Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tregimi i mësueses suedeze për një nxënës shqiptar

Shko poshtë

Tregimi i mësueses suedeze për një nxënës shqiptar Empty Tregimi i mësueses suedeze për një nxënës shqiptar

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 15, 2011 6:32 pm

Tregimi i mësueses suedeze për një nxënës shqiptar Foto%201%20e%20madhe_13




Tregimi i mësueses suedeze për një nxënës shqiptar

Sokol Demaku
Vizitë shkollës fillore në Borås të Suedisë

Është muaj shkurt, muaji i festave tona, muaj i ardhmërisë sonë. Në këto ditë ishim në një shkollë fillore këtu në Suedi, në Fjärdinskolan të qyteti Borås, cili shtrihet në Suedinë perëndimore afër qytetit të dytë me të madh suedez Göteborg. Në këtë shkollë vijojnë mësimit mbi 50 fëmijë shqiptarë duke filluar nga klasa parashkollore deri në klasën e gjashtë. Ne ishim mysafire në klasat parashkollore ku takuam mësuesen me një përvojë shumëvjeçare ne punë më fëmijë Sonja Persson. Pyetja jonë e parë ishte prej nga inspirimi për një punë kaq solide dhe me shumë suksese më fëmijë ardhacak në këtë shkollë?
Ajo qeshë dhe shprehet me plotë gojën se është e impresionuar me fëmijët e kombësive të cilët vijojnë mësimet në këtë shkollë sidomos ka fjalë miradie per fëmijët shqiptar që janë në numër të madhe në këtë vatër arsimi. Ajo thotë se në tetor të vitit të kaluar ishte në Shqipëri në nje vizite një javore ne nje shkolle fillore në qytetin Durrës me përshtypje fantastike nga atje dhe besoj se së shpejti do jemi edhe në Kosove ne një vizite në nje shkolle fillore dhe do fillojmë bashkëpunimin edhe me Kosovën. Ajo në orën e parë të mësimit nxënësve të saj u lexon tregimin për një ish nxënës të saj shqiptar i cili tregim zgjojë kureshtjen e fëmijë si atyre shqiptar por edhe të nacionaliteteve tjera.
Ne po u sjellim këtu tregimin e mësues Sonja të përshtatur në gjuhën shqipe në mënyrë që ta kuptoni edhe ju këtë. Kjo është një dëshmi se ne vendet ku çdo gjë funksionon për së mbari, ku njeriu ka respektin për njeriun mund të ketë gjëra të mira, gjëra të bukura të cilat të bëjnë të ndihesh krenar dhe të mendosh se ndoshta je në shtëpinë tende. Por edhe ne vet duhet të jemi në ballë të këtyre gjërave pozitive për ne, për vendin tonë, për fëmijët tanë, por si duket ne bëjmë pak në këtë drejtim e më shumë kryesisht ata të cilët janë në rrjedhën e këtyre ngjarje. Kjo është një dëshmi se në këtë vatër arsimi edhe i huaji mund ta ndjej vetën sikur në shtëpi të vet thotë mësuesja Sonja dhe shton se këtu janë duke u bërë përgatitje edhe për një festë tjetër jo vetëm për pavarësinë Kosovës por edhe për festën e Ditës së gjuhës ku fëmijët shqiptar së bashku me moshatarët e tyre nga gjuhët tjera do të paraqiten me një program të posaçëm ku do prezantojnë gjuhën e tyre të ëmbël shqipe. Por këtu unë do të përqendrohem në atë çka unë vërejta sot në orën mësimore në klasën parashkollore ku zhvillon mësimin mësuesja Sonja.
Tregimi i mësueses suedeze për një nxënës shqiptar Foto%202_13
Flamuri i Arditit – një histori e jetës
Fillimisht dua të them se puna me fëmijë pra puna e mësuesit është një profesion i dobishëm dhe është një punë interesante për të punuar me nxënësit të moshave të ndryshme ndërmjet 6 dhe 17 vjeç.
Një ditë e zakonshme në shkollë fillon me përgatitjen e mësimeve të ndryshme që do të të bëhen gjatë ditës. Me fëmijët parashkollor unë punoj kryesisht me të folur, me ndihmën e imazheve që ilustrojnë ngjarjet e përditshme ku përveç kësaj punoj me tekste të ndryshme të cilat janë të lidhura me festa të ndryshme fetare dhe kombëtare nga vendet nga të cilat gravitojnë fëmija këtu.
Në një rast më 23 nëntor 2006, unë kisha si detyrë të njihja të gjithë flamujt e shteteve. Si zakonisht isha ulur me nxënësit e mi në një tryezë të rrumbullakët, ku të gjithë së bashku do diskutojmë për këtë. Në këtë tryezë kisha vendosur flamujt nga vende të ndryshme të botës. Për të filluar diskutimin tonë unë parashtroja pyetjen:
- Cilat janë këta flamuj që kam vendosur këtu para, pyeta.
- Ka mundësi që të jen flamujt që ne kemi vizatuar u përgjigj një nga nxënësit e mi, i quajtur Ardit.
- Por Ardit shprehet unë nuk e shoh flamurin tonë shqiptarë, e unë iu drejtova, cili është ai e din Ardit?
- Arditi, i cila vetëm sa kishte mbushur moshën 6 vjeç pergjigjet: Jo nuk është ende këtu flmauri ynë, se Kosova nuk është ende e pavarur, prandaj nuk mund të ketë flamurin e vet.
- Unë i përgjigjem: por ju përdorni edhe tani një flamur!
- Ardit duke argumentuar përgjigjet: Po, por kur Kosova të bëhet e pavarur, ajo duhet të ketë flamurin e vet, sepse që edhe Danimarka ka qenë një kohë suedeze, por tani ata kanë flamurin e tyre, prandaj duhet që edhe Kosova ta ketë flamurin e saj.
Ky me këtë me habiti mua shumë se që një gjashtë vjeçar mund të shprehet në këtë mënyrë, kjo ishte diçka që unë nuk e kam pritur.
Kështu që unë do të vazhdojë me diskutimin tim dhe do pyes Arditin: Ku keni dëgjuar ju këtë Ardit?
Ai përgjigjet duke bërë me gjeste duke bërë me dorën e tij dhe thotë, kur unë isha pesë vjeç mësuesja ime në kopsht na ka treguar se Danimarka i takonte Suedisë, por kur u ajo është bërë e pavarur nga atëherë ajo ka flamurin e vet. Por unë pyes përsëri atë dhe i them se si do ti që të duket flamuri i ri i Kosovës, pasi atë të tanishmin nuk mund ta ketë Kosova? Ndërsa ndërkohë unë i dha atij një letër ku ai do të vizatoj se si ai dëshiron të duket flamuri i ardhshëm i shteti më të ri në botë Kosovës.
Arditi Përgjigjet: Ai Flamur do të ketë një K të madhe, pastaj do jetë me ngjyrë të kuqe dhe të zezë. Kështu ai vazhdon të vizatoj dhe ngjyrosë flamurin e Kosovës, ku ai do të ketë pra në te simbolet kombëtare shqiptare, simbolet që do pasqyrojnë në këtë rast ngjyrat kuq e zi.
Arsyeja që unë të sjellë këtë histori të jetës sime është se ka pak nxënës që mund të sjellin të papritura. Ardit bëri atë nëpërmjet rrugës së tij të të menduarit, e cila është e pazakontë për një gjashtë vjeçar në sytë e mi, dhe pjesërisht për shkak se kjo nuk ishte hera e parë në karrierën time të mësimdhënies që unë të ndryshoj planet e mia dhe përgatitjet e mia për mësimdhënie.
Si do të reagoja?
Kjo ngjarje bëri rrugën e saj për të kontribuar në një garë se si Flamuri i Kosovës do të duket në të ardhmen.
Së fundi unë do të nxjerr në pah se profesioni mësuesit ka qenë dhe do të jetë një pjesë e madhe e jetës sime. Unë jetoj për profesionin tim, ky është bërë hobi im dhe çfarë është më mirë në jetë sesa që njeriu të punojë me hobin e tij.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi