorë kanë hasur të zbulojnë 20 copë armë të vogla (revolver) të llojit Bereta”, njofton zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.

Autobusi me targa të Kosovës po udhëtonte në drejtimin e Shqipërisë.

Autobusi është ndalur nën mbikëqyrje doganore, deri në përfundimin e procedurave të këtij rasti. Personi i dyshuar është i ndaluar nga policia kurse armët i janë dorëzuar policisë për procedim të mëtejmë të lëndës, saktëson Stavileci

Dogana thotë se ka rritur kontrollet në të gjitha pikat kufitare, me qëllim të parandalimit të tregtisë joligjore dhe rritjes së sigurisë në përgjithësi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 6 Empty Kompania pastruese gjen hashash

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 08, 2009 9:39 pm

Kompania pastruese gjen hashash


Nga Express

Punëtorët e një kompanie pastruese, derisa po pastronin rrugën nga Prizreni në drejtim të Prevallës, kanë gjetur më shumë se dy kilogramë lëndë narkotike, të llojit hashash, të fshehura nën një gur skaj rrugës.

“Rreth mesdite, punëtorët e një kompanie e cila po pastronte rrugën nga Prizreni në drejtim të Prevallës, në anën e majtë të ‘Vila Park’, pasi kishin lëvizur një gur afër rrugës për ta larguar kanë vërejtur se nën te ishte një qese najloni në të cilën kishte të mbështjella në katër qese najloni një substancë e dyshimtë”, njoftoi sot policia rajonale e Prizrenit.

Policë të antidrogës nga Hetimet Rajonale kanë dalë vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin. Substanca e gjetur pasi është peshuar ka rezultuar të jetë 2 kilogramë e 22 gramë, ndërsa sipas testi fushor dyshohet të jetë e llojit hashash.

Hetuesit kanë nisur hetimet për gjetjen e pronarit të substancës, bën të ditur policia.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 6 Empty Policia ‘fsheh’ dëshmitarin që rrëmbeu Hoxhën

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 09, 2009 11:38 pm

Policia ‘fsheh’ dëshmitarin që rrëmbeu Hoxhën



Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 6 POLICEEE
Policia e Tiranës


Policia e kryeqytetit nuk pranon që të tregojë se ku ndodhet një nga dëshmitarët kyç për zhdukjen e Remzi Hoxhës. Bëhet fjalë për një nga njerëzit e fundit që ka parë gjallë Remzi Hoxhën, për të cilin policia thotë se ndodhet jashtë Shqipërisë. Por verifikimi i kryer nga prokuroria ka treguar se dëshmitari Riza Shehu ndodhet në Shqipëri. Ai ka hyrë në Shqipëri disa muaj më parë, kjo vërtetohet nga sistemi kompjuterik i kufirit, dhe nuk ka udhëtuar më jashtë. Prokuroria e ka cilësuar këtë veprim të policisë si qesharak por ende nuk dihen shkaqet përse uniformat blu mbajnë të fshehur ish-punonjësin e SHIK-ut, që ka shoqëruar Hoxhën për në bazën e Lezhës. "Është qesharake nga ana e Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit, të deklarojë për dëshmitarin Riza Shehu se ndodhet prej 10 vjetësh jashtë vendit. Kështu reagoi prokurori Xhavat Hana, para togave të zeza të Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila dje zhvilloi seancën e 36 gjyqësor në ngarkim të tre ish-drejtuesve të SHIK-ut të akuzuar për rrëmbimin e Ziso Kristopulit, Avdyl Loshajt dhe Remzi Hoxhës. Ndërkaq, kryesuesi i seancës gjyqësore, gjyqtari Xhelal Elezi, lexuar në sallën e gjyqit, shkresën e Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit, sipas së cilës dëshmitari Riza Shehu, nuk ndodhet në Shqipëri që prej 10 vjetësh. Ndërkaq, prokurori i çështjes Xhevat Hana,tha se përgjigjja e Policisë është jo serioze, pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda nëpër mes sistemit TIMS-së të Ministrisë së Brendshme, ka konstatuar se Riza Shehu, dëshmitari i këtij rrëmbimi dhe njëri nga aktorët e shoqërimit të Remzi Hoxhës, ndodhet brenda territorit shqiptar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 6 Empty Gjen në thes trupin e një gruaje të masakruar

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 09, 2009 11:39 pm

Gjen në thes trupin e një gruaje të masakruar

Mbikëqyrësi që zbuloi krimin

Një emigrant shqiptar mirëmbajtës pallati, të dielën ka njoftuar policët se ka gjetur në një thes të zi, plastik plehrash; një njeri të vrarë. Daily News shkruante të marën se bëhet fjalë për trupin e një gruaje, e cila është goditur disa herë me thikë për vdekje. Trupi i të cilës thanë hetuesit e ngjarjes; ishte i mbushur me goditje thike në disa vende të trupit, ishte i zhveshur dhe hedhur në një thes në mes të mbeturinave, afër një ndërtese ku ndodhen në një bllok apartamentesh në një lagje punëtorësh në Bronx, thanë burime policore për median lokale. Policët mbërritën në vendngjarje menjëherë, pasi dikush i kishte njoftuar policët se ishte bërë zbulimi i frikshëm në orën 12:30, ku ishte zbuluar një grua e vrarë, në bllokun e apartamenteve në rrugën e quajtur Ave Walton. Policia thotë se banorët e pallatit mendojnë se ajo ka pasur grindje me të dashurin e saj, i cili kishte thirrur për të ndihmuar atë në vrasjen e saj dhe " ta heqin qafe", thanë burime policore. Mbikëqyrësi i pallatit një emigrant shqiptar Nik Gjushi tha se ai e gjeti trupin gjatë pastrimit të ashensorit të ndërtesës në Heights Morris, klor (Clorox), pasi qiraxhinjtë ishin ankuar në lidhje me një erë të keqe që kishin ndier në ashensorë, ku ishte transportuar trupi i gruas së masakruar para se të hidhej në vendin e plehrave të ndërtesës. Ai tha për policinë se "Viktima dukej se është therur me thikë, dhe goditur disa herë, por nuk dinte se kush mund ta kishte bërë". "Kur e kam parë se në thesin e plehrave ishte një trup gruaje i masakruar, unë jam ndjerë i frikësuar - i trishtuar", i tha Nik Gjushi gazetarëve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 6 Empty Pas konfliktit me dhëndrin, pëson infarkt

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 10, 2009 12:46 am

Pas konfliktit me dhëndrin, pëson infarkt


Nga Express

Një 64-vjeçar ka pësuar një sulm në zemër dhe ka ndërruar jetë, pak qaste pas një zënke dhe të shtënave me armë zjarri, në rrugën “Ilaz Kodra” të lagjes Shipol të Mitrovicës, njoftoi sot policia.

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 6 Foto_policia-490x320

Rreth orës 22, njësitë patrulluese të policisë kanë reaguar në rastin e raportuar të shtënave me armë zjarri ndërsa kanë kontaktuar ankuesen, bashkëshorten e të ndjerit 64-vjeçar.

Ankuesja ka njoftuar policinë se një zënkë në mes të bashkëshortit të saj dhe dhëndrit të tyre kishte zënë vend në shtëpinë e tyre ndërsa si rezultat i mospajtimeve në mes tyre, janë vënë në përdorim edhe armë të zjarrit.

Incidenti besohet të ishte nxitur në momentin kur i dyshuari 20-vjeçar, së bashku me katër persona të tjerë, kishte shkuar në shtëpinë e prindërve të bashkëshortes së tij për ta kthyer atë në shtëpinë e tij pas një vizite, ndërsa prindërit e vajzës kanë kundërshtuar kthimin e saj në shtëpinë e bashkëshortit.

Dy persona si të dyshuar, 20 dhe 30-vjeçar, mbahen në ndalim policor që nga orët e para të mëngjesit kur edhe janë arrestuar nga hetuesit policorë të skuadrës rajonale për hetime të krimeve serioze ndërsa tre personat e tjerë të cilët ishin në shoqërim me dy të parët janë dorëzuar autoritete policore sot në mëngjes.

Në vend të ngjarjes, policia e Kosovës është siguruar se nga përdorimi i armës askush nga personat e përfshirë në rast nuk ishte lënduar e gjithashtu as dëme të shkaktuara materiale nuk janë regjistruar.

Në vend të ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar si pjesë të provave materiale; një revole të tipit “Zastava” 6.35mm, së bashku me katër fishekë, dhe një gëzhojë të revoles, që besohet të ketë qenë përdorur nga i ndjeri 64 vjeçar.

Personi, Rr. Veliqi (1945), pa shenja jete ishte pranuar në shtëpinë e shëndetit në Mitrovicë, ndërsa prokurori publik i prokurorisë së qarkut në Mitrovicë ka autorizuar dërgimin e kufomës në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Hetuesit rajonal të policisë së Kosovës janë duke zhvilluar intervistat e tyre me personat e përshirë në rast ndërsa janë në pritje të raportit zyrtar të ekspertëve mjeko ligjor mbi shkaktarin e vdekjes së personit 64-vjeçar, njofton Besim Hoti, zyrtar për informim publik i policisë në Mitrovicë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 6 Empty Aksident në Novi-Sad, vdes kosovari

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 10, 2009 12:47 am

Aksident në Novi-Sad, vdes kosovari


Nga Express

Në një aksident trafiku në rrugën Novi Sad - Beograd ka humbur jetën një 34-vjeçar nga Deçani, kurse kanë pësuar lëndime edhe dy personat që gjendeshin me të në veturë.



Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 6 Aksidenti_20_korrik-490x320

Sipas mediave, jetën e ka humbur Xhevat R. nga Deçani, ndërsa janë lënduar lehtë vozitësi 45-vjeçar Bajram Ç. nga Deçani dhe 26-vjeçari Eljon K. nga Prishtina.

Sipas policisë së Novi Sadit, nga shkaqe të panjohura deri më tani, vozitësi ka humbur kontrollin ndaj automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Policia ka ndaluar Bajram Ç. nën dyshimin se ka kryer vepër të rëndë ndaj sigurisë së trafikut publik dhe kundër tij do të ngritet akuzë penale.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 6 Empty Konfiskohen rreth 50 kilogram ari pa prejardhje

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 10, 2009 9:35 pm

Konfiskohen rreth 50 kilogram ari pa prejardhje

Kontrollet e ushtruara kanë rezultuar me konstatim të parregullsive dhe gjetjen e sasive të konsiderueshme të mallit pa prejardhje.

Oficerët doganorë ende po vazhdojnë aksionin e gjerë të kontrollimit të lokaleve të arit dhe argjendit të nisur nga qershori i këtij viti. Operacioni bëhet me qellim të kontrollit të veprimtarive tregtare që merren me shitblerje të arit dhe argjendit. Ky operacion është duke u shtrirë në tërë territorin e Kosovës, ku kësaj radhe ka qenë i fokusuar në qytetin e Pejës. Në këtë operacion janë duke marr pjesë një numër i madh i oficerëve doganor. “Me këtë rast në Pejë janë kontrolluar një numër i madh i arëtarive dhe nga njëzetë lokale të shitjes së arit dhe argjendit janë konfiskuar 2.2 kilogram ari”, njofton Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave të Kosovës. Ai tregoi se deri më tash janë kontrolluar një numër i madh i argjendarëve, mbi 180 subjekte tregtare. Gjatë kontrolleve, kërkuar dëshmi tjera mbi prejardhjen e mallit. Kontrollet e ushtruara kanë rezultuar me konstatim të parregullsive dhe gjetjen e sasive të konsiderueshme të mallit pa prejardhje. Dogana e Kosovës planifikon që aktivitetet e kontrollit ti zhvilloj edhe më tutje. Gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar rreth 50 kilogram ari.
B. Toska
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 6 Empty Misteri, vdes pa pritur një 17- vjeçar

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 10, 2009 9:36 pm

Misteri, vdes pa pritur një 17- vjeçar



Mbërrin në spital, vdes papritur një 17- vjeçar. Ngjarja është regjistruar pas mesnatës të së mërkurës, kur një 17 vjeçar nga Peqini është ngritur nga gjumi dhe ka filluar të rënkojë.
Familjarët e kanë nisur menjëherë për në spital, por sapo kanë mbërritur i riu ka vdekur. Ende nuk dihen shkaqet e dhimbjeve të adoleshentit pasi pas këqyrjes së kufomës nuk janë vënë re shenja të jashtme dhe simptoma që të çojnë në përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes. Për hetimin e ngjarjes është përcaktuar një grup hetimor. Elementë të ekspertizës janë dërguar në laboratorin shkencor në Tiranë për të verifikuar shkaqet që shkaktuan vdekjen e tij.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 6 Empty Në Kullë, pengohet trafikimi i dy të miturave

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 11, 2009 12:31 am

Në Kullë, pengohet trafikimi i dy të miturave




Policia malazeze konfirmoi të enjten se në vendkalimin kufitar midis Kosovës e Malit të Zi, në Kullë, është parandaluar trafikimi i dy vajzave të mitura nga Shqipëria, të cilat mendohet se nëpërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, do të shkonin në Itali.

Në taksin e tipit “Mercedes” me targa të Kosovës, të cilin e drejtonte shtetasi kosovar I.P. (56) nga Peja, sipas policisë malazeze, ndodheshin tre shtetase të Republikës së Shqipërisë, prej moshës 21 deri në 27 vjeçare.

“Në ulëset e fundit ishin të fshehura edhe dy motrat e mitura I.M. dhe L.M. nga Shqipëria, të cilat nga dokumentet personale kishin vetëm certifikatën e lindjes me fotografitë e tyre”, tha zëdhënësja e policisë, Tamara Popovic.

Ato i deklaruan policisë se gjoja janë nisur të vizitojnë gjyshen në Mal të Zi, por nuk dinin emrin as vendndodhjen e saj.

Zëdhënësja e Drejtorisë së policisë malazeze, Tamara Popovic thotë se pas hetimeve të bëra të policisë, motrat e mitura shqiptare janë dorëzuar në Qendrën e asistencës sociale, ndërsa ndaj tre shtetasve shqiptarë të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore, është bërë kallëzim penal në Gjyqin themelor të Rozhajës.

Policia malazeze thotë se dyshohet që një person nga Tirana, të cilit “klientët” i kishin paguar nga 2.800 euro për t’i nxjerrë ilegalisht nëpërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për në Itali.

Taksia nga Peja është dashur t’i transportojë klandestinët deri në Rozhajë, e pastaj do t’i merrte një person, deri më tash i panjohur për policinë, për t’i dërguar edhe dy motrat e mitura në Itali, ku gjoja i kanë prindërit. (KosovaLive)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 6 Empty Vrasja e biznesmenit, hetohen komunikimet e fundit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 11, 2009 9:57 pm

Vrasja e biznesmenit, hetohen komunikimet e fundit



Vlorë, 11 shtator
Vrasja e biznesmenit vlonjat, Genci Abazaj, pritet që të zbardhet në sajë të tabulateve telefonike dhe e-maileve të shumta që ai ka shkëmbyer me njerëz të ndryshëm pak ditë përpara vrasjes. Rreth 10 ditë pas gjetjes së trupit, grupi hetimor është ende në fazën e verifikimit të materialeve, të cilat, sipas tij, janë voluminoze. Burime të rezervuara nga grupi bëjnë me dije që shqyrtimi i tabulateve telefonike dhe e-maileve do të kërkojë kohë për shkak se vetëm ditët e fundit ai ka pasur një fluks shumë të madh komunikimesh. Sipas burimeve, aktualisht mes pistave që po punohet, nuk janë përjashtuar "motivet e dobëta", të ndikuara këto nga shqyrtimi i kontakteve telefonike që ka pasur viktima. Gjithsesi pasi kanë shqyrtuar provat që kanë në dorë, referuar skenarit të krimit, burimet thonë se vrasësit kanë dashur të zhdukin trupin, fakt ky që do ta kishte bërë edhe më të vështirë procesin hetimor. Gërmimi që ata kanë synuar ka rënë në një tokë mjaft të fortë, dhe duket se nuk kanë parashikuar mjetet për ta gërmuar atë. Në familjen e Abazajve, dhimbjes për humbjen tragjike të të afërmit, i shtohet edhe misteri "pse". Ata ende nuk gjejnë detaj që të ndihmojnë hetimet, ndërkohë që pohojnë se janë rimarrë në pyetje nga ana e prokurorisë së Vlorës. Vëllai i madh i Gencit, Albert Abazaj, vijon të këmbëngulë në shqyrtimin e rrethit shoqëror. Sipas tij, për tërheqjen në grackë është përdorur patjetër një njeri i njohur. Të mundshëm, sipas tij, mund të jenë shqiptarë që jetojnë në Itali, të cilët ndoshta edhe janë xhelozuar nga ecuria e tij ekonomike në shtetin fqinj. Genc Abazaj, 39 –vjeçar, u gjet i masakruar në fshatin Darëzezë në mbrëmjen e 31 gushtit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 6 Empty Ekstradohet nga Roma i dënuari me 17 vite burg

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 11, 2009 9:58 pm

Ekstradohet nga Roma i dënuari me 17 vite burg



- Zyra e Interpolit shqiptar ka mundësuar kryerjen e ekstradimit nga Roma drejt Tiranës të 32-vjeçarit Ardian Çukaj, lindur në Pukë dhe banues në Durrës.Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë, e ka dënuar para 4 vitesh me 17 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të femrave për prostitucion”, parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal.
Në shtator 2001, Ardian Çukaj, në bashkëpunim me Haxhi Aliajn, me anë të mashtrimit kanë dërguar në Itali F. A., me qëllim për ta shfrytëzuar këtë të fundit për prostitucion.
Si rezultat i bashkëpunimit të “Interpol Tirana” me “Interpol Roma” në vitin e kaluar u bë i mundur arrestimi i tij me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 6 Empty Itali, pranga shqiptarëve, u kapën me 145 kg drogë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 11, 2009 9:59 pm

Itali, pranga shqiptarëve, u kapën me 145 kg drogë




Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 6 ITALIAA
Policia italiane


Leçe – Plot 145 kg drogë e llojit marijuanë është kapur sot nga policia italiane. Lënda narkotike e ndarë në disa pako, është sekuestruar 20 kilometra në juglindje të qytetit të Leçes e fshehur në një pyll me pisha.
Dy shqiptarë janë arrestuar nga forcat italiane të rendit, si posedues të sasisë së drogës. Sipas policisë italiane, shqiptarët e arrestuar janë të moshës 20 dhe 30-vjeç, por nuk jepen të dhëna për identitetin e tyre.
Sasia e drogës-sipas policisë së shtetit fqinj-ka mbërritur nëpërmjet Otrantos nga Shqipëria. Trafikantët kanë përdorur gomone për të transportuar lëndën fitimprurëse. Nuk dihet nëse të ndaluarit janë korrierët e drogës apo thjesht shqiptarë që do kalonin kufirin bashkë drogën në gomone.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 6 Empty Policia e Kosovës kthen pas një kolonë serbësh

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 11, 2009 10:00 pm

Policia e Kosovës kthen pas një kolonë serbësh

Kolona e automjeteve me të cilën po udhëtonin serbët është ndaluar rreth orës 20.00, afër Skënderajt dhe pastaj me përcjellje polizore janë kthyer nga Kosova.


Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 6 Kufiri
Kolonë serbësh

Prishtinë - Policia e Kosovës ka kthyer mbrëmë një grup prej rreth 80 serbësh të cilët nga Serbia po shkonin në Hoçën e Madhe. Ata kishin ndërmend të merrnin pjesë në zbulimin e lapidarit, siç thuhet kushtuar serbëve të rrëmbyer e të vrarë në Kosovë ndërmjet vitet 1998 dhe 2000. Kolona e automjeteve me të cilën po udhëtonin serbët është ndaluar rreth orës 20.00, afër Skënderajt dhe pastaj me përcjellje polizore janë kthyer nga Kosova. Paraprakisht zyrtarët e Beogradit kanë njoftuar përfaqësuesit e EULEX-it për mbërritjen e autobusëve dhe kishin kërkuar përcjelljen e tyre, e cila nuk është lejuar. Megjthatë autobusët pa përcjellje janë nisur sot drejt zonës së Dukagjinit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 6 Empty Itali, lirohet shqiptari i marrë peng

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 12, 2009 9:35 pm

Itali, lirohet shqiptari i marrë peng




Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 6 Kronika
Një shqiptar i marrë peng ditën e enjte, është liruar në mbrëmje nga një aksion i policisë së Ravenës, në Itali


Një shqiptar i marrë peng ditën e enjte, është liruar në mbrëmje nga një aksion i policisë së Ravenës, në Itali.
Pengu 47-vjeçar mbahej i izoluar në një kapanon në portin Fuori, në periferi të qytetit.
Gjatë operacionit janë vënë në pranga dy persona, një shqiptar 29-vjeçar dhe një italian 45-vjeçar, të dy me precedencë penale.
Për lirimin e pengut ishte kërkuar një shume parash me një vlerë prej 50 mijë eurosh.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 6 Empty Në gjyq, detyroi të shoqen të vriste veten

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 12, 2009 9:36 pm

Në gjyq, detyroi të shoqen të vriste veten



Tiranë, 12 shtator
U deshën 28 muaj kohë, që organi i akuzës të rihapë çështjen vetëvrasjes së Mimoza Gogos dhe të dërgojë në gjyq bashkëshortin e saj, Petrit Gogën, 31- vjeçar, si shkaktar të kësaj "vetëvrasjeje". Ishte edhe këmbëngulja e prindërve të viktimës, që organi i akuzës të rihap dosjen penale me nr. 173, të arkivuar si "vetëvrasje" nga ana e shtetases Mimoza Goga, dhe që të përfundojë në qeli bashkëshorti i saj, Petriti, si shkaktar i kësaj vetëvrasjeje. Prokurorisë së kryeqytetit iu deshën vetëm dy muaj kohë, që nga dita e arrestimit të Gogës, që të zbulojë se personi që e shtyu në vetëvrasje Mimozën ka qenë pikërisht bashkëshorti ai. Sipas aktakuzës, i pandehuri Petrit Goga do të përgjigjet për kryerjen e veprës penale të " Shkaktimit të vetëvrasjes". "Ekspertet kanë bërë zhvarrimin e Mimoza Gogës dhe nga këqyrja e trupit të saj kanë konstatuar se në pjesën e grykës së qafës para dhe pas, kishte hematoma dhe shenja gishtash të ardhura nga shtrëngimet. Për të gjitha këto, është konstatuar se para vdekjes shtetasja Mimoza Goga është keqtrajtuar", thuhet në përfundimin e akt-ekspertimit të Mjekësisë Ligjore. Duke u bazuar në këtë akt-ekspertim dhe në dëshmitë e personave të ndryshëm, duke përfshirë këtu edhe dëshminë e djalit të madh të çiftit Goga, i cili ka rrëfyer se "babai e rrihte nënën", kanë ngritur dyshime të forta se bashkëshorti i saj Petrit Goga është shkaktari i vdekjes së saj. Ngjarja ka ndodhur më 4 maj 2007, kur Goga u gjet e zhytur në pusin e ujit në oborr nga të afërmit e burrit dhe vetë ky i fundit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 6 Empty Re: Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 6 e 11 Previous  1, 2, 3 ... 5, 6, 7 ... 9, 10, 11  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi