Bajazit Cahani:INTERVISTE ME POETEN FATIME KULLI
Faqja 1 e 1

INTERVISTE ME POETEN FATIME KULLI
Poezia është një lindje e pavetëdijshme
Intervistoi: Bajazit Cahani
Poetja Fatime Kulli
Pyetje:-Gëzim apo pikëllim ishte ardhja jua në këtë botë?
- Shpesh herë në jetën e përditshme, ndjehem si “Dija” personazhi i librit “Sikur të isha djalë” i Haki Stërmidhit, i cili ka ndikuar tek unë, që kur e kam lexuar në moshën 11 vjeçare.
-Artikulimi juaj i parë poetik, në ç’kohë e rrethanë u ka ardhur?
- Ah, më kujtohet kur kam shkruar për herë të parë një poezi në klasë të IV, mësuesja kujdestare na kërkoi që të krijonim poezi për një konkurs mes klasave, (me rastin e 29 Nëntorit) dhe unë bëra një poezi për sytë blu të shokut të bankës, duke i krahasuar me ngjyrën e detit dhe për këtë u bë shumë zhurmë në këshillin pedagogjik në shkollë....
-Çfarë qe diktatura për jetën tuaj? Po për krijimtarinë?
Diktatura për mua dhe familjen time, tashmë ka mbetu si një ëndërr e keqe që s’dua ta kujtojë, pasi më vodhi adoleshencën, rininë, më privoi nga shumë dëshira... por talentin nuk ma asfiksoi dot. U deshën dekada që unë të plotësojë ëndrrën të strukur në sirtarët e shpirtit për të botuar. Fati e deshi që të kem ndihmën dashamirëse të poetit dhe përkthyesit të njohur Jorgo Bllaci, që unë t’i besojë “marrëzitë” e mia të derdhura në letra të zverdhura, ku sot janë të botuara dhe vazhdojë të botojë libra të tjerë.
- Poezia apo dashuria ka bërë takimin e parë me ju? Si mund të na përshkruani atë çast?
-Poezia është dashuria më e madhe për mua, kështu që lindja e poezisë është dhe lindja e dashurisë... Ndaj shkruaj poezi dashurie, ku një botë e padukshme është e fshehur thellë brenda unit tim më të thellë, të pacenuar nga asnjë tjetër.
-Poezia juaj është shumë sensualiste dhe shkatërruese për botën mashkullore, falë arsenalit të pafund të mjeteve shprehëse, figuracionit origjinal që përdorni si breshëri. Nuk mendoni se kjo frymë mund të sjellë një velje në ndjenjat mashkullore?
- Jo, nuk e mendoj se poezia sensuale sjellë vjelje tek seksi mashkullor, përkundrazi, mua më kanë thurur shumë poezi ndër libra, saqë ka pasur çaste eksitimi prej tyre.
Është e rrezikshme të tentosh të përshkruash botën shpirtërore pa e parë, pa e prekur, pa e njohur, pa e ndjerë atë.
- Në gjuhën e bukur shqipe ka fjalë që nuk do t’i shkonte përshtat poezisë? Ju lutem, na thoni diçka rreth çlirimit të fjalorit poetik në krijimtarinë tuaj?
-Arti i bukur poetik së pari çliron dhe emancipon vetvetën,pastaj të tjerët. Nuk ka fjalë në gjuhën e bukur shqipe që është e huaj për poezinë, por do mjeshtrin për ta përdorur atë.
- Cilin muaj apo stinë e keni më prodhimtare në krijimtari?
- Unë nuk kam stinë të privilegjuar për të krijuar. Krijimi për mua është krejt spontan, në dimër, verë, pranverë apo vjeshtë. Nëse jam në breg të detit, poezitë i shkruaj me gishta në rërë, nëse jam në rrugë dhe më vjen muza, i shkruaj në celular, ose në letrën e paketës së cigareve. Poezia është një lindje e pavetëdijshme, nuk ka orar, nuk ka stinë.
- Ç’është dashuria, në ç’raport ndërvartësie është me seksualizmin, me një fjalë, cili është trendi primar që tërheq tjetrin? Këndvështrimi juaj në poezi për këtë thelb njerëzor?
-Më falni, por, po ju pyes unë ju, do të kishim kokrrën e kuqluar e të ëmbël të pjeshkës
pa bërthamën e saj?! Vërtetë, bërthamën e hedhim, por, pa të, nuk do të shijonim ëmbëlsinë e saj joshëse...
- Meditimet tuaja janë të thella, me një abstragim gati-gati të pakapshëm në një lexim të zakonshëm, por që shprehen me një elegance femërore të lakmueshme për shumë kënd. Si punoni me vargun kështu?
- S’kam ndonjë formulë të veçantë. Shkruaj si më vjen, si e ndjej, mundohem që çdo gjendje ta ngrejë në art poetik.
- Në jetë e poezi jeni e njëjta dhe nëse po, u ka kushtuar?
- Unë jam vetvetja ime, me të mirat e të këqijat. Poezia tek unë fillon nga vetvetja, nuk kemi pse të shtiremi dhe të moralizojmë. Poezia që lëvrojë unë më ka kushtuar rëndë në fillimet e mia, saqë më janë lëkundur edhe muret e qetësisë në familje. Por, munda të ruaj edhe familjen edhe poezinë, pa ndryshuar karakterin dhe dëshirat e mia në poezi.
- Poezia juaj na thotë se shoqëria njerëzore ende është e pa emancipuar, ende ka shumë hipokrizi, dyfytyrësi, tek femrat apo tek meshkujt është më shumë?
- Shoqëria shqiptare, jo vetëm që është e pa emancipuar, por realisht është maskiliste. Kjo duket qartë tek meshkujt dhe vërehet më së shumti në jetën politike.
-Ju keni një krijimtari të vrullshme në të gjitha gjinitë e llojet letrare: mbi dhjetë vëllime me poezi për të rritur dhe fëmijë, libra me tregime, fabula, monografi - studime-publicistikë dhe dy romane. Në gjuhën italiane është përkthyer vëllimi poetik “Ethet e zhveshura”, vëllimi me poezi “Deti mbytet n’guackë” dhe, siç shihet, në opusin tuaj krijues, mbretëron poezia. Atëherë, ç’mendim do të kishit për poezinë dhe kritikën bashkëkohore këtu në Shqipëri?
-Mendoj se poezia pas viteve ‘’90, ka hyrë vrullshëm në “tregun” letrar. Ka poezi shumë të mira, të mira dhe të dobëta. Më kujtohet nj shprehje e patriarkut të letërsisë Dritëro Agolli: “Në qiellin e letrave ka vend për të gjithë”, por fatkeqësisht poezia lexohet pak. Ndërsa, kritika letrare tek ne është në krizë. Dhe kjo situatë ka shumë faktorë. Kryesorja për krizën, është mos funksionimi i një fakulteti për kritikën letrare, e pse jo edhe për artet e tjera. Kritika këtu bëhet klanore, ku dominojnë interesat.
Ka edhe “kritikë” vetëlavdërimesh, por më e rënda, kur në një shkrim lexon sharje, nxjerrje mllefesh, duke ndjerë mungesën e një kritike objektive. Po ndodh edhe kur kritika bëhet nga simpatitë ose antipatitë personale, dhe nuk bëjnë një kritikë e mirëfilltë bashkëkohore shkencore.
Megjithatë, tek tuk shohim të rinj, të talentuar në kritikë, larg shablloneve të kritikëve të vjetër ideologjik dhe të atyre që janë kthyer si sharlatanë në letërsi.
-Çfarë janë çmimet letrare dhe cili do të ishte çmimi më i madh për ju?
-Çmimet janë një kënaqësi e përkohshme, e rëndësishme është vlera e krijimtarisë, a do t’i qëndrojë besnikërisht kohës, apo jo?!
- Do të donit të ishit një SAFO, AHMATOVË apo VISLAVA SHIMBORSKË në poezi?
- Këto poetesha i kam si model, si idhuj, por unë vazhdoj të krijoj brenda infrastrukturës së UNIT të Fatime Kullit.
-Suksese të mëtejshme në punën tuaj krijuese dhe ju falëminderit për intervistën!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Intervistë me poeten Fatime Kulli
» Raimonda Moisiu: Intervistë me poeten dhe shkrimtaren Fatime Kulli
» Fatime Kulli: “Auto-portreti im si një ëndërr” një risi në botën letrare Nga Fatime Kulli
» Monda Korca: Te ruajme vlerat kombetare dhe identitetin kombetar shqiptar. Interviste e Raimonda Moisiu, dhene gazetares Fatime Kulli
» Fatime Kulli: Poetja siriane Maram Al Masri Përktheu nga anglishtja Horald Kulli

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi