Përparim Hysi:Rrëfimi i një të burgosuri (tregim)
Faqja 1 e 1
Përparim Hysi:Rrëfimi i një të burgosuri (tregim)
Rrëfimi i një të burgosuri |
Nga Përparim Hysi
Rastësisht e kam njohur.Ka qenë aty mesviteve '60-të.Kur unë
kryeja shërbimin e dretyrueshëm ushtarak në Shëngjin,im vëlla,i
madhi,Qazimi,punonte si shofer i drejtorit të NSHN_së në Fier.Drejtori
kish një autoveturë(më duket "Varshava),dhe,këtë veturën,ia kish
dhënë ,si të themi,një xhiro një veterani që po dilte në pension në
Fier.Por veteranit i duhej një dëshmi nga një pjesëmarrës në
LNÇL(Luftën Nacioanale-Çlirimtare),dhe,ky, dëshmitari,kuadër i
vjetër,tani drejtonte burgun e Lezhës.Para se t'i drejtohej burgut të
Lezhës(atë kohë në Talë),im vëlla së bashku me veteranin,erdhi në
Shëngjin dhe,pasi më siguruan një leje 5-ditore mua,më morën me
vete.Shkuam dhe e takuam atë,komandantin e burgut,i mplakur tanimë dhe
njeri me emër në atë kohë.Kish bërë burg deri në Mat'hauzen dhe me të
burgosurit(me sa di unë,pak qenë poliltikë),që,më të shumtit,qenë të
burgosur për krime ordinerë,sillej mjaft mirë.Aq mirë se kushdo prej
tyre(që plotësonte kushtet,domosdo),përfitonte edhe ndonjë leje( e
jashtëzakonshme leja për atë kohë,sigurisht!),për të shkuar pranë
familjes.Drejtori quhej Banush Goxhaj dhe,me sa mbaj mënd,kish gradën
e kolonelit.Nuk marrë përsipër që ta gjykoj këtë komandantin në
kish"gjynahe" a jo.Po unë gjykoj nga ato pak çaste që për të më kanë
folur të burgosurit,dy prej të cilëve i njoha.Ose më sakt:njërin e
njohja prej kohësh,kurse këtë,tjetrin(për këtë dhe do tregoj më
imtësisht),e njoha prej të njohurit të parë.Para se të dalë në"stere"
dhe,për të qenë më i drejt përdrejtë me lexuesin,them që rrrugën për
në Fier nga Lezha e bëmë bashkë me këtë veteranin e Fierit.Gjithë
jetën kish punuar në organet e Ministrisë së Mbrëndëshme dhe,kur
erdhi koha e pensionit,e emëruan kryetar të komitetit Ekzekutiv për
qytetin e Fierit.Ndaj nuk kish makinë më dhe iu desh ta"huante" nga
drejtori i NSHN-së.Por për fierakët,sikur të bëje një apel,si ai
kuadri,si drejtori kanë qenë burra të nderuar.Veterani ka qenë i
ndjeri Qemal Çiraku,kurse drejtori,Qemal Mançe që jeton edhe sot.Në e
nxora në dritë emrin e të ndjerit,Qemal Çiraku,kam dhe arsye.Se vjen
një moment dhe njeriu( i tilllë,njeri i mirë ka qenë dhe i
ndjeri,Qemal),zë e do të shkarkohet nga një brengë apo dhe nga një
ankth.Më kujtohet se kur kaluam Laçin dhe hymë në Fushë-Krujë,përpara
sysh,pothuaj,ballas,u rrëfye një njeri pakësa i
kërrusur.Instiktivisht(rruga qe e zënë dhe im vëlla e kish
hequr,thuaj,këmbën nga pedalja e gazit), njeriu hodhi një shikim mbi
xham të veturës dhe kaq.Mandej,iku në hall të tij.-E pe,-i foli i
njderi Qemal bashkëbisedusit të tij,edhe ky kolonel si Qemali,se dhe
ky kish ardhur me tim vëlla për të marrë dëshmi nga kolonel Banushi si
bashkëshokë,- e pe kush qe?-Jo,-mohoi ky,tjetri.E pe s'e pe,pak
rëndësi ka,- tha tërë mllef i ndjeri Qemal.U kemi rënë më
qafë,Stefan!Dhe kanë hak të na urrejnë.Ky,Stefani,bëri me sy për nga
ne.Por Qemali kish garancinë e Qemalit tjetër(atij drejtorit),ndaj dhe
zgjodhi shoferin e duhur.Kështu që ç'u tha,mbeti aty dhe kaq.Po unë
dhe sot e kësaj dite e kujtoj këtë moment pendese të një njeriu që,kur
vjen dita,di(po të shprehem me fjalët e Gunter Grassit) që të"qërojë
qepën".I ndjeri,Qemal Çiraku,hynte në grupin e atyre"mëkatarëve" që
dinin ta "qëronin" qepën.
* * *
Jo më kot nuk thonë:"Rroftë rasti,mbreti i
botës!".Rastësisht e mësova dhe unë këtë ngjarje që do ta ndaj me
ju.Atje,në burg,për një rrahje vuante dënimin një i njohuri im nga
fshati.E takova vet i dytë në Shëngjin dhe më bëri përshtypje,se
polici që shoqëronte dy të burgosurit,kish hipur përpara me
shoferin,kurse i njohuri im,E.D.,së bashku me shokun e tij(edhe ky i
burgosur),prapa,në karroceri.Janë nga "tanët",- më tha polici
Prengë.Prej tyne as presim ndonjë të keqe.Janë të dënue për faje,por
garancinë politike ku e ku,i kanë ma të mira se dhe të miat.A
digjove,ushtar?-më thtotë Prenga.Dhe kish të drejtë,se i njohuri im,i
tillë qe nga garancia.Por tjetrin,s'e njihja.Kur zbritën nga
makina(ata qenë të lirshëm),i zgjata paqetën të njohurit tim dhe
atij,tjetrit.Si e morën nga një cigar,i them të njohurit tim:-A di
ç'ke,mbaje paqetën se do marrë tjetër.-Jo,-kundërshtoi i njohuri,por
unë ua lashë në dorë,dhe ika.Pas dy ditësh,i takova prapë.Tani isha
përgatitur për këtë"takim" dhe s' flitej për rastësi.Të dyve u fala
nga një paqetë"Partizani".I dyti ngulmoi shumë që mos e merrte,po i
them:-Po nga ky a do ta merrje?-Nga ky?Po ne lëpijmë gjuhën e
njëri-tjetrit.Epo mirë,- i thashë,-pyet atë për mua.Kështu që,pak nga
pak,sado që shiheshim rrallë,pothuaj,u bëmë miq dhe më të dytin.
Pyes mikun tim:-More,përse është dënuar ai,Malo Beluli?-Aha,- më tha,-
është histori e gjatë dhe unë nuk e tjerrë dot si ai.Kur të vish herën
tjetër,pyete vet se do të tregoj ai.Dhe herën tjetër,sado që gurova
pakësa,i them:-Ore Malo,po nuk më thuaj përse je dënuar me burg kaq të
rëndë,siç më tha, E...?
Dhe Malua,tek tymosi dhe e hoqi thellë me
mushkëri sikur duhet ta dërgonte helmin drejt dhe atje dhe asgjëkund
tjetër,filloi:
Unë vet jam nga fshatrat e Pogradecit dhe të lidhur
ngusht me luftën.Me shërbim,se kam qenë ushtarak,kam qenë në
Tiranë.Tiranë i thënçin se,për vet detyrën që kisha,ngjaja me ata
kurbatët shetitës:sot këtu,nesër tej e matan.Në shtëpi,thuaj,vija apo
nuk vija një herë në dy javë.Qeshë i martuar me një vajzë pe
fshati.Epo kaun dhe nusen zgjidhi nga fshati,kur thonë ndër ne.Kur
zuri të tregonte,pashë që një re e zezë zuri vënd mbi ballë dhe,pak
nga pak,kjo re sikur po e mbulonte dhe në fytyrë dhe unë që vështroja
dhe dëgjoja, vetëm prisja se ç'shi me gjyma do të shkarkohej nga kjo
re.Kishim dy fëmijë dhe,pas ca të fmijës së dytë,u bëmë dhe me të
tretin.Epo fshatar jam unë dhe,sado ushtarak,ne,pe fshati,kemi ato
mëndësitë tona:vatha sa me e madhe.Të them të drejtën,që këtë,të
tretën(qe vajzë),e mbaja mu në kupë të gjurit.Kisha një dashuri(pashë
që e mbytën lotët:reja,siç duket,e dha shinë e parë),që ç'të them.Apo
s'vija rrallë.Rrallë,rrallë po s'ngopesha me mall.Nusen e doja,po dhe
më donte.Po njiheshim-o,prej kohësh.Den baba den,me
familje.Pastaj,pashë që iu bë një lëmsh i madh në grykë.Tymosi ngeshëm
dhe vazhdoi.I ikur,shpesh,me shërbim,po shtëpinë,ama,s'e lija keq.Se
rrogën e e kisha të mirë dhe,nga që shkoja me shërbim,kisha dhe të
ardhura të tjera.Për vete,haja në reparte dhe rrogën jo vetëm s'e
prekja,po merrja dhe trajtime të tjera.Por... tani..., gulçoj.Thuaj se
dikush erdhi e goditi me një grusht dhe zu e u mblodh palmuç.Unë u
ndjeva si mbi gjëmba dhe,pakësa,si fajtor që tentova të hiqja koren e
një plage që,siç e mora vesh nga rrëfimi i mëpastajm,vërtet që qe më e
thellë se një plagë plumbi.Aty,në pallat,ku unë banoja kisha dhe një
shokun tim.Ky qe oficer,po nga ata civilët,që punonte për
sigurimin.Qemë shokë dhe hynim e delnim.Një ditë këtij;"mikut" tim i
doli "asua".E çuan me shërbim jashtë shtetit.Qëndroi si nja një muaj
atje dhe,kur u kthye, s'kish harruar edhe për ndonjë peshqesh,për
mua,për time shoqe,por dhe ndonjë lodër për dy fëmijtë.Se dy kishim.Po
miq,de!Të vriste me"mirësinë" dhe me xhymertllëkun.Kur e
falënderoja,ma priste:-Ore,Malo,po kë kam tjetër mik veç teje,unë?!Dal
e ngadalë,i shpeshoi edhe vizitat jashtë,por dhe këto "brënda".Brënda
ndër ne,de!E paskësh bërë këtë vizitën ndër ne,të zakonshme,edhe kur
unë s'isha në shtëpi.Jo vetëm kaq:po kish zënë dhe merrte pak me
pekule time shoqe.Me parfume,çorape,ndonjë copë.Epo mik,po.Xhymert
po.Dhe e kish bërë zulumnë:kur mungoja unë,kish fjetur me time
shoqe.Sa qen i lig që qe!Si ata qentë që të kafshojnë,pa lehur.Jo
vetëm që kish fjetur me time shoqe,por atë,çupëzën që mbaja mbi kupë
të gjurit,e kish zënë me atë.
Do të thosh po si i more vesh të tëra?Prit,o mik,se tani do ta marrësh
vesh dhe ti burgun e Malo Belulit!Ky qen që më kafshoi me të
pabesë,paskësh qenë aq i lig,sa i ngjante atij jaranit që ka nevojë
të bëj berihaj.Dhe shiko se ç'kurdis:i thotë një edepsëzi tjetër që
shiko:-A të pëlqen ajo e Malos?Aman?Po ku ka thëllëzë si ajo
pogradecka e bukur e Malos?-paska thënë ky,i dyti.Epo atë e kam
kapllanosur unë dhe mezi e shtira në dorë,po e di seç do
bësh:-Hajde,filan orë,unë do jem me të në krevat,se Malo derëmbylluri
ka ikur deri në Sazan me shërbim,shtyje derën me terezi(se do të bëj
sikur e zë),dhe,si të na gjesh që ty dyve kollopan, bëji presion se po
nuk t'u dha dhe ty,po do i tregosh të shoqit.Dhe kështu dhe
bënë.Ky"maqrufi" bënte si i "zënë" në faj,kurse ajo,imeshoqe,mënd u
alivinos nga e keqja.Midis denoncimit dhe tuprit tjetër,pranoi dhe
këtë,abrashin tjetër.Kur do të përsërisnin prapë këtë skenë, ime
shoqe,i vuri gishtin kokës dhe më tregoi të gjithë ç'kishte bërë.Mua
sa nuk më zu tavani poshte dhe mënd më iku mëndtë e kokës.E mbusha
koburen dhe u derdha për andej nga ai "larashi" i "përjashtëm".Për nga
ai i peshqesheve.Gruaja më ra në gjunjë.Ndalova për një çast dhe,tek e
ndeza,po gjykoja pak më me urtësi.-Mirë,- ithashë gruas,- do t'u
thuash se nesër nisem për në Sazan prapë.Ndërkaq,do
fshihem,por,përpara,çoi andej nga tezja jote fëmijët.Ti kërkoi që të
dy.Se do t'i vras.Familjen na i prishën dhe na i mori ferra
uratën.Kështu dhe bëri.Unë,ndërkaq,mezi duroja që t'i vrisja.Por
ç'dëgjoj:-Dëgjo,- ithotë ky"xhymerti",-kam parë andej në Francë
që"rrokulisen" dakulecë edhe tri për njeherësh.Ndaj një rrugë e dy
punë:ne po zhvishemi kollopan dhe po të presim.Ndërsa ime
shoqe,siguroi derën dhe erdhi për t'u zhveshur,unë siç e kisha
koburen ua numërova dhe i lashë,ashtu,kollopan atje mbi
krevat.Berihaja u dëgjua mirë dhe,mbrritën ata,të policisë.Erdhën dhe
më morën.Më nxorën në gjyq dhe më dënuan me 20-vjet.Atëherë dënimi
maksimal qe 25-vjet.Por kisha vepruar në rrethana tronditëse.Familja
m'u prish dhe tani,Malo Beluli,sado me 20-vjet,po nuk do që të dalë
gjallë.Se kam cipë,unë.Cipën ma grisi gruaja.Po dhe ajo se mos kishte
faj.E re,e padalë,dhe ra në kurth të atij qeni të pabesë.Ke marrë vesh
më për të?- epyeta pak si me mëdyshje.-Ka shkuar nga prindërit me
gjithë fëmijë,po unë s'i kthehem pas kësaj meseleje.Kam vetëm një
dëshirë:dua që të mos dalë gjallë.Se nuk e duroj dot turpin.S'ka më
keq kur gruaja të vë brirë?U zura ngusht dhe m'u kjutua se në një rast
tradhëtie,unë,riosh,doja të mbaja me kurajo një burrë fisnik e pakësa
të moshuar,dhe,më kujtohet mirë që i thashë atij,atëherë:-Mos u
mërzit,se kështu e ka jeta!Dhe ai ma priti:-Jo.Nuk e ka kështu
jeta.Thonë italianë... dhe citoi.Sa u mata t'i thosha se unë nuk di
italisht,ai,përktheu atë që thoshin italianët.Thonë
italianët,-përsëriti ai,-Njeriu rron me shpresa të mëdha dhe vdes me
brekë të dhjera".Pra,veç i thashë këtij Malo Belulit që më falë se të
rëmova rëndë,dhe,mbasi u përqafova me të dhe me mikun tim,ika.
Ja,kjo qe e gjithë historia që më ravijëzohet këtej larg,dhe,si për
ta dëbuar për njç çast,unë e ndava me ju.Se kështu dhëmb dhe më pak.E
sa për Malon as e di se ç'u bë më.Aq më tepër se dhe miku që qe i
burgosur me të,vdiq shpejt.
9 korrik 2009
Përparim Hysi, 9 korrik 2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Përparim Hysi:Xha Tuni...(tregim)
» Përparim Hysi:Me kierre,ore... (tregim)
» Përparim Hysi:Hamleti në Mbrostar-Ura * (tregim)
» Përparim Hysi:Fiqtë e lashtë(tregim)
» Përparim Hysi:Ruhu nga "kafshimi" i njeriut ! ... (tregim )
» Përparim Hysi:Me kierre,ore... (tregim)
» Përparim Hysi:Hamleti në Mbrostar-Ura * (tregim)
» Përparim Hysi:Fiqtë e lashtë(tregim)
» Përparim Hysi:Ruhu nga "kafshimi" i njeriut ! ... (tregim )
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi