Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adelina Dardha: Poezi "Dashuria ime "

Shko poshtë

Adelina Dardha: Poezi "Dashuria ime " Empty Adelina Dardha: Poezi "Dashuria ime "

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 20, 2010 6:37 pm

Adelina Dardha: Poezi "Dashuria ime " 17063_1190156198878_1377540732_519267_948281_n




Adelina Dardha: Poezi "Dashuria ime "


Ishte kohë e largët, kur të dy kërkonim dashurinë,

ti në botën tënde me femra të tjera ,

ndaje kënaqësitë e castit,

pa menduar ardhmërinë....

Ende nuk ishe njohur me mua!



Unë fluturoja drejt qiellit tënd.

Fati ynë priste, ulur në kafen e rastësise,

ashtu sic na buronin i shprehëm ndjenjat,

fytyrat na celeshin si agimet....

Njohja po trokiste brenda syve!



Shikimet tona lodronin si flutura

Sa herë i kryqëzuam ndjenjat ashtu fshehur?!

Një avion cante qiellin me drita,

fjalët fëshfërisnin, jeta mbushej me tinguj....

Tek të dy, fliste vetëm zemra!



Dëshirat na i mbulonin ëndrrat,

kur ndjenjat me fjalë zemre dhuronim,

magjia u shtua kur puthja në buzë u lëshua....

Brenda zemrës mijra flakë na përkëdhelnin!



Si pasqyrë rrezatova bukurinë e shpirtit tënd,

E drita e fatit shpupuriti ndjenjat mbi flokët e arta,

Aty shndritën në qiellin e dashurisë....

Dhe kristale u bënë mbi buzët tona.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi