Bardhyl Metaj: Përgjigje Alfred Moisiut
Faqja 1 e 1
Bardhyl Metaj: Përgjigje Alfred Moisiut
PËRGJIGJE ALFRED MOISIUT: KOSOVA S`ËSHTË, S`KA QENË E S`DO TË JETË KURRË, NJË KRAHINË E SHQIPËRISË!?
Nga Tirana Socialiste e Fatos Nanos, kanë ditë të na sygjerojnë se kryeqyteti ynë (i Kosovarëve) është Beogradi, e se rruga jonë për në BE, kalon nëpër Beograd!? Sali Berisha ndërkaq:“Kosovarët të marrin pjesë në zgjedhjet e Serbisë dhe bashkërisht me opozitën serbe të rrëzojnë nga froni Millosheviqin, sepse kështu, më lehtë zgjidhet “çështja e Kosovës” (fund-viti i 1996-ës)! Alfred Moisiu ndërkaq, e quan Kosovën krahinë të Shqipërisë dhe e barazon me Mirditën e Labërinë - krejtësisht si Serbia dikur dhe sot, që e barazon-te Kosovën me Shumadinë!? Cila është ndërkaq, historia e shtetësisë së Kosovës?
Nga Bardhyl Metaj
Ka kohë që është ndërprerë në një masë të mirë një traditë e përdalë, që partitë politike kosovare, apo ato të Shqipërisë, të mbajnë anë publikisht e të agjitojnë për “simotrat” matanë kufirit përgjatë zgjedhjeve. Dhe mirë që është kështu, ngase ai anim, sillte vetëm animozitete të panevojshme mes qytetarëve të dy vendeve të të njëjtës etni. Aq më shumë kur dihet se kosovarët, shumica dërmuese, janë gjithherë kundër njërës forcë, asaj që njihet si trashigimtare e Partisë Staliniste të Enver Hoxhës – Partisë Socialiste! Sado jo racional (politikisht) të jetë ky inercion e fakt, ai megjithatë ishte dhe vazhdon të jetë i tillë. E theksova këtë fakt, në mënyrë që t`përjashtojë qysh në fillim çdo dyshim, se edhe ky shkrim është i cytur e ngjizur nga ajo mendësi kolektiviste...
Për vete, ndërkaq, në shtypin shqiptar të Shqipërisë, kohë pas kohe, varësisht nga ngjarjet e rrethanat, kam botuar disa “ndërhyrje” të ndryshme, por gjithherë duke i ikë animit politik e duke besuar se janë qytetarët e vendeve përkatëse, ata, që të pa trazuar nga jashtë, duhet të vendosin për Qeverinë të cilën e duan.
Pas “konstituimit” të pluralizmit në Shqipëri, merita dhe mëkate, në ndihmesë apo edhe pengesë të “Çështjes së Kosovës dhe shqiptarëve në ish Jugosllavi” (atëbotë të pa zgjidhur, për aq sa është sot!), kanë të dyja forcat, si Partia Demokratike e Berishës, ashtu edhe ajo Socialiste e Nanos dhe Edi Ramës.
Nga Tirana Socialiste e Fatos Nanos, kanë ditë të na sugjerojnë se kryeqyteti ynë (i kosovarëve) është Beogradi, e se rruga jonë për në BE, kalon nëpër Beograd!?, që përkthyer edhe më shqip i binte, “ulni kokën e pajtohuni me një autonimi, e mos na shkaktoni telashe...”
Njëjtë, ka ditë edhe krahu tjetër, i prirë nga Sali Berisha (atëherë President i Shqipërisë, 1996), i cili pat bërë një një rast trysni gjithfarë...por edhe publike (përmes Televizionit Satelitor) ndaj Presidentit Rugova, duke mbledh e mobilizuar edhe yshtës të tjerë kosovarë (Demacin) në idenë e tij, që “kosovarët të marrin pjesë në zgjedhjet e Serbisë dhe bashkërisht me opozitën serbe të rrëzojnë nga froni Millosheviqin, sepse kështu (siç sugjerohej atëherë), në kuadër të Serbisë “demokratike”, më lehtë zgjidhet “çështja e Kosovës” ((fund-viti i 1996-ës)!
S`do shumë mend që të konstatojmë se të dyja qasjet (Nano-Berisha), do të kishin epilog krejt tjetër – shumë tragjik për Kosovën - nga ky që e gëzojmë sot.
Meqë po flasim për këtë marrje-e-dhënie, Kosovë-Shqipëri, për shkak të korrektësisë, s`guxojmë të anashkalojmë pa e thënë se kjo qasje, s`është e filluar pas viteve të nëntëdhjeta!
Njëjtë (injorim total, apo ndërhyrje tragjike!) bënte dikur edhe Mbreti Zog, siç bënte edhe oponenti i tij Fan Noli (sado që vetëm shkurt ishte në pushtet).
Shumë më keqe e më tragjike, ndërkaq, ishte sjellja dhe implikimet që bënte ndaj Kosovës, Diktatori stalinist Enver Hoxha, i cili më shumë kishte hallin e marksizëm leninizmit, se sa hallin e Shqipërisë e të Kosovës.
Të themi, “të shkuara - të harruara”, është po aq gabim sa edhe t’i stërpotencojmë.
Së këndejmi një përgjigje, Gjeneral Bunkerit, alias Alfred Moisiut, ish presidentit të Shqipërisë, i cili disa herë po e potencon se Kosova është vetëm një krahinë e Shqipërisë, ashtu siç është Mirdita...duhet t`ia japim. Kështu, të paktën konsideroj unë.
Unë nuk e di prej nga buron ky ahmakllak i një ish Presidenti të Shqipërisë, e kjo injorancë e ky përçmim jo vetëm semantik, por edhe historik, dhe prej nga buron ai motivim i tij që ta përsërisë disa herë - por e di që kemi të bëjmë me një “patriot” me bateria 1.5 Volt, dhe atë, me bateri kineze!
S`mbaj mend sa ishte President Alfred Moisiu, që ky tru mykur dhe mosnjohës historie (edhe historie politike e diplomatike!) - që te thoshte qoftë vetëm një herë kur takonte homologët grekë, se edhe Çamëria ishte pjesë apo “krahinë” e Shqipërisë!
Nuk e thotë as sot për Çamërinë!? A thua pse? Eh, e dimë te gjithë...pse s`ka guxim ta thotë!? Por “s`ke ç`me i ba”, kështu e kanë bateritë kineze, e politikanët e përdalë.
Megjithatë, të sqarohemi pak rreth asaj se “Kosova qenka një krahinë Shqipërie, njëjtë si Mirdita...”
* * *
Mund edhe t`i duket e panatyrshme ndokujt, kjo çështje e relacionit Kosovë-Shqipëri sot pas pavarësimit, meqë e kanë gabimisht të fiksuar ne mendje, ashtu si e thonë gabimisht gjithherë, se ne përpara kemi qenë gjithherë bashkë – duke vetëkuptuar kohën para vitit 1912. Por kjo është e gabueshme. Ne, edhe atëherë kemi qenë njësi të ndara administrative, politike dhe ekonomike.
Më duhet t`i them disa fakte historike, pas parasysh disa kërkesa të lexuesve lidhur me shkrimin tim të fundit nga Tirana, “Shqiptarë dhe Kosovarë – Vëllezër apo fqinjë!”, rreth kësaj çështjeje - se Ne, edhe atëherë para 1912-ës, kemi qenë njësi të ndara administrative, politike dhe ekonomike.
***
Nën Okupimin e Perandorisë Osmane, Kosova e para vitit 1912, ka qenë Vilajet më vete (“Vilâyet-et” janë pasardhëse të Eyâlet-eve”, pas reformës post feudale të vitit 1845). Në Vilajetin e Kosovës, i cili ishte njësi “federale” e Perandorisë Osmane, hynin pesë sanxhaqe: ai i Shkupit, i Prizrenit, i Pejës, i Prishtinës dhe ai Pazarit të Ri (Novi Pazar) - ndërkohë që vet Vilajeti Kosovës, kufizohej në lindje me Bullgarinë, në perëndim me vilajetin e Shkodrës, Malin e Zi dhe Bosnjën, në veri me Serbinë dhe në jug me vilajetin e Manastirit dhe vilajetin e Selanikut.
Atëbotë, koha e Lidhjes së Prizrenit, kryeqytet i vilajetit të Kosovës ka qenë Prishtina - prej vitit 1879 e gjer në vitin 1893 - ndërsa prej vitit 1893 e gjer në vitin 1912, ka qenë Shkupi.
Shtetësia dhe “mëvetësia administrivo-politike¹ e Kosovës nën Perandorinë Osmane ”, ashtu sikur edhe e tri vilajeteve tjera shqiptare, atij të Shkodrës, të Manastirit e të Janinës - ka qenë e sanksionuar me reformën kushtetuese të pas vitit 1845, ku njësi të njëjta federale (Vilajete të barabarta politikisht), ishin edhe Vilajeti i Selanikut (Greqia e sotme), apo ai Rumeli Sharki-s (Bullgaria e sotme), Vilajeti Bagdatit (Iraku i sotëm), apo Vilajeti Damaskut (Siria e sotme), apo Vilajeti Trablus-ı Garb respektivisht Vilajeti i Tripolisit (Libia e sotme), apo Vilajeti i Misr-it (me kryeqytet Kairo-n, Egjipti i sotëm)!
I përmenda këto vilajete të tjera, krah për krah me Vilajetin e Kosovës dhe atë të Shkodrës, të Manastirit e Janinës - ngase edhe atëherë shtetet e sotme si Bullgaria, Greqia, Iraku, Siria, Egjipti dhe Libia - kishin status krejtësisht identik me atë të Kosovës! Siç kanë fatmirësisht edhe sot, të gjitha shtete të Pavarura. Edhe Kosova.
Edhe atëherë, siç e pamë, pra qindra vite më parë – Perandoria Osmane kishte kulturë politike, dinte të respektonte më shumë veçoritë politike e historike të Kosovës - se sa ish Presidenti shqiptar i para vetëm pak vitesh, Alfred Moisiu, i cili e barazon Kosovën me Mirditën e Labërinë.
Dhe shih absurdin, Perandoria Osmane nuk quante Kosovën Krahinë, as të Serbisë (Beteja e Kosovës - 1389), por as krahinë të Shqipërisë: Por e shpallte Kosovën Vilajet më vete, të barabartë me atë të persëve të Bagdatit (Iraku i sotëm) dhe të barabartë politikisht (në strukturën e Perandorisë) edhe me Vilajetin e Egjiptasve - atë të Misirit? Dhe Kosova ishte Vilajet krejtësisht i barabartë edhe me Vilajetin e Damaskut (Sirija), që presypozohet të jetë njëri ndër qytetet më të lashta botërorë me qytetërim të pandërprerë.
Pra, mëvetësi dhe shtetësi e Kosovës së sotme - nuk është as prodhim i “sotëm” i Ahtisaarit, e as i djeshëm - kur ky vend ishte njësi Konstituive e Federatës Jugosllave. Për më tepër, siç e dimë, veçantia administrative dhe politiko-ekonomike e Kosovës nuk buron as edhe nga një shpikje e Perandorisë Osmane, të cilën sado shkurtas, e sollëm më lartë, të faktografuar gjithherë në dokumente e studime të historianëve gjermanë dhe anglez mbi strukturën e Perandorisë Osmane - por veçantia administrative dhe politiko-ekonomike e Kosovës buron që nga kohë e Ilirëve.
Mos po e teproj? Jo!
Edhe studiuesit e Perandorisë Osmane, kur vendosën për themelimin e njësive të Perandorisë, e kur barazuan Prishtinën me Damaskun e Kajron, me Shkodrën, Tripolisin e Selanikun, kishin parasysh historinë e këtyre vendeve, para ardhjes së tyre. Natyrisht, ky fakt, flet edhe për trendet me bashkëkohore e politike të kohës (1845), që po aplikonte Perandoria Osmane, duke decentralizuar strukturat politike, e implementuar federalizmin – jo mbi baza etnike, por historike e ekonomike.
E atëherë, para ardhjes së Perandorisë Osmane, histori e Dardanisë në këto troje ishte po aq e veçantë, po aq e lavdishme dhe gjithsesi, shumë markante - Dardania politike si mbretëri kishte kufij krejtësisht të njohur botërisht. Nëse shikojmë sot, kështu krejt esull, kufijtë e Dardanisë së atëhershme, dhe i krahasojmë me kufijtë e Vilajetit të Kosovës (1879), atëherë vijmë te konkludimi se që andej buronte edhe mendësia e ligjvënësve të Perandorisë Osmane, ngase njëjtë, kishin bërë edhe me qytetërime të tjera, si në Siri, Egjipt, Libi e gjetiu...
Meqë jemi te Dardanët, të themi edhe atë se Dardanët kishin një veçori që s`gjendej e s`gjendet askund ndër popujt e Ballkanit. Në nekropole veçori të veçantë të grupit dardan paraqet rituali i djegies së kufomave (trupdjegia, krematoriumi!), që nuk ishte karakteristikë e fqinjëve te dardanëve në provincat në kufi me territorin e tyre.
Pra, kur artisti ynë, Bekim Fehmiu, vitin e kaluar la amanet që t`ia djegin trupin dhe pluhurin (mbetjet) t`ia derdhin në lumin Drin, ai s`po bënte gjë tjetër por po ri-jetësonte një ritual krejtësisht të veçantë dardan. Një ritual që s’e gjejmë as te Ilirët tjerë, por as te grekët e fqinjët e shqiptarëve.
Unë e kuptoj kur njerëz të rëndomtë, apo yryshnik të pasluftës së Kosovës ndër ne, donë të paraqesin se “shtetësia” e Kosovës lind pasi ata hynë në pubertet dhe qitën nga një pushkë, ngase pushteti në Kosovë sot konvertohet në pasuri - por se ngjanë që një ish President Shqipërie, të mohojë krejtësisht e kryekëput si Serbia - qenësinë historike, politiko-administrative, kulturore e civilizuese të Kosovës, të Vilajetit të Kosovës, e tutje të Dardanisë - duke e barazuar këto me Mirditën apo Labërinë, krejt njëjtë siç bënte e bënë edhe sot Serbia, kjo s`më hyn në kokë!
Shyqyr - që edhe ky ish Gjenaral Bunkeri, Alfred Moisiu, që njihet për ndërtimin e bunkerëve në kohën e diktaturës enveriane, sikur edhe këta yryshnikët tanë të sotëm të pasluftës (që mendojnë se e bënë sot Kosovën shtet!) – të dy palët, kanë bateri 1.5 Volt. Dhe shyqyr që bateritë patriotike, s’i kanë aso të qëndrueshme “Duracell”, por i kanë kopje të lira kineze!
P.S. Ky shkrim, që në thelb merret me historinë e shtetësisë së Kosovës, deri katër shekuj para epokës sonë - i dedikohet Heroit të Kosovës së Pavarur, prof. Dr. Fehmi Agani. Dje, sot e gjithë jetën, përkulem para veprës, or`ës, mendësisë dhe shkollës politike që na e ka lanë ky vizionar. I falem Zotit që m`krijoi mundësinë që aq shumë, aq gjatë, aq intenzivisht dhe nga afër - t`punoj me ideatorin e lëvizjes për Liri, Demokraci e Pavarësi te Kosovës.
Literatura:
1. Autor, Halil İnalcık në “Encyclopaedia of Islam”, pjesa “Rumeli”- në Encyclopædia Britannica
2. Autor, Andreas Birken: “Die Provinzen des Osmanischen Reiches, Beihefte zum Tübinger Atlas des Vorderen Orients”, Reihe B Nr. 13, Wiesbaden 1976.
3. Mack R. Grenzmarken und Nachbarn von Makedonen in Nordern und Westen
4. Edi Shukriu "Dardania paraurbane - Studime arkeologjike të Kosovës"!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Bardhyl Metaj: “Branding Kosova” !
» Bardhyl Metaj:Si e njoha Xhemail Mustafen!
» Bardhyl Metaj: Kosovari i munguar dhe kufizimi si fisnikërim!
» Bardhyl Metaj: Peticion! Kërkesë për ripërsëritjen e Zgjedhjeve n`Gjakovë!
» Bardhyl Metaj: Varësia për Pavarësi dhe Festimi “ilegal” i 28 Nëntorit në Kosovë!
» Bardhyl Metaj:Si e njoha Xhemail Mustafen!
» Bardhyl Metaj: Kosovari i munguar dhe kufizimi si fisnikërim!
» Bardhyl Metaj: Peticion! Kërkesë për ripërsëritjen e Zgjedhjeve n`Gjakovë!
» Bardhyl Metaj: Varësia për Pavarësi dhe Festimi “ilegal” i 28 Nëntorit në Kosovë!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi