Kristaq Shabani:“Pegasi në kërkim të talenteve aktive të ardhmërisë së kuptuar …” E fokusuar diplomatja Xhesika Vulaj
Faqja 1 e 1
Kristaq Shabani:“Pegasi në kërkim të talenteve aktive të ardhmërisë së kuptuar …” E fokusuar diplomatja Xhesika Vulaj
Kristaq Shabani:VIZIONI
“Pegasi në kërkim të talenteve aktive të ardhmërisë së kuptuar …”
E fokusuar diplomatja Xhesika Vulaj
Vetvetja me veten në kuadrin monologues dialogojnë
Është një monologim rrëfimtar ndjesie i përligjur i stilit tepër vetiak, ku del në pah një botë “kontinent” duke ravijëzuar meridiane dhe pararelele. Të medituarit të përcjellë me monolim hapin kanate, nisin rrugë, lot, dhimbje, përjetime , stacione . Xhesika Vulaj shpalos nje bote ku thelbi është përdorimi sensit “balancë” dhe i qendrimit periferiko-rreze diagramë… në këtë monologim ka një kombinacion të procesit metodik, të arsyes, të logjikës së kreanruar , por të përulur për të mësuar enigmat që bredhin lirshëm në hapësirë , botë sociale dhe brenda vetvetes…
Vetvetja me veten në kuadrin monologues dialogojnë … Pak e pakonceptueshme në pamje të parë , por ploti dhe tkle ne arsyetimin logjik.. Ndriçhet qenesia, prezenca dhe plani iardhmërisë me bisqe shpresash…
Qendërzmi një vajzeë lule e përlotur… I ngjasoj , të ngjason, pyetje të stërmudimta me veprimtari aktive trunore… në kundërti me moskapësit e kohës dhe kuptesës së saj.. Në trekëndësh funksionues i vetes dhe i vetvetes.. .
Sa vështirë është të kapësh kohën. Ide që lëviz natyrshëm dhe nxit…
Kuptesa e botës fizike e vështirë?!...Shikim, vrojtimi, zbërthimi qenësisë active dhe folëse…
Po e botës ndjenjësore dhe e improvizimit të saj nëpërmjet një fantazie të tejkaluar! Numri “tre “ numër fati … Lëvizja “trekëndësh”…Ëndrra funksionon: Njeriu i kërkuar …
Shfaqe guximtare e shpalosur :
“Të jetosh me nder, të mos i bësh dëm askujt dhe secili të mbartë atë që i takon“...
Filozofia e kuptimit dhe e ndriçimit të hemisferave.
Një botë e pasur , s’ka si të shfaqet ndryshe:
TRI DHIMBJET E MIA
Nga Xhesika Vulaj
Nuk është hera e parë që unë jam kështu, si tash, në këto moment.
Janë këto tri dashuritë e mia, tri rrugët e mia, tre stacionet e mi tre frymëzimet e mia, por edhe tri dhimbjet e mia .
Nuk ndjehem e përmbushur, nese njërën nga ato nuk e kam afër.
Ndjej se më mungon një pjesë e imja.
Ditë pranvere, por shiu, që bije, të bën ta harrosh se je në këtë stinë dhe bashkë me atë shi, sa që mu duk që ra edhe një pikë lot. E mora atë ndjesi, duke e shikuar atë portret vajze me lot në sy. E ndjeva se ai u bashkua me gjithë ato pika shiu dhe disi shpejtonte të arrinte në rrugën e për të rrëshqitur nëpër faqet e trandafilave.
E ndjeva edhe aromën e lulës pas shiut , apo lulet afër saj ishin aty për t’ia shtuar edhe më shumë delikatesën, sa pyetjet i kam mbarë pikërisht për atë lot të saj, pse ky lot ka nostalgji, ndjen dhimbje apo është e rrëmbyer nga ndonjë çast lumturie e përgjigjja ime është loti flet shumë...
E prapë kthehem tek ai portret. E shoh se ajo vajzë është diku në një hapësirë, apo mos ndoshta ka kaluar në atë botë, ku nuk ndjehet hapësira e as koha.
”Lum si ajo, - them për një moment, duke e soditur këtë portret vajze.-
Do të deshiroja edhe unë ta kaloja këtë botë fizike e ta kuptoja, përjetoja vërtet atë
botë, ku nuk ndjehet hapësira e as koha, ku të tjerët nuk arrijnë ta kapin , ta kuptojnë, mendojn, besojnë, se kjo botë vërtet kështu funksionon dhe nga paaftësia dhe kufizimi i koncepteve vetëm e vrasim kohën, duke u mbarur me supozime e gjykime të parakohshme e të gabuara. E kështu dalim në sipërfaqe si viktima të cektësisë së mendjes “.
E unë ashtu vazhdoj të rri e heshtur por jo e vetmuar.
Këtu ka shumë qetësi, por nuk ka zbrazëti; këtu ka shumë paqe, s’ka zhurmë.
Këtu dëgjohet një dialog: dialogu i interpretuar, sipas një skenari të shkruar
me fjalë të padëgjuar deri më tani nga askush.
Duke e soditur atë portret, mundohem ta kap se në cilin nivel të ekzistences ajo ka shkuar për një çast më duket se e vërej edhe një rrezatim përreth saj e tërë figura e saj më duket e ndriçuar… Ah, jo, po si ka mundësi që unë me këto shqisa ta kap atë shkëlqim!
Ah, është mendja, janë mendimet, është dëshira ime ta kapja edhe atë magji, por ky është arti: të lejon të kapërcesh edhe përtej reales.
E kështu duke mbartur nektarin e imagjinates, në të hedh vija në letër, thur mendime dhe thjesht realitetit i jep një veti tjetër, gjithsesi më shkëlqyese.
Shikimi im lëviz nga njëri kënd në tjetrin, apo më saktësisht lëviz në një trekëndësh.
Në trekëndshin tim jetësor ashtu siç edhe unë funksionoj, ashtu sië edhe unë i perceptoj sendet, gjërat në jetë. Çfarë koicidence numrin tre e kam simbol dhe duke e larguar atë shikim pak më tutje e shoh një ilustrim. Aty e lexoj një titull.
E di përmbajtjen… E kam lexuar disa herë.
Aty hyj në procesin nëpër të cilin kalon ajo ndjesi, si derdhet, si pranohet e deri tek artikulimi i saj në formë të një artikulli. Pra edhe këtu është një botë tjetër.
Në këtë botë ka qarkullim të ideve, mendimeve , emocioneve edhe këtu ka lot, lule, shi, pranverë, vjeshtë... Edhe në këtë botë shpesh i tejkaloj kufijt e reales që ne përceptojmë; kalojmë në botën, ku gjërat janë të ndërtuara pak më ndryshe prej asaj që ne arrijmë t’i shohim, perceptojmë. Shpesh e harkoj, sipas dëshirës, shpresës, pamjes sime vizuale, në mendjen time duke sfiduar ditës, natës dhe vazhdimisht, duke më ngacmuar, derisa ta qes në dritë. Dhe sa herë e lexoj e gjej një xixë tjetër, për t’ia hapur rrugën një fjalije tjetër dhe kështu rreshtohet fjalë pas fjale, fjali pas fjalije,mendim pas mendimi, për të dhuruar
porosi tek ata, që arrijnë ta kapin dhe që duan ta kapin.
Shëtitja ime nëpër trekëndshin tim jetësor nuk ndalon dhe e shoh se në dorë kam një libër goxha vuluminoz që në faqe të parë figuron një peshore e pak më poshtë shkruan: “Të jetosh me nder, të mos i bësh dëm askujt dhe secili të mbartë atë që i takon“...
Janë këto tre udhra të drejtësisë, është kjo peshore me të cilen kam nis të rrugëtoj para shumë vitesh.
Për një moment më vjen një ide tjetër ta mbar këtë peshore e ta vë në peshojë.
Secila nga këto të tria peshon më shumë tek unë: portreti i asaj vajze të përlotur,
ajo letër që brenda mbante shumë emocion apo ky libër kaq vuluminoz...
E si ta bëj matjen tani më? T’i qes ato dy të parat në njërën anë
e në anën tjetër këtë librin? A thua do të peshojnë njëjtë apo do të barazohen?
Jam pak në dyshim: janë tri gjëra që jam e lidhur shpirtërish; janë tri rrugë, ku unë hedh hapat, janë tri dyer, ku unë kam trokitur dhe, që të trija, më janë hapur. Nuk është hera e parë që unë jam kështu si jam tash, në këto momente .
Janë këto tri dashuritë e mia, tri rrugët e mia, tri stacionet e mi, tri frymëzimet e mia, por edhe tri dhimbjet e mia. Nuk ndjehem e përmbushur, nëse njërën nga ato nuk e kam afër, ndjej se më mungon një pjesë imja. Unë kam nevojë të leviz. Ndjej se duhet të lëviz, por krejt, në fund, më duhet ta pranoj se shpirti im ndalet të pushoj dikund pak më shumë, pra në njëren nga këto tri rruget e mia. Sa herë që ndalem aty të pushoj, e ndjej se më shpejtohen edhe të rrahurit e zemrës dhe nga kjo gjuhë e zemres e kuptoj edhe pulsimin e jetës më shumë, më thellë dhe në një formë pak më ndryshe.
Jam mësuar t’i kem afer që të tria. Jam mësuar që të bashkëjetojmë. Pra: unë fjalë e shkruar, brusha dhe peshorja, e në të katërtat i kemi miqtë tonë , miqtë e fjalës së shkruar ,miqtë e mi të së bukures, miqtë e mi të misionit që bart peshorja. Secila nga këto reflekton mesazhet tejet njerëzore. Dy të parat sjellin shumë dashuri ,butësi, solidarizim me gjendjen shpirtërore të njerëzve, sjellin shumë buzëqeshje, por edhe kjo tjetra sjell, forcon ndjenjën dhe shpresën për sa më shumë drejtësi, barazi, besim, respekt e sjell atë ndjenjën se të gjithë e kemi të drejten të jetojmë jetën tonë, ashtu siç ne duam.
Të gjith kemi të drejtë ta zgjedhim rrugën në të cilën do t’i hedhim hapat tonë….
Xhesika Leon VULAJ
Njeriu i kërkuar !
Ndoshta duhet të ketë qenë kështu!
Njerëzit e ditur dhe të famshëm që nga kohërat e hershme, kur dëshironin të sqaronin dhe të favorizonin vlerat e tyre para botës, së pari e rregullonin shtetin e tyre.
Para se të vinin rend në shtet, me siguri i rregullonin marrëdhëniet në familjet e tyre.
Para se të fillonin të kultivonin unin personal, e përsosnin shpirtin e tyre.
Para se ta përsosnin shpirtin e tyre, përpiqeshin tëjenë të sinqertë në mendime.
Para se të përpiqeshin të jenë të sinqertë në mendime, i përhapnin dituritë e tyre deri të kufijtë e skajshëm.
Një kërkim i tillë i diturisë qëndronte në hulumtimin e gjërave, në shikimin e gjërave të atilla çfarë ishin në të vërtetë.
Duke kërkuar kështu të gjitha gjërat, dituria iu bë e plotë. Kur dituria u bë e plotë, mendimet u bënë të sinqerta. Kur u bënë mendimet e sinqerta, shpirti u përsos.
Kur u përsos shpirti, uni personal u zhvillua.
Kur u përsos shpirti, uni personal u zhvillua.
Kur u zhvillua uni personal, marrëdhëniet në familje u bënë të rregullta.
Kur u bënë marrëdhëniet e rregullta, shtetet pranuan rendin e drejtë.
Kur shtetet pranuan rendin e drejtë, atëherë e tërë bota u bë e qetë dhe e lumtur.
U bë në të vërtetë ?
...nese po është mrekulli në të vërtetë, po çfarë për ne të verbërit ?
Perderisa thirrja për të “Verrat e Llukes”, ishte një thirrje më teper se serioze, por thirrja nuk hasi as në ndonjë përkrahje morale e lëre më fizike.
Kur lexon epitafet të duket se kombi mund të shpëtohet vetë duke ngjallur të vdekurit e duke varrosur të gjallët, ketë nuk e kisha dëshirua kurrë.
E nëse jo , atëherë, ende jemi në kërkim të njeriut të duhur qe të ndodhë mrekullia !
Lumturia më e madhe e popullit do të ishte që të paditurve të mos u lejohej qasje në shërbimet publike kështu që të sundojnë mbi të mençurit.
Lutuni edhe ju që kjo mos të ndodhë !!!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-E FOKUSUAR POETJA SHEJMONDE PACARADA LNPSHA "PEGASI" ALBANIA
» Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL LNPSHA "PEGASI" ALBANIA E FOKUSUAR POETJA FLORA KELMENDI, SUEDI
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-I FOKUSUAR POETI DHE PUBLICISTI NEXHAT REXHA , ANËTAR I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
» Kristaq Shabani:Rrugëtim profil Pegasi Inernacional-I FOKUSUAR POETI ALBERT SHALA GJAKOVE LNPSHA "PEGASI" ALBANIA(Kosovë)
» Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-I FOKUSUAR PUBLICISTI ASTRIT REÇKA , LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, KOORDINATOR I LIDHJES
» Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL LNPSHA "PEGASI" ALBANIA E FOKUSUAR POETJA FLORA KELMENDI, SUEDI
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-I FOKUSUAR POETI DHE PUBLICISTI NEXHAT REXHA , ANËTAR I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
» Kristaq Shabani:Rrugëtim profil Pegasi Inernacional-I FOKUSUAR POETI ALBERT SHALA GJAKOVE LNPSHA "PEGASI" ALBANIA(Kosovë)
» Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-I FOKUSUAR PUBLICISTI ASTRIT REÇKA , LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, KOORDINATOR I LIDHJES
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi