ADEM ZAPLLUZHA-Një poezi e dy tregime
Faqja 1 e 1
ADEM ZAPLLUZHA-Një poezi e dy tregime
ADEM ZAPLLUZHA-Një poezi e dy tregime
SONTE ÇDO GJË PO QANË
Dëgjo miku im
Këtë copë mishi që po e mbaj
E kam gjetur në gojë të ujkut
Kafshuar nga koha
Më kujtohet
Kur dita vetmonte të gjethet
Era qante si një fëmijë
As lisat se ndalnin lotin
Një kërthi pa pelena
Nën rrënjët e një rrapi
Gjurmonte në gjumin e baladave
Copën tjetër të kujtesës
Era qante si kurrë më parë
Nga sytë i pikonin lotët e mjellmës
Qante edhe mjegulla në shpirtin tim
Qanin rrugët për trishtimin
Që vetmon në stërkalat e shiut
Sonte çdo gjë po qanë
Nuk pushojnë as ullukët
Ky kandil që po ndizet në heshtje
Nuk di vallë
Nga i vijnë gjithë këto lot prej shirave
ATJE TEJ MALEVE
Atje tej turbullirës së ujit flenë mjegullat, ajo duhmë e vetëtimave që buron nga nëntoka ishte zgjuar. Këtu nuk luanin shah. Kjo lojë nuk i përngjante as lehjes e as mjaullimës, ishte diçka e pa definuar, as asht as mish.
Hingëllima kuajsh shtriheshin maleve. Lisat e ngarkuar nga pesha e dëborës çaheshin si me sëpatë. Ngrica dhe acari e bënin punën më së miri.
Topat vidhnin zjarr nga gojët e hekurta .Mbreti ishte strukur në lëkurën e ariut dhe e lëpinte frikën.
Këtu tmerri kishte përfunduar në aktin e parë. Nëpër qytete vraponin gjëmat. Kuja ishte përhapur në të katër anët e vendit dhe përzihej me tmerrin
Malet i shtrinë krahët për t’i përqafuar luftëtarët. Lisat krenar nuk e përjetuan tundimin e frikës. Sërish treguan vendosmërinë si sot, si çdoherë qëndruan vertikalisht pa u përkulur, tej e tej tokës i lëshuan rrënjët, lastarët depërtuan përtej çdo thellësie, dhe u bënë rrënjë që nuk ka mundësi t’i shkul asnjë tufan.
Një nënë me një foshnje të vdekur kalonte andej trotuarit , në fytyrën e saj kishte diçka hyjnore, një oreol i bënte hije tmerrit.
Ajo i ruante gjinjtë me të dy duart e saja të këputura nga një granatë. I ruante ato gji të bekuara, për ndonjë kërthi që e ka humbur ose potencialisht do ta humb nënën...
Një parandjenjë u zgjua në mua si uragani dhe më bindi se nënat kurrë nuk vdesin , nëse rastësisht vdesin, ato vijnë si engjëjt dhe i ushqyer foshnjat dhe tmerrin që kjo luftë e pabarabartë ua shtoi ...
Kështu tmerri nisi të zvarritej fushave dhe maleve. Gjethet u bënë shtroje për të plagosurit. Kurse nënat etshëm i lëpinin plagët e djemurisë që kishin marr në sy malet për t’i dalë Zot atdheut .
ËNDRRA
Nisja bisedës me pak fjalë, nuk të duhen grumbuj fjalësh, as të ikësh nga vetvetja nëse të humbin fjalët. Kudo mund të gjesh hijen , po vrapove pas saj, por dije një gjë se kurrë nuk mund ta zësh hijen tënde.
Me mija njerëz janë shndërruar në hije, ec e përthekoje atë iluzion që zvarritet përpara teje dhe nuk thyhet në asnjë shkëmb.
Kur përbirohet nëpër plasat e çara të tokës pa shi.
Në këto pak fjalë, mos të të zë gjumi,nëse ngjan kjo ti e humb rrugën deri te ëndrra, kurse pa ëndrra nuk je më vetvetja e jote, ti më nuk je njeri, por një ëndërr një hije mashtrim.
Nuk je askush më. Nëse nuk je askush,kush mund të jesh? S’do të kesh as emër, kurse pa emër nuk është as letra e bardhë e bardhë, edhe ajo ka një zbrazëti, e cila mund të mbushet me fjalët e tua, me një kusht që ti mos të jesh askund, ashtu siç je sot pa emër dhe pa letërnjoftim.
Nëse të zë gjumi ti mos fli, nata është e gjatë, ajo i shtrinë këmbët përtej ëndrrës së lumit, përtej çdo parashikimi meteorologjik. Nëse thonë njerëzit se nesër do të bie shi,mos e merr kot ombrellën, dita do të jetë e kthjelltë, pa asnjë grusht re në qiell .
Fli guximi im , fli, gjumi t’i rritë flokët. Njerëzit janë kokëfortë, kryeneç,kurse ti duhet të jesh pak më i mençur,harroje kryeneçësinë, harroje kroin ku i lave sytë mbrëmë, harroje shtambën e thyer sepse po nuk i harrove këto dromca kujtimesh, nuk di ku mund të kërkosh ëndrrën e humbur.
Sivjet ende s’është pjekur stina. Dielli kaloi këndej, por nuk na ngrohi, nuk është dimër, kurse na mbyti acari.
Rrezet lëshohen pingul në tokë,e nuk mbërrijnë në sipërfaqen e mërdhirë. Diçka është duke i ndalur mes tokës dhe hapësirës, një dorë e panjohur po e lidh grykën e thesit.
Ne do t’i presim anijet në mol. Mbrëmë nuk u kthyen peshkatarët, lufta me dallgët e rrëmbyera nuk u ndalë ,peshqit ikin, pasi takohen me rrjetin, kurse peshkatarët nuk kanë ku të flenë , kurse shtëpitë e tyre janë të boshatisura.
Kështu është kur kërkohet e pamundura. Në rrjetën e shqyer, humbin të gjitha ëndrrat,mbesim lakuriq si lakuriqi i natës. Nuk shohim as hijen tonë që jemi duke e shkelur me qindra vite.
Ti fli gjumi im, fli nuk të ka mbetur shumë kohë për të mbërri deri te ëndrra, në të kundërtën e trazon mugullimin e gjelbërimit.
Çdo gjëje i vjen fundi, edhe ëndrrës tënde, si që çdo gjë që e ka kohën e vet, edhe lindja edhe pritja, edhe vdekja që rri në pritë për t’i ju vërsulur bishës kur të vij koha. Çdo gjë le të pret, por ti mos pritë. Shko deri te hija e jote, nuk është koha e ëndrrave...
Nga libri me tregime poetike “Fluturimi i korbave në netët pa hënë”
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Adem Zaplluzha-Një poezi e dy tregime
» ADEM ZAPLLUZHA:DY POEZI
» ADEM ZAPLLUZHA DY POEZI
» Adem Zaplluzha:Dy poezi
» Adem Zaplluzha:Dy poezi
» ADEM ZAPLLUZHA:DY POEZI
» ADEM ZAPLLUZHA DY POEZI
» Adem Zaplluzha:Dy poezi
» Adem Zaplluzha:Dy poezi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi