Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ilir Muharremi: Ekspresionizmi i “Ciftit Martin” të Bekim Lumit

Shko poshtë

Ilir Muharremi: Ekspresionizmi i “Ciftit Martin” të Bekim Lumit Empty Ilir Muharremi: Ekspresionizmi i “Ciftit Martin” të Bekim Lumit

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 04, 2009 1:55 pm

Ilir Muharremi: Ekspresionizmi i “Ciftit Martin” të Bekim Lumit U1_IlirMuharremiEkspresionizmi i “Ciftit Martin” të Bekim Lumit
Nga Ilir Muharremi
Derisa po ngjitesha nëpër shkallët e Teatrit Kombëtar, me qëllim që të hyja e ta shikoja shfaqjen e regjisorit Bekim Lumi “Cifti Martin” të autorit Eugene Ionesco, në hyrje takova regjisorin Lumi. Ishte paksa i emocionuar dhe po priste mysafirë të cilët kryesisht ishin adhurues të teatrit. Ata me plot kuriozitet dhe pa ndonjë paragjykim ishin ardh ta shohin punën e Lumit. Bisedova pak me regjisorin Lumi dhe u ndava tejet i kënaqur me të, madje ai mi dha edhe dy bileta që të futesha brenda, të cilat edhe doja ti bleja. Një pritje fenomenale e Lumit, të cilën edhe po e prisja. Hyra u ula ne ulësen e parafundit dhe me ëndja po prisja të fiken dritat dhe të fillon shfaqja. Kjo u bë, në skenë u shfaqen aktorët Astrit Kabashi dhe Gresa Pallaska, të cilët ishin edhe një ndër rolet kryesore të shfaqjes. Ndërkaq, përvec tyre shoqërues me një harmonikë ishte edhe një djalosh i ri i cili gjatë gjithë shfaqjes ishte ulur në skaj të skenës. Dy personazhet kryesore; Kabashi dhe Pallaska me një mjeshtri tejet të lartë profesionale kanë ndërtuar dy role të mrekullueshme. Kabashi burri i saj, ndërsa ajo gruaja. Mbi bazat e ekspresionizmit ata krijonin vazhdimisht dialogje dhe konflikt cili shpesh herë kalone edhe në parodi. Përvec që ata krijonin një dialog tejet profesional, ata bënin edhe figura estetike me një kuptim te thellë artistik i cili shpesh herë na shpinte edhe në surrealizëm. Gjetja e mrekullueshme e Lumit është ajo kur Cifti martin ishin shtrirë afër njëri tjetrit dhe me këmbët e tyre krijonin dialog. Aq me mjeshtri dhe precizitet ata lëvizin këmbët e tyre, sa që dukeshin që këmbët në të vërtet po flasin. Kjo ishte njëra prej gjetjeve e Lumit. Ndërsa, gjetje tjetër e cila ishte fokusuar më shumë në estetikë është ajo kur Cifti luan më dy ombrella dhe bëjnë një lojë zigzage konkrete. Mirëpo, kjo estetikë ishte në kuadër të shfaqjes. Vija dramaturgjike ishte shtrirë tejet mirë. Ndërsa, në skenë nuk mungonte edhe një pjesë e mjuziklit e cila realizohet mjaftë me pedantëri nga Pallaska si dhe nga Kabashi. Kur po i vështroja të dy aktorët, unë fisnikërohesha, mallengjehesha, nganjëherë edhe qeshja me pardoditë e tyre, por nganjehër me vinet edhe të qaja me ndonjë lotë ironije. Sa i përket skenografisë, Lumi jo vec në këtë shfaqje, por edhe në shfaqjet e më hershme nuk i kushton shumë rëndësi, ai gjitnjë përdorë teatër të varfër, të cilin e pasuron me shpirtë, absurd, emocione surreale si dhe kuptim të thellë filozofik e konkret. është një regjisorë shembull për regjisorët të tjerë Kosovar, një regjisorë i cili me shfaqjet e tij jo vec që të futë thellë në ngjarje, por të bënë të mos e harrosh shfaqjen me vite të tëra. është një mjeshtër i cili di për mrekullisht ti shfrytëzoj edhe ato pak gjëra në skenë, e pikëshrit kjo është teatri modern. Din të “cëndisë” bukur dialogjet dhe aktorët, mundohet që të fjetuart e tyre ti qetë në dritë, madje këtë ai edhe bënë. Ndërsa, sa i përket “Ciftit Martin”, Lumi ka bërë një punë të madhe ka zgjuar nga gjumi teatrin konkret, i cili kishte fjetur për një kohë të gjatë.
Dialogu i Martinëve është një lojë e cila ndërtohet me një bashkëshortë dhe bashkëshorte në një metro. Ata dy gabojnë dyert e trenit. Pas dy apo tri stacioneve, udhëtarët nisën të dalin dhe vagonët zbrazën. Ndërsa, gruaja i afrohet burrit duke i thënë: “Zotni, më duket se ju kam takuar dikund! Kështu edhe fillon kjo lojë...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi