Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hervis Nakuci:Drita brënda teje

Shko poshtë

Hervis Nakuci:Drita brënda teje Empty Hervis Nakuci:Drita brënda teje

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 26, 2011 1:00 pm

Hervis Nakuci:Drita brënda teje 368719_1708782072_7310949_n

Hervis Nakuci:Drita brënda teje

Janë qindra shkëndija që servir e vërteta,
Ndërkohë që ecën si hije pa gjurmë,
Ndër to, më e dhimbshmja na qënka veç jeta,
Më e ëmbla muzikë në një botë plot zhurmë.

Unë shoh botë të pafundme në secilën gjuhë të zjarrit,
Dhe jetë përsosmërisht të plota në secilin gur varri.

Në ajër lundrojnë atomet e zhgënjimit,
E ti ngul thonjtë në mur t'errësirës përbri,
Ndërsa përpiqesh t'i vendosësh kufijë kuptimit,
Zbulon se n'themel kurbani je ti.

Në thërmijat më të imta të asaj që është e prekshme,
Mund të flejë në letargji një botë e pavdekshme.

Dhe shpirti të çahet e besimi të humb,
Fjalët si tinguj nga një botë e pamat,
Përplasen në tokë tashmë të djegur shkrumb,
E ti e gjen veten të vraposh në pikiatë.

Nëse humb besimin, nuk humb përmbi re,
Por humb kuptimin e asaj që ke.

Më i liri prej nesh jeton cinizmin hyjnor,
Me arrogancën e atij që transformoi pavdekësinë,
Mbi ëndrra njerëzore krijon një kurorë,
E vetëshpallet perëndia që zotëron gjithësinë.

Dashuria nuk jeton sepse ekziston gjithësia,
Gjithësia ekziston sepse jeton dashuria.

Veçse gjahtarët diku tjetër po fshihen,
Por qentë i lëshojnë të t'shqyejnë ndër dhëmbë,
E ndërsa ti bën me faj dy bisha që zihen,
Janë të tjerë bishat që të shkelin me këmbë.

Mos ju trëmb ferrit që kërcënon lart ndër qieje,
Trëmbju dritës që fiket aq thellë brënda teje.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi