Përparim Hysi:Kur nga sherri,erdhi hairi !!! (tregim )
Faqja 1 e 1

Kur nga sherri,erdhi hairi !!! (tregim )
Ish komandantit,poetit Ibrahim Gani !
Tregim
Nga Përparim Hysi
> E bleva pak belanë si me para,kur i thonë fjalës. Me që isha 60 e
> ca km larg shtëpisë,për t'i shpëtuar,sadopak,këtij transferimi të
> qëllimshëm(punë biografie),mendova që të bëja një "dredhi" të
> vogël:kërkova që të vija ushtar.Tri vjet e kishin shtytur ushtrinë,jo
> se kisha ndërhyrë unë ( se kush ma vërshëllente kësaj ane?!) ,por qe
> si një ligj i panënëshkruar gjëkund:mësuesët i merrnin ushtarë me
> vonesë. Shkova e takova shefin e mobilizimit (njjihesha prej kohësh me
> të) dhe kur i thashë përse kisha ardhur, ai,sikur të më kish pritur në
> krahë,më tha:-Kur të sosësh në shtëpi,atje do gjeshë dhe
> fltëthirrjen.Dhe vërtet kështu ndodhi. Shefi i mobilizimit qe"burrë"
> që e mbante fjalën:me pak"nën dorë" (këtë e dinte i gjithë qyteti)
> ,ai të rregullonte sa të hapje e të mbyllje sytë, sigurisht:në një
> repart të "mirë". Por,të rënët nga fiku,domethënë ata që e kishin
> pësuar nga"bujaria" e këtij ryshfetçiu profesionist,kishn dalë në një
> rezultane të çuditshme:sa më shumë t'i jepje,aq më keq të
> degëdiste.Kush ankohej për këtë"prerje në besë",tak fillonte "alibia" e
> tij:-Po të kisha ngrënë,pse do të degëdisja larg? Dhe kështu e grisi
> karrierën deri sa doli në pension.Topat e Allemanjës të binin,s'e
> lëvizte njeri nga istikami.
> Pse po e lakoj atë?Se historia që do të tregojë,është e lidhur me
> atë.Ka qenë ai protagonisti i këtij "sherri" që jehonën ia ndjeva,së
> pari,më 13 dhjetor 1964 dhe,së dyti,nja 6 muaj më vonë.
>
> * * *
> Fletëthirrja erdhi dhe më thoshte se më 21 dhjetor do
> mobilizohesha.Qeshë i martuar dhe kisha djalin 1 vjeç e gjysëm.Kështu
> që për dy javë që më mbeteshin,së bashku me gruan dhe djalin,nisëm që
> unë të përcillem me të afërmit,që,ç'është e drejta,kishin në
> shpërndarje pak të largët.Por në vëndet e largëta shkoja vetëm dhe më
> datën 13 dhjetor 1964 (kurrë nuk e harroj këtë datë dhe ka qenë ditë e
> dielë),së bashku me gruan e djalin kishim bujtur në derën e sime
> shoqe:tek vjerri. Vjerra vinte tutje-t'hu për të kënaqur dhëndërin dhe
> e pashë mirë,që,enkas, theri patën vënë"gjetkëz"(për t'u shëndoshur)
> që,ndoshta,e kishte për vit të ri.Po shkonte ora 12 e drekës dhe ndjej
> një zë që po më kërkonte.Dal.Shikoj një civil me biçikletë që më zgjat
> një fletëthirrje urgjente,me të kuqe kjo fjala"urgjente" që më
> urdhëronte mua,rrekrutin,që të paraqitesha pranë Degës Ushtarake!!!
> Kjo thirrje qe si një rrufe në qiell të kaltër,se doja dhe 8 ditë për
> t'u paraqitur atje.Më shkoi mëndja tek "ujku i vjetër":shefi i
> mobilizimit! Ai e kish bërë zullumin.Urdhëri qe i prerë dhe i hipa
> biçikletës sime (u them këtyre në shtëpi të vjerrit:sa të
> vete,sqarohem dhe erdha) ,dhe ndoqa korrierin e degës. Sa mbrrita
> atje,veshur si për dhëndërr,tak dhe u rrëfye vet shefi i degës (jo ai
> i mobilizimit) ,më tha:- Po të prisnim.Je i"nevojshëm" në një repart
> të"veçantë",për bicikletën,do ta çojmë ne në shtëpi dhe makina po të
> pret.Do presi në xhade,sa të lësh këto rroba dhe nisesh."S e k r e t
> ?!!!)".
>
> * * *
> Makina ndaloi në xhade (që aty shtëpia ime nuk është larg as pesë
> minuta),zbrita me një frymë,ngjita shkallët e shtëpisë dhe gjeta vetëm
> time ëmë.Sa i thashë se për ku po shkoja,klithi sikur ndodhi ndonjë
> hata (po unë shkoja "sekret"!!!) .Dëgjuan plakat e lagjes,kur më panë
> që qeshë veshur zhele-mel,kur thonë shkodranët, dhe kur panë dhe
> timeëmë që varej duke më puthur me lot,atëherë dhe ato u lëshuan dhe
> më puthën një nga një dhe të shkretat: kurrë nuk e harroj gjestin e
> tyre prej nënash (kush e kush kruante xhepat për t'më darovitur,mua
> ushtarin që po nisesha" s e k r e t").Sekret dhe urgjent.Me asnjë të
> shtëpisë,veç nënës,nuk u përcolla dot.Gruaja me gjithë tim bir mbetën
> atje dhe nuk arrita që t'i shihja më. "S e k r e t" hesapi.
> Mbritëm në të errur në Shëngjin dhe e pashë se ç'sekret qe! Nuk qe
> sekret,po rushfet! Rushfet i qelbur dhe i rëndë! Por vonë do t'i
> dilte tymi të vërtetës.Kot nuk thonë:e vëreteta zhytet,por nuk mbytet.
> Që reparti qe"sekret" këtë e mora vesh sa u futëm në kapanon,kur
> mua,"sekretmadhit" më caktuan postë të parë,para se të
> flinim."Sekretet e tjera" vazhduan më vonë.Reparti futur mes pylli,sa
> mezi dukej dhe ditën,të jepte përshtypjen se kushedi ç'fshihej në atë
> repart? Në të vërtetë:asgjë sekrete! Si të gjithë repartet e tjerë.Po
> mua,ama,më kishin"zgjedhur":si me porosi!
>
> * * *
> Ç'e zuri të gjallin dhe nuk e hoqi.Fillova,pak a shumë,të
> ambientohesha dhe,për të thënë të drejtën,edhe për t'u bishtnuar pak
> atyre "detyrave që qenë aq sekrete".Së pari,u miqësova me oficerin.I
> bëja atij ditarin e stërvitjes (atë"sekretin") se kot nuk qeshë me
> shkollë.Kish dhe të tjerë me shkollë,po mua më ra shorti.Pak nga
> pak,dhe u miqësuam me oficerë dhe nënoficerë.Se dhe
> këta,nënoficerët,qenë hall më vete.
> * * *
> Kishim dy muaj që qemë mobilizuar dhe shorti,për fat të mirë,më ra që
> të shërbeja në baterinë pranë shtabit.Qe punë fati,krahasuar me atë
> baterinë mes pyllit,ishe si i përkëdhelur.Dhe këtu u hapa si kungulli
> që merr gardhin.jo vetëm komandantit po se po,por dhe atyre në
> shtab.Kur dëgjoj,tek punoja për ta,de,se në repart dot të ardhka,së
> afërmi,një komandant (ai i madhi fare) ,që andej nga paskësh
> shërbyer,bëka kiametin.Nuk kursen më të ndëshkuar:me oficerë e me
> ushtarë.Ja,kështu thoshin.Por jo vetëm kaq,por shtonin:-Ka bërë
> kiametin andej nga ka gjetur,por ta provoj me na? Kur them na,e kam
> fjalën se këta"na",na ishin nga ato anë që të merrnin gjak në
> vetull,dhe nuk lejonin që komandanti që pritej të vinte,t'i
> ndëshkonte:se qenë burra dhe nuk qenë pula.Njëri thoshte:-Për ideal
> (kuptohet të partisë,de!),t'më ofendoi mua,ia hedh trutë në hava.
> Tjetri ca më keq (repart "trimash",or tynjatjeta!!!) dhe unë"sekreti"
> plasa dhe një ditë thashë:-Ore unë ushtar jam,por dhe unë ia hedh
> trutë në hava! Zjarr për zjjarr! Ha-ha bëjnë kurshqit,ha-ha dhe nusja!
> Për t'u treguar i ndershëm:ia bëmë atij komandantit të "tmerrshëm"
> kurrizin copë.Ta provonte njëherë?Apo nuk qemë en grup! Oficerë,po se
> po,por dhe unë"sekreti".Pse bukën thatë e haja unë?
>
> * * *
> I "tmerrshmi" mbrriti.Qe si suferinë!Murrlan apo nuk di seç të them.Ne
> si bateri në stërvitje rreshtore.Në krye qe një nga"na" me gradën kapiten
> i parë,i "tmerrshmi" major.Major po qe më i madhi ushtarak në zonë dhe
> dërgonte në garnizon të gjithë vartësit e vetë(këta "na",po për
> ushtarët cilido nga eprorët i dënonte) .Vjen ky majori në fushën e
> stërvitjes dhe komandanti i paraqiti forcën.
> Majori:-More abrash kështu e bën stërvitjen ti!!! (unë po kur t'i
> hidhet në kokë ky se është nga ata"na",de).Hiç.As gëk as mëk.Më tej
> majori e rriti tonin dhe nja dy oktavë,po "na" kishte vdekur. Suferina
> ua bëri "nave" tetë me dy. Lëvizte vëndi ku shkelte ai.Oficerët (ata
> trimat,de) bëheshin miza kuajësh.A kini parë qetë kur i ha zegali në
> behar! Unë"sekreti" plasa nga e keqja.
>
> * * *
> "Suferina" më kish parë që sillesha rrotull shtabit dhe se paska pyetur
> për mua.Kur e shoh përballë,marr drejtqëndrim,sipas rregullores,por ai
> jo që nuk ma vërshëlleu,por më tha:-Ore akademik,pse kështu
> nderohet?Do të fus në burg! Epo bela e madhe:unë me grurë,ai me
> gurë. Të nesërmen,prapë në stërvitje."Suferina" mbrriti.A kini parë
> zhgabonjën që lëshohet pingulthi mbi prenë e vetë,dhe ky kështu u
> lëshua mbi atë"na" që të merrte gjak në vetull.
> Trimit iu këput koka. Sa iku"suferina",iu afrova kapitenit të parë dhe
> i them:-Ore,por thyeja në sy të ushtarëve njëherë kur të ofendon,se
> vij unë si dëshmitar!
> Ai"na":-Ia rregulloj në organizatë të partisë unë,atij "delenxhiu"!
> Epo u pa puna:më së fundi ky"na" dhe të tjerë si ai do ta bëjnë
> fërtele në organizatë të partisë dhe do t'i bjerë hunda përdhe.Të
> shohim,mandej,do jetë suferinë më? Kur pyes një kapter
> baballëk,komunist ky,se si ai bën atij,të tmerrshmit në organizatë,më
> thotë:- I ka hangër të gjallë,or ti.Të tanë si lepuj! E,pikë e zezë.I
> ziu"sekret" që shpresonte.
* * *
> 12 shkurt 1964.Qe ditëlindja e minstrit të mbrojtes,dhe këtë ditë bëmë
> betimin."Akademik!",- më përkëdheli i "tmerrshmi",me shërbim i pari se
> je me shkollë.30-vjet kishte pa rënë borë në Shëngjin dhe darkën kur
> mora unë shërbimin (epo kot s'qeshë"sekret"),bora kish mbuluar
> dynjanë.Unë me pushkë në krah vigjëloja në errësirë. Të nesërmen kur
> Shëngjini qe mbuluar si kurrë ndonjherë me një gunë të vërtetë bore
> dhe ne po soditnim këtë peizazh aq të bukur,befas drejt repartit vjen
> një "xhip" i zi ushtarak dhe,pa pritur dhe kujtuar,zbret një gjeneral.
> Sa hedh sytë,e njoha: qe kushëri im që ishte gjneral në Minsitrinëe
> Mbrëndëshme.Kish qenë me shërbim në Lezhë dhe,nga që me babanë tim
> kishin shkuarje,erdhi dhe më takoi.Në fakt,u gëzova.Por"suferina",sado
> që e pa kush më takoi,as që deshi t'ia dinte.Gjenerali ndënji një
> copëherë me mua dhe iku.Të gjithë kujtonin se tani e tutje,për mua do
> vini ditë të mira;se unë "sekret",gjenerali,gjeneral dhe lum unë.
>
> * * *
> Mars.U zura me një nga ata"na". Jo vetëm u zura,por isha gati ta haja
> me dhëmb.Ky vrap dhe më raportoi tek "suferina". Sa po hyja në
> kapanon,kur dëgjoj telefonistin që kish marr urdhër që unë të
> paraqitesha tek i madhi:"Suferina".Ai "na" priste atje.Trokita dhe,sa
> hyra,"suferina" shpërheu:-More "akademik",çfarë kujton ti se të erdhi
> ai gjenerali X... dhe dashke mos zbatosh urdhërin e oficerëve ti?Do të
> fus në burg si i padisiplinuar dhe ,sa të dalësh nga dënimi,drejt e në
> punime operative!- e gjithë kjo ligjëratë me një ton të rëndë:prej
> suferine!
> Unë:-Së pari,nuk jam akademik.Gjeneralin nuk ke punë ta zësh në
> gojë,se ai nuk hynë fare këtu,dhe,së treti,ky që ankohet për mua,nuk
> ka fare të drejtë.
> Dhe zura të shpjegohesha. E pashë që po"thyhej" dhe po hynte në
> "lëkurën" time.Raportuesi,kur e pa që nuk po i merrte ujë më
> lopata,para fakteve të vërteta,atëherë hodhi gurin e fundit:
> -Shoku Komandant,- foli,- ky,ushtar Hysi,ka thënë për ty,që po t'më
> ofendoj komandanti,unë ia hedh trutë në hava!!!!
> -Siiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii,-
> ulëriu"Suferina"?,për muaaaaaaaaaa!
> -Po.Po.Për ideal të partisë!-u betua"na!!!"
> -Më ke sharë apo jo?-pyeti si një britmë lufte.
> -Të kam sharë,- pohova unë,- por kjo ka ndodhur,kur ju nuk kishit
> ardhur,para dy muajësh,dhe ky vjen dhe të thotë sot.
> -Kur?Kur?
> -Para dy muajësh
> -More qeroz i mutit (se qeroz qe me të vërtetë),pse sot u kujtove ti të vish e të më thuash?Përjashta dhe mos të shoh bojën!-bërtiti sa me zë që kishte.
Mua më tha:-Bjemë dorën se qenke trim!
* * *
Pas kësaj përplasjeje të fortë,me "suferinën" u bëmë miq.Nuk zgjati
shumë pas këtij sherri dhe një mbrëmje më thirri:-Nga sot do filosh në
zyrën sekrete.Pra,më së fundi,unë "sekreti" fillova në zyrën
sekrete.Kur hyra atje,pashë dhe organikën e ushtarëve nga Fieri.Qemë
14 fierakë.Emrat e tjerë kishin të dhëna të plota dhe nga biografitë
dhe,në fund,shënuar me laps,unë"sekreti".Rysheftçiu për t'i bërë nder
ndokujt,prishi emrin e 14-të dhe shënoi timin me laps.Puna nuk e
priste,për të shkruar të dhënat.Në biografi kish shkruar vetëm
kaq.Është i nipi i gjeneral X... Nuk kish"pasaportë" më të fortë se
kaq.Gjeneralin nuk e kisha xhaxha.Xhaxhanë ma kishin pushkatuar partia
dhe unë kurrë nuk mund të hyja në "zyrën sekrete" pa këtë"pasaportë
garancie" qoft dhe me laps,por dhe pa u zënë me atë"na".Suferina qe
trim dhe,sado që shpërthente si tufan,me zëmër qe babaxhan dhe aq
racional sa nuk ia gjeje shokun.Edhe sot"Suferinën" e kam mik.Ai është
autor i 10 librave me poezi dhe ka shkruar dhe një libër për"puçistin"
Gjeneral Leitnat Hito Çako!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Përparim Hysi:Xha Tuni...(tregim)
» Përparim Hysi:Me kierre,ore... (tregim)
» Përparim Hysi:Fiqtë e lashtë(tregim)
» Përparim Hysi:Rrëfimi i një të burgosuri (tregim)
» Përparim Hysi:Hamleti në Mbrostar-Ura * (tregim)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi