Vendim i pamenduar i Qeverisë?
Faqja 1 e 1
Vendim i pamenduar i Qeverisë?
Vendim i pamenduar i Qeverisë?
“Çka po duan po bëjnë. Kur të duan vijnë, kur të donë dalin. Si në shtëpi të babës e kanë bë! ”, thotë Ariani 30 vjeç, në përshkrimin e tij për polemikat e fundit mes Prishtinës dhe Beogradit, për ndalimin e hyrjeve të zyrtarëve nga Serbia që të bëjnë fushatë në Kosovë.
“Tash po del nga takimi i fundit, që ajo fjali, ose ai fjalim i qeverisë, nuk paska qenë serioz. Në këtë rast, shihet që as Hashim Thaçi e as [Ivica] Daçiq, nuk po pyeten. Por, po pyetet krejt tjetër kush, dhe se lejimet ose ndalimet po i bënë krejt tjetër kush”, shprehet Mendimi 33 vjeç që po shfletonte një gazetë në qendër të qytetit.
Të hënën mbrëma pas një darke pune në Bruksel, kryeministri Hashim Thaçi bëri të ditur se qeveria në Prishtinë do të respektojë marrëveshjen për lëvizje të lirë, pa diskriminim, edhe pse deri në këtë orë vlente një ndalesë për kryeministrin serb Ivica Daçiq për të bërë fushatë në zgjedhjet lokale të Kosovës.
Përfshirja direkte e autoriteteve serbe në fushatën parazgjedhore të 3 nëntorit, për njohësit e rrethanave në vend, paraqet përzierje në punët e brendshme të Kosovës.
Labinot Greiçevci, që drejton Institutin Ridea, thotë për Radion Evropa e Lirë se vendimi për ndalimin e vizitës së kryeministrit serb ishte i gabuar.
“Por këtu është bërë si duket, është marr një vendim i pamenduar, dhe i pastudiuar mirë, nga zyrtarë të caktuar të qeverisë, rrjedhimisht nga vet qeveria, dhe tashmë kemi këto pasoja që janë negative, por, nuk janë të pariparueshme”, thotë ai.
Por në opinion, qytetarët nuk është se ia shohin për të madhe ndryshimit të qëndrimit të qeverisë.
“Mendoj që nuk ka gjë të keqe...Prapë se prapë besoj që është e drejtë, që t’i mundësohet, meqenëse ka qytetarë serbë, dhe iu duhet mbështetja e tyre. Duhet me qenë një bashkëpunim, dhe një lëvizje e lirë e qytetarëve. Sido që të jetë, e zyrtarëve dhe qytetarëve të thjeshtë”, thotë Blerimi një 28 vjeçar nga Prishtina.
Në Beograd ndërkaq, analistët e shohin shtendosjen e raporteve mes dy palëve, vetëm si një uverturë për tensionet që mendojnë ata se do të shtohen gjatë procesit zgjedhor, dhe jo vetëm kaq.
“Mendoj se qëndrimi i Prishtinës, ishte një sfidë për Beogradin, dhe se ishte një sfidë edhe për BE-në. Nuk pres dhe nuk mendoj se ky është fundi, apo që kjo është situata e fundit e cila do të lind, gjatë zgjedhjeve. Kjo është vetëm hapja e një periudhe që do të pasojë deri në zgjedhjet e 3 nëntorit, dhe më pas”, vlerëson Predrag Simiq.
Se përvojat në marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit, lënë shumë për të dëshiruar, e thotë edhe Valon Murtezaj profesor në Institutin e Ekonomive Shkencore dhe Menaxhmentit (IESIG) të Parisit.
Sipas tij, ka pak shpresë që lëshimi që ka bërë Prishtina në takimin e së hënës, do të përdoret për të mirë nga Beogradi zyrtar.
“Kjo do të duhej të konsiderohet si një shenjë e vullnetit të mirë nga ana e Kosovës, por që do të duhej të ishte si shpagim, një sjellje konstruktive të Serbisë, çfarëdo lloj mesazhesh që do të përçoheshin brenda në Kosovë, nga ana e zyrtarëve të Serbisë, do të duhej të ishin në frymën e një demokracie, që nënkupton ndoshta ndonjë thirrje, që serbët të marrin pjesë në zgjedhje, në mënyrë që të sigurohet një pjesëmarrje brenda sistemit zgjedhor”, thotë ai.
Sido që të jetë, problemi rreth lejimit/pengimit të zyrtarëve nga Serbia për të ardhur në Kosovë gjatë fushatës parazgjedhore, pritet të sqarohet gjatë kësaj jave.
Bashkimi Evropian pret në ndërkohë që palët të sqarojnë edhe një problem që Beogradi zyrtar ka ngritur rreth listës së votuesve, meqë pretendon se afro 12 mijë njerëz duhet regjistrohen për të votuar në komunat veriore.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» DONIKA GËRVALLA:Një vendim imagjinar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së
» PDK lëshon sallën, s’ka vendim për privatizimin
» Ish-shefi: SHIK-u u themelua me vendim të Thaçit
» Një fitore e Qeverisë në OKB
» AAK: Mos vendosja e kamerave vendim politik i diktuar nga qeveria

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi