Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shoqja e Eriola Xhoit: Parandjenja, pse s'shkova në ekspeditë

Shko poshtë

Shoqja e Eriola Xhoit: Parandjenja, pse s'shkova në ekspeditë Empty Shoqja e Eriola Xhoit: Parandjenja, pse s'shkova në ekspeditë

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 23, 2012 4:10 pm

Shoqja e Eriola Xhoit: Parandjenja, pse s'shkova në ekspeditë


Shoqja e Eriola Xhoit: Parandjenja, pse s'shkova në ekspeditë Aksidenti
Një rrëfim rrëqethës vjen nga një studente e Gazetarisë, njëra prej shoqeve të së ndjerës Eriola Xhoi, e cila mund të ishte njëra prej udhëtareve të "autobusit të vdekjes", por parandjenja e saj bëri që ajo të mos udhëtonte. Bruna rrëfen me sytë e përlotur momentet e përgatitjes së vajzave, si dhe fotografinë e fundit që kishte postuar Eriola Xhoi vetëm 10 minuta përpara se të rrëzohej autobusi.

Me kë nga vajzat kishit më shumë miqësi?
Me Eriolën. Ishte e bukur, e sjellshme, e mirë. Na kënaqej syri kur e shihnim.
Si e morët vesh lajmin?
Fillimisht nga rrjeti social "Facebook" ku kishin nisur të shkruanin shoqet. Më pas më morën në telefon shokët që ishin atje, që falë Zotit janë mirë. Unë isha njëra nga ato që doja të shkoja në këtë udhëtim. Nuk e di, parandjenjat e mia më bënë të ndryshoja mendje dhe u thoja: "Çuna mos shkoni, goca mos shkoni në Sarandë. Do shkojmë një herë tjetër", por ata shkuan. Njëra humbi të fejuarin. Do t'i mbesë peng gjithë jetën.
Si e priste Eriola këtë udhëtim?
Kishte bërë gati valixhet me qejfin më të madh. Gocat bënin garë se kush shkruante më shumë statuse në "Facebook" për udhëtimin. Njëra thoshte mos harro kufjet, njëra aparatin, tjetra shkruante mos harron USB-të se do bëjmë shumë foto. Shoqja ime, 10 minuta përpara se të përmbysej autobusi, kishte hedhur në "Facebook" foton "Ekspedita" dhe unë që shkoj dhe etiketoj veten tek ajo foto. Nuk na besohej, çonim mesazhe, merrnim në telefon por asnjë nuk përgjigjej. Kjo është tragjedia më e madhe.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi