Përvjetorët e bërjes së njësisë shpirtërore të kombit shqiptar
Faqja 1 e 1

Arben Hoxha
- Hyrje -
Viti 2008 është vit i dy përvjetorëve, që shënojnë dy momente të rëndësishme të bërjes së njësisë shpirtërore të kombit shqiptar. 2008-ta shënon përvjetorin e 100-të të Kongresit të Manastirit (mbajtur në Manastir më 14 nëntor 1908); dhe përvjetorin i 40-të të Konsultës Gjuhësore të Prishtinës ( mbajtur më 22 dhe 23 prill 1968).
Vendimi për njësimin e gjuhës letrare shqipe në ‘68-tën e Konsultës Gjuhësore të Prishtinë, si pjesë e procesit për njësimin e gjuhës letrare shqipe të përfunduar në Kongresin e Drejtshkrimit (në Tiranë më 1972), do të ishte i pa mundshëm pa vendimin e drejtë dhe paravajtës të pjesëmarrësve të Kongresit të Manastirit për hartimin e Alfabetit të njësishëm të gjuhës shqipe.
Mund të thuhet, prandaj, se në historinë e zhvillimit të kulturës kombëtare shqiptare Kongresi i Manastirit dhe Konsulta Gjuhësore e Prishtinës përbëjnë dy momentet e një procesi me motiv dhe qëllim reciprokisht të ndërlidhur: formimin e gjuhës së njësishme letrare shqipe, si pjesë përbërëse e bërjes së njësisë shpirtërore të kombit shqiptar dhe pjesë përbërëse e idealit për formimin shteti kombëtar shqiptar.
Kongresi i Manastirit dhe Lidhja e Prizrenit
Shkalla e zhvillimit të vetëdijes kombëtare është në raport të drejtë me ndjenjën e përgjegjësisë që ka një popull karshi pengesave që ia pamundësojnë zhvillimin e qenies së tij kombëtare. Ndjenja e përgjegjësisë është e varur nga vullneti dhe, njëkohësisht, është cilësia e përmbajtje së ndjenjës së përgjegjësisë ajo që drejton vullnetin. Situatat e kthesave të mëdha e provokojnë ndjenjën e përgjegjësisë, por ndjenja e përgjegjësisë, njëkohësisht, mund të nxisë kthesa dhe situata të reja me perspektivë historike për zhvillimin e një kombi.
Kongresi i Manastirit është produkt i kthesës së madhe të vetëdijes së kombit shqiptar: ndjenjës së përgjegjësisë historike të tij për të kaluar nga shkalla e të qënit popull në shkallën e të qënit komb unik.
Pse themi kështu?
Kongresi i Manastirit është pjesë përbërëse e projektit kombëtar të Lidhjes së Prizrenit për çlirim nga zgjedha otomane dhe për krijimin e shtetit kombëtar shqiptar. Arsimi dhe kultura do të jenë pjesë integrale dhe të pandashme të kësaj lufte. Me iniciativën e krerëve të Lidhjes së Prizrenit, një vit pas themelimit të Lidhjes, saktësisht më 1879 në Stamboll do të mbahet Kongresi i Stambollit për hartimin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, të cilin - në një përbërje prej burrash meritor të çështjes kombëtare, si: Hoxhë Tahsini, Pashko Vasa, Jani Vreto etj., – në moshën 27 vjeçare do ta udhëheq Sami Frashëri, vëllai i ideologut politik të Lidhjes së Prizrenit – Abdyl Frashërit, dhe vëllai i ideologut të emancipimit kulturor, shpirtëror e moral të shqiptarëve – Naim Frashërit. Tre vëllezër në tri fronte betejash për liri dhe emancipim kombëtar.
Fat i madh për kombin tonë!
Fat i madh edhe për familjen Qiriazi, pjesëtarët e së cilës do të kenë rastin që, në kontaktet e drejtpërdrejta të frymëzohen me mësimet e tyre. Angazhimi i gjithë familjes Qiriazi rreth dhe për Kongresin e Manastirit nuk është i rastit. Angazhimi i tyre do të jetë rrjedhojë e frymëzimeve me idealet e Lidhjes së Prizrenit që ata do të marrin nga vëllezërit Frashëri. Nuk është e rastit, prandaj, që për nënkryetar të Kongresit të Manastirit do të zgjidhet Gjergji Qiriazi, ndërsa Parashqevi Qiriazi do të jetë në cilësinë e sekretares së komisionit punues për hartimin e Alfabetit. Jo rastësisht në oborrin e shtëpisë së familjes Qiriazi, me vendimin që do të nxirret në Kongresin e Manastirit, do të ngrihet shtypshkronja për botimin e librave shqip, prej nga do të shpërndahen gjithandej hapësirës etnike shqiptare.
Në këtë mënyrë, viti 1908 në jetën e kombit shqiptar do të jetë vit i rritjes së lëvizjes kulturore e politike; vit i shpërthimit arsimor dhe i përgatitjes shpirtërore dhe morale të kombit shqiptar për të hyrë në vitin e madh të 1912-tës - vitin e krijimit të shteti shqiptar. Kongresi i Manastirit, së bashku me kryengritjet e viteve 1908-1912, përbën arterien e vazhdimësisë dhe të kohezionit të brendshëm në mes të programit të Lidhjes së Prizrenit dhe Pavarësisë së Shtetit Shqiptar. Mund të thuhet, prandaj, se Lidhja e Prizrenit - si Qëllim - është shkaku dhe baza që prodhon pjesët përbërëse të tij: Kongresin e Stambollit, Kongresin e Manastirit, Konsultën Gjuhësore të Prishtinës dhe Kongresin e Drejtshkrimit (Tiranë 1972).
Kongresi i Manastirit duke qenë një hap i madh drejtë krijimit të njësisë kulturore e shpirtërore të kombit shqiptar do të jetë, njëkohësisht, reaksioni më i fuqishëm kundrejt fuqive centrifugale vepruese në jetën e kombi shqiptar - dje dhe sot.
Kongresi i Manastirit dhe koha jonë
Qëndrueshmëria e vendimeve të marra tash e njëqind vjet më parë, efektet emancipuese që ato do të shkaktojnë në jetën mendore, emocionale e morale të kombit deri në ditët tona, dëshmojnë se Kongresi i Manastirit është Formula e Qëndrueshmërisë së të gjitha marrëveshjeve që synojnë kohezionin dhe njësinë shpirtërore të kombit shqiptar. Duke qenë marrëveshje për njësinë shpirtërore kombëtare shqiptare, Kongresi i Manastirit ashtu do të jetë sintezë e gjithë gamës së mundësive shpirtërore e kulturore të popullit shqiptar për kalimin nga shkalla e të qënit popull paramodern në shkallën e të qënit komb modern.
Kongresi i Manastirit na vërteton se në jetën e ideore e morale të kombeve kanë perspektivë dhe janë të qëndrueshme të gjitha marrëveshjet që i nënshtrohen Qëllimit historik të zhvillimit të Tërësisë së tij, e jo Pjesëve që i përgjigjen nevojave të tyre në një aktualitet të kufizuar historik. Kongresi i Manastirit duke qenë marrëveshje për natyrën e të gjitha marrëveshjeve me interes për jetën ideore, shpirtërore e morale të kombit, vjen në kohën tonë për t’i sfiduar të gjitha marrëveshjet e Qëllimeve të Pjesëve që, në këtë fillim-mileniumi të ri, synojnë të krijojnë mosmarrëveshje rreth Qëllimit të njësisë shpirtërore të kombit shqiptar.
Para njëqind vjetësh Kongresi i Manastirit do t’i duhet të zhvillojë beteja për ta ngritur dhe siguruar ekzistencën e vet; sot pas njëqind vjetësh Ai vjen për të na vërtetuar arsyeshmërinë dhe vlefshmërinë e ekzistencës së vet, si dhe për ta dëshmuar fuqinë e pafundme të tij për t’i dalë zot dhe për ta përmbushur Qëllimin përfundimtar, shkak i së cilës është edhe ekzistenca e Tij: të bërit dhe funksionimi i njësisë shpirtërore të kombit shqiptar.
Përvjetori i 100-të i Kongresi i Manastirit vjen në këtë vit jubilar të ekzistencës së vet për të na dëshmuar se hartimi i Alfabetit të Njësishëm i shqipes nuk ishte punë e lehtë. Njësimi i Alfabetit u shoqërua me pengesa të shumta para dhe pas hartimit të tij. Pse? Sepse lufta me alfabete dhe për Alfabetin do të jetë një luftë për komunikimin-moskomunikimin e kombit shqiptar, e kjo domethënë për mundësimin-pamundësimin e të qënit (dje) dhe funksionimit (sot) të tij si komb unik modern. Kështu, bie fjala, Xhonturqit, pasi do të përballen me efektet që do të prodhojë Alfabeti i Njësishëm i Shqipes në punë të zgjerimit të përmbajtjes së vetëdijes së të qënit komb, do të vënë në lëvizje grupe të ndryshme, që do të afirmojnë idenë për përdorimin e alfabetit arab e atij grek.
Një luftë e tillë në jetën e kombit shqiptar, në të njëjtin terren, por tashmë me argumente të reja, do të vazhdojë edhe sot e kësaj dite (kujtoni këtu globalizmin; përveçimin artificial të konceptit të qytetarisë prej çfarëdo marrëdhënie me atributet etnike e kombëtare të tij; përveçimin mekanik të konceptit të vlerave njerëzore prej atributeve të vlerave kombëtare që përfshihen në të; ndarjen e konceptit të të drejtave individuale prej të drejtave kolektive etj.). Ashtu sikur dje në kohën e Xhonturqve, kur lufta kundër Alfabetit të Njësishëm shqiptar do të zhvillohet duke përdorur mjetin relativizues të përballjes me kundërvlerën e objektit të tij – alfabetin grek apo atë arab; ashtu edhe sot media dhe OJQ të ndryshme, të mbështetura nga faktorë që janë të interesuar ta defaktorizojnë kombin shqiptar në Ballkan, ideologjisë kombëtare do t’ia vënë përballë (si alternativë të paalternativë) ideologjinë provinciale, krahinariste; ideologjinë e bashkimit – ideologjinë e përveçimit; ideologjisë së njësimit të kombit shqiptar do t’ia vënë përballë “ideologjinë e kombit shqiptar” dhe të të ashtuquajturit “kombit kosovar”.
Ideologjia e përveçimit, duke e pajisur vetëdijen krahinariste dhe regjionale me kategorinë operuese të diferencimit dhe të dallueshmërisë, si instrumente të të menduarit poststrukturalist ndaj botës, do të synojë që të zhbëjë çdo raport ndërmjet shumllojshmërisë së cilësive të sendeve me substancën që bën njëshin e tyre dhe njësishmërinë e saj; do të bëjë përpjekje që të zhbëjë çdo marrëdhënie të ngjarjeve historike me motivet dhe qëllimin e tyre, prej të cilave është përcaktuar fakti i të qenurit të tyre si ngjarje historike në luftën për ekzistencën dhe zhvillimin e kombit shqiptar. Kështu, duke u mbështetur në kategorinë e hapësirës administrativo-politike nuk është çuditshme që, prej vetëdijes së tillë krahinariste, një ditë të na servohet ideja e ekzistencës së dy Lidhjeve të Prizrenit: njëra e Kosovës së Sylejman Vokshi - meqë ky udhëheqës i Lidhjes ka lindur në “Kosovën dardane”, rrjedhimisht duhet të ketë patur ideal të tij “pavarësinë e Kosovës së 2008-tës”(!!!); dhe tjetra e Shqipërisë së Abdyl Frashërit - meqë ky udhëheqës i Lidhjes ka lindur në Shqipëri, rrjedhimisht duhet ta ketë patur ideal të tij “pavarësinë e Shqipërisë së 1912-tës”(!!!).
Përfundim
Në kohën kur janë shtuar zërat e ideologjisë përveçuese, zërat që e afirmojnë idenë për policentrizim (si kundërpërgjigje ndaj unicentrizimit) të ndjenjave, mendimeve dhe vullneteve në punë të bërjes të njësisë shpirtërore të kombit shqiptar; në kohë kur në emër të përfitimeve të jashtme na imponohet kërkesa e të hequrit dorë prej brendësisë sonë, nga thelbi i të qenurit tonë: nga përvoja e ndjesisë unike që reflekton përvoja jonë unike historike kombëtare; në kohën kur janë shtuar zërat për ekzistencën e disa identiteteve shqiptare të përveçshme jashtë marrëdhënies së tyre në përbërje të tërësisë së të njëjtës dhe të së njësishmes të identitetit kombëtar shqiptar; në kohën kur zëra të vetëdijeve izolacioniste janë kthyer në këtë mileniumin të ri për ta bërë objekt dekonstruktimi shpirtëror të kombit shqiptar gjuhën e njësuar shqipe - Kongresi i Manastirit, në 100 vjetorin e ekzistencës së vet - prej një betejë tashmë të fituar ndaj zërave të tillë - vjen si asnjëherë më i fuqishëm në mbrojtje dhe fuqizim të qëllimeve të ekzistencës së vet: qëllimit të bërjes dhe funksionimit të njësisë shpirtërore të kombit shqiptar.
Kongresi i Manastirit - në njëqind vjetorin e vet; dhe Konsulta gjuhësore Shqipe - në katërdhjetë vjetorin e saj, vijnë në këtë fillim-milenium të ri për ta demaskuar një vetëdije të tillë anakronike, antihistorike dhe antikombëtare.
Kongresi i Manastirit sot vjen për të na thënë se do të jemi të mëdhenj në masën e aftësive tona organizative e vepruese për t’i zgjidhur problemet të mëdha me rëndësi jetike për zhvillimin e kombit shqiptar.
Urojmë që një mesazh i tillë të bëhet pjesë përbërëse e jetës sonë, jo vetëm mendore, por edhe vepruese kombëtare

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Berisha: Festa e Bajramit, nderim udhëheqësve shpirtërorë të kombit
» Sejdi Berisha: Krijuesit janë ambasadorë të vlerave shpirtërore të kombit
» RUSIA, KJO ARMIKE E BETUAR E KOMBIT SHQIPTAR
» Per kryetradhetarin e Kombit Shqiptar, Esat Pash Toptanit.
» TOLERANCA FETARE

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi