Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës
Faqja 2 e 2
Faqja 2 e 2 • 1, 2
Re: Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës
gjithëpërfshirëse në terren, në mënyrë që ta mbështesë zhvillimin demokratik të
Kosovës dhe punën e PCN-së dhe të zyrës së tij. Rregullime të veçanta për një
mbështetje të tillë nga OSBE-ja do të përcaktohen midis OSBE-së dhe PCN-së.
Misioni i OSBE-së dhe personeli i tij do të gëzojnë privilegjet dhe imunitetet e njëjta,
ashtu siç janë përcaktuar në nenin 4.6 të këtij Aneksi. Kosova do të mundësojë
ofrimin e ndihmës së duhur Misionit të OSBE-së, e nevojshme për kryerjen efektive
dhe efikase të detyrave të tij duke përfshirë, sipas nevojës, edhe sigurimin e ndihmës
logjistike dhe administrative.
3.3 Në përputhje me rolin e tij të bashkërendimit të përgjithshëm përkitazi me
mbikëqyrjen e zbatimit të kësaj zgjidhjeje, PCN-ja do ta kryesojë një komitet për
bashkërendim që do të përbëhet nga Kryesuesi i Pranisë Ushtarake Ndërkombëtare,
Kryesuesi i MEPSM-së, Kryesuesi e Misionit të OSBE-së dhe, nëse ky komision
konsideron se është e nevojshme, përfaqësues të organizatave të tjera që do t’i
kontribuojnë zbatimit të kësaj zgjidhjeje.
Neni 4 Struktura/punësimi i personelit në Zyrën e Përfaqësuesit Civil
Ndërkombëtar
4.1 PCN-ja do të emërohet nga një Grup Drejtues Ndërkombëtar pas konsultimeve me
BE-në. GDN-ja do ta kërkojë miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për këtë
emërim. Në GDN do të marrin pjesë: Franca, Gjermania, Italia, Rusia, Britania e
Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, Komisioni Evropian
dhe NATO-ja.
4.2 PCN-ja do t’i raportojë drejtpërdrejtë Grupit Drejtues Ndërkombëtar dhe do t’i
kryesojë takimet e tij. Grupi Drejtues Ndërkombëtar do t’i ofrojë udhëzime PCN-së.
4.3 PCN-së do t’i ofrohet mbështetje nga stafi (Zyra Civile Ndërkombëtare (ZCN-ja),
sipas nevojës, për t’i ndihmuar në kryerjen e funksioneve që janë paraparë me këtë
zgjidhje.
4.4 PCN-ja ka të drejtë të themelojë çfarëdo pranie në terren që ai e konsideron të
nevojshme për zbatimin e plotë të kësaj zgjidhjeje. PCN-ja do ta themelojë një zyrë në
terren në Mitrovicë, e cila do të përqendrohet, në veçanti, në sferat e sigurisë/sundimit
të ligjit, të lirisë së lëvizjes/kthimit, të drejtave pronësore/strehimit dhe të zhvillimit
ekonomik.
4.5 Sipas ligjeve të Kosovës, PCN-ja, edhe në cilësinë e tij si PSBE, do të gëzojë,
sipas nevojësc, zotësi juridike për ushtrimin e plotë të funksioneve të tij, siç
parashihet me këtë zgjidhje.
4.6 PCN-së, edhe në cilësinë e tij si PSBE, do t’i caktohen privilegjet dhe imunitetet
vijuese:
a. Kosova do t’ia ofrojë PCN-së dhe PSBE-së dhe objekteve të tij, arkivave dhe
pronave të tjera, privilegjet dhe imunitetet e njëjta që i gëzon një mision
diplomatik dhe objektet e tij, arkivat dhe pronat tjera sipas Konventës së Vjenës
për Marrëdhënie Diplomatike.
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR ***
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR *** 62
b. Kosova do t’ia ofrojë PCN-së, PSBE-së dhe anëtarëve profesionalë të stafit të
tij si dhe familjeve të tyre, si dhe profesionistëve ndërkombëtarë të emëruar nga
PCN-ja, në pajtim me autoritetin e tyre ashtu siç parashihet me këtë zgjidhje,
privilegjet dhe imunitetet e njëjta që i gëzojnë agjentët diplomatikë dhe familjet e
tyre sipas Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike.
c. Kosova do t’ua ofrojë anëtarëve të tjerë të stafit të zyrës së PCN-së dhe PSBEsë
dhe familjeve të tyre privilegjet dhe imunitetet e njëjta që i gëzojnë anëtarët e
stafit administrativë dhe teknik dhe familjet e tyre sipas Konventës së Vjenës për
Marrëdhënie Diplomatike.
Neni 5 Shkurtimi dhe përfundimi i mandatit të Përfaqësuesit Civil
Ndërkombëtar
5.1 Bazuar në rekomandimet e PCN-së, Grupi Drejtues Ndërkombëtar do t’i
përcaktojë standardet për shqyrtimin periodik të mandatit të PCN-së dhe do të
zhvillojë një shqyrtim të plotë të kompetencave të PCN-së, jo më vonë se dy vjet pas
hyrjes së fuqi të kësaj zgjidhjeje, duke synuar zvogëlimin gradual të fushëveprimit të
kompetencave të PCN-së dhe shpeshtësisë së intervenimeve të tij.
5.2 Mandati i PCN-së do të skadojë atëherë kur Grupi Drejtues Ndërkombëtar të
konstatojë se Kosova i ka përmbushur kushtet e kësaj zgjidhjeje.
Neni 6 Bashkëpunimi
6.1 Autoritetet e Kosovës do të bashkëpunojnë plotësisht me PCN-në, edhe në cilësinë
e tij si PSBE, dhe me organizatat dhe akterët tjerë ndërkombëtarë, me qëllim të
zbatimit të suksesshëm të të gjitha aspekteve të kësaj zgjidhjeje. Mosbashkëpunimi
nga ana e autoriteteve të Kosovës do të përbëjë shkelje të kushteve të kësaj zgjidhjeje,
siç parashihet me nenin 2.1 të këtij Aneksi.
6.2 Autoritetet e Kosovës duhet ta mundësojnë ndihmën e nevojshme për PCN-në, në
cilësinë e tij si PSBE, me qëllim të realizimit të suksesshëm të detyrave të tij, duke
përfshirë, sipas nevojës, ofrimin e mbështetjes logjistike dhe administrative.

Rrebele- Moderator
- Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009
Re: Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës
ANEKSI X
MISIONI EVROPIAN PËR POLITIKA TË SIGURISË DHE MBROJTJES
(MEPSM)
Neni 1 Mandati dhe kompetencat
1.1 MEPSM-ja, nën udhëheqjen e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian
(PSBE-së) do t’i ushtrojë kompetencat e PSBE-së, siç është përcaktuar në nenin 2.3 të
Aneksit IX të kësaj zgjidhjeje.
1.2 Kryesuesi i MEPSM-së do ta marrë përsipër menaxhimin e operacioneve të
përditshme të misionit.
1.3 MEPSM-së dhe personelit të tij do t’i ofrohen privilegjet dhe imunitetet e njëjta
me ato që janë paraparë me nenin 4.6 të Aneksit IX të kësaj zgjidhjeje.
Neni 2 Struktura
2.1 Kryesuesi i MEPSM-së do të caktohet nga Këshilli i Unionit Evropian.
2.2 Kryesuesi i MEPSM-së mund të themelojë çfarëdo pranie që ai e konsideron të
nevojshme, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal për sigurimin e jetësimit të
plotë të elementeve të sundimit të ligjit që parashihen me këtë zgjidhje.
2.3 MEPSM-ja do ta ketë një zinxhir të unifikuar komandues.
Neni 3 Bashkëpunimi
3.1 Kosova do t’ia ofrojë MEPSM-së tërë ndihmën e nevojshme për realizimin efikas
dhe të efektshëm të detyrave të tij, duke përfshirë, sipas nevojës, ofrimin e
mbështetjes logjistike dhe administrative.
*** 64
ANEKSI XI
PRANIA USHTARAKE NDËRKOMBËTARE
Neni 1 Objektivat
1.1 Prania ushtarake ndërkombëtare (PUN-ja) do të jetë përgjegjëse për:
a. Ofrimin e sigurisë nga rreziqet e jashtme për Kosovën, derisa institucionet e
Kosovës të mund ta marrin përgjegjësinë;
b. Ofrimin a një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur në tërë territorin e Kosovës, në
ndërlidhje me PCN-në dhe nën mbështetjen e institucioneve të Kosovës, deri në
atë kohë kur institucionet e Kosovës të mund ta marrin përgjegjësinë për detyrat
e sigurisë që kryhen nga PUN-ja për secilin rast veçmas;
c. Mbikëqyrjen dhe mbështetjen, me ndihmën e të tjerëve, në themelimin dhe
trajnimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK-së); kjo do të përfshinte
verifikimin e së kaluarës së pjesëtarëve të saj të mundur për ta siguruar
profesionalizmin; përpjekjet për të siguruar përfaqësimin e duhur etnik dhe të
drejtën e shqiptimit të sanksioneve për sjelljet e papërshtatshme të pjesëtarëve të
FSK-së, në bashkërendim me PCN-në;
d. Verifikimin e përputhshmërisë me aspektet ushtarake të sigurisë të parapara
me këtë zgjidhje;
e. Mbështetjen dhe bashkërendimin e afërt të aktiviteteve me PCN-në si dhe
ofrimin e këshillave ushtarake PCN-së;
f. Ofrimin e ndihmës dhe këshillave përkitazi me procesin e integrimit në
strukturat euroatlantike.
1.2 Në varësi të mjeteve dhe aftësive dhe derisa detyrat të mund t’u lihen të tjerëve në
kuadër të programeve për të cilat duhet arritur marrëveshje, PUN-ja do t’u ofrojë
ndihmën vijuese autoriteteve lokale dhe PCN-së:
a. Reagimin ndaj ekstremistëve të dhunshëm;
b. Sigurimin e lirisë së lëvizjes;
c. Mundësimin e kthimit të refugjatëve;
d. Konfiskimin, ruajtjen dhe shkatërrimin e armëve pa leje;
e. Mbrojtjen e lokacioneve të caktuara fetare dhe kulturore;
f. Zhvillimin e detyrave të monitorimit të kufijve sipas nevojës dhe
g. Ofrimin e mbështetjes bashkësisë ndërkombëtare dhe organizatave kyçe
civile zbatuese, për çdo rast veçmas, në përmbushjen e mandateve të tyre
përkatëse.
1.3 PUN-ja do të mbikëqyrë dhe monitorojë FSK-në dhe do të ketë autoritet ekzekutiv
mbi të, derisa PUN-ja, në bashkërendim me PCN-në, të konstatojë se kjo forcë është e
vetëqendrueshme dhe e aftë t’i kryej detyrat që i janë caktuar në përputhje me
standardet ndërkombëtare.
*** 65
1.4 PUN-ja, në konsultim me PCN-në dhe Kosovën, do të ketë pushtetin ekzekutiv
mbi TMK-në, dhe do të vendosë për kohën e shpërbërjes së TMK-së, ashtu siç
parashihet në nenin 6 të Aneksit VIII të kësaj zgjidhjeje.
1.5 Me Republikën e Serbisë PUN-ja do të vazhdojë të zbatojë praktikat e vendosuar
nga Komisioni i përbashkët aktual për implementim. Me kalimin e kohës,
veprimtaritë e Komisionit të përbashkët për implementim do të bëhen pjesë e një
Komisioni të përbashkët ushtarak të ri që do të përfshijë autoritetet nga Kosova dhe
Serbia, në kuadër të të cilit do të trajtohen çështjet ushtarake dhe të sigurisë me interes
të përbashkët.
1.6 PUN-ja në bashkërendim me PCN-në, do t’i përcaktojë masat për krijimin e
mirëbesimit midis FSK-së dhe institucioneve të mbrojtjes të Serbisë.
1.7 Në planin afatgjatë, PUN-ja do të mbetet e angazhuar me FSK-në për të ofruar
këshilla, nëpërmjet të cilave do të synohet integrimi i mëtejmë i Kosovës në strukturat
euroatlantike të sigurisë dhe përfshirja e elementeve nga kjo forcë e sigurisë në
misione të mandatuara ndërkombëtarisht.
1.8 PUN-ja do t’i zhvillojë operacionet e saja nën autorzimin e Këshillit Veriatlantik
dhe do t’i nënshtrohet drejtimit dhe kontrollit politik të tij, nëpërmjet zinxhirit
komandues të NATO-s. PUN-ja do të ketë zinxhir komandues të unifikuar.
1.9 NATO-ja do të mbështesë zhvillimin e strukturave dhe ekspertëve në Kosovë për
të siguruar kontrollin dhe menaxhimin efektiv civil të FSK-së, veçanërisht në fushat e
zhvillimit strategjik, planifikimin e forcës, menaxhimin e personelit, planifikimin,
programimin dhe planifikimin e buxhetit (PPBS), planifikimin dhe prokurimin, në
pajtim me nenin 2.4 të Aneksit IX të kësaj zgjidhjeje.
Neni 2 Pushteti dhe kompetencat
2.1 Në përmbushjen e përgjegjësive të PUN-së, kryesuesi i PUN-së do ta ketë
autoritetin, pa iu nënshtruar ndërhyrjeve apo marrjes leje, që të bëjë çfarëdo që ai e
konsideron të nevojshme apo të duhur, duke përfshirë përdorimin e forcës ushtarake,
për ta mbrojtur PUN-në dhe personelin tjetër të caktuar dhe për t’i përmbushur
përgjegjësitë e saja. Kryesuesi i PUN-së ushtron pushtetin suprem në zonën operative
sa i përket interpretimit të atyre aspekteve të zgjidhjes që i referohen PUN-së.
2.2 PUN-ja do t’i ketë kompetencat vijuese:
a. Të drejtën për t’i përmbushur përgjegjësitë e saja ashtu si e konsideron të
duhur duke përfshirë përdorimin e forcës së nevojshme kurdo që kërkohet dhe
pa iu nënshtruar ndonjë sanksionimi, ndërhyrjeje apo nevoje për të marrë leje
nga dikush tjetër;
b. Të drejtën për të ushtruar liri të plotë dhe të papenguar të lëvizjes në tërë
territorin e Kosovës në çdo mënyrë;
c. Të drejtën për të rivënë kontrollin e menjëhershëm dhe të plotë ushtarak mbi
hapësirën ajrore (apo pjesëve të saja), nëse kërkesat ushtarake e diktojnë këtë.
*** 66
Kryesuesi i PUN-së duhet të sigurohet që Autoriteti i Aviacionit të Kosovës të
informohet në tërësi për ndonjë vendim të tillë;
d. Të drejtën për të zhvilluar hetime në objektet dhe shërbimet që ndërlidhen me
përmbushjen e detyrave të saja;
e. Të drejtën për ta aprovuar dhe mbikëqyrur, në bashkërendim me PCN-në,
themelimin e të gjitha forcave jopolicore dhe atyre që lidhen me sigurinë që
propozohen nga Kosova.
f. Të drejtën për të ndërmarrë veprime që i konsideron të duhura për ta
mbështetur mandatin e saj në përputhje me këtë zgjidhje.
2.3 Kosova do t’ia ofrojë PUN-së statusin, privilegjet dhe imunitetet që tash i janë
ofruar KFOR-it sipas Rregullores së UNMIK-ut 2000/47.
2.4 Në të gjitha rastet, autoritetet e PUN-së do të rishikohen dhe, pas konsultimeve me
palët relevante dhe vendimit të Këshillit Veriatlantik, do të bëhen ndryshimet e
duhura, për çdo rast veçmas, përderisa institucionet e Kosovës t’i zhvillojnë
kapacitetet e tyre dhe t’i shtojnë kompetencat dhe përgjegjësitë.
*** 67
ANEKSI XII
AGJENDA LEGJISLATIVE
Neni 1 Legjislacioni që formalisht duhet të miratohet gjatë periudhës së
tranzicionit
Kuvendi i Kosovës duhet t’i miratojë zyrtarisht ligjet e nevojshme për implementimin
e kushteve të kësaj zgjidhjeje gjatë periudhës së tranzicionit prej 120 ditëve, të cilat
duhet të konsiderohen si të miratuara nga Kuvendi dhe do të vihen në zbatim
menjëherë ditën e parë pas përfundimit të periudhës së tranzicionit. Legjislacioni i
tillë do të përfshijë ligjet vijuese ose ndryshimet në to por nuk do të kufizohet vetëm
në:
1.1 Ligjin mbi zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale;
1.2 Ligjin mbi vetëqeverisjen lokale;
1.3 Ligjin mbi kufijtë komunalë;
1.4 Ligjin mbi themelimin e zonave të mbrojtura;
1.5 Rregulloret e punës apo ndryshimet e nevojshme të tyre, që konsiderohen të
nevojshme për përmbushjen e kushteve të kësaj zgjidhjeje me përfundimin e
periudhës së tranzicionit, duke përfshirë, në veçanti, rregulloret e punës që kanë të
bëjnë me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve
të tyre.
Neni 2 Legjislacioni që formalisht duhet të miratohet gjatë ose pas periudhës së
tranzicionit
Kuvendi i Kosovës mund të miratojë zyrtarisht ligje të tjera gjatë periudhës së
tranzicionit për t’i përmbushur kushtet e kësaj zgjidhjeje, të cilët, nëse miratohen, do
të konsiderohen si të miratuara nga Kuvendi dhe do të vihen në zbatim menjëherë
ditën e parë pas periudhës së tranzicionit. Përndryshe, legjislacioni i tillë do të
miratohet dhe do të konsiderohet si çështje parësore pas përfundimit të periudhës së
tranzicionit dhe në këtë legjislacion do të përfshihen ligjet vijuese ose ndryshimet në
to, por pa u kufizuar vetëm në këto:
2.1 Ligjet që kanë të bëjnë me të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre;
2.2 Legjislacioni mbi themelimin e Këshillit të Sigurimit të Kosovës;
2.3 Ligji mbi themelimin e Autoritetit të Aviacionit Civil;
2.4 Ndryshimet e Rregullores së Kuvendit për themelimin e Komisionit të Kuvendit
për Mbikëqyrje të Sigurisë;
2.5 Legjislacioni mbi financat lokale;
*** 68
2.6 Ligjet që kanë të bëjnë me ndarjen e kompetencave dhe çështjet tjera në sektorët
vijues:
2.6.1 Arsimin;
2.6.2 Kujdesin shëndetësor;
2.7 Ligjin mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës;
2.8 Ligjin për shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës;
2.9 Ligjin për shërbimin në Policinë e Kosovës;
2.10 Ligjin për themelimin e Agjencisë Vendore të Inteligjencës së Kosovës;
2.11 Ligjin për nënshtetësinë kosovare;
2.12 Ligjin për simbolet nacionale dhe festat zyrtare
2.13 Ligjin për kthimin e pronës

Similar topics
» Parimet udhëheqëse të Grupit të kontaktit për zgjidhjen e statusit të Kosovës
» Wikileaks: Qeveria Gruevski, pranoi zgjidhjen e statusit të UÇK-së
» Rumania: NATO të jetë neutrale ndaj statusit të Kosovës
» Prof.Dr.Mehdi HYSENI:TË MBËSHTETET NJËZËRIT PROPOZIMI I VETËVENDOSJES, QË Z.ADEM DEMAÇI TË ZGJEDHET PRESIDENT I KOSOVËS!
» AGIM GASHI - PROPOZIMI IM NGA SHTRATI I SPITALIT PËR UDHËHEQJEN KOSOVARE

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi