Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ilir Muharremi: “Mashtruesit”, temë reale Kosovare

Shko poshtë

Ilir Muharremi: “Mashtruesit”, temë reale Kosovare Empty Ilir Muharremi: “Mashtruesit”, temë reale Kosovare

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 05, 2009 2:16 am

Ilir Muharremi: “Mashtruesit”, temë reale Kosovare U1_IlirMuharremi“Mashtruesit”, temë reale Kosovare
Nga Ilir Muharremi
Pasi është shpërblyer me cmimin special në Festivalin e filmave në Tiranë, filmi i metrazhit të shkurtër “Mashtruesit”, me skenar të Selatin Ademit dhe Agim Apollonit, e në regji të Dalmat Dobrës, ushfaq premierë para publikut Kosovar në kino studio në Prishtinë.
Skenaristi i filmit Ademi, kishte ftuar të gjithë mediat, por pak prej tyre ishin të pranishme.
Ky njëherësh është edhe filmi i parë në të cilin ka punuar skenarin Ademi. Filmi trajtonë një temë reale në Kosovë, që pak skenaristë pothuajse hic nuk e kanë prekuar kurse ekziston dukshëm në mesin tonë. Dy gangster kërkojnë nga fëmijët që ata ta shtrijnë dorën nëpër rrugët e Prishtinës, që këtyre t’iu sigurojnë shumë të majme parash. Ata i mashtrojnë fëmijët, që kinse do ti dërgojnë në Itali për një jetë më të mirë.


Aktori Arben Bajgora, i cili luan njërin prej gangsterëve, për mrekullisht ka arritur të futet në botën e vështirë mafioze. Gjatë filmit, Bajgora po të analizohet thellë, jep imazhin e një mashtruesi bindës të cilit asgjë nuk i bëhet vonë. I pa mëshirshëm ndaj botës engjëllore të fëmijëve, ai me kolegun e tij, gjatë tërë filmit, me një sinqeritet i bind fëmiët e pa fajshmë që ata ta shtrijnë dorën, gjë të cilën edhe e arrijnë. Por, në jetën normale Bajgora është një person krejtësisht tjetër, dhe të futesh në një botë të tillë kërkohet sinqeritet ndaj vetës, korrektësi më vetën dhe besim të plotë në atë që bënë. Shumë aktorë e kanë të vështirë ta përshtatin personazhin e vdekur në vetën e tyre, përse po them të vdekur? Cdo personazh para se të inskenohet pothujse është i vdekur, aktori është ai i cili ia jap shpirtin dhe hulmton kodin e tij. Personazhi i shkruar është vetëm përjetim idnividual, kurse aktori e bënë kolektiv, e këtë gjë në mënyrë profesionale Bajgora e kishte arritur. Ndërsa, aktori Ademi i cili luan rolin e një burri që jeton me një grua dhe një fëmijë të vogël të mashtruar nga banda kriminale, na jep imazhin e një burri të urtë, por që ja pret mendja për cdo gjë. Ai këtë e dëshmon në momentin kur fillon ta përcjell djalin e tij, i cili është nisur në vendin e kriminelëve për t’iu sjellur paratë. Biografitë e personazhve janë ndërtuar mirë, gjatë filmit ka skena të mrekullueshme edhe pse janë realizuar me një teknikë të dobët, kanë arritur të futën në psikologjinë e njeriut. Cdo skenë, në vete kishte një estetikë të vecantë, mirëpo ekzistonin disa probleme të vogla të cilat zërin
Ilir Muharremi: “Mashtruesit”, temë reale Kosovare U1_mashtruesit
Pjese nga filmi ''Mashtruesit''
e pëcjellnin me një shushurimë, por kjo nuk paraqiste ndonjë pengesë. Ky ekip i shfaqjes na ka bindur se me një teknikë të tillë, njeriu mund të bëjë një mrekulli të vërtetë, atëherë nga kjo del se paraja nuk e bënë artin, por dashuria, sinqeriteti dhe ekstaza e tepruar ndaj këtij profesioni. Kuadrot ishin të krijuara mirë dhe jo të vrazhda për syrin tonë.
Ndërkaq, montazha ishte në nivel të mirë artistik. Skenografia natyraliste përshtatej bukur me temën e filmit, dhe në asnjë moment nuk ishte e tepërt apo e mangët, por gjithnjë e mjaftushme dhe e mrekullueshme. Andaj i uroj sukses kësaj ekipe dhe dëshiroj që gjithnjë të trajtojnë tema sa më reale kosovare, e jo sikur shume skenaristë, apo regjisorë që prekin tema abstrakte që nuk ju përshtaten realiteti tonë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi