Përparim Hysi:Ruhu nga "kafshimi" i njeriut ! ... (tregim )
Faqja 1 e 1
Përparim Hysi:Ruhu nga "kafshimi" i njeriut ! ... (tregim )
Përparim Hysi:Ruhu nga "kafshimi" i njeriut ! ... (tregim )
Kujtimit të kosovarit,Bacë Mustaf Lipe
Sa herë e sjell ndërmënd ,më duket si i gjallë portreti i tij. I hollë dhe i gjatë,por i fortë si një dru thane,me atë plisin e bardhë mbi kokë,me buzëqeshjen aq të çiltër ku buronte aq mirësi dhe me fjalën aq të ëmbël që të bënte për vete,dora vetë kosovari apo Bacë Mustafa,siç e thërrisnim,se qe asi kohe,afër moshës së pensionit. Qe i çuditshëm:çdo bisedë e lidhte me diçka dhe përkimi apo ngjasimi qe aq i përkryer,sa nuk kishe se si e harroje për çfarë fliste.Qe mik me timatë dhe unë e doja dhe e respektoja,veç tjerash,se me djalin e tij të madh,Sadikun,qemë shokë intimë.
Nuk kam se si e harroj kur më tregoj diçka që kishte lidhje me timeshoqe. Kjo atëherë shtatëzënë (me barkun tek goja,kur thonë andej nga anët tona ) dhe,sado në këtë gjëndje,u binte fshatrave (u shërbente tri fshatave,afër tri km larg nga fshati ku banonim ) ,kryq e tërthor,se qe infermiere. Baca , tek po shkëmbeheshim njëditë,la timeshoqe të ikte nga kishte punë,dhe mua,papritur,më tha:
-Dëgjo bacën njëtash. E shof tëtshoqe që po grah poshtë e përpjetë dhe,vallah,kohën s'e ka.
-Epo,bacë,-i them,- kështu është ligji.
-Po,more,po.E din baca,por a m'i digjon këto që po t'i them. Kur po binte shtatzanë grueja,ndër na,në Kosovë,a din ça po bënte vaki? Grueja e tillë i jepje dorëzim asaj grues tjetër që i kishte çelësat e shtëpisë. Kjo ia plotësonte të gjitha kushtet: me bulmet,me perime dhe me të gjitha llojet e frutave.Se,tuj e trajtue kështu,të nesëret kishte me le nji fëmijë i shëndetshëm.Se i donim fëmijtë (çika e çuna ) të fortë se,pa kien të tillë,mor jaran,po na mbytte shkjau.Dhe,qe besa, dilte djali i fuqishëm,or ti,që çfarë me thanë. Ja,vërej Sadikin (djali i madh i bacëc ) me ba me më ardh ndonjëherë Sadiki e po më thotë:se babë"më ka rref filani",vallahi,bilahi,më mirë e ther me brisk se sa me i dalë zot.Se kur ka lind aj,e ama,i ka marrë të tana: me bulmet,me mish,me fruta;kurse shife tëtshoqe:po bredh,sa po i ndalet fryma,dhe kur po lind,fëmija,-jo,mor jaran,- mirë me shëndet,po për fuqi, ja tek ta thotë baca:-Harroje ! Dhe unë doja nuk doja,e pranova këtë pohim të tij si një fakt që fliste vet. Si e pa,që më "mundi" ,ia dha një të qeshuri (sa më mungon ajo qeshje aq shpirtërore ),po dashtë,jaran,se kësaj pune nuk ke ça me i ba. Dhe ikëm secili në punë të vetë.
* * *
Duhet të ketë qenë dimër,se ,tek isha kthyer nga puna (qeshë mësues në një fshat tjetër ) ,e gjeta timatë duke prerë dru në oborrin para shtëpisë. Kur ,mu pranë gardhit që ndante oborrin nga rruga,u rrëfye Baca. Buzëqeshjen e kish si të mbirë mbi buzë dhe,ndryshe nga përshëndetjet e zakonshme ( nga ajo çka po bënte imatë,duhet të thoshte:-Punë e mbarë ! ) ,tha:
-Ç'ka je tuj ba,Hazis ?
-Po çaj dru.
-Po Papi ? ( bodeci shponte për mua,se,ndërsa imatë pensionist priste dru,unë burrë në vakt veç sodisja )
-Dhe imatë,flakë për flakë,i tha:
-Pse kur do ma shohi hair Papi apo kur të vdes?!!!
Shuplakë më të rëndë se kaq nuk kisha ngrënë ndonjëherë dhe,i bërë flakë në fytyrë,u mata të hyja brënda.
-Prit,jaran,- foli Baca. Se i kam dhe dy fjalë.Ndërsa hyri në oborr,vrapova mora një karrike dhe,mbasi u ulën kundruall njëri-tjetrit me timatë,e mori,fjalën përsëri.
* * *
Po ta tregoj një histori,me e mbajt mend,more jaran.Unë (më kish kaluar e skuqura ) po prisja sy e vesh. Ka pas kën,- filloi të tregonte Baca,- një besimtar me u fal në xhami.Dhe u paska thënë hoxha besimtarëve:-Gjithkund veç me ba mirë.Për njerëz po se po,po dhe me kafshët se dhe ato gjallesa janë.Paska thënë hoxha, dhe dikushi,kur ka dalë prej xhamiet, pa buzë një kanali nji qen të sklebosur për mysybet të Zotit.
-Ou, ka lëshue nji kuje,qenka tuj ngordh dhe hoxha më tha me e ndihmue.E ka marrë parakrahësh këtë qen dhe,në shtëpi,e ka la mirë e mirë,i ka dhanë me ngranë dhe,pak nga pak, qeni e mori veten.Hajt-hajt,po ça di veta,ka kalur do kohë mirë e qeni asht ba bash si sheleg,or ti.E i zoti qenit tuj loz me qenin kur,bash nji ditë,tuj loz,qeni e ka kafshue në gisht.Njeriu u mërzit shumë dhe paskej thënë qenit:
-Po pash Zotin si më kafshove kur unë bana gjithçka për ty. Dhe vërej,mor jaran,se çfarë i paska thanë qeni:
-Unë qen jam dhe veç di të kafshoj,po ruhu nga kafshimi i njeriut,se,po të kafshoj njeriu,zor se po shërohesh.
Si unë dhe imatë s'e mbajtëm të qeshurit nga kjo rrëfenjë,por Baca qe i tillë që nuk zbrazte fishekë kot.Tek po ngrihej të ikte,më tha:
-O asht nji mbledhje sektori sot ,e kanë lëshue puntorinë ma shpejt,se ka me ardh dikushi nga lart,se njiashtu asht puna. E juve (e kishte fjalën për ne si familje ) nuk u punon kushi këtu,por ti,jaran,ba mirë me ardh se kanë vendosë,me "të vra në gjumë". U ngrit dhe tha:-E robi,të kafshon ma keq se qeni,vallah. Përqafoi tim atë dhe iku.
* * *
Tani e harrova kafshimin e qenit dhe e mora në "vijë të drejtë" porosinë e Bacës. U vesha ( imeshoqe kish kohë që shërbente në maternitetitn e qytetit ) dhe,sado nuk qeshë lajmëruar për këtë"mbledhje sektori",u futa në mes të bashkëfshatarëve që kishin mbushur klubin e vetëm (dikur kisha e fshatit ) dhe prisja seç do të ndodhte.Ndërkaq,pashë që veç parisë së fshatit,në presidium shoku X...,sekretar i komitetit të partisë,Y...,kryetari i frontit të rethit dhe ajo që më bëri përshtypje,në presidium,pozonte si me pompë,shoku Z...,atëherë në Komitetin Qëndror të partisë . Domethënë, paska ndodhur diçka e madhe,deri në KQ,që puntoria lanë punën para kohe. Baca diku në largësi,sa më pa,buzëqeshi dhe më shkeli syrin.
* * *
E hapi mbledhjen sekretari i partisë së fshatit dhe,sakaq, sekretari i rrethit i hapi kartërat.Partia në rreth dhe deri në qendër -ndaj ka ardhur shoku Z...- janë të shqetësuar nga disa letra që i kanë ardhur KQ nga juve si brigadë dhe,për të ndarë shapin nga sheqeri, ne kemi ardhur t'u dëgjojmë. Është fjala se në kryesinë e frontit që kini zgjedhur,paska hyrë dhe ndonjë që nuk e meriton.E meriton nuk e meriton,ne nuk po e quajmë të saktë atë lloj kryesie dhe po e lëmë në dorën tuaj,të zgjidhni direkt.Ndaj kush e do fjalën ?
I pari që mori fjalën,lakoi emrin tim.Sakaq dhe Baca përsëri më shkeli syrin.Kjo shkelje syri sikur më thoshte shumë.Sa u lakua emri im,tak dhe i dërguari hodhi sytë mbi një dosje.
-Po mirë,more,shokë,-ndërhyri i deleguari,- si e njeh këtë që propozon.E njeh a nuk e njeh mirë
-Aq mirë e njoh dhe,pse e njoh,pa dhe e propozoi.Dhe foli veç fjalë të mira.Po ku ta dinte ai,dashamir imi,se ndryshe fliste ajo dosje dhe ndryshe ai.
Dhe,sakaq,për të mos u "trashur" dhe ca ajo dosje ,që unë e dija mirë seç kishte brënda,ndërhyra me politesë:
-E falnderoj këtë dashamirin tim,por nderi më i madh që më ka bërë partia dhe shteti mua,se unë jam mësues dhe mund ta ndihmoj dhe pa u zgjedhur në kryesi frontin,ndaj të hiqet emri im dhe të zëvëndësohet me një punëtor.
-Hë,si thoni,u ridrejtua ai i partisë.
-Jo.Jo.Atë duam. Ka kaq kohë që na mëson fëmijtë dhe nuk ka nxënës që të mos e doj (fëmijtë e fshatit vinë në fshatin ku isha unë mësues ). I deleguari u zu ngushtë.
-More tjetër që e njeh këtë mësuesin tuaj?
Dhe tre-katër të tjerë veç fjalë të mira.I deleguari mbeti duke parë dosjen. Atëherë,brofa përsëri:
-I flanderoj të gjithë këta mbëshetësit e mi,por sa e njoh unë veten asnjëri prej këtyre nuk e njeh. Veç këtyre që përmëndin këta në biografinë time,unë kam dhe një xhaxha të pushkatuar dhe gjyshin nga nëna,e kam ptur kulak!!! .I deleguari dëgjonte dhe shfletonte. Mbasi dëgjoi fjalën time ,pak të gjatë,i deleguari foli:
-Po tani që e dëgjuat të gjithë biografinë,si mendoni?
-Njëzëri: po ne e dinim këtë,po atë duam.
Dhe i deleguari (më duket kërceu prifti nga belaja ) e rimori fjalën:
-E ndoqa të gjithë diskutimin e këtij mësuesit dhe po e krahasoja me dosjen e tij.Të gjitha i ka shënuar në dosje.Po atëherë,kur e njihni dhe e doni,përse shqetësoni partinë deri lart me këto letra anonime.Dhe,sakaq,lexoi njërën prej tyre. Në"vija të trasha" thoshte -veç njëra pre tyre- se si mund të punoj mësues një borgjez si P.H. që ka këtë biografi të zezë dhe jo vetëm kaq,por edhe e shoqja na punont e infermiere, dhe rrojnë aq mirë,sa kanë marrë të parët edhe televizor,edhe frigorifer !!! (Natyrisht,duket shumë e trashë sot,por atëherë të bëne gjëmën,sado anonime ). Brigada e cila pretendohej se kishte bërë një nga letrat,përmjet punëtorëve u mohua dhe,përfundimisht,unë u riizgjodha në kryesinë e frontit. Por anonimët nuk m'u ndanë. Kur po dilja triumfues nga kjo mbledhje që bëhej enkas për mua (qëllimisht nuk më lajmëruan ), Baca më i gëzuar se pothuaj se të gjithë ,m'u frua dhe më tha:
-Eh,jaran, të bën për ujë të ftohtë.Tash e kam veta një pyetje:
-A të ka hangër ndonji herë qeni?
-Po,mor Bacë,pohova.
Ma difto të drejtën:-A t'ka dhimb kafshimi i qenit a ky i sotmi?
Dhe papritur përgjigje,ia dha të qeshurit:
-Ruhu nga "kafshimi" i njeriut,jaran !!! ...
Tiranë,7 tetor 2012
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Përparim Hysi:Xha Tuni...(tregim)
» Përparim Hysi:Me kierre,ore... (tregim)
» Përparim Hysi:Rrëfimi i një të burgosuri (tregim)
» Përparim Hysi:Fiqtë e lashtë(tregim)
» Përparim Hysi:Hamleti në Mbrostar-Ura * (tregim)
» Përparim Hysi:Me kierre,ore... (tregim)
» Përparim Hysi:Rrëfimi i një të burgosuri (tregim)
» Përparim Hysi:Fiqtë e lashtë(tregim)
» Përparim Hysi:Hamleti në Mbrostar-Ura * (tregim)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi