Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:Dy poezi

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:Dy poezi Empty Adem Zaplluzha:Dy poezi

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 19, 2011 10:36 pm

Adem Zaplluzha:Dy poezi Pb2601910
Adem Zaplluzha:Dy poezi

ME ZJARRIN E KUJTESËS

Asgjë askujt s’i kam bërë
Askurrë nuk mallkova
Kalldrëmin e lagjes
Edhe pse macet e zeza
Për çdo ditë të lume
Ma prisnin rrugën

Kurdoherë isha i lumtur
Kënaqesha me imtësi
Kur shkundnim kujtimet
Dhe i shkelnim sinorët tona
Pa i mbathur sandalet

Fëmijët e lagjes
Nuk më njihnin
Isha rritur në qytet
Pelerina kishte aromë borziloku
E jo të tokës së djegur
E jo mall të shkrumbuar
Me zjarrin e kujtesës

2

Kur i harrova këpucët
Në xhamin e fshatit
Macet e zeza
Ikën përtej maleve

Lulet patën një aromë tjetër
Nuk i ngjasonin as pranverës
As shijes së dardhave
Aty kuptova
Se kisha humbur në kohë
Nuk isha më
Njeriu i fshatit tim

SOFRA E MALLIT

Mos të bezdisin drunjtë
Sivjet nuk do të nxjerrim
Asnjë cung
Nuk do t’i presim
As degët e njoma
Të lisave të plagosur


Edhe dhelprat
Dhelpërisht do të qeshin
Nëse barin e klonuar
E presim para agimit
Për shërimin e plagëve

Do të ecim kokëlartë
Deri te burimi i heshtjes
Për t’i ngacmuar ferrat
Në kapistrën e agimit

Nuk jemi fëmijë që lotojnë
Pas lodrave të humbura
Sivjet më herët
E kemi ftuar pranverën
Në sofrën e mallit
Adem Zaplluzha
Nga libri Hijet e Ndryshkura
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi